Skandali “Olldashi” është lakror me shumë petë

Postuar në 06 Shtator, 2011 06:18

Numri i sotëm i të përditshmes Panorama kish në fokus një scoop të fortë lidhur me ministrin Olldashi, i cili, sipas kësaj gazete, ka lëshuar një urdhër, me anën e të cilit i jep të drejtën monopol kompanisë Albanian Telecommunications Union për të përdorur të gjitha rrugët kombëtare për shtrirjen e fibrave optike, të cilat do të përdoren për kalimin e të dhënave dixhitale, si p.sh. internet, telefoni fikse ose celulare, dhe televizion. Kjo e drejtë monopol i jepet për 40 vjet. Me fjalë të tjera më të varfëra, kjo kompani do të jetë e vetmja që do të çajë rrugët nacionale (dhe atë Durrës-Kukës, në të cilën, ngaqë mendjen e kishin tek përurimi, harruan të parashikonin ndërtimin qysh në krye të herës të tubacioneve për fibrat optike), do të kallë në to tubacione ku do të shtrihen fibrat optike, të cilat do të përdoren prej saj e prej të tjerëve (me lejen e tyre, dhe me çmimet që ofrojnë ata).

Gazeta Panorama është ndalur tek fakti që s’është bërë një tender, që kompania në fjalë është zgjedhur me logjikë klienteliste, e që njohja e kësaj të drejte monopol është bërë thjesht me një urdhër (çfarë fuqie ka një ministër shqiptar: shpërndan me një urdhër të thjeshtë monopolizimin e shërbimeve të telekomunikacionit. Fiu!). Mirëpo, kjo është vetëm njëra petë që i hiqet lakrorit, i cilii ka dhe plot petë të tjera. Kjo kompani po ndërton dhe një qendër të dhënash, në të cilën synon të mbledhë servera të ndryshëm, të firmave private e të institucioneve publike, dhe kuptohet që kjo e drejtë monopol mbi kontrollin e rrugëve të interkoneksionit e kompleton idenë e kësaj sipërmarrjeje dhe e fuqizon jashtë mase këtë kompani. Në rastin që kjo kompani do të ishte një klient i pushtetit, ajo nesër do të mund të përdorej për nevoja të pushtetit e në dëm të privacy-së e të sigurisë së qytetarëve.

E.G.

Comments

Submitted by Fan Noli (not verified) on

Kete radhe eshte Olldashi n.q.s do ishte PS do ishte Malaj, Fino,Angjeli c'rendesi ka Emri, te dy-tre-kater  palet do Vidhnin....................

Submitted by geni (not verified) on

Derat e  politikes nje surat kane. Por ndryshimi eshte se Olldashi po vjedh  tani qe ne flasim. Ta leme te vjedhe(ta qepim) sepse edhe dje na vodhen ca te tjere.   se paku 10,000 leke te reja do pagujne familjet shqiptare  per Olldashin e turqit me kete marrifet te vockel cdo vit. Keta sjane per ekonomine e tregut por per ekonomine e oborrit

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Ky eshte biznesi i Berishes. Jane ne tave interesa qe Olldashi as qe guxon ti mendoje pa urdherin dhe udhezimet precize te shefit, te pergatitura ne studion e Argites. Olldashi eshte vetem dorazi  (alias, MonKukaleshi ) qe ndan autorizimet. Por ne cdo rast ai e ndjen bythen ne te thate pasi Berisha, kur te doje, nxjerr nje VKM  si pergjegjesi kolegjiale per aferen. Le qe Olldashit as qe i duhet edhe kjo VKM. Kur i ra hasha Wikileaks-it, nuk e ka per gje te thote: " E provoni dot qe ka korrupsion? Jo! E pra, mos me cani trapin. Dhe po te doje, le ta provoje Ina Rama,  ajo e bulevardit ! Vete ka per ta lepire. Kur nuk ja ben zemra te merret me thashethemet e ambasadorit Withers ne Wikileaks, per mua dhe per te tjeret si puna ime, ju mendoni se ajo do merret me barcaletat tuaja? Harrojeni!  Kur nxorrem ne pension Ramen e PS-se, e kemi buke e djathe  Ramen e Prokurorise.

Keshtu do te ngjase, me siguri. Prokuroria dhe gjykatat, me makiazh ose fare pa te, jane bere pale me oborrin e Berishes, me krimin, korrupsionin dhe mosndeshkimin e tij. Si ne cdo regjim autokratik, jane paralizuar balancat e pushtetit dhe kontrollit.  Keto dite, ne Boston( Massachusetts,USA),  u denua me 10 vjet burg, Spikeri(Kryetari) i plotfuqishem i Parlamentit Te Masschusetts-it Salvatore D.Massi (i dorehequr, nen presionin e akuzes), sepse prokuroria i provoi trupit gjykues  akuzen te bere publike se pari ne Gazeten "Boston Globe" ,se Di Massi , ne postin e tij si Spiker i Parlamentit,  ne shkembim te pageses/rrushfetit prej  $65.000 ( nuk eshte gabim, vetem per 65 mije dollare), kishte infuencuar qe nje kompani elektronike qe pagoi rrushfetin, te fitonte te drejten(tenderin) e zbatimit te nje projekti publik ne rrjetin informatik te shtetit. Ne nje proces te vecante do te denohet edhe perfaqesuesi/pronari i kompanise pergjegjese.  Dhe ky DiMassi eshte/ishte  i Partise Demokratike, Spiker i Parlamentit te Masachusetts, qe ka mbi 90% te deputeteve e senatoreve qe perbejne kete parlament, po te kesaj te kesaj partie.  Per te bere paralelizmin me Shqiperine: Eshte njelloj sikur nje gazete shqiptare, te botoje nje artikull investigativ ku te akuzoje Kryetaren e Parlamentit tone, Jozefina Topallin, qe me pushtetin e saj ne kete post, per perfitime financiare personale, ka influencuar ne antaret e komisionit parlamentar perkates, qe tenderin per rikonstruksioin e votimit elektronik ne parlament, apo tenderin per ndertimine parlamentit te ri, ta fitoje firma qe i ka premtuar apo i ka dhene rrushfetin .Dhe pas kesaj, (beje o zot te vertete), Ina Rama te filloje hetimet e  te kerkoje ti hiqet imuniteti. Dhe pasketaj(beje o zot te vertete), Grupi Parlamentar i PD, ti beje presion Xhozit te dorehiqet. Dhe pasketaj, Xhozi, ( ah, a mos jam ne enderr, o zot), te dorehiqet. Dhe pasketaj, Ina Rama ta coje dosjen ne gjykate dhe ( kij meshire per ne, o allah) ti urdheroje prere prokuroret e ceshtjes ti zbatojne procedurat brenda afateve dhe me perpikmeri. Dhe pasketaj, ( fale, o allah, sherbetorin tend te perunjur,  nese pa dashur po i kaloj kufinjte e durimit dhe miresise tuaj hyjnore), gjykatesit, farefis me Tomen dhe Sashenken, te mbyllin celularet, portofolet dhe dyert e karrieres se tyre dhe te shqiptojne denimin Xhozit, per nje rrushfet prej vetem $65.000, me 10 vjet burg, ne burgun e grave ne Tirane, qe te mundet akoma,  permes hekurave te dritares, te ndjeje aromen epshndjellese te pushtetit, ta parase, te favoreve dhe privilegjeve. Dhe ketu, endra shqiptare mbaron. Portretit femeror te Xhozit, ja ze vendin portreti arrogant i Olldashit dhe pafytyresia me te cilen ai mund te cperfilli cdo akuze publike sa kohe qe e di se prokuroria, gjykatat dhe opinioni publik, jo i opozites, jo, por se pari i atyre qe votojne pushtetin e Berishes, jane te kastruara, te blera e te shitura, jane pa ze, pa moral e pa skrupuj.

Nuk e di pse, po kam nje ndjesi te forte se se pari duhet pastruar fusha e betejes nga Ramat e Ps-se dhe Prokurorise para se te kerkohen duelet me Berishen, Xhozin dhe Olldashet. Qe te dy ata duhet tu pergjigjen  nga nje pyetjeje te thjeshte perkatesisht:

-Rama i PS-  Pse opozita humbi dy zgjedhje rresht nen drejtimin tend?

-Rama e Prokurorise- Pse jane mbyllur ceshtjet hetomore Basha, Gerdeci, 21 Janari?

Eshte koha per ju qe te shkoni!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.