Vëllezërit e çuditshëm nga Kaukazi

Postuar në 15 Shkurt, 2012 11:14

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe miqtë e tij të rinj nga Azerbajxhani, janë bazuar në një teori historike të hedhur poshtë nga të gjithë gjuhëtarët dhe shkencëtarët për të justifikuar një marrëdhënie që mbetet në thelb thjesht biznes pa skrupuj moralë. Berisha dhe ambasadori i Presidentit azer Aliyev në Greqi, Rahman Mustafayev, deklaruan veçmas se sipas tyre, Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët, duke përdorur pikërisht teorinë që Kryeministri shqiptar po përdor sot për të justifikuar miqësinë e tij me diktatorin Aliyev.

“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev, i cili është diplomati i një vendi diktatorial që e nis fjalën e tij duke cituar paraprakisht një mendim të “vyer” të Presidentit Aliyev, i cili nuk është shumë i ndryshëm nga Enver Hoxha për nga rekordi që ka krijuar me dhunimin e të drejtave të njeriut.

“Në planetin tonë ka pasur dy Shqipëri, një ‘Albania e Kaukazit’ dhe një Shqipëri në Ballkan”, tha Berisha pas vizitës së tij në Azerbajxhan.

Albania e Kaukazit

Në fakt, një “Shqipëri” e Kaukazit nuk ka ekzistuar kurrë. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania dhe që gjendej diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët vendin e tyre, këtë nuk e di askush. Dihet se ky shtet pushoi së ekzistuari në shekullin e 11. Trashëgimia e këtij shteti pretendohet njëkohësisht nga azerët dhe armenët, të cilët dëshirojnë në këtë mënyrë të justifikojnë ekzistencën e vet. Gjuha e këtij vendi e studiuar nga dorëshkrimet, është klasifikuar si gjuhë kaukaziane, gjë që vërteton mungesën e lidhjes me gjuhën shqipe, e cila është indoeuropiane. Disa studiues të Mesjetës zbuluan dy emrat por që nga shekulli i 19, askush nuk beson më në lidhjen mes Shqipërisë dhe Albanisë së Kaukazit.

Biznesi

Dy faktorë ekonomikë janë përdorur nga Kryeministri shqiptar për miqësinë e tij me Azerbajxhanin, përpos lidhjes “së gjakut”. Teoria e parë ka të bëjë me gazsjellësin TransAdriatik (TAP). Ky projekt zvicerano-norvegjez gazsjellësi që synon të marrë gaz nga Azerbajxhani për ta dërguar në Europë, duket se nuk ka shumë nevojë për miqësinë e Berishës me Aliyev. TAP ka sakaq mbështetjen e shteteve të fuqishme si Norvegjia dhe Zvicra. Teoria e dytë është interesimi i një kompanie azere për privatizimin e “Albpetrol” si dhe për ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. “Albpetrol” është nxjerrë në shitje, por të gjitha asetet e saj të vlefshme i janë marrë sakaq nga kompani të tjera private. Që të dyja këto aspekte biznesi duket se mund të vendosen në listën e gjatë të projekteve shumëmiliardëshe që Kryeministri shqiptar i ka propaganduar me bollëk gjatë viteve të fundit, por që nuk u bënë realitet kurrë.

Ndërkohë, nevoja për të gjetur një lidhje gjaku për të justifikuar një marrëdhënie biznesi në tentativë, duket se është një temë e vlefshme për sociologët. Shqipëria ka një histori të krijuar gjatë periudhës komuniste të justifikimit të partneriteteve tregtare e diplomatike me ideologji.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

O ti Erebara a nuk eshte me mir te vish era bar se era edvin?

Submitted by Astrit (not verified) on

Edhe njehre Shqiperia qe ka me shume historiane nga sa ci duhen... Ne kete rast eshte nje njeri i kualifikuar si mjek, qe punon si administrator por qe ka lexuar shume (?!). Heren e fundit, kishim nje fare gjirokastriti, te arsimuar per biologji qe ishte sekretar i pare i partise...

Nuk e shtroj pyetjen perse njeriu flet budalleqe te tilla ne publik se e di pergjigjen: nga pleqeria te le mendja.

Por ngaqe e di kete pergjigje me ze frika. Nese z. Kryeminister i shkoi ne mendje te vere kinezcen gjuhe e dyte nderkohe qe ai akoma nuk ka patur kohe ti shkoje perfund literatures qe mbase na nxjerr me gjak nga Pekini, meqe kemi nje si pune alma mater ne Kaukaz, kam frike se neser mund te thote seriozisht ta veme si gjuhe te pare - Azerin ose Rusishten.

Konica ka thene "O Zot me jep force te mbaj gojen mbyllur sa here nuk kam ndonje gje me ment per te thene!"

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ Astrit - Eh mor mik sa larg jane shqiptaret nga Konica! Une e mbylla per vete gojen:-)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.