Mbyllet papritur revista Mapo
Revista Mapo, një e përjavshme me frymë opozitare, mbyllet krejt papritur. Ajo ka filluar si një nismë mes Universitetit Europian të Tiranës dhe biznesmenit Agim Shënediella, dhe qysh në fillim është rënë dakord të kish atë frymë që ka pasur, gjë që dukej edhe tek emrat që e bënin, si Skënder Minxhozi në rolin e drejtuesit të saj, Lorenc Vangjeli që tok me Minxhozin ka përbërë tandemin që ka tërhequr revistën, por dhe emra të tjerë si Preç Zogaj, Artan Lame, Andi Bushati, Sokol Balla, etj.
Dje dhe sot ka pasur spekullime mbi këtë lajm, por hë për hë nuk lexohen motivime anti-opozitare në vendimin për ta mbyllur këtë revistë. Duket se nisma nuk ka funksionuar si joint venture në terma të biznesit mes UET-it dhe Shënediellës, por nuk dihet të ketë pasur kontrast mes partnerëve lidhur me orientimin e këtij periodiku. Revista Mapo, ashtu si të gjitha revistat e tjera dhe shumica e gazetave në Shqipëri, ka qenë me humbje. Entiteti i humbjeve nuk besohet të ketë qenë i niveleve të papërballueshme, por humbjet janë humbje sidoqoftë.
Një gjë është e sigurtë: sikur kjo revistë të ish e rreshtuar në krah të pushtetit, do gjendeshin paratë për ta mbajtur gjallë atë. Ky është spekullimi i vetëm që mund të bëhet, bazuar në klimën që egziston.
Re.Pu.
Comments
Aq me mire qe ndodh keshtu.
<p>Aq me mire qe ndodh keshtu. Çmimi i te vertetes po bie ne menyre dramatike. </p><p>Kjo eshte jkeq per pushtetin dhe shume mire per gjithe te tjeret</p>
Add new comment