Në vizitë me kryeministrin, infektohen në Vermosh 30 punonjës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit “pushtohet” nga koronavirusi. Mësohet se në këtë institucion janë 30 të infektuar. Shkak është bërë një pushim në mal, nga i cili janë kthyer të infektuar shumica e pjesëmarrësve.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një udhëtim në Vermosh, pjesë e të cilit është bërë edhe drejtori, i cili kishte paraqitur simptoma të rënda të Covid-19 që më përpara. Pavarësisht kundërshtimit të disa, pikërisht për këtë arsye, udhëtimi është bërë me insistimin e drejtorit.
Pas kthimit nga udhëtimi, punonjësit kanë paraqitur simptoma të infektimit nga virusi. Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e drejtorit, i cili u bë burim infeksioni për të tjerët, është rënduar.
Mësohet se punonjësit e infektuar, kanë qenë në të njëjtën vizitë ku ka qenë edhe kryeiministri në Vermosh, të dielën e javës së kaluar.
Comments
Jepni emrin e drejtorit se
Jepni emrin e drejtorit se duket si ato shkrimet qe vene gjoba, te tipit "kaq per sot".
E para s'te japim llogari ty
E para s'te japim llogari ty se e veme apo jo emrin. Kaq qe te mos ngaterrosh veten me ndonje tjeter.
E dyta: nuk besojme se ka me gjoba ne nje vend ku eshte legalizuar hajduteria.
Qarte e shkurt
Nga pergjigja, kuptohet qe jepni llogari vetem para Partise tende
E gjete!
E gjete!
Qarte e shkurt
Patjeter e gjeta. Ju kishte humbur ..........dhe une e gjeta ne rruge.
Besoj se Partia juaj duhet te jete opinioni publik
Na vjen mire qe jeni besimtar
Na vjen mire qe jeni besimtar!
Qarte e shkurt
Me vjen keq qe qenkeni ateisete.
Add new comment