Politika të mos tallet me profesoratin!

Arsyeja pse po i shkruaj këto radhë janë disa miq të mi, që më kërkuan me këmbëngulje pse nuk rikandidova për postin e dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Dua t’ju them atyre dhe të tjerëve se, moskandidimi im është një shenjë proteste e vogël karshi politikës, që ka ndërruar ligjin në momentin kur duhet të ishin shpallur zgjedhjet në universitetet publike. Në asnjë vend të botës demokratike politika nuk do të guxonte të bënte diçka të tillë, nga frika e opinionit universitar dhe e opinionit publik në tërësi. Ligjet universitare ndryshohen për ide dhe reforma të reja, jo për të mundësuar disa drejtues të qëndrojnë edhe një mandat të dytë në karriget e tyre. Është fatkeqësi që në vendin tonë, një ndryshim i tillë i shëmtuar bëhet me dakordësinë e dy partive të mëdha, praktikisht të pozitës dhe opozitës shqiptare. Po përse politika pranon një shëmtim të tillë të kuadrit legjislativ universitar tek ne? Arsyeja është e thjeshtë. Drejtuesit e vjetër, që priten të drejtojnë dhe në të ardhmen universitetet publike me ndihmën e ligjit të ndryshuar, do të jenë të bindur (sikurse kanë qenë në mandatin e parë) ndaj politikës. Nuk do të ndryshojë asgjë. Do të ngelen raportet e mëparshme politikë-profesorat. Do të ketë ndoshta pak zhurmë nëpër media, ndonjë zë si kundra nga drejtuesit e rinj që u zgjodhën prej të vjetërve, ndonjë intervistë e disa kritika me pambuk. Një gjoja oponencë që thjesht forcon sistemin e nënshtrimit të profesoratit dhe të mungesës së lirisë së tij për t’u shprehur dhe mbrojtur interesat e jetës akademike shqiptare. Politika është forca që nuk do të ketë asnjë kokëçarje prej profesoratit shqiptar, ngaqë i ndruhet aq shumë argumentimit shkencor të mendimit të tij të lirë. Ja përse sot pedagogët mbahen “nën hyqem” nga rektorët dhe dekanët e saj, dhe nëse dalin në media me ide ose denoncime të tyre mbi bazat e dijeve që kanë, rrezikojnë postin në fakultet. E kam thënë dhe e përsëris, një drejtues që qëndron për tetë vjet në krye të një universiteti apo fakulteti nuk mund të jetë më pedagog, ngaqë ka humbur të gjitha aftësitë pedagogjike dhe shkencore për shkak të detyrës. Unë personalisht kam qenë nismëtar për t’u ndërruar ky ligj, që tani u kthye me kokëposhtë, sikurse ishte shumë kohë më parë. Kam kërkuar me forcë që në ligj të fiksohej e drejta për vetëm një mandat për një drejtues universitar. Kjo, sepse nuk janë drejtuesit që e bëjnë një universitet. Universitetin e bëjnë pedagogët dhe studentët e tij. Drejtuesit janë dhe duhet të jenë të përkohshëm aty. Unë vetë personalisht jam penduar që bëra aleanca me njerëz pa ide, për t’u zgjedhur pa mund herën e parë si dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Nga këto aleanca vuajti puna ime drejtuese këto katër vite, edhe pse u përpoqa me të gjitha forcat të bëja diçka.
Jam i bindur gjithashtu se të gjitha aleancat e reja që janë duke u zhvilluar, qëllimin e vetëm kanë postin dhe aspak idetë për të çuar përpara universitetin. Është për të ardhur keq që zgjedhjet në ambientet universitare janë duke imituar aleancat politike të sotme, të cilave gjithmonë u kanë munguar idetë, por janë të tilla vetëm për të qëndruar në pushtet. Është fatkeqësi që zgjedhjet universitare janë duke marrë formën e zgjedhjeve politike shqiptare. Dhe është pikërisht ndryshimi i tanishëm i ligjit që po i çon në këtë kah. Unë do të dëshiroja që zgjedhjet në universitet në formë dhe në përmbajtje t’i shërbenin zgjedhjeve politike në Shqipëri dhe jo e anasjella. Sot të vjen keq që nuk flitet fare se ç’kanë bërë këta drejtues të vjetër në katër vitet që e kishin mandatin dhe përse kanë moral të kërkojnë një mandat të dytë. Vetëm pse i qëndrojnë “peqe-lepe” politikës? Dua t’i them ministrit të Arsimit, mikut tim të dashur, të mos i lërë më “në hazap” universitetet publike, të mos ngatërrojë liritë akademike me liritë administrative në universitetet publike. Prania sot e shumë rregulloreve për zgjedhjet nuk është gjë tjetër veçse një qëndrim indiferent i MASH-it për të lënë në drejtim drejtuesit aktualë. Dua të përsëris fjalët e dikujt “jo të gjithë e duan lirinë në universitetet shqiptare”. Do të desha t’ju thoja edhe një herë kolegëve të mi, se, sipas gjykimit tim, ndryshimi me ligj i mandateve nuk i shërben aspak universiteteve, por politikës dhe disa shërbëtorëve të saj në jetën akademike të vendit. Do të dëshiroja t’u bëja një pyetje pedagogëve dhe studentëve: nëse nesër, pas katër vitesh, politika do të ndërhynte në ligj, siç ndërhyri përpara një muaji, vetëm për t’i dhënë të drejtën për të kandiduar për herë të tretë atyre që do të jenë drejtues sot, a do ta prisnin me të njëjtën qetësi? Ky është problemi që ne duhet të protestonim sot sado pak. Unë i kërkoj falje zotit Tavo, se i kam përmendur emrin nja dy herë si iniciator i këtij ndryshimi. Edhe pse kam qenë i bindur se ky ndryshim është bërë me pëlqimin e dy forcave të mëdha. Lojën e drejton politika, që i duhen drejtuesit e vjetër për të shitur pordhë, se i ka profesorë. Në fakt, edhe atë talent apo dije të mirë që këta kishin kur ishin pedagogë, e kanë shteruar duke u marrë vetëm me “menaxhimin” aspak në drejtim të rritjes së cilësisë dhe kërkimit, por në shërbim të politikës dhe të grumbullimit të votave për mandatin e dytë. Dhe e përsëris, kanë pushuar së qeni pedagogë. Nuk janë në gjendje t’ju shërbejnë as stafit pedagogjik, as edhe studentëve. Prandaj në gjykimin tim, nëse pedagogët e universiteteve publike shqiptare do ta ndjejnë veten njerëz të lirë, duhet t’i tregojnë politikës se ajo nuk mund të tallet më me ta, duke u imponuar drejtues nëpërmjet ndryshimit të ligjeve, pa marrë aspak mendimin e tyre dhe në një kohë aspak të përshtatshme.
Marrë nga Shqip
Comments
Kur politikanet nuk jane ne

Kur politikanet nuk jane ne gjendje te thone asnje gje per qeverisjen nepermjet demokratizimit te shtetit,kur ekonomistet nuk jane ne gjendje te thone asgje per ndermarjet,vendet e punes,rolin mbeshtetes te shtetit ne lidhje me prodhimin,kur filozofet,analistet nuk thone asgje per prinçipet etike te drejtimit,kush duhet te qeverise,kush jane reformat kryesore qe duhen bere,kush jane format kryesore te globalizmit dhe si perfshihemi ne ne 'to,kush jane mjetet e trasformimit politike,keto jane shenjat qe nje shoqeri eshte ne perendim.

Ka te drejte G.Orwell kur thote:"Jemi te impenjuar ne nje loje,ne te cilen nuk mund te fitojme.Disa falimentime jane me te mira se te tjerat;kjo eshte e gjitha."

O Gim Shkodra! Po ku don me

O Gim Shkodra! Po ku don me dale se po mdukesh si njaj Koco i Olges qi asisen nuk u murme vesh!

Kujt i ankohet ky zoteri i

Kujt i ankohet ky zoteri i nderuar?!!! E bene politiken corap turli farsoj doktorash e profesorash, e bene te gjithe atdheun germadhe, e tani ankohet per profesoratin!!! Po Ty dhe Akademine e Shkencave t'a bastarduan z. Stringa!

Me thuaj nje gje qe zuri me dore ganrena Sali dhe nuk e degjeneroi!

Shume vone Stringa, tani qe

Shume vone Stringa, tani qe do te kaloje tek Topi po na thote qe politika te mos tallet. Ka 20 vjet qe rri tek Berishasurro, asnjehere nuk ka qene 100 % me te por asnjehere nuk i ka bere dalje te plote. Tani Stringa eshte shume i vonuar per gjera te tilla, i shkon me mire ta kritikoje Salen neper birrari dhe qebaptore sic ka bere deri tani.

Add new comment