Duhen numra, jo dëngla morale

Postuar në 30 Gusht, 2011 03:32
Mustafa Nano

Ka ca kohë, saktësisht qysh nga momenti që është hapur loja presidenciale, që po përmendet e hidhet si rastësisht ideja e Fatos Nanos si kandidaturë për postin e Presidentit. Janë lançuar dhe kandidatura të tjera (Topalli p.sh.), do të lançohen të tjera akoma, por kjo e Nanos përmendet si një atout, si karta e fundit, si asi nën mëngë i ca qarqeve e pushteteve okulte, përfshirë dhe Berishën që s’është pushtet okult; ky i fundit mund të shtiret sikur s’e ka fare në mendje këtë ide, por mund ta hedhë në tryezë në një moment, kur peri i konjukturave s’mban më, duke na thënë: “Kujtoni se bëhem merak për të patur nën hyqëm presidencën? Jo, nuk është ky qëllimi im. Doni një provë? Po bie dakord për Fatos Nanon”.

Fantashkencë? Normalisht po. Berisha nuk ka asnjë arsye (me logjikën e vet, kuptohet) ta bëjë postin e Presidentit objekt negociatash, sa kohë që ai post është çështje votash, të cilat ai i ka. Aq më pak mund të bjerë dakord të caktojë atje një personalitet të fortë. Për Fatos Nanon mund t’i themi të gjitha të zezat, por që ai s’është një personalitet i fortë, këtë s’mund ta themi. E kjo është një arsye tjetër, pse Berisha nuk do e donte Nanon në presidencë. Ah, nëse mund të ketë rrethana ku, për një arsye apo një tjetër, votat e maxhorancës mund t’i bëjnë firo (fjala vjen, Meta fillon të lozë fort, duke e kërkuar për vete a për të vetët atë post), ai edhe mund ta marrë seriozisht në konsideratë kandidaturën e Nanos. Por kështu, jo vetëm që në presidencë s’do kish një xhol, por do prishej dhe me Metën, e kjo s’do t’i interesonte hiç. Zgjedhjet e tjera nuk janë larg momentit presidencial, dhe pa Metën ai e ka humbjen të sigurtë.

Por le t’i lëmë spekullimet me rrethanat (deri atëherë çdo gjë mund të ndodhë), dhe le të supozojmë se Nano është një kandidaturë praktikisht e mundshme. Do të ishte normale që ai të zgjidhej President? Do kish kuptim? Personalisht, thjesht ideja m’i trazon keq rropullitë në bark. Këtë nuk e them mbi bazën e vlerësimeve etiko-morale, të cilat, mendja të shkon, mund të më bëjnë të mendoj se ai është më i poshtër se këta që janë ende “gjallë” në politikë; Jo, përkundrazi, si kanë shkuar punët këto 5-6 vitet e fundit, ai rezulton të jetë më pak katran edhe se më i miri i këtyre që kanë mbetur (mjaft të mendosh se ai di të ikë, të hapë rrugë, e të dorëzojë çelsat; e kjo nuk është pak). Atëherë? Atëherë, kjo punë nuk do shkonte fare, prapëseprapë, do ish një turp i madh, do na komprometonte faqe botës si shoqëri, që supat e shpifura të ringrohura i marrim pa të keq për oferta të reja (e rikthyem Berishën nga bota e të vdekurve, tani u dashka të rikthejmë dhe Nanon?). Për më tepër, në këtë rast do të ishte sikur të ngriheshe dhe kundër një precedenti që vetë Nano u duk sikur e krijoi: kush ikën, ikën, dreqi ta hajë.

Mirëpo, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, këto arsyetime nuk ka të drejtë t’i bëjë asnjë njeri i politikës shqiptare. Fatos Nanon mund ta kritikojnë të gjithë shqiptarët, mund ta denoncojnë si non-chalant, të paskrupullt, deri dhe me prerje mafioze, por jo politikanët shqiptarë. Fatos Nanon mund ta kryqëzojmë ne të tjerët moralisht, e pas kësaj mund t’i japim munxët idesë së kandidimit të tij presidencial, por jo ata. Betejat morale nuk janë të tyret. Nuk janë për ta. Në këtë kuptim të vjen për të qeshur kur dëgjon që ndonjëri syresh “e skualifikon Nanos si kandidat, pasi ai është i korruptuar, ai e ka dredhur, ai i ka tradhëtuar të vetët, ai është bërë me Berishën, etj”.

Ndoshta ky është dhe shkaku që Edi Rama s’ka ngjitur si leader, e si aspirant për kryeministër. Ndoshta njerëzit s’i kanë falur dënglat morale. Me fjalë të tjera, njerëzit s’i kanë falur që ai donte të vinte në pushtet si një gjë më e moralshme, si e reja që do të mundte të vjetrën Nano-Meta-Berisha, si njeriu që, në ndryshim nga ata që kanë prona e pasuri të mëdha të deklaruara, nuk ka arritur dot të ketë një apartament të vogël 1+1 në pronësi të vet, makar një garsonierë a një biçim papafingoje. Unë nuk kam asnjë të drejtë të dyshoj tek ndershmëria e Edi Ramës, por ai bën mirë ta dijë se si njeri i ndershëm s’ka për ta fituar kurrë betejën me kundërshtarët. Nuk ka asnjë shqiptar, qoftë dhe më budallai, që ta njohë e ta votojë si njeri të ndershëm. Unë nuk njoh asnjë shqiptar që, pas deklarimit të Ramës se nuk ka shtëpi, të ketë thënë: sa i ndershëm është ky njeri! Përkundrazi, çdo shqiptar është i bindur se Rama është krejt i pandershëm me këtë deklaratë. Prandaj, Rama duhet ta heqë nga mendja se mund të fitojë si një gjë e re ndryshe kundër atyre që janë e vjetra. Rama, nëse don të fitojë zgjedhjet, duhet të bëjë llogari, duhet të ndërtojë aleanca, duhet të mbledhë thërrime votash, duhet të rekuperojë copat e humbura, sidomos ato copa që janë në krahun tjetër. Edhe Ilir Metën? Po, edhe Ilir Metën, mbi të gjitha Ilir Metën. Personalisht, edhe kjo punë, ashtu si kandidimi i mundshëm i Fatos Nanos për postin e presidentit, m’i sjell ropullitë tek goja; do doja një ofertë tjetër të re, realisht të re, do doja që të krijohej një frymë e shëndetshme dhe frymëzuese që t’i përfshinte të gjithë kundër regjimit, por përderisa s’ka një ofertë të tillë (e s’ka për të pasur; dhe pse-ja është një argument më vete), e përderisa askush nuk mund ta mbjellë atë frymën e shëndetshme, s’mbetet zgjedhje tjetër. Po ç’qar do ketë ky vend nga kjo përzierje kakërdhish në kavanoz?

Ka një qar të madh. Çështja është se po ndërtohet një regjim i frikshëm, dhe përparësia nr. 1 është të ndalohet ndërtimi i këtij regjimi. Nëse nuk frenojmë Berishën sa më shpejt të jetë e mundur, në harkun e dy a tre viteve do jemi të tërë nën hyqmin e Berishës. Ai po i merr të gjitha. Ngjarja me Tiranën më 8 maj tregoi se ai mund të bëjë gjithçka me synimin për ta shtrirë e thelluar sundimin e vet. Shumë shpejt do marrë presidencën, prokurorin, shërbimet sekrete, Vizion Plusin, Top-channel-in, gjykatat, kontrollin e shtetit, etj, etj. Nuk do na pranojnë në BE? Hahahaha! E çfarë pastaj? Punë e madhe! Fajin do ta ketë opozita, do ta kemi ne të tjerët. Ai s’do ketë faj. Ai do sundojë, amá. Dhe atëherë do të jetë vonë për secilin nga ne të tjerët. Rrëzimi i regjimit do të jetë me kosto shumë më të madhe, se sa kostoja që paguajmë nëse “Rama bën aleancë me Metën” e nëse “Rama pranon që Nano të jetë President i Republikës”.

Ka mënyra të tjera për ta penguar ndërtimin e plotë të regjimit, apo për ta rrëzuar atë? Çdo rrugë e mënyrë është e mirëpritur, por kjo që është provuar, dmth beteja e Ramës që është good guy kundër të gjithë të tjerëve që janë bad guys është edhe një demagogji e pështirë, edhe një gjë që të çon në humbjen e sigurtë më 2013. Dhe puna është se Rama nuk humbet asgjë në këtë rast; humbasim ne të tjerët.

Comments

Submitted by ermiri dajtan (not verified) on

Ne kete vend, qe prej 2009,  fiton ai qe kap me shume institucione dhe jo ai qe kap me shume aleate, dhe kete mundesi dihet kush e ka dhe e shfrytezon.

Submitted by ela (not verified) on

Me habit siguria Juaj z. Nano ne shprehjen : Nuk ka asnjë shqiptar, qoftë dhe më budallai, që ta njohë e ta votojë si njeri të ndershëm. Une jam shqiptar ndoshta dhe me budallai por une besoj tek Rama dhe vizioni i tij. Ai sigurisht qe eshte ndryshe nga te tjeret..dhe kete e tregon fakti qe nuk ka bere deri tani aleanca qe do ia benin ardhjen ne pushtet te sigurte edhe me humbje personale ne zgjedhjet e fundit(Meta + Milloshi)  Sigurisht ceshtja e ndershmerise eshte komplekse: Te pakten Rama edhe nese ka perfituar ndonje gje nuk ka vjedhur leket e mia por te biznesmeneve qe kane dashur te perfitone ne menyre te padrejte favore.  Une besoj tek Rama dhe tek vizioni i tij per shtetin shoqerine dhe institucionet. E besoj ate si individ madje me shume se forcen qe ai perfaqeson. E di qe menyrat e tij shpesh mund te mos jene te duhura: por kjo eshte nje e keqe e domosdoshme. Rama e ka te sigurte humbjen ne nje koalicion te mundshem me LSI pasi ndryshe nga cmendoni ju ka njerez ndoshta dhe jo aq budallenj qe besojne ende tek morali ne politike. Per mua do qe e trishtueshme ardhja ne pushtet me LSI: asgje nuk do ndyshonte. Kete e tregon dhe degradimi i pushtetit gjate ketyre 3 viteve qe PD ka qene ne koalicion me ta. Berisha gjithesesi eshte ne ikje. Edhe pse ai me budallallekun e tij mendon se mund te beje gjithcka me Shqiperine dhe shqiptaret; era nuk fryn me per te.

Submitted by Albi (not verified) on

Vizioni i Rames per institucionet u pa qarte ne rastin e ndryshimit te kushtetutes: eshte 100% identitik me ate te Berishes, "te gjithe pushtetet per mua, ne djall kush eshte kunder".

Ajo qe mund te themi sot eshte qe njerezit nuk genjehen me nga corapet e kuqe, kenget e Dylanit, apo oratoria e spikatur (kete aftesi ja njohin te gjithe). Te gjitha keto "modernizma" kane shume pak te bejne me mendimet apo jo demokratike te Rames.

Submitted by ela (not verified) on

Kam degjuar shume dhe per kete vleresim lidhur me ndryshimet kushtetuese. E para njehere vizioni i Rames duket edhe ne kete rast qe ndryshon nga ai i Berishes pasi pranoi qe ishte gabuar lidhur me ndryshimet kushtetuese.  Persa i perket thelbit te ndryshimeve ne gjykimin tim Rama gaboi dhe ka gabuar vetem ne nje gje: Ai nuk morri parasysh se kush eshte Berisha ne te vertete dhe cilet jane shqiptaret?? Ai eshte nje lider i parakohshem per kete vend fatkeqesisht per ne. Por per Ju qe jeni te kenaqur me Berishen e Meten dhe e shihni te keqen tek Rama Ju dalte per hajer cte them une.. pastaj shume spekullohet per ndryshimet kushtetuese. mos harroni se Berisha zgjodhi presidentin qe donte me Kushtetuten e vjeter ate qe kerkon shumice te cilesuar dhe asgje nuk e ndal ate. Sikurse dhe ndryshe nga sa spekullohet problemet me zgjedhjet nuk ndodhen se Kodi ishte i paqarte apo nga reforma elektorale e munguar por nga shkelja flagrante e rregullave te percaktuara me konsensus nga palet. Berisha ben marreveshje dhe pastaj se ka per gje te shkele marreveshjen. Ska ligj e Kustetute qe e ndal ndaj mos e shihni te keqen tek ndryshimet por tek mjeshtri i madh i mashtrimit qe po nuk iku me zi do bej.

Submitted by Tuc Maku (not verified) on

Neve sot shqetesohemi se ne vitin 2012 Sali Berisha do marre presidentin,do marre gjykatat,kontrollin e larte etj etj.E cfare do ndryshoje per qytetaret dhe per Shqiperine ne vitin 2012 nga viti 2011,2010,2009 asgje,absolutisht asgje.Pse Bamir Topin mos valle nuk e zgjodhi berisha,po Ina ramen,po kreshik Spahiun,po anetaret e gjykates se larte,po ata te kushtetueses etj etj????Te gjithe keta i ka zgjedhur Berisha.... Nqs zgjedhjet ne 2009 do i kishte fituar Ed Rama,te gjitha keto institucione do i kishte nje njeri i vetem,thjesht nuk do quhej Berisha por do quhej Ed Rama.Ndryshimet kushtetuese qe i propozoi Ed Rama nuk ishin nje reforme per permiresimin e institucioneve dhe ballancimin e tyre ne te mire te shqiperise,por ishin nje BAST I FELLIQUR MES RAMES E BERISHES NE KURRIZ TE QYTETAREVE,NJE BAST I CILI THOSHTE:"KUSH FITON I MERR TE GJITHA"...Berisha e fitoi bastin... Rama s`duhet te beje si qaraman por ti hape rruge nje fryme te re ne PS dhe ne gjith opoziten,me njerez qe nuk vene baste me berishen ne kurriz te qytetarve,por qe realisht mendojne per reformimin e shtetit dhe per interesat e qytetareve te ketij vendi.
Vetem duke vene interesat e qytetarve te parat dhe duke respektuar lirine e te gjitheve duke sjelle nje fryme te re,mund ta mundesh Berishen,(Rama nuk e mund dot),perndryshe ne nje loje bastesh te ndyra me berishen do jesh perhere i humbur.( NE FAKT TE HUMBUR DO JENE SHQIPERIA DHE QYTETARET E SAJ,SEPSE NE NJE FARE MENYRE NGA BASTI JUAJ I QELBUR TE FITUAR DILNI TE DY RAMA+BERISHA)
Faleminderit

Submitted by ela (not verified) on

Kam degjuar shume dhe per kete vleresim lidhur me ndryshimet kushtetuese. E para njehere vizioni i Rames duket edhe ne kete rast qe ndryshon nga ai i Berishes pasi pranoi qe ishte gabuar lidhur me ndryshimet kushtetuese.  Persa i perket thelbit te ndryshimeve ne gjykimin tim Rama gaboi dhe ka gabuar vetem ne nje gje: Ai nuk morri parasysh se kush eshte Berisha ne te vertete dhe cilet jane shqiptaret?? Ai eshte nje lider i parakohshem per kete vend fatkeqesisht per ne. Por per Ju qe jeni te kenaqur me Berishen e Meten dhe e shihni te keqen tek Rama Ju dalte per hajer cte them une.. pastaj shume spekullohet per ndryshimet kushtetuese. mos harroni se Berisha zgjodhi presidentin qe donte me Kushtetuten e vjeter ate qe kerkon shumice te cilesuar dhe asgje nuk e ndal ate. Sikurse dhe ndryshe nga sa spekullohet problemet me zgjedhjet nuk ndodhen se Kodi ishte i paqarte apo nga reforma elektorale e munguar por nga shkelja flagrante e rregullave te percaktuara me konsensus nga palet. Berisha ben marreveshje dhe pastaj se ka per gje te shkele marreveshjen. Ska ligj e Kustetute qe e ndal ndaj mos e shihni te keqen tek ndryshimet por tek mjeshtri i madh i mashtrimit qe po nuk iku me zi do bej.

Submitted by Albi (not verified) on

I kenaqur me Berisha-Meten???

Shiko, se sa llogjikoni ju duket qe me keto lloj pergjigjesh. Askush nuk eshte i kenaqur me gjendjen aktuale, po kjo nuk do te thote qe do mbeshtesim rotacion per hir te rotacionit. Rama ose ta meritoje ose te largohet.

Sa per ndryshimet kushtetuese akoma nuk ke kuptuar thelbin. Nuk ka te beje fare ke mendonte Rama se kishte perballe. Asnje njeriu nuk i jepet ai lloj pushteti, edhe Jezu Krishtit. Rama thjesht mendoj se do e kishte vete prandaj e firmosi. E sot do ishte PD-ja qe do kerkonte ndryshime duke thene gabuam, nqs i humbnin zgjedhjet. Nqs Rama pranon te levize nga karrigia qe ka e te mbaje pergjegjesite. Ka patur njerez te tjere brenda PS qe i kane kundershtuar, edhe duke mos votuar, ndryshimet kushtetuese. Kjo duhet te ishte beteja e tyre.

Rama nuk ka asgje te parakohshme. Eshte misherimi i ketyre 20 vjeteve tranzicion. Shume imazh, pak inteleket (qe duket sa here flet ose nuk flet per ceshtje konkrete), deshire e pafundme per pushtet te palimituar. Nuk e di ca ka te parakohshme ketu.

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

TË LUMTË GOJA ALBI!

Mjafton të shikosh se si është katandisur partia më e madhe në vend që të kuptosh se Rama, njësoj si Berisha, kërkon pushtet të pakufizuar!

Submitted by ela (not verified) on

Them i parakohshem pasi nuk kuptohet edhe ti vete e pranon. Te pakten ligjerimi politik i rames nuk ka te krahasuar me asnje prej politikaneve te sotem. eshte i vetmi qe mund te degjohet te tjeret janepatetike demagoge dhe dihet qe ne fillim cdo thone..

Submitted by Albi (not verified) on

Nqs do ishte gare per teater atehere do na interesonte ligjerimi. Meqe nuk eshte, na interesojne me shume veprat.

Submitted by Mondi (not verified) on

Edhe une pajtohem me keto qe thote Albi..madje i kam pasur keto dyshime shume me heret..qysh ne zgjedhjet e 2009..Ne ato zgjedhje Rama u soll sikur i kishte te fituara, na vuri perpara ne tepsi, nje liste njerezish krejt te shkeputur nga realiteti shqiptar, te cilet me shume njihnin Obamen dhe Ameriken sesa Shqiperine..Rama mendoi se i kishte te gjitha ne dore dhe i vuri shkelmin Metes..Te gjithe e dime se cfare muti eshte MEta, por ju lutem, nuk u be kaq i keq vetem ne 2009, valle ne 2007 ishte i mire kur puthej krahehapur me Ramen?! Meta si me i regjur qe eshte dhe pa komplekse e kuptoi hilene dhe rendi me vrap ke Sala.Personalisht nuk kam asgje kunder Rames, por me duket nje lider i papershtatshem, qe sikunder Saliu demokracine nuk e ka fort qejf..Kur e pyesin gazetaret per punet e partise, ia kthen.." keto gjera si interesojne publikut te gjere"..Jo, perkundrazi mua me intereson se cndodh ne ate parti..Fatkeqesisht e ka kthyer PS ne nje PD te dyte..Perbuzja karshi Nanos, eshte e pavend..Nano ka 1000 te zeza..por nuk i ka bere kaq keq ketij vendi..paradoksalisht atij do i mjaftonte karta e djegur e antikorrupsionit et Berishes per ta mundur kete te fundit i cili na e beri Nanon djall..

Submitted by Enj (not verified) on

"Njerez me te ndershem e respektuar per kandidate" do te ishte menyra me e mire per Ramen per te fituar zgjedhjet e ardhme. Nese eshte e mundur te ndryshohet Kodi zgjedhor dhe kandidatet te zgjidheshin ne menyre direkte sic u be per bashkite dhe komunat, dmth, 1 kandidat - 1 zone, pa proporcional e as proporcional/mazhoritar te perzjere, atehere akoma me mire. Jane te shumte shqiptaret qe nuk votojne dhe nqs do te dallonin nje burre apo grua te ndershem dhe te respektuar do ta shkonin ta votonin, une do ta votoja patjeter.

Perndryshe veshtire te fitohet me lista ku 1 emer mund te kaperdihet por 9 te tjere jane hajdute e mashtruese profesioniste, per ta votojne vetem militantet.  Pervec shqiptareve, veshtire edhe t'ja hedhesh me hile ne kod e ne aleanca Berishes,  ka ardh koha kur duhet luajtur ndershmerisht.

Submitted by Reformer (not verified) on

I dashur, Nano. Mendoj se ka ardhur koha qe edhe ti te thyesh disa tabu.

Le ta fillojme nga e para: Berisha thua ti po nderton nje regjim. Regjimi eshte i Berishes-Metes dhe jo vetem i Berishes! Kjo ka rendesi fondamentale, sepse kjo do te thote se edhe po te kaloje Meta nga ana tjeter do te kemi dyshen Rama-Meta. Pra pak a shume nuk ndryshon thelbi i marreveshjes qe eshte ndarja e perfitimeve te pushtetit. Per c'arsye duhet te mendojme se kjo dyshe do te funksionoje ndryshe nga dyshja Berisha Meta, ku serisht ai qe dikton kushtet do te jete Meta.

Sipas meje ka ardhur koha te kuptojme se politikanet jane keta qe jane, ne duhet ti detyrojme ata te sillen ndryshe!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Lidhur me skepticizmin e M.Nanos apo shumices se shqiptarve  se E.Rama  nuk eshte treguar i sinqerte kur deklaron se gjendja e tij bankare eshte tremije euro... Pergjithesisht cdo njeri e bazon aresyetimin ne premisen e vete qendrimit te tij... dmth. po te isha une kryetar bashkie do te pranoja te merrja , ne nje menyre apo tjeter , zarfet me pare, per nje punesim ne administrate apo nje leje ndertimi ? Kete pyetje une ia bera gruas time, edhe ajo skeptike per sa me siper, por meqe e njoh mire e dija pergjigjen e saj -absolutisht negative. Te njejten pyetje ia bera nje miku tim, i suksesshem ne biznesin e tij, tanime eksponent i nivelit te larte ne qeverine e PD... edhe ai, dhe per njohjen qe kam me te e besoj, dha pergjigje negative. Edhe une vete per kete pyetje kam pergjigje negative. Pra, mua do te me vinte turp nga vetja te pranoja rryshfet apo tangent per nje sherbim , te cilin i interesuari do ta meritonte... Mbetet qe njerezit skeptik per sa me siper, te pranojne  qe po te ndodheshin vete ne pozicionin e E.Rames , nuk do ia lejonin vehtes te linin t'u ikte zogu nga dora... !?

Submitted by Nje qytetar (not verified) on

Mendoj se ka edhe nje rruge tjeter per te shpetuar prej regjimit:Nje opozite tjeter,me nje lidership parimor,te lire(te pakapur),te vendosur,te qendrueshem,pa Nanon,pa Meten,pa Kacin dhe te tjeret si ai,me dhe per shqiptaret,me amerikanet.Me kete rruge jane te fituar si numrat ashtu edhe siguria e numrave,ndoshta edhe para vitit 2013.Por  kete rruge e hap z.Rama,jo PS-ja e z.Rama.

Submitted by A.G (not verified) on

Me pak katran,katran,me shume katran...Katran e shkuar katranit jane.Pra,perseri ne do te zgjedhim ate qe sehte me pak i nxirre?!Katran me boje dhe kjo...Do te zgjedhim me te ndershmit?!Edhe kjo nuk hahet sepse ne kemi ndezur ventilatoret e "baltosjes" dhe keshtuqe s'po gjejme kend te "virgjer".Cfare do te zgjedhim ne fund te fundit,kur zgjedhjet jane kaq pak "mbi tryeze" elektorale?!...Mendimi im:Ramen!Ramen dhe vetem Ramen pa koalicione interesaxhinjsh  ekonomiko-politike.Pse?Sepse Rama si administrator eshte provuar ne Tirane si politikan nuk eshte provuar,mbase edhe pse"nuk eshte politikan" por "mesi".As "mesi"nuk eshte.Mesa kuptoj une ai ka bere gabime per te fituar nje pushtet te forte per te realizuar "idete" e tij pa pengesa ne nje mandat te pare e me pas "shohim e bejme".Vetem se e pranojme te gjithe qe pushteti tek ne nuk nderohet me vota por me "zlota"...Ketu qendron problemi,qe votat jane kaq shume formale saqe te ben te mos e marresh mundimin per te votuar,sepse ata qe mban pas Rama nuk jane kaq "maestro" sa te parashikojne levizjet e kundershtarit ne cdo rast te mundshem per t'i paraprire "mat-it" rrufe.Asgje e mire nuk behet dot vetem,me perjashtim te vjershave te dashurise,cdo gje tjeter do ''grupe" bashkepunetoresh per te arritur suksese,por jo interesaxhinjsh kmplet por te nderthurrur me idealizma kolektive.Rame po desh le t'i therras kokes,t'i bjere kokes,ose ta shperthej koken me gjithe bashkepunetoret e tij e bashkepunetoret e ambasadave te huaja tek ne...Ose perdryshe,megjithe veshtiresite,"per te gjetur bilete" ne stadiumin politik,le te presim kur te na mbushet rradakja qe te votojme per "ata" qe besojme aspak mashtrues ordinere per kulturen tone te mjere...Mos u perseritet historia jone politike!Ta harrojme nostalgjine per politikane e nje kohe te shkuar,qe shullehen per qef te vet e presin t'i therrasim si shpetimtare,por te nxitim te rinjte "jo kumuniste" vet e prejardhje "komuniste" direkte,mbase do te jete "dite e re"...per ata dhe per ne...

Submitted by reformer (not verified) on

Se pari duhet ta kuptoni te gjithe se sulmi i pa diskriminuar kundrejt kunder Berishes dhe Rames, duke i barazuar ata me njeri tjetrin eshte nje ideologji apo levizje anti-politike dhe nihiliste!

Kjo i leverdis Berishes, sepse mbeshtet te gjitha shpifjet e tij kundrejt Rames. Se dyti duhet te kuptojme se nuk ka asgje te keqe qe si Berisha dhe Rama te luftojne per pushtet! Kjo eshte njelloj si te thuash se Don Zhuani nuk kerkon aventura, biznesmeni nuk punon per para dhe se njeriu mund te rroje edhe pa ngrene?!

Problemi eshte se dokrrat alogjike dhe arsyetimet debilizuese te propagandes PD-iste po gjejne gjihtmone e me shume terren ne nje publik te zhgenjyer dhe te lodhur nga politika! Nuk ka sens logjik te thuash se meqe Rama po lufton per pushtet, ai eshte po aq i keq sa Berisha! Ne politike luftohet per pushtet dhe nuk ka asnje arsye tjeter per tu marre me politike, vecse te marresh pushtetin per te vene ne jete programin tend! Nese ti duhet te provosh te tjereve se nuk lufton per pushtet duke hequr dore nga lufta per pushtet, ti je po aq debil sa edhe nje burre qe kerkon te martohet me nje grua, por qe premton se nuk do te beje seks me te!!!

Submitted by Astrit (not verified) on

Sic e kuptoj une, ceshtja nuk eshte qe te zgjedhim njeriun perfekt qe do te na drejtoje shtetin. Sikur te ishte e mundur kjo do te sihim te lumtur se do te kishim nje shprese.
Problemi qendron se per here te pare pas shume viteve do ti riktheheshim monizmit dhe se nje njeri praktikisht do te drejtonte me dore te hekurt tere institucionet e vendit. Nuk ka rendesi identiteti i ketij njeriu, praktikisht Berisha i 2012 eshte po aq i padeshiruar sa Nano sikur te ishte ne vend te tij, sa Rama apo sa edhe une vete. Ne tere boten normale nuk ka asnje njeri qe te kete kontroll mbi vendin sic do te ndodhe ne Shqiperine e 2012 dhe kjo eshte alarmante.

Rusia nuk ka arritur ne kete grade sepse Putini ishte burre i keq, por sepse nje njeri ka pushtet absolut. Pyetja qe shtrohet eshte e tipit 'po' ose 'jo': a doni nje Shqiperi si e 1996? Opinioni dhe ata politikane qe mund te humbisnin me shume nga ky opsion kane edhe pak kohe ne dispozicion ti japin drejtim muhabetit.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky titulli mund te ishte edhe keshtu :_Duhen numra , jo te besh  numra !_ looooooool

-Nje gje duhet thene Sala duke marre Tiranen i ka bere numrat per te fituar bindeshem zgjedhjet e vitit 2013,

Gjithe loja ishte tek Tirana .Tani qe ka Tiranen Sala i ben vete listat e zgjedhesve dhe i ben mire fare --qe ti ftioje nja 90% te depudeteve ne Tirane --plus ka edhe koalicionet me vete

-Kjo lloj opozite e Edushkes nuk fiton dot kurre kunder Sales , sepse kjo opozite kurre nuk mund ti beje aq vota  sa duhen per te kaluar Salen

---Pasi kjo eshte opozite e dyshimte ne cdo aspekt--Eshte e koruptuar, e pa afte politikisht , dhe e mbushur me spiune te grekut-

Si dhe megjithse kane keto mangesi qe tregojne nje deficence totale ne Intelekt te kesaj kryesie opozite  ata kane edhe te meten tjeter qe jane megalomane --hahahahahahahahahahahahaha ---------Kur ata nuk jane as Street smart as book smart -

Ata ne kryesi te PS-se me Edin ne krye dhe me Blushin nga ana tjeter,  jane ca njerez medioker qe nuk dijne as gjerat me elementare  si ne apsektin juridik per ti dale perpara cdo manovre dinake te Sales , po ashtu edhe ne komunikimin me njerezit -- --Ata nuk dijne te komunikojne  aspak

Dhe megjithse gjendja eshte e keqe ne Shqiperi prape pothuaj gjysma ja japin Sales voten me mire se sa t'ja jain  PS-se qe ka ne krye njerez te deklaruar PRO-Greke

PS-ja nuk fiton me pushtet .E bukura eshte se ata ne kryesi te PS-se, kuptohet ,qe e dijne kete  fakt hahahahahahahahhahahahahahahahhahaha

Epo opozite kaq diletante une nuk kam pare ... Dhe gjithe kete mediokritet te saj kryesia e PS-se na e paraqet si nje ruge e re  dhe moderne per t e bere opozite hahahahahahahahahahahahahaha

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.