Vaksina, si indulgjencë për të dalë nga shtëpia
Austria ka vendosur të gjobisë me deri në 7200 euro ata qytetarë që nuk pranojnë të vaksinohen kundër CoVid-19. Masa në fjalë është përfundim i një propagande të gjerë frike dhe paniku kundër sëmundjes aktuale dhe sugjeron si model shtrëngimin e çdo individi përkundër vullnetit të tij në raport me trupin. Trupi kështu i nënshtrohet një kategorie abstrakte që quhet Shëndet Publik, ndonëse të vaksinuarit janë teorikisht të imunizuar dhe nuk rrezikohen.
Është interesante të vihet në dukje se Brukseli që ka direktiva dhe rregullore edhe për ngjyrën që duhet të ketë domatja në tavolinë, apo për kohën e pjekies së një bifteku, nuk ka reaguar dhe me gjasë as do të reagojë. Një akt i pastër represiv mbi një shoqëri të tërë e cila nëse nuk edukohet, atëherë do të dhunohet. Austria ka rreth 67% të popullsisë të vaksinuar dhe represioni sanitar do të aplikohet ndaj 33% të popullsisë, duke vënë në provë një hapësirë të fundit të lirisë.
Çfarë vlere kanë gjobat, oraret, kufizimet në kohën e tanishme? Çfarë ndodh me sëmundjen pas orës 23:00, pas vjeljes së gjobës 7200 euro? Asgjë. Thjesht, imponohet një masë kundër një shoqërie të tërë. Pa diskutuar dhe pa komunikuar. Dhe po flasim për pjesë të tëra të shoqërisë që nuk refuzojnë idenë e vaksinimit, pasi vaksinat e tjera janë kryer, por të mënyrës si propozohet vaksinimi i tanishëm.
Të refuzosh vaksinën po amballazhohet si mendësi reaksionare, si regres i logjikës nga autoritete që nuk kanë as të drejtën më minimale për të dekretuar masa të tilla, sepse sot që flasim, edhe Austria që mbahet për vend me standarde, ka një ish-kryeministër të larguar për korrupsion. E gjithë elita politike perëndimore lundron në dyshime për korrupsion: si mundet atëherë, që kjo elitë të kërkojë të imponojë një aksion i cili detyrimisht kalon nga konsensusi?
Vaksina anti-CoVid-19, ka edhe ajo ikonat e veta. Kompani, mjekë, zyrtarë, të gjithë në rendin e pandalshëm të komunikimit të nevojës së saj si indulgjencë për njerëzinë e çoroditur nga padija dhe kokfortësia. Absurdi me këtë temë arriti pak muaj më parë kur media serioze shkruanin se mes konservatorëve që kundështojnë vaksinën ka shumë të vdekur, diçka që sot që vdekjet po marrin radhë këdo, nuk përmendet më.
Është një diskutim i madh i cili nuk është se në finale i jep kujt të drejtë dhe dikujt tjetri jo, por i cili po helmon marrëdhënien në shoqëri, teksa me panikun si katalizator, autoritetet që nisen nga llogari strikt politike, nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po ndërsejnë një pjesë të popullsisë kundër një tjetre. Në kurriz të demokracisë që po duket fare qartë se nuk është e përjetshme.
s.zaimi
Comments
kjo quhet ne shqip: pordhe me
kjo quhet ne shqip: pordhe me rigon!
pse pak gjoba vuri palloshi ne shqiperi ?
cfare mblodhi? koqet e dashit.
mbase kjo pandemi i ka ndohmuar njerezit te vrasin friken, ate frike e cila ehste nje komponent qe na mban kokeulur para sistemit, qe sistemi te beje palle si ti doje qejfi gjera nga me te pabesueshmet pa i hyre gje ne kembe.
"Është interesante të vihet
"Është interesante të vihet në dukje se Brukseli që ka direktiva dhe rregullore edhe për ngjyrën që duhet të ketë domatja në tavolinë, apo për kohën e pjekies së një bifteku, nuk ka reaguar dhe me gjasë as do të reagojë".
Zoti Zajmi, me sa duket ne Bruksel kane opinion tjeter per kete teme.
"The President of the European Commission has said it is her personal view that there should be a discussion at EU level on the idea of mandatory vaccination for Covid-19."
Ju thoni: "Një akt i pastër represiv mbi një shoqëri të tërë e cila nëse nuk edukohet, atëherë do të dhunohet," dhe harroni qe per kete "akt represiv" kane mbajtur qendrim edhe gjykatat .
Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg e konsideron vaksinimin e detyrueshem (madje edhe te femijeve) ne kushte te caktuara si nje hap te drejte dhe legjitim. "Ne nje shoqeri demokratike masat e marra mund te konsiderohen si te domosdoshme" deklaroi gjykata ne 8 prill 2021.
Add new comment