Në vitin 2030 Kina do të jetë superfuqia ekonomike e botës
Në një libër të shkruar nga Arvind Subramanian i institutit ‘Peterson Institute for International Economics’ mbrohet ideja se Kina do të marrë primatin në ekonominë botërore shumë më shpejt se sa e mendojmë. Ritmet e tyre të rritjes nuk do të jenë gjithë kohën këto të sotmet, por kjo s’do ta pengojë vendin e madh aziatik që në vitin 2030 të zërë në ekonominë planetare po atë vend që kanë pasur SHBA-të në vitin 1973, apo një vend më të madh se sa ai që ka patur Britania e Madhe në shekullin e XIX-të, saktësisht në vitin 1870. Nga diagrama që shoqëron këtë lajm, e cila është marrë prej revistës the Economist, duket qartë se në vitin 2030 Kina do të zërë 18% të ekonomisë botërore. SHBA-të në vitin 1973 e Britania e Madhe në vitin 1870 kanë zënë respektivisht 18,6% e 16,4%. Sipas autorit të librit Arvind Subramanian, Kina është praktikisht qysh sot një kolos ekonomik i krahasueshëm me SHBA-të, nëse futen në llogari çmimet e ulta të mallrave për konsumatorët lokalë. Roli i Amerikës në vitin 2030 do të reduktohet, megjithatë. në një masë të frikshme. Pesha e superfuqisë së sotme në kuadrin e ekonomisë globale do të jetë pas 20 vjetësh jo më e madhe se 10%. Fuqia tjetër e madhe në planin ekonomik parashikohet të jetë India. Vendet e Europës nuk do të kenë ndonjë peshë veç e veç. Mbetet për t’u parë pesha e Europës së Bashkuar, por kjo varet nga mënyra se si do të ecë procesi i integrimit të kontinentit të vjetër.
Re. Pu.
Comments
Pune eshte se Kina do e

Pune eshte se Kina do e Rrise GDP dhe kjo nuk vihet ne Dyshime. Problemi Qendron tek Standartet qe afrohen edhe sot ne mallrat Kinez..................Cilesi e Dobet.Skarco ...Dhe ka nje Fuqi Punetore Te Lire ne pagese.....qe ......as minimumin e nevojshem per te jetuar....Po Standartet ne Arsim,Mjekesi ne Nivelin e jetes ne Pergjithesi................Ato jane shume larg Normave te Perendimit....Dhe se fundi harrohet qe te Gjitha Kompanite qe jane prezente ne Kine jane Nga Evropa Perendimore USA, Kore e Jugut apo Japonia....Pra ne fakt jane Monopolet e fuqishme qe Drejtojne dhe Shpenzojne ne Kine......

Shihni me kuriozitet sesi

Shihni me kuriozitet sesi per tre vite Amerika ka permbysur gjithe skemen ekzistente te piramides ekonomike te atekohshme!

Mendoj se Kina,India mund te shnderrohen ne superfuqi ekonomike por perseri popujt e tyre do vuajn urie!

Ndersa Amerika kurre,sepse eshte shtet i ngritur mbi borgjezi,dhe borgjezia qe te mbijetoje e ka te nevojshme shnderrimin e infrastruktures dhe mjeteve te punes,pra: Ca termete si ne Japoni,disa luftera,trazira etnike dhe kastash sociale ne keto shtete dhe : Tadaaaaaaa,Perseri e Para!

Ne nji vend si Kina ku te

Ne nji vend si Kina ku te Drejtat e Njeriut shkelen dhunshem, nuk ka se si mbrenda 20 vjetve te zhvillohet ekonomia ma shume se ne vendet me tradita te Drejtave te Njeriut. Njeriu-skllav nuk prodhon vazhdimisht. Ai dikur rebelohet dhe imponon kerkesen per kushte ma te mira jetese dhe LIRI. Keto kushtojne. As India po ashtu.

Un kam vizitue minierat ne Frnace, ne zonen minerare te Alsas Lorenes. Aty kam pa se minierat i kan mbylle jo pse nuk kishte ma se çka te nxirrej, por se plotesimi i kerkesave te puntorve e bajshin shfrytezimin e minierave JOEKONOMIKE.

Zhvillimi ekonomik i Kines

Zhvillimi ekonomik i Kines tregon Avantazhin e jashtezakonshem te idese se kalimi nga Komunizmi ne Kapitalizem duhet bere gradual duke privatizuar vetem ndemrarjet e vogla ndersa ndemrarjet e medha absolutisht nuk duhen privatizuar por duhet ti menaxhoje shteti ---Ne kete menyre keto ndemraje te medha i sherbejne edhe forimcit te shtetit si strutkure me degeziemt e tij ne kulture, arsim, Mbrojtje , shendetsi por dhe mireqenies se kombit ne te njetjen kohe

--Pra te dyja ekonomite, si ajo private edhe ajo shteterore, ecin dore per dore . --Pra gjithmone privatizohen ato ndemraje qe nuk jane te rendesishme dhe jane jo strategjike per fatet e vendit -

- dhe po ashtu shteti e lejon edhe inisiativen e lire te privateve . Edhe investimet e huaja lejohen te behen por nuk lejohet te behet privatizmi i ndemrajeve te medha dhe strategjike nga investitoret e huaj -I huaji po te doje te vije per biznes , le te hedhi kapitalin e tij , pa perdoru kapitalin vendas

----------Kete metode beri Kina qe sot eshte nje superfuqi

--Natyrisht Kina nuk e harrin dot USA-- UUSA eshte shume perpara ,porse Kina me ate metoden e mesiperme qe thashe po ecen shume shpejt dhe do jete gjithmone nje rivale e forte e Unietd States

Add new comment