E tatëpjeta e Open Balkan, B92 e Beogradit: Edi Ramës i kërkojnë dorëheqjen
Media serbe pranë presidenti Aleksander Vuçiç, B92, i ka lënë sot një vend edhe një “lajmi” për dorëheqjen e Edi Ramës. Media në fjalë i referohet një kërkese të Tritan Shehu, drejtuar kryeministrit Rama gjatë një interpelance për nismën Open Balkan.
Po ju kërkoj të bëni atë që bëri Zaev pak kohë më parë dhe hiq dorë nga projektet që çojnë drejt Lindjes. Vuçiç është vetë një zëdhënës, mos u bëj zëdhënës i tij
citon media në fjalë Shehun.
Referimi i këtij zhvillimi të brendshëm të politikës shqiptare është disi i pazakontë përderisa kërkesa për dorëheqje është një ndër gjërat më të zakonshme në Ballkan. Nuk është e qartë se për cilën arsye një media në Beograd tematizon në versionin e vet anglisht një kërkesë që bëhet në Parlamentin e Shqipërisë, duke theksuar kështu para një audience të huaj se Open Balkan po prodhon kosto politike për dikë. Një kosto e cila krijon rrugë dhe justifikim për një anullim eventual të saj.
Comments
Xoni
Ca kuptimi ka referenca e b92 kur mund ti referoheshit burimit origjinal?
Eshte radio, media . Si Top
Eshte radio, media . Si Top Channel.
Add new comment