Qeveri teknike para zgjedhjeve të 2013-ës?

Postuar në 02 Shtator, 2011 03:32
Eduard Zaloshnja

Po të krahasohen votat që mori Edi Rama në zgjedhjet e fundit për Bashkinë e Tiranës me ato që mori në 2007-ën, mund të thuhet se ai realizoi një mrekulli elektorale. Në 8 maj 2011, Rama mori plot 27 mijë vota më shumë se sa kishte marrë në vitin 2007. Dhe në zgjedhjet e 2007-ës, ai kishte patur edhe përkrahjen e LSI-së (LSI-ja mori rreth 19 mijë vota në Tiranë në ato zgjedhje), ndërkohë që e pati kundër në 2011-ën (LSI-ja mori rreth 20 mijë vota në Tranë në zgjedhjet e fundit). Në fakt, po të veçohet efekti i LSI-së, i bie që Rama ta ketë rritur përkrahjen neto për të me rreth 45 mijë vota, karahasur me 2007-ën. Ndërkohë, rritja natyrale e numrit të zgjedhësve në listat e Tiranës mund të shpiegojë vetëm një rritje prej rreth 5 mijë votash për Ramën.

Dhe megjithë këtë mrekulli elektorale që realizoi, Rama nuk e rimori dot mandatin e kryebashkiakut - atë ia rrëmbeu Lulzim Basha, delfini i Berishës...

Ky dështim i tij erdhi pasi kishte bërë edhe para dy vjetësh një mrekulli tjetër elektorale. Në zgjedhjet e 2009-ës, në rang vendi, koalicioni i udhëhequr prej Ramës mori rreth 120 mijë vota më shumë se sa kishte marrë pothuaj i njëjti koalicion në vitin 2005 (atëhere koalicioni udhëhiqej prej Fatos Nanos). Dhe vetëm 1/3 e kësaj rritje të votave mund të shpjegohet me rritjen natyrale të numrit të zgjedhësve në listat e Shqipërisë. Rreth 80 mijë votat e tjera plus që mori koalicioni i udhëhequr prej Ramës mund t’i atribuohen faktit që koalicioni ndryshoi liderin.

Dhe megjithë atë mrekulli elektorale që realizoi, Rama nuk e mori dot mandatin e kryeministrit - atë e rimbajti Berisha...

Pas këtyre dy dështimesh, është më se e kuptueshme që Rama të matet mirë para se t’i futet garës së tretë me Berishën. Dhe është gjithashtu e kuptueshme që politikanë dhe opinionistë opozitarë të sugjerojnë strategji të ndryshme për përballjen e re me Berishën. Ndër më radikalet nga pikpamja e veprimit, ka qenë strategjia e propozuar nga Skënder Gjinushi, i cili ka sugjeruar bojkotim të plotë të Kuvendit dhe revoltë popullore për rrëzimin sa më të shpejtë të qeverisë Berisha. Ndër më radikalet nga pikpamja morale, ka qënë strategjia e propozuar nga Besnik Bare dhe Mustafa Nano, të cilët e kanë konsideruar të gëlltitshme aleancën me LSI-në, për sa kohë ajo mund të ndihmojë në rrëzimin e regjimit berishian.

Një strategji e mesme u propozua para disa ditësh nga Ilir Beqja, në një intervistë dhënë gazetës “Shekulli”, në të cilën sugjeronte që opozita aktuale të kontribuojë plotësisht në procesin legjislativ, por të kërkojë me vendosmëri krijimin e një qeverie teknike një vit para zgjedhjeve të 2013-ës, si dhe administrim të zgjedhjeve nga një trupë ndërkombëtare.

Duke gjykuar nga afërsia e Beqjes me Edi Ramën, mund të hamendësohet se strategjia e propozuar publikisht prej tij mund të jetë ndër të parat në listën që po bluan në kokën e vet udhëheqësi socialist. Dhe pyetja një milion dollarëshe është se sa e suksesshme mund të jetë ajo.

I vetmi mjet paqësor që ka në dorë opozita për të realizuar dy ndryshimet e sugjeruara nga Beqja është kushtëzimi i reformës zgjedhore dhe reformave të tjera të kërkuara nga BE me dorëheqjen e Berishës dhe administrimin e zgjedhjeve nga një trupë ndërkombëtare. “Nëse kundërshtari ulet në tavolinë me logjikën e hajdutit, nuk ka reformë që të jetë e suksesshme,” - thotë Beqja në intervistën e tij. Pra, lë të kuptojë se dihet që “hajduti” Berisha nuk i pranon këto kushte, por trysnia e “policit” BE mund ta detyrojë atë që të lëshojë pe.

Trysnia e BE-së, në fakt, ka dhënë rezultat me ish-kryeministrin e Kroacisë apo atë të Malit të Zi, të cilët dhanë dorëheqjen pasi integrimi në BE i këtyre vendeve u kushtëzua pikërisht me dorëheqjen e tyre. Por a mund të japë dorëheqjen Berisha për t’i hapur Shqipërisë rrugën e integrimit në BE? Si zor... Për më tepër, BE mund të mos jetë e gatshme t’i ushtrojë Berishës një trysni të atillë që të mund ta çonte këtë të fundit drejt dorëheqjes. Hera e fundit që partnerët tanë ndërkombëtarë ushtruan një trysni vërtetë të fortë ndaj Berishës ka qenë në vitin 1996, kur Departamenti i Shetit Amerikan i kërkoi atij publikisht përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona. Dhe rezultati i asaj trysnie ishte përsëritja e zgjedhjeve vetëm në 17 zona, aq sa të mos prekej shumica prej 2/3 të mandateve parlamentare për PD-në...

Por a do të mund të japë ndonjë rezultat, sado të vogël, strategjia e sugjeruar nga Beqja? Ndoshta mund të realizohet një farë administrimi ndërkombëtar i zgjedhjeve, por do të jetë e vështirë të pengohet një Berishë i mbetur në pushtet të bëjë atë që ka bërë në dy fushatat e fundit me administratën shtetërore, fondet publike, televizionin publik, policinë ndërtimore, tatimore etj. Ose thënë ndryshe, gjasat janë që, në qoftë se ndjek strategjinë e sugjeruar nga Beqja, Ramës do t’i duhet të kryejë një mrekulli elektorale edhe më të madhe se dy të mëparshmet, për të marrë në fund të garës mandatin që kërkon.

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Shkurt Aleance vetem me LSI me shkembime te forta deri tek pozicioni i Kryeministrit......qe midis dy te keqijave zgjidh te keqen me te vogel........

Submitted by A.G. (not verified) on

Kot ,fare kot...U mbars "mali" nga Meta dhe polli nje "qeveri teknike"...Lum si une,e lum si ti per kete mbleseri...

Submitted by Reformer (not verified) on

Qeveri teknike...kjo eshte sikur ta shash Salen me liber shpie..

Submitted by Gjee Ane (not verified) on

Nuk besoj se pranon Berisha. Per mendimin tim duhet rekompozuar e gjithe kushtetuta, per ndarjen e drejte te te gjithe pushteteve. Presidenti te zgjidhet nga populli dhe mundesisht te jete sistemi amerikan ose gjerman, pak a shume federativ por jo me landet gjermane por rajonale sic i ka Italia. Te gjitha te vendosen me referendum popullor. Ne si popull na duhet nje udheheqes me te drejte pushteti veten 2 here nga 4 vjet dhe te marr fund figura e tij. Nuk na duhet versioni rus i Putinit. Te njejten gje po mundohet  te beje edhe Berisha. Te mos kete me zgjedhje te Berishes as president dhe as kryeminister. Ne do te rri kryetar partie, tjeter gje. Ndryshe nuk ka dhe nuk mund te kete te ashtuquajturen "Demokraci."GjeeAne

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk ka asnje shans qe Berisha te pranoje qeveri teknike. Dhe as Amerika dhe as BE-ja nuk do mund ta detyrojne dot. Ai eshte gati ta djege perseri Shqiperine per te mbetur ne pushtet. E vetmja gje qe mund te pranoje Berisha eshte qe ai te terhiqet nga skena, por vendin e tij ta zere Basha, Olldashi apo Topalli. Pra te vazhdoje e njejta politike, por me njerez te tjere. Berisha i di mire zullumet qe ai ka bere bashke me Lirine, Shkelzenin, Argiten dhe kompani. Prandaj mos perrallisni kot. Me zgjedhje Berisha nuk hiqet kurre, pasi ai do t'i manipuloje, grabise, vjedhe  ato deri ne frymen e fundit. Vetem revolta mbarepopullore, paqesore apo e dhunshme, mund ta detyroje Berishen dhe mbeshtetesit e tij ta lejne pushtetin dhe te marrin avionet per tu larguar drejt Perendimit me valixhet e mbushura dengas me dollare.

Submitted by loni (not verified) on

Jam shume dakort me ju "katarakti" vetem protestat do ta dergojne kete krimin el ne vendin qe meriton. krimineli berisha dhe familja e tij e zhytur ne krim e kane kthyer tashme shqiperine ne nje mocal ku sundojne vete dhe vetem dhuma popullore do t'i zhduke nje here e mire, t'i shpronesoje e te gjeje ku kabne depozituar parate e vjedhura e t'i jape denimine merituar,qelbanikeve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.