Nga Lenini te Rama
Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të na e paraqesin kryeministrin Rama si lideri i munguar i demokracisë shqiptare, në momentet e fillimit të saj. Është ky personi që na duhej dhe me atë në krye, ne do të kishim patur një tranzicion ndryshe. Fatmirësisht për historinë shqiptare, Rama po e tregon sa demokrat është, me vepra. Sidomos me vepra. Radha i erdhi, madje i erdhi në një moment të shkëlqyer. Sapo ia dorëzoi Saliu, ky maskara i kombit. Ky që bën çdo gjë. Saliu bën koncesione korruptive (Rama jo?); Saliu bën nepotizëm (Rama jo?); Saliu përçan kombin(Rama jo?), Saliu bën hënën blu e të tjera plot...
Tani, Saliu ka dy vite që ka ikur. Rama ka dy vite që qeveris. Problemet ekonomike po shfaqen ngado, po vërshojnë jetën e të gjithë shqiptarëve. GDP po shkon në të s'ëmës, FMN po ulëret, qytetari shqiptari po rrënohet. Po Kryeministri çfarë ka ndërmend të bëjë për të zgjidhur këtë lëmsh? Me sa duket atë që bëhet rëndom në kësi rastesh. Kryeministri i Shqipërisë gjeti një armik të ri. Kishën Ortodokse shqiptare. Oops, na falni, Kishën Ortodokse greke. Na duhej një armik dhe një armik e gjetëm. Timing-u është perfekt (na falni për anglishten). Në të gdhirë të dites së Samitit të Vienës, INUK, IKMT, INUV, këto gërmat e frikshme, në ora tre të natës, në stil enverist, u paraqitën me dhunë, me ndihmën e policisë, dhe rrafshuan garazhin e armikut grek. Koço Kokëdhima duhet të ndjehet shumë i lumtur, sepse godina e tij pa leje, aq shumë e përmendur nuk është quajtur kurrë garazh, kështu që nuk rrezikon asgjë. Por këto i dimë të gjithë.
Le t’i kthehemi titullit. Përse Lenin? Epo edhe Lenini, në momentet e tija të vështira, diku nga 1922, pasi i kishte ngatërruar më keq sa s'ka rusët e shkretë, në një luftë civile që akoma sot s'ka rreshtur së krijuari probleme kombit rus, i duhej një armik. Kishte mbaruar punë me të bardhët, kishte mbaruar punë me të vetët (akoma jo plotësisht, do duhej mjeshtëria e Stalinit më 1936-ën për të mbaruar punë tamam dhe brenda partisë) dhe i kishte ngelur vetëm kisha. Po po, kisha. Kisha ishte problem, sepse ushqente zemrat e njerëzve dhe si e tillë përbënte rrezik në skemën e Leninit. I duheshin rusë të pashpirt, të kthyer në zombie për të fjetur i qetë. Atëherë Lenini u ul dhe shkruajti disa rreshta. Këtu më poshtë po ju paraqesim një përkthim të shpejtë, marrë nga eivista “Histoire”, numër 324, tetor 2007, botuar në Francë. Materiali vjen nga letrat e Leninit, të cilat u kishin shpëtuar dhe veprave të tija të plota. Kjo për të thënë që edhe rusët kishin pasur turp t'i shfaqnin. U desh Jeltsin dhe pak alkool për t'i bërë publike, diku nga viti 1996. Letra është e 19 marsit 1922.
“Me gjithë këta njerëz të uritur, që po ushqehen me mish njeriu, me rrugët e mbushura me qindra, mijëra kufoma, është tani dhe vetëm tani që ne mundemi (dhe si rrjedhim duhet) të konfiskojmë të mirat e Kishës me një vullnet të egër, të pamëshirshëm, dhe të mposhtim çdo rezistencë. Është tamam tani dhe vetëm tani që shumica e madhe e masave fshatare mund të na mbështesë, ose më saktë, mund të mos jetë në gjendje të mbështesë këtë grusht klerikësh...dhe këtë borgjezi të vogël reaksionare....Gjithashtu, arrij në përfundimin kategorik që është momenti për të shtypur klerin...në mënyrën më të vendosur dhe më të pamëshirshëm, me një brutalitet të tillë që do të kujtohen për dekada...Sa më i madh të jetë numri i klerikëve reaksionarë dhe i borgjezisë reaksionare që do të kalojë në tytën e armëve, aq më mirë do të jetë për ne. Ne duhet t'u japim një mësim të tërë këtyre njerëzve në mënyrë të tillë, saqë nuk do të ëndërrojnë me edhe pas dekadash...”.
Dhe në fakt, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1922, rreth 8000 priftërinj, murgj e murgeresha u vranë dhe u ekzekutuan. Përmasat ndryshojnë, pasi po flasim për Leninin. Teknika politike Jo.
Shënim i redaksisë
Comments
privat
Mos jeni gje pjese e "55" ju te redaksise se Resp!? Urime per orientimin e ri!
jo,jane bere pjese e partise
jo,jane bere pjese e partise se dules keta respublikanet! eshte me e ndershme te dalin hapur sesa te maskohen pas mbrojtesit te flakte te drejtave te joshqiptareve(se per te drejtat e shqiptareve nuk shtetesohen kurre)
Edhe ajo kisha qe u prish te
Edhe ajo kisha qe u prish te drejtat e shqiptareve cenon. Pavaresisht se jane ortodokse e dikujt nuk i pelqen. Masken nuk e di ku e shikon. Ne publikojme shkrime, hapur, pa fshehur ndonje gje. Nuk bejme biografi, apo vezhgojme nga pas deres.
Ku i ben mbledhjet REDAKSIA
Ku i ben mbledhjet REDAKSIA juaj... ne SHQUP ?!!!
Para televizorit duke mbajtur
Para televizorit duke mbajtur shenim ato qe thote lideri i Ballkanit.
kenokotorri@yahoo.com
ste vjene turp qe shqiptaret i bn greker sic duan ata te Athines.xhe islaamlket jo shqiptar.
Hahaha
Lideri i Ballkanit, hahahahaha, lideri i leshit.
Eshte e frikshme se si ata qe
Eshte e frikshme se si ata qe cfare nuk kane thene per Berishen po krijojne nje kult te ngjashem per Ramen. Dhe mire qe e bejne kete, po tani te vijne te shajne edhe "shqupist" nese guxon e u thua se ky piktori i tyre eshte nje njeri i zakonshem qe di mbase nja dy gjera per boten po qe nuk ka aspak ndonje njohje te palimituar per problemet e saj. Pale tu thuash qe eshte icik diktator dhe hajdut per vete.
dmth kush nuk eshte dakort me
dmth kush nuk eshte dakort me qeverisjen e rames eshte shqup-ist??? por ne fakt si mund ta mendoni ndryshe ju zarat apo komunistat e rinj, ju njohni vetem nje mendim, ate te liderit tuaj
Duket qe ju preferoni
Duket qe ju preferoni KOMUNISTET E VJETER, prandaj i beni edhe mbledhjet ne... SHQUP !!!
Jo mor xhan
Or blendi djali, te shash kaken nuk domethene se je me mutne.
Add new comment