Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 21:44

“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës. 250 mijë votues që nuk është se kanë ndërmend të votojnë për PD-në apo domosdoshmërisht të rrëzojnë mazhorancën aktuale nga pushteti, por janë 250 mijë vota që kanë rrëzuar kryeministrin e tanishëm. Konicidencë ose jo, ironi ose jo, 250 mijë vota mori edhe LSI-ja në zgjedhjet e fundit lokale dhe parë kështu, i bie që kryeministri e ka humbur aleatin e vet në qeverisje dhe qëndron në karrige i vetëm.

Që kryeministri ka rënë në besimin e njerëzve kjo ndihet dhe shifra e mësipërme, për aq sa mund t’i besojmë, provon si mesazh direkt pikërisht këtë: Edi Rama i tanishëm nuk e ka të drejtën të qeverisë Shqipërinë. Nuk ka as të drejtën që të drejtojë të majtët e PS-së. Vjen pra në vështrim nevoja për konfirmim të dyfishtë. Për ta bërë më të pranueshme këtë po i referohemi traditës së Partisë Socialiste, e cila është më e plotë dhe më e çmuar se përvoja e Edi Ramës, pavarësisht se ai “është njeriu më i përkushtuar”, siç tha Gramoz Ruçi para ca ditësh.

Tradita e PS-së, ajo qeverisëse, na jep shembullin e ndarjes së pushtetit dhe marrjes së përgjegjësive. Ndarje, pasi nga viti 1997 e mbrapa ajo qeverisi me aleatë edhe kur nuk kishte nevojë. Përgjegjësi pasi në situata delikate dhe të ngarkuara, ata që drejtonin kanë ditur dhe janë dëshmuar të gatshëm që të hapin procesin politik për zgjidhje politike. Gjithnjë me parimin se pushteti nuk ka pse të lidhet me një njeri vetëm. Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta e provojnë këtë gjë më së miri.

Sot kemi një klimë të rënduar psikologjike, një ekonomi në amulli të plotë nga kaosi administrativ dhe ligjor që është imponuar, një kryeministër gati tekanjoz, i cili me modelin e vet është më afër Sali Berishës sesa PS-së. Një njeri që ka shpërfillur edhe institucionet e partisë që e solli në pushtet e që qeveris me shkokët e vet. Ky eksperiment, që u pranua në fillim i detyruar, është maturuar në dështimin e vet.

Tradita e institucioneve të PS-së këtë vlerë do të kishte: rotacionin në drejtim, përderisa verifikohen dështime të qarta. Mundet edhe të shtyhet kështu deri në 2017-ën, por deri atëherë PS-ja e dikurshme do të ketë humbur pa nam e pa nishan. Pushtetin do ta kenë mjelë ato pak duar që e kontrollojnë, e që do të jenë në gjendje pastaj të blejnë edhe të ardhmen e saj. Njësoj si Berisha që e lidhi të ardhmen e PD-së me të ardhmen e vet, edhe Edi Rama, po e lidh të ardhmen e PS-së me të rrugën e vet politike, e cila është DËSHTIM. Të paktën në qeverisjen e vendit. Në greminën ku po shkon symbyllur ka vetëm një të fituar: Ilir Meta. Sot janë 250 mijë. Nesër do të jenë më shumë, sepse dështimi i Edi Ramës dhe këtij ekipi është vetëm e vetëm përgjegjësi e tij. Fusha ka qenë bosh. Jo më kot deri më tani të gjithë janë tallur me opozitën. 

Comments

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Po ca thoni mo, jeni ne vete apo jo..... Po doni sdoni ju, reformat do behen ore. Mire apo keq, ka filluar nje epoke e re. Dhe bythot si puna juaj, ne te semes do perfundojne me keto koqe mend. Jo po te mbeshtesim shpellaret qe duan vetem shkaterrim e rrumpallhane...
Hajde mend hajde...
Po ti o Muç Nano, ku dreqin e paske shit gazeten mo???? Te pazari i gjese se gjalle ne Fush-Kruje???
Duhet te kishe pas pak me shume respekt per lexuesit e tu!!!!

Submitted by dy (not verified) on

O Gentian R. ! (mos e kembiemrin Rrota ?)
Cila epoke e re ka filluar ? Ajo kur nuk kane rendesi ligjet por vetem tekat e "udheheqesit te ndritur".
Kjo eshte epoka kur shteti (nenkupto EDI) mund te ta marre pronen e tja jape nje tjetri.
Kur per pronen qe ta kane grabitur gjate sitemit komunist, kjo qeveri e quan si te sajen dhe mund te te jape nja dy kacidhe po ti doje qejfi dhe aq sa ti doje qejfi kur ne fakt nuk duhet te sillej si pronare e nje prone qe nuk e ka fituar me drejtesi. Kushtetuta, qe eshte ligji baze i nje shteti e percakton qarte se si mund te behesh pronar.
Kur edhe pse votojme per nje pushtet lokal e nje kryetar bashkie, te drejten per te ndertuar e ka ne dore kryeministri.
Ku cmimet e produkteve baze jane shume me te larta se ato ne Europe dhe pagat shume me te uleta se ne Afrike.
Ku pagen dhe rrjedhimisht edhe vleren dysheme te sigurimeve ta percakton shteti ?
Ku ne dogane paguan ne baze te references qe ka shteti per cmimin e nje produkti ne tregun Europian e jo ne baze te fatures qe ke pavaresisht se ti je munduar ta gjesh sa me te lire ne anen tjeter te botes ?
Ku qytetari thjeshte shqiptar futet ne burg per 30 Euro energji te papagur dhe shteti "ndahet miqesisht" me kompanine Ceke duke i falur qindra milona Euro (qe jane tonat e jo te tij) ?
Ku per nje kupon tatimor shkon burg shitesi i vogel i lagjes se i quhet "Evazion Fiskal"dhe Bankers qe nuk ka paguar e ka mashtuar me shifra e dokumenta te pakten qe nga 2011 i jepet mundesia te negocioje e nuk i quhet evazion ?
Ku ne spitale mungojne ilacet dhe me parate per to ndertohen bunkere e shatrivane ne Kavaje apo mbillen palma ne autostrade ?
Ku po te mos paguash gjoben e ven nga gjykata , permbarimi te sekuestron shtepine e ti le femijet rrugeve dhe po te shesesh dicka e te mos paguash tatimin ne shtet perkunder vleres se shitjes denohesh me burg ndersa ministri te brendshem nuk i ndodh asgje edhe kur e pranon publikisht se e ka bere kete?
Ku cdo gje i jepet me "koncension" privateve qe paguhen me parate tona, pavaresisht se ne paguajme edhe nje administrate qe nga ministri e deri poshte per kete gje ? Ku edhe mbledhja e TVSH do te jepet me koncension ? PSE NUK E JAPIM ME KONCENSION EDHE QEVERINE ????
Une kete nuk e quaj as epoke e as reforme. ne asnje sistem ekonomik, as ne ate skllavopronar as ne ate feudal shteti nuk ka patur kaq shume te drejta mbi jetet e njerezve. Per te shmagur keto abuzime eshte ngritur shteti dhe jane bere ligjet. Ka vetem nje njashmeri me kete lloj shteti : eshte monarkia e pakufizuar e Luigjit te 14-te, ai qe thoshte "ligji jam une, shteti jame une".
Se si perfundoi ai , merr e lexo historine.

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Keto retorikat alla SHQUPO Blushiste shko shitja atyre qe dolen pardje me sopate ne dore....
Edhe njehere....do i pagush taksat nje me nje, dritat nje me nje, ujin nje me nje....gjobat nje me nje...cdo gje.
Mbasi te behen keto, dhe te kene kaluar disa vite duke i bere patjeter keto, do filloje te kete sens te thuhet qe po mbaron tranzicioni i vertete. Se kam per ate tranzicionin Salistano Nanoist, por per ate te vertetin....
E kuptoj qe tani cdo gje qe ben kjo qeveri te duket NAZISKINE...por ne derexhen qe e kishin cuar kelyshet e komunizmit (Nano & Berisha & CO) kete vend, duhet vertete Harry Potter qe ta veje ne vije muhabetin per dy, 3 apo 4 vjet sic gjasme pretendokan ca blushellonjera.

Sa per ty zoteri, qe qenke lodhur se rendituri gjithe ato argumente.....sdo zgjatem shume por thjesht ne piken pare, LIGJIN e Pronave, po te them dicka.... besoj se e ke lexuar sot qe edhe Europa dha opinionin e saj mbeshtetes si me i miri i mundshmi ne kushtet ku jemi. Uroj mos qofsh ndonje nga ai 3% i popullsise qe preket nga ky ligj, se te them te drejten une jam nga ai 97% qe mendoj se skam pse te paguaj une para per ti kompensuar pronen dikujt qe e ka pas toke bujqesore, por kerkon tja paguajme si truall ne mes te New Yorkut...

Pikat e tjera te permendura me poshte, mund edhe te te mbeshtesja ne ndonjeren, qe mendoj dhe une qe eshte shkel, po te mos kishte ate shijen e shpifur te retorikes SHQUPalloshe neper rrjeshta...e megjithate them, do respektoj voten tende...por ama sic duhet te respektosh edhe ti voten e popullit qe dy here radhazi ja dha kesaj mazhorance, sado e shpifur te te duket ty.
Dhe sa per historine.....ketu do jemi e do shohim....kam pershtypjen qe ajo qe ndodhi pardje, i kujton popullit shume mire se cfare NUK DO me nga politika, sepse ajo cfare DO, nuk ka fund....

Te uroj pasdite te mbare, packa se kemi mendime te ndryshme... :)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.