A ka perënduar ylli politik i Pollos, Imamit dhe Rulit?

A ka perënduar ylli politik i Genc Pollos, Arben Imamit dhe Genc Rulit? Kjo është e vetmja pyetje që mund të bëhet lidhur me tre nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Berisha, dhe po ashtu për tre nga emrat më të njohur të tranzicionit politik shqiptar si dhe të historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës moderne shqiptare. Arsyeja? Që të tre këta njerëz, te të cilët opinioni publik shqiptar investoi besim dhe shpresë, për një tjetër dinamikë brenda PD-së dhe qeverisjes Berisha, të ndryshme nga ajo që presupozohej apo paragjykohej ky i fundit, në fakt janë sot pa protagonizëm politik. Janë thuajse me “yll politik në fikje”, po të bënim metaforën që ka futur në treg ambasadori Arvizu lidhur me “yllin politik”. Që të tre janë strukur në sektorët a ministritë e tyre, nuk kanë protagonizëm, nuk frymëzojnë më, kanë braktisur kauzat e tyre për të cilat ishin të spikatur dikur në opinionin publik. Duket qartë që janë të pamotivuar politikisht për fatin e mazhorancës dhe fatin e tyre politik, nuk i thonë më gjë opinionit publik, nuk janë kreativë. Ndërkohë që kapaciteti i tyre politik është krejt tjetër.
Ky nukël ministrash, edhe pse tepër të ndryshëm si tipologji, personalitet apo histori politike, kishin një të përbashkët: kthimi i tyre në PD, integrimi i tyre në ekipin Berisha, ku kanë shërbyer si garanci për opinionin publik dhe aktorët ndërkombëtarë që ndryshimi i Berishës është fakt, që mazhoranca do të kishte zëra dhe personalitete politike me integritet, me aftësi dhe kompetencë profesionale dhe politike, që do të rinovonin PD-në e mazhorancën apo do të ekuilibronin aksionin politik të Sali Berishës më afër interesit publik, më afër racionalitetit. Zaten këto ishin arsyet pse këta tre politikanë, në një moment të caktuar të karrierës politike të tyre, treguan një nerv politik, kontestuan dhe kritikuan Berishën dhe u bënë, në momente të caktuara të historisë sonë të tranzicionit, përfaqësues të asaj çfarë duhej që PD-ja të ishte në përputhje më mënyrën si ata e konceptuan interesin publik.
Po për të njëjtat arsye, momenti kur Berisha u tregua i hapur të integronte e korrigjonte kritikën e tyre dhe kur i ftoi për bashkëpunim, duke u dhënë madje edhe përgjegjësi dhe sektorë të ndryshëm në drejtim, të gjithë e mirëpritën këtë si një hipotekë të vlerësueshme për ndryshimin real në kampin blu dhe te Berisha konkretisht.
Por çfarë ka ndodhur kur po i afrohemi fundit të mandatit të dytë të shumicës qeverisëse? Rutinë. Stanjacion, mungesë kreativiteti politik, jo ndonjë gjë e madhe sa për t’u shënuar gjatë apo fort në reformën e sektorëve përkatës, por sidomos pa protagonizëm politik përfaqësues të ideve, frymëzimeve apo shtresave shoqërore që përfaqësonin. Sigurisht po të përjashtonim ndonjë moment shkëlqimi të tipit të replikave të Genc Rulit me Edi Ramën, qëndrimin e vendosur të Arben Imamit gjatë 21 Janarit, apo kriticizmin brilant të Genc Pollos ndaj presidencës së Bamir Topit, çka thjesht konfirmon kapacitetin e tyre dhe vë në pah mungesën e motivimit politik për pjesën tjetër të axhendës politike.
Në fakt, në demotivimin e kësaj tresheje njerëzish të aftë e individualistë, që nuk i lidh asgjë bashkë, qëndron një domethënie mbi gjendjen aktuale të shumicës qeverisëse të udhëhequr nga Sali Berisha. Dhe jo për përgjegjësi të tij domosdoshmërish.
Shumica është në një limonti të paparë, në të cilën të gjithë janë kontributorë, të rinjtë dhe të vjetrit, ata që kanë qenë servilë të Berishës e ata që kanë qenë kritikë e rivalë të tij, ministrat teknikë dhe ata politikë. Me një Kryeministër “në të gjitha frontet”, me një ekip qeveritar në plan të tretë, nuk di pse heshtja dhe mungesa e protagonizmit të Pollos, Rulit dhe Imamit bie edhe më shumë në sy, sepse nuk pritej.
A po perëndon ylli politik i Genc Pollos, Genc Rulit e Arben Imamit? Po, nëse vazhdojnë dhe ca kështu.
Mapo
Comments
Henri Cili ka disa kohe

Henri Cili ka disa kohe qe per te bere nje deklarate (gjithmone ne sherbim te dikujt) zgjedh ne menyre kopileske medemek ( ndjese per fjalorin) te ndertoje titullin e edtorialit te tij ne forme pyetjeje.

I ka perenduar ylli politik - thote - Rulit, Pollos dhe Imamit? pyetja ime per Henrin eshte : Keta qenkan te paret dhe te vetmit qe u ka perenduar ylli politik ? Askush tjeter nuk te vjen nder mend para ketyre dhe pervec ketyre?

Henri kete here (dhe gjithhere) eshte ne sherbim te Lul Bashes. Ka nje deshire, ambicje, aspirate apo quheni si te doni , te heshtur e te vjeter nga Pollo, Ruli e Imami (secili per vete e mevete) per te marre Partine e Berishes . Marre ketu ne konsiderate edhe qe Lulin brenda PD nuk e duan, H. Cili po pretendon te vrase tri zogj te tulatur (por te nginjur tashme )me nje pyetje dilematike. Ata, mor Henri, ne limonti kane qene qysh ne krye sepse nuk e bene pazarin e ndyte me Berishen per militantizem aktiv e nga dashuria per PD. por per te rrjepur sa me shume e sa me shpejt ne cdo vrime te qeverise te ishin. E bash ne limonti vodhen e vjedhin ende... si edhe na vodhi e na vjedh edhe luli ne limonti e me buzeqeshje.

E si mund te kete yje

E si mund te kete yje politike ne nje sistem ku karrieren ta jap, ta merr, ta rrit, ta zvogelon kryetari??? Eshte pyetje pa vend ne nje kohe qe ne nuk kemi sistem te mirfillite konkurues politik.

Kryetaret ta japin karrieren ne baze te mundesise per te shfrytezuar suksesin tend per perfitimet e tyre duke u ruajtur nga mundesia qe ky sukses te kthehet ne rrezik per zevendesuar vete kryetaret. Ne momentin qe faktori i dyte behet me i madh se i pari te "prihet koka".

Kuptohet qe eventualisht kryetaret behen paranojak nga pushtetit total (mendo Enverin) dhe faktori i dyte kthehet aq frikesues per ta sa preferojne tipa pa pike mundesie per te patur suksese personale, e perfundojne vetem me militante idiot ne pozicione te larta. Me pak fjale sistemi politik i sotem me njerez si Mesila Doda, Strazimiri, Paloka, Topalli nga njera ane, apo kllounat e paperseritshem nga ana tjeter, Brace, Veliaj, Tahiri, Shalesi.

Kur shikoj e degjoj te flase

Kur shikoj e degjoj te flase z. Cili, menyra se si kontraktohet, ato cfare thote, si i ben bashke piramide vetullat ne mes te ballit, e besoj qe ky njeri eshte kaps. Jo vetem kapsllek fiziologjik. Te dyja llojet. Edhe kapsllekun mendor. Duket qartazi kur shtrengohet te mbroje dicka pro qeveritare, ne emer te interesave te tij financiare. Tjeter gje i vjen nder mend, tjeter gje thote. Ky opinioninst i pavarur, i varur pas brekeve te pushtetit, bythlepires i tij.

"S'me do trapi" dhe "... po ti je nje rrogetar more..." jane dy nga momentet ku ai, ne menyre te pavullnetshme, lirohet nga kapslleku! Te gjithe ata qe jane rrogetare, duhet ta ndjejne veten inferiore karshi tij. Sepse atij s'i do trapi!

Edhe tani eshte liruar ca. I ben dalje avokatise se disa hajduteve: "Gencët" dhe "Arbeni", tregon shoket si tek filmi "Debatiku".

E kam te veshtire te
E kam te veshtire te imagjinoj qe ka ende individ ne Shqiperi qe mund ti marre seriozisht pallavrat idiote te Çilit. Vetem ne vendin tone nje firauni mediocre si Çili mund te beje karriere dhe madje te te shese edhe mend. Uroj qe nje dite ky lloj individi te kujtohet me shpoti si nje krijese e mjere e tranzicionit Berishian/Nanoian.
More e ke o Koz, por ai eshte

More e ke o Koz, por ai eshte njekohesisht drejtues i nje universiteti privat dhe edukon direkt rinine shqiptare. E imagjinon dot te edukoje femijet e tu(edhe te mite), te ardhmen e Shqiperise, ai trap me zile?!

Mua me hap barkun kur ben edhe si marketer inteligjent. I ben gjoja marketing universitetit qe drejton. Si nuk i thone ortaket "Hiqu menjane se na prishe biznesin" Ata nuk me duken te njetin nivel me te, por miqesia ngjan pa behet!

Edhe diçka, kjo eshte nje
Edhe diçka, kjo eshte nje dite e keqe per Respublican. E di qe Muçi do te thote qe respublica eshte e hapur per te gjithe por qe ti japesh hapesire mediatike pervec gazeta se tij Mapo dhe perzgjedhesh mediokritetin ---per cfare ??? Analize apo komente mbi broçkullave te Çilit? --- me duket nje gjykim I dobet ne mos kjo eshte nje Shaka sarkastike me vete filozofin Çili
Add new comment