Filmi "Spartaku në Tiranë"

Postuar në 21 Nëntor, 2021 21:35

Spartak Ngjela ka të dhëna se Serbia po tenton ndarjen Jug-veri të Shqipërisë përmes Foltoreve të Sali Berishës. Nga ta marrësh vesh sesi i erdhën të dhënat Spartak Ngjelës që flet edhe në vetën e parë shumës? Por më tej akoma: si ta marrësh vesh që Serbia po luan ende këtë lojë gjeopolitike me Shqipërinë, e cila edhe kështu është paçavure? 
Asgjë nuk ka ndonjë gjasë të jetë e vërtetë përtej realitetit politik ndërkombëtar ku në përgjithësi askush nuk do të donte që fqinji të ishte më I fortë sesa duhet pasi përndryshe nuk kontrollohet. Me Edi Ramën në qeveri, Serbia ngjan të jetë komode, sidomos tani që në Beograd kanë nisur të mendojnë si biznesmenë. 
Thënë kjo, nuk shihet mirë se ku konsiston interesi I Serbisë për konflikt civil në Shqipëri, ndërkohë që ajo e ka korrigjuar imazhin e vet ndërkombëtar edhe duke pranuar të dialogojë me Tiranën zyrtare për nisma rajonale. 
Me siguri që Spartak Ngjela di diçka, teksa përveçse denoncon edhe paralajmëron përmes SHBA që patjetër nuk ka sesi t’i shpëtojë kjo manovër e Beogradit. 
Zoti Ngjela madje shkon më tej: ai kujton një marrëveshje ekstradimi mes SHBA dhe Shqipërisë duke aluduar kërcënueshëm ndaj Sali Berishës se nëse vazhdon, do ta çojnë me zor në Amerikë për ta gjykuar. 

Këtu karagjozllëku arrin nivele të reja. Na u tha se Sali Berishën  e larguan amerikanët nga pushteti, pastaj se reformën në drejtësi e bënë po amerikanët, për ta futur në burg Sali Berishën.

E shpallën non grata Berishën sepsi ai ka bërë korrupsion të madh, i cili meqë ra fjala u vret sytë amerikanëve dhe tashmë, mundet edhe ta ekstradojnë. Vallë të katandiset SHBA në një shëmbëlltyrë të logjikës së Ngjelës? 
Mundet, mjafton të shohim se çfarë bën ambasadorja e tyre Yuri Kim në Tiranë. Megjithatë kjo e Ngjelës, pavarësisht se kush është ky personazh që në politikë ishte më herët nga shumëkush, është një aksident i fatit në të, ka vlerë sepse tradhëton stresin që ka imponuar Berisha te të gjithë që menduan se me një vendim të Lulzim Bashës do ta hiqnin qafësh.

Është stresi jo nga frika, por nga fakti se nëse vazhdohet kështu, herët apo vonë do të detyrohen që të bëjnë Pazar edhe me Berishën, duke lëpirë atë që kanë pështyrë. Jo se nuk janë në gjendje ta bëjnë se lëpirja është minimumi për këtë kategori.

Por do ta lëpijnë edhe tani kur i kanë mbushur mendjen vetes se janë të paprekshëm, se kanë çdo gjë nën kontroll dhe se madje janë edhe një lloj fisnikërie që bën diellin të lindë në këtë vend. Edhe pse mjafton t’i shohësh e t’i dëgjosh për të kuptuar se çfarë është ironia e vërtetë.

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Katarakti (not verified) on

Taku jep nje opinion,ashtu si artikulli me lart! Injoranca dhe mediokriteti qendron me ata qe mendojne se Taku eshte idiot! I talluri te tall!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.