Austria dhe 5 vende të BE-së kërkojnë “zgjidhje europiane” për shpërndarjen e vaksinës
Mënyra sesi Komisioni Europian ka vendosur të shpërndajë vaksinat kundër CoVid-19 ka provokuar reagime nga gjashtë shtete anëtare të bllokut. Austria, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Letonia dhe Kroacia -krerët e tyre politikë - kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel, përmes së cilës kërkojnë një “zgjidhje europiane” për vaksinën. Drejtuesit e këtyre vendeve ankohen se vaksina po shpërndahet jo drejt dhe jo në raport proporcional me popullsinë, apo shkallën e epidemisë.
Nismën për të vepruar në këtë drejtim e ka marrë kancelari austriak, Sebastian Kurz, sipas të cilit ka marrëveshje mes bordeve në BE dhe kompanive farmaceutike.
Do përfundojë që në qershor, Malta do ketë tri herë në shumë vaksina krahasuar me popullsinë sesa Bullgaria
është shprehur Kurz.
Mirëpo demarshet e kancelarit austriak nuk janë përfillur shumë, pasi për opozitën austriake, Kurz po kërkon të largojë përgjegjësinë për dështimin e fushatës së vaksinimit.
Megjithatë, një sukses relativ ai e ka arritur, pasi në media është njoftuar se BE do të mbajë më 25 mars një takim ku do të diskutohet edhe për këtë çështje. Blloku është ndër zonat më të dështuara për vaksinimin qoftë edhe për certifikimin e vaksinave të cilat po i sheh me lente gjeopolitike.
Comments
Kurz i Austrise nuk ka pse
Kurz i Austrise nuk ka pse kerkon rregulla te qarta europiane per shperndarje vaksinash, por duhet te mesoje nga lideri yne 2 metrosh qe pranon cdo rregull mesjetar te mbajtjes fshehur te ketyre kontratave, marrveshjeve, e cfare ka te bej me sjellje padron-skllav! Jetojme ne kohra te cmendurish dhe do ti bindemi te cmendurve! Sepse te cmendurit kane zaptuar shtetet dhe pale se c'mund te bejne me keq, se c'po bejne!?
Add new comment