Një retrospektivë e Berishokracisë

Postuar në 08 Shtator, 2011 04:03
Eduard Zaloshnja

Në 3 korrik të 2005-ës, ajo që ishtë pagëzuar me emrin shkërdhatokraci nga Dritëro Agolli u zëvendesua me një tjetër kraci - me berishokracinë. Nuk është hera e parë që shqiptarët e provojnë këtë lloj kracie, por kësaj radhe, ajo u shfaq fillimisht disi më e sofistikuar. Si ujku në përrallën e njohur të kecave, këmbët i kishte të lyera me miell në hapat e parë të saj.  Dhe mielli që përdori nuk ishte miell dokudo - ai ishtë i markave përëndimore “KOP” dhe “Young Liberals”.

Kanë kaluar vite që kur berishokracia zëvendësoi shkërdhatokracinë, dhe sa herë që këmba e saj ka lëvizur, mielli është shkundur dhe ngjyra e vertetë e këmbës ka dalë më në pah. Të parët që e panë këtë gjë ishin vetë njerëzit që shërbyen si miell për të lyer këmbët e berishokracisë - ministrat, zv.ministrat, e këshilltarët me diploma dhe eksperienca përendimore. Sa më shumë muaj kalonin, aq më shpesh ata po e gjenin vetën në rolin e kukullave që u duhej t’i lëviznin duart e këmbët sipas komandës së atij që është në majë të sistemit berishokratik - Berishës, dorës vetë.

Kështu, ministrat apo zv-ministrat anashkaloheshin nga drejtorët e institucioneve të rëndësishme shtetërore si Doganat, Tatimet, Policia Ndërtimore, KESH, etj - këta të fundit raportonin drejtpërdrejt te Kryeministri. Ndërsa këshilltarët e Berishës gjithnjë e më shumë po kuptonin se ishte e pamundur të bënin atë që këshilltarët anekënd botës normalisht bëjnë - të jepnin këshilla. Në vend që të ishin këshillëdhënës, ata u kthyhen thjesht në avokatë të çfarëdo ideje që mund të pillte mendja e shefit të tyre.

Siç vetë fjala e nënkupton, berishokracia, ndryshe nga demokracia, është pushtet i Berishës e jo pushtët i popullit.  Në këtë lloj kracie, njeriu me emrin Berisha është i gjithëfuqishëm - përveçse kryeministër, ai është njëherazi edhe këshill ministrash, edhe KRTRSH, edhe president, edhe kryeparlamentar, edhe kryeprokuror, edhe kryetar gjykate, edhe kryetar bashkie, edhe kryetar i çfarëdo institucioni tjetër shtëtëror…

Kështu për shembull, në mbledhjet e Keshillit të Ministrave apo të KRTRSH-së, Berisha flet e të tjerët dëgjojnë.  Kur votohet hapur në këto këshilla e në çdo organ tjetër kolegjial, ai ngre gjithnjë dorën i pari, dhe menjëherë hedh vështrime kërcënuese drejt anëtareve të tjerë. Ndërkohë, sipas Ligjit “Për funksionimin e organëve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike” (nr.8480, datë 27.5.1999), atij i takon të votojë i fundit.

Në rolin e Presidentit të Republikës, Berisha i ndryshoi proceduarat e përzgjedhjes së gjykatësve të lartë dhe kushtetues në mënyrë të tillë që presidenti i vërtetë të dalë praktikisht jashtë loje.  Ndërkohe, Kushtetuta ia njeh këtij të fundit prerogativën e përzgjedhjes së gjykatësve të lartë dhe kushtetues.

Në rolin e kryeparlamentarit, Berisha vendosi veton që kerkesat për shkarkimin e Kryetares në detyrë të Kuvendit të beheshin me votim elektronik, edhe pse ajo, fillimisht, ishtë gati të përballej me kutinë e fshehtë të votimit. Ndërkohë, llojin e votimit që këmbëngul të përdorë tani ai e ka pas quajtur absolutisht të papranueshëm kur ishte kryeopozitar.

Në rolin e kryeprokurorit dhe kryegjyqtarit, Berisha arriti deri atje sa të shpallë udhëheqësin e opozitës fajtor për përdorimin e vrasësve me pagesë(!).  Dhe kur u padit penalisht nga ky i fundit për këtë gjë, as e mori mundimin ta mbronte akuzën e vet.  Gjithashtu, ai, pa i bërë syri tërt, shpalli para mijra telespektatorëve, pa paraqitur asnjë provë, se drejtuesit e opozitës donin të bënin grusht shteti, ndërkohë që nuk lejoi prokurorinë të arrestonte gardistët që vranë katër protestues në 21 janar.

Në rolin e kryebashkiakut, Berisha vendosi të shkatërronte mbikalimin e Zogut të Zi, i cili ishte ndërtuar me paratë e taksapaguesve tiranas.  Kjo, ndërkohë që këta të fundit, nëpërmjet votës, paratë e taksave lokale ia kishin besuar Bashkisë e jo Kryeministrisë.  Gjithashtu, ai vendosi të mbledhe KRT-të e bashkive kur t’ia donte qejfi i vet, duke harruar se janë kryebashkiakët ata që kanë mandatin e komuniteteve të tyre për ta bërë këtë gjë.

Lista e bëmave autokratike të Berishës në vitet e fundit mund të vazhdojë gjatë, por shembujt e mesipërm janë më se të mjaftueshëm për të dhënë një tabllo të berishokracise aktuale.  Dhe gjëja që të bie menjëhere në sy në këtë tabllo, e që të pikëllon, është se çdo ditë e më tepër ajo po ngjason me berishokracinë e mëparshme, atë të viteve ‘90.

Për të mirën e Shqipërisë, dhëntë Zoti që berishokracia e tanishme të mos përfundojë si ajo që u shemb në vitin ‘97. Gjithashtu, dhëntë Zoti që, kur t’i vijë koha për të dalë paqësisht nga skena e historisë, të mos pasohet përsëri nga i njëjti sistem që zëvendësoi - nga shkërdhatokracia…

Comments

Submitted by Idriz Sefa. (not verified) on

Mezi po pres qe te vije ne drejtim te vendit Shoku Rama ,shoku Zaloshnja.Nese Sali Berisha eshte diktator,Edi Rama eshte mizor,vete Drakula,jo ne kanibalizem,por ne pushtim institucionesh.Ti duhet ta dish me mire se une,se je me afer tij,e njef me mire se une.S'ta ka interesi te thuash se si eshte,puna jote.Themin nje fjale te urte nga anet tona;"Mos te rafte me harrue",domethene sot eshte e padurueshme,por ç'fare do na gjeje mbrapa,do harrojme te paren.Nuk duhet te jesh as Orakulli as Orwelli te besh nje parashikum te tille.Halli jot dhe i te tjereve si ti eshte "me zi le te behet,vec Sali Berisha te mos jete".E nuk duhet te jesh psikanalist te arrish ne nje perfundim te tille.Ne fund te fundit Shoku Zaloshnja, duhet ta dish se ne mendjen e tij Edi Rama,eshte qytetar Nr.1 i planetit ne te gjitha drejtimet dhe aftesite.Bile ai eshte ajror e jo tokesor.Me thuaj keshillen dhe mendimin e kujt pranon ai,qofte edhe Nene Tereza,Gandi, Churchilli apo Regani.Mezi po pers drejtimin e vendit dhe te tendin nga Shoku Edi,Shoku Zaloshnja.Ky eshte titulli zyrtar i PARTISE DHE SHOKUT EDI.

Submitted by paskali (not verified) on

bravo idriz shume kopetent je. bravo. ti na duhesh ne qeveri e jo edi qe thote zaloshnja

Submitted by alidemsi (not verified) on

Bravo Idriz, tipa si ty, e mbajne ne kembe Berishen.....edhe ti komunist i '42 qenke, njesoj si ata qe perplasnin duart per Enverin, edhe kur ky i pushkatonte...i tille qenke dhe ti, pa shtylle kurrizore, dhe qe flet me gurrmazin tend, qe e paske te lidhur me ate te komandantit...aferim te qofte.....

Submitted by Johnny (not verified) on

Pershendetje zoti Idriz, nuk e lexova deri ne fund komentin tuaj por doja tju beja nje pyetje pasi tek ajo fjali ngele: e dini kush ka qene konti Drakula? ? ? ?

Submitted by Reformer (not verified) on

Identifikimi i demokrateve me Berishen eshte nje gabim relativisht i rende, kurse identifikimi i Rames me qeverisjen socialiste eshte nje horror, me i rende se ai qe ben Idrizi kur ngaterron vampiret me kanibalet!

Kur niveli i diskutimeve bie ne nje nivel te tille mungese inteligjence eshte me mire te mos degjosh, por akoma me mire edhe te mos flasesh.

Submitted by cuja (not verified) on

Miredita Z.Zaloshnja,

jeni i sakte ne analizen e bere ndaj Berishokracise. Sic thate dhe ju ka plot te tjera per te shtuar, por mjafton me kaq per te ilustruar idene.

Tani, si lexues i kenaqur i Respublica.al, ju bej nje kerkese:

a mund te me shkruani edhe nje Ramokraci?

E kam fjalen per pushtetin e Rames gjate 2000-2011 ne krye te Bashkise Tirane. Jam dakort qe nuk do te jete aq i nxire ne vlere absolute me ate te Berishokracise, por ne vlera relative (ju jeni statisticien pervecse politikan-analist) besoj se nuk i le gje mangut.

Per sa i perket lutjes se juaj ne fund te shkrimit, une jam i mendimit se na pret ndonje ngjarje me e keqe se viti 97. Kjo edhe per arsyen qe atehere Berisha kishte kundra me shume faktore se sot, cka i limitonte deri diku marrezite e tija. Nderkohe qe sot ai vepron i plotefuqishem mbi territorin e mbreterise se tij: Salistanin. Po rendis disa faktore qe besoj se ju i dini thjesht per plotesim per lexues te tjere:

1. Berisha kishte kunder nje pjese te mire se qeverise se atehershme, pavaresisht se ai fuste turijnte kudo dhe arrinte te kishte efekt keshtu qe edhe fuqi. Sot ai eshte qeveria. Ne u habitem te tere per luften Pollo-Olldashi te ketyre diteve sepse tashme ishim mesuar qe cdo gje shkonte ne unison brenda qeverise.

2. Berisha (dhe qeveria) kishte kunder (ne sensin qe mund ta limitonin verpimin e gabuar te qeverise, pavaresisht se per fajdet nuk dhane fare ndihme) FMN e cila atehere ishte prezente ne Shqiperi. Nderkohe sot ai e ka perzene (realisht nuk e kam te qarte sesi mund te ndodhe kjo).

3. Berisha (dhe qeveria) kishte kunder Marisa Linon, e cila ishte arkitektja (ndoshta pa deshire) e vertete e revoltave qe pasuan. Kujtojme per lexuesin qe Marisa Lino ishte ambasadorja USA ne Tirane. Nderkohe sot amabasadori Arvizu del per kafe nga blloku me Lulzim Bashen pak dite para votes. Do thoni ju doli per xhiro edhe Edi Ramen. Bisedoni me ndonje PD-ist dhe shikoni se sa gezohen ata per ate kafen. Plus fiks dje, ai del perkrahu me Berishen ne nje konference kunder korrupsionit ne te njejten dite qe del nje akuze e re korrupsioni kunder nje ministri te tij (Olldashi). E di qe nuk eshte detyra e ambasadorit te bej akuza (e ka detyre prokurorja qe hesht), por te pakten te na evitoje edhe daljet se bashku. Per zgjuarsine e qytetarit shqiptar sjellja e Arvizuse nuk me duket e gjetur. Minimalisht eshte perkrahes ndaj Berishes ne krahasim me Linon.

4. Faktori i huaj. Ne nje periudhe problemesh Europiane askush nuk e ka mendjen tek demet dhe marrezite e Berishes. Na futen ne Nato 15 dite pas Gerdecit, na hoqen vizat ne nje moment varferie te krahasueshem me 1996 (nderkohe qe varferia eshte kriteri kryesor per friken e emigrimit masiv). Volfart ben pjesen e tij duke pire birra dhe cfare ngelet me? Ah, po, ngelen greket,turqit,serbet qe na kane rrethuar si asnjehere. Me talent te pa pare po blejne cdo gje te vlefshme qe i kishte ngelur Shqiperise (them i kishte sepse pothuajse s'ka ngelur gje me). Dhe se fundmi po merren edhe me Kosoven ne te njejten menyre.

5. Populli. Ky popull i sotem eshte shume me ndryshe nga ai i 1992-1996. Atehere nje popull qe votoi PD me 1992 ne shumice derrmuese u be kritik ndaj Berishes dhe PD-se shume shpejt. Nuk mbahet mend numri i grevave te te persekutuarve politike kunder qeverise Meksi, nderkohe qe sot nuk i eshte degjuar zeri. Ne janar-shkurt 1997 PS ne Tirane organizoi kater te djela demonstratash te dhunshme; niseshin nga Vasil Shanto dhe 21 Dhjetori dhe perfundonin ne bulevard prane lokalit Tre Plepat tek dera dytesore e Presidences;keto te sotmet jane per te qeshur. Dhe te mendojme qe atehere PS ishte pa kryetar. Inati i njerezve ndaj Berishes gjate referendumit 1994 (perfshire ketu edhe njerez te PD qe ju i njihni shume mire) ishte i pakrahasueshem me ditet e sotme. Mjafton te kujtojme qe ne fund te fundit Edi Rama fitoi vetem me 10 vota (ndoshta duhet korrigjuar me vjedhje te shumta, por eshte prape faji i PS-se dhe Edi Rames qe nuk na ndihmojne me nje numer te perafert te votave te vjedhura; do te thote qe as vete nuk e dine sa u eshte vjedhur) ne Tirane.

Ne perfundim, them edhe njehere qe mendoj se nje ngjarje me e rende se viti 97 na pret. Shpresoj te gabohem dhe ky rregjim te nderrohet me lehtesisht.

Submitted by Anonimvangjel (not verified) on

Zoti ( shoku ) Idriz .Me ngjani me nje Enverist te thekur .Ti ose ke mare nanje thele nga Saliu ose je nga kosova .Niveli i jot le per te deshiruar ,Sepse ne shqiperi ka njerez te nivelit tend gjendja e shqiperise eshte me keq se kure .Shqiperija nuk ka qene kaq keq DHE NUK ESHTE SHKATERUAR KAQ  as kur u pushtua nga Italiani  apo Gjermani sesa kur u pushtua nga BERISHISTET.Urojme qe kjo fare e keqe te zhduket sa me shpejt per te mire e Shqiperise .

Zoti zaloshnja shkrimi i juaj eshte i mire .Por ne disa komente te tua si METAIST na ke shpelare barkun .Ti thua qe per te larguar Saliun dhe banden e fisit te tij te hajduteve  .duhet te bashkepunojme me kryehajdutin e fisit Ilir meten  .Ti mendon se do kishte nanje te mire shqiperija keshtu

Submitted by respublica (not verified) on

E. Zaloshnja i përgjigjet Cujës

Në komentin për shkrimin tim “Një retrospektivë e Berishokracisë”, një lexues i identifikuar si “Cuja” më bën pyetjen: “A mund të shkruani edhe një Ramokraci?” Do t’i përgjigjem këtij komenti me pesë fjalë të mikut tim Eduard Selami – “Rama është një Sali urban”

Submitted by Amy (not verified) on

Z. Idriz,

Nqs Rama eshte akuzuar  se ka qene disa here ne te shkuaren delirioz, ju me sa duket ende nuk jeni sheruar nga kjo simptome. Ti jeton ne gjendje deliri ku "shoket" ende te rrethojne dhe ti, tund krahet ne ajer si Don Kishoti i shkrete duke luftuar armiqte e padukshem "Shoke".

Zgjohu Z. Idriz, shoket kane vdekur, edhe Milloshi yt eshte renditur me te dashurin tend te zemres. ( Edi qe ti urren s'e pranoi ne koalicion) I vetmi shok qe ka mbetur gjalle eshte i dashuri yt i zemres, gjakatari qe po shqyen Shqiperine, dhe ai ka vetem nje emer, shoku Sali Rame Berisha.

Nqs e do Shqiperine, ky eshte i vetmi shok qe ti e ne te gjithe  duhet t'a zhdukim nje here e mire, qe me te vertete t'i themi komunzmit sikter pas 20 vjetesh perpjekje per demokraci. Ai eshte hallka e fundit e zinxhirit komunist qe duhet thyer per te na leme ne te ndjehemi te lire me ne fund ne ATDHEUN tone.

Submitted by IDLIR.M (not verified) on

Shume dakort Z.Zaloshnja.Te gjitha qendrojne,eshte shume kollaj te tregosh per ate qe ka kaluar.Do ishte shume interesnte,bile fantastike me njohurite qe ke sikur te na besh nje perspektive te RAMOKRACISE.Je aq afer Z.Rama dhe ke njohurite e nevojshme psikologjike te ne besh nje perspektive te tille.Ketu do jesh edhe me i sakte se sondazhi per zgjedhjet,qe boll ju afrove.

Submitted by A.G (not verified) on

Si "dele" e perendise qe jam edhe une,perdite duke ndezur nje qiri i lutem zotit.I lutem vertete.Vecse me duket se nuk po ma var fare,pai ose eshte shurdhuar,ose bene sikur nuk me degjon ose se nuk do te me degjoje.Pse?Asgje nuk po bene nga ato qe po i lutem une!Mesa duket duhet te kem mekate te papastruara,keshtuqe s'po ma var as Ai.Leket qirinj po i bej.Buzet po me thahen me te lutura nen e mbi ze,ai asgje...E keshtu kaluan ca kohe e derisa me tha nje mbremje te vone me "bubullima e vetetima" "luaj dhe ti nga vendi qe te te jap nje dore"...Duhet te luaj?Po!Ne dore cfare kam? V O T E -n...Do hedhur ne kuti si sevapi ne "kutine" e zotit.Do ta bej,po te shohe a do te fitoje?...Xhungel i thone!!!Dhe ne xhungel dhe nje "mushkonje" te helmon...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.