Duhen patur frikë qeveritë që s’kanë frikë nga vota
Në një artikull editorial, gazeta Washington Post komentonte dje aksidentin katastrofik të trenave të shpejtë që ndodhi në Kinë të shtunën e kaluar, kur dy “trena-predhë” u përlasën mbi një urë në provincën Zhejiang, duke shkaktuar 39 viktima e duke plagosur dhjetra të tjerë. Autoritet kineze njoftuan se aksidenti u shkaktua nga një mosfunksionim i sistemit të sinjalizimit.
Sipas Washington Post-it, shkaku i vërtetë i aksidentit duhet kërkuar tek fakti që qeveria kineze nuk ka frikë se mund të ndëshkohet me votë, kur bën investime në infrastrukturë që janë si joeficiente nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe të pasigurta. Vendimi për ndërtimin e sistemit të trenave të shpejtë u mor pa zhvilluar më parë një debat të gjerë publik rreth vlerës së një investimi të tillë. Dhe qindra miliardë dollarë u shpenzuan për një sistem që shumica e kinezëve të zakonshëm nuk mund ta përdorin dot, për shkak të kostos së lartë të biletave. Ndërkohë, ndërtimi i sistemit të trenave të shpejtë u bë me ngut të madh, duke i dhënë më tepër rëndësi prestigjit kombëtar se sa jetës së pasagjerve. Gjithashtu, sipas Uashington Post-it, korrupsioni i zyrtarëve që mbikqyrnin ndërtimin e sistemit mund të ketë luajtur rol në keqfunksionimin e tij – Japonia ka 50 vjet që përdor gjerësisht “trenat-predhë” dhe nuk ka patur asnjë aksident fatal deri më sot.
Editoriali i Uashington Post-it thekson se është karakteristikë e qeverive autoritariste që të bëjnë investime grandioze në infrastrukturë, të cilat shpesh janë të pajustifikueshme ekonomikisht dhe, për më tepër, të pasigurta. Të tilla qeveri, ndryshe nga qeveritë demokratike, nuk i tremben ndonjë verdikti të ardhshëm të elektoratit, dhe as zemërimit të opinionit publik, të cilin e përpunojnë nëpërmjet mediave të kontrolluara prej tyre.
E.Z.
Comments
Keto mediat e prishin
Keto mediat e prishin terezine e miletit,sepse jane bere si ai "romi" qe i bie defit per te kercyer "ariu" dhe te gjithe ,si ata qe paguajne dhe ata qe jo bejne sehir me nje kenaqesi te vecante,te cilen edhe pas perfundimit te "spektaklit" ua rrefejne te tjereve gjithe entuziazem...
Ja paska fut kot gazeta me
Ja paska fut kot gazeta me kete lloj llogjike.Sipas kesaj cdo gje qe behet ne Kine,eshte kot sepse nuk pyesin masen e njerezve.Amerika te shohi me mire hallet e veta,se po shkon per lesh me duket.Po del nje fiasko sistemi financiar qe kane ndertuar,me mire te shohi vendin e vet,qe po shkon per lesh.
Add new comment