Britanikët: Alarm, jemi më keq se Shqipëria

Postuar në 09 Shtator, 2011 06:02

“We’re worse than Albania”, ky ish titulli i një lajmi në të përditshmen the Sun. “Ne jemi më keq se sa Shqipëria” pra, kanë thënë, e me këtë kanë dashur të nënvizojnë gjendjen dramatike të tyre. Po për çfarë?  Është fjala për arsimin, më konkretisht, për nivelin, me të cilin bëhet dhënia e nxënia e lëndëve të matematikës e të shkencave në shkollat britanike. Sipas një sondazhi të kryer nga World Economic Forum, shkolla britanike ka rezultuar e 43-ta në botë përsa i takon edukimit shkencor, që ajo është në gjendje të bëjë. “Duam të jemi ambiciozë e kompetitivë në këtë botë? Duhet të forcojmë shkollën, atëherë, dhe për këtë duhet t’i kthehemi disiplinës dhe metodave tradicionale të mësimdhënies e mësimnxënies. Nuk kemi kohë për të humbur”, citohet në këtë shkrim të ketë thënë kryeministri David Cameron.

Duhet marrë si kompliment titulli i kësaj gazete? Jo, do të ishte idiotësi. Është e kundërta. Nga sondazhi i bërë publik, rezulton që Britania e Madhe është poshtë Rumanisë, Libanit, Iranit, e disa vendeve të tjera. Gazetari Kevin Schofiled ka zgjedhur Shqipërinë për ta bërë alarmin më të frikshëm. Kështu ndodh gjithmonë kur duam të dramatizojmë diçka.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Te ligj keta britaniket--Paskan pasur shume ligesi kunder kombit tone ---Nuk kane ndryshuar aspak , qe nga viti i larget 1919, dhe me vone ne 1944 1945 ,megjithse atehere Enveri ua futi koken ne hale , &nbsp;dhe ja tani prape kane 20 vjet qe vetem bejne propgande fyese kunder nesh</p><p>----Por&nbsp;tani mund te flasin &nbsp;se Enveri ka vdekur.......</p><p>Keta sa gjejne ndonje rast direkt permendin ne per te na fyer .</p><p>Do ishte mire qe ndonje gazetar shqiptar ti dergonte ndonje email ketij gazetari britanik --Ku ti thoshte qe ne baze te IQ qe kemi ne dy kombet&nbsp; sipas studimit qe kryen EU dhe USA ,, kjo qe thoni ju&nbsp;&nbsp;eshte mese normale ..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.