Një kritikë radikale nga brenda: “Politika e Izraelit është Aparteid”
Ndoshta kohë të reja po vijnë edhe në Izrael. Kohë të cilat po shohin nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Beniamin Netanjahu, një problem i cili mund të hedhë farën e pasigurisë afatgjatë për shtetin hebraik. Një opinion i Bradley Burston, kolumnist dhe editor i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, shtron një kritikë radikale për politikën e Izraelit. Burston e quan atë: Aparteid. Fjala është për qëndrimin ndaj palestinezëve, nënshtrimin e politikës ndaj ultraortodoksëve, për zgjerimin e masave të sigurisë deri në absurditete të tilla, si klasifikimi publik i grevës së urisë së të burgosurve palestinezë, të mbajtur për muaj në burg pa gjyq, “si një lloj i ri sulmi vetëvrasës që synon të kërcënojë shtetin e Izraelit”. Deklarata e fundit që citon Burston, i përket ministrit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan. “Unë kam qenë një njeri që donte të besonte se kishte kufij morale dhe demokratikë, apo kufizime pragmatike, për atë se deri ku ishte i gatshëm të arrinte kryeministri t’u nënshtrohej propozuesve krenarë të aparteidit, për të fuqizuar pushtetin e tij”, shkruan Burston. Kritika krijon një stad të ri diskutimi, pasi ajo flet për një sens reflektimi te një pjesë e izraelitëve që nuk shohin të ardhme te policimi i çdo marrëdhënieje me palestinezët. “Aparteid do të thotë kur deputeti i Likudit Avi Dichter bër thirrje për rrugë të ndara mes hebrejve dhe arabëve në West Bank. Aparteid është kur ka palestinezë të pamumërt që burgosen pa gjyq, qëllohen për vdekje pa gjyq, apo duke u përpjekur të ikin...”, vijon Burston. Një shkrim që vë gishtin në plagë, duke vështruar Tel-Avivin zyrtar si pjesë thelbësore të problemit.
http://www.haaretz.com/blogs/a-special-place-in-hell/.premium-1.671538
Comments
Bravo Haaretz.
Bravo Haaretz.
Add new comment