Bazmataja nga Amerika: Jo vetëm Berisha në listën "non grata"

Postuar në 08 Qershor, 2021 22:52

Presidenti i SHBA, Joseph Biden ka njoftuar sot Kongresin amerikan për një urdhër ekzekutiv të tijin përmes të cilit ndalon hyrjen në SHBA të disa personave nga Ballkani Perëndimor si dhe bllokimin e pasurive të tyre nën arsyetimin se po kontribuojnë në destabilizimin e situatës në rajon.

letrën e vet Biden cilëson hapësirën e ish-Federatës Jugosllave dhe Shqipërinë si dy vende ku është verifikuar:

minimi i marrëveshjeve dhe institucioneve të pas luftës që pasoi shpërbërjen e Federatës si dhe korrupsioni i përhapur në disa qeveri në Ballkanin Perëndimor që frenon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike dhe për rrjedhojë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane

Ky paragraf sinjalizon kështu një politikë të re amerikane në rajonin tonë që me gjasë po synon rotacion elitash dhe forcash politike në një rajon ku politika e SHBA shpall kështu dështimin e vet për 3 dekadat e fundit.

Ajo që u fitua në luftë dhe përballjen gjepolitike direkte u humb për shkak të sëmundjeve sistemike të mbështetura me heshtje nga Perëndimi të cilat u bënë patologji endemike në një rajon që nuk arrin dot të tejkalojë vetveten asnjëherë. Letra nuk përmend emra, por me siguri që njoftimet në ditët në vijim nuk do të mungojnë dhe ne mund të kemi rast që të kuptojmë më mirë disa nga lëvizjet politike të kohëve të fundit në vendin tonë, por edhe heshtjen relative që shihet në të dyja kampet. 

Në një plan më të përgjithshëm, urdhëri i presidentit amerikan rivalizon dhe lë në hije politikën europiane në Tiranë, përfaqësuar nga ambasadori Soreca apo ambasadorë të tjerë që kanë folur me nota pozitive dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Në thelb letra e Biden vendos një akuzë për lidhje mes korrupsionit dhe interesave të qarta subversive ndaj demokracisë funksionale në një vend si yni, duke aluduar se në Shqipëri tashmë korrupsioni ndërvepron në mbrojtje me sponsorizimin e aktorëve të huaj. Ky është ndoshta rasti i parë i qartë kur kuptohet interesi i SHBA për reformën në drejtësi e cila mundet tani të thjeshtohet në parimin funksional: hetojmë, procedojmë dhe gjykojmë NE. Pra SHBA.

Comments

Submitted by Haha (not verified) on

e kishte fjalen per pasuri jashte shqiperise ku mund te arijne duart e amerikaneve (mgjse dhe ne europe kjo ha debat).
pra nuk e kishte per paret qe do levizte berisha nepermjet ABI bank (me swiftin e RAIFFAISEN austriak se ABI bank nuk i ben dot keto kalime vete) apo bitcoinet e argites.
i ka rene hesapit berisha mos ja qani hallin.
nderkohe qe plakushi Biden flet si i jati zeqos maje cranberrive ...

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

Desha thjesht me i kthy komentin ketij para shkruajtesit tim:
Mos i qaj hallin Kaloresit se po i varen bolet e kalit. Ai qe ti e quan plakush i ka te gjitha mundesite (ndryshe nga ti) te dije e te veproje aty ku e sheh te nevojshme. Dhe kjo eshte e drejte dhe shume e rendesishme............

Submitted by vendali (not verified) on

rofsh qe na ndricove me pergjigjen tende.
do ishte me vend kjo qe the po te ishte ne fillim te 2020.
pas ketij viti e ne vazhdim gjerat shihen shume me ndryshe dhe e di pse? spese njerezit e zgjeruan dritaren qe mundohen tua mbajne te ngushtuar qe te shohin cfare duan keto pakica qe ju duket sikur sjellin verdalle boten.
sa per plakushin nuk kam cte them se e kam mbi kurriz "institucionin" qindra vjecar .... nejse nuk jemi ketu per kete qe varet nga maja kalit.
Ke te drejte ky i gjalli i vdekur qe kemi ka te drejte dhe te na taksoje me shume dhe te kepute qyfyre pa ju dridhur qerpiku, e te haroje cfare do theshte e tja fute gjumit mu aty ne mes te mexhelisit, pa e vrare mendjen dhe keto vite qe i kane ngelur ne presidence.
He se eshte mire ti numerosh zogjte pasi kane celur ...pa meselera me urdhera e yrja byrja ka cdo dite.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Urdheri as rivalizon dhe as le ne hije kerrkend. Presidenti amerikan eshte ne te drejten e tij te nxjerre urdhera. Dhe nuk ka pse nenkupton aktore te huaj. Aktori kryesor i huaj eshte ambasada amerikane te cilen e keni nemur 1000 here. Presidenti po te doje e fshin me nje te rene te lapsit ambasaden bashke me ambasadoren. Aktoret e huaj i duhen atyre qe po i rreshqet toka nen kembe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.