Antinacionalistët e hapur dhe të maskuar

Postuar në 16 Gusht, 2015 17:34
Dr. Sadik Bejko

Po lexoj shkrime ku sulmohet I. Kadareja si nxitës i monofetarizmit të shqiptarëve dhe se çfarë dëmi të madh sjell një vijë e tillë e mendimit. Meqë paska një luftë(?), mohim të fesë islame, shqiptarët na qënkan revoltuar shumë, madje shumë prej tyre prej kësaj po bëhen me ISIS-in, etj.
Nuk jam dakord me një mendim të tillë. Ka një sulm nga disa gazeta, portale anonime e njerëz ndaj Kadaresë. Një sulm periferik. Gati si i inskenuar. Sulm i deformuar me qëllim. Unë them: Mos e ngatërroni Kadarenë me fenë islame. Nuk është punë e tij fusha e fesë. Nuk është anti islam. Nuk është Kadareja armik i kësaj feje, as armik i besimtarëve islamë. Nuk ka fakte për këtë. Këtu ndodh deformimi me qëllim: thonë atë që ai nuk e thotë. Ja tek është në Shqipëri, shkoni dhe pyeteni.
Ai nuk ka gjë me fenë islame. Sulmin e tij ndaj perandorisë otomane e ngatërrojnë me qëllim neo-otomanët, e bëjnë si sulm ndaj islamizmit. Perandoria otomane erdhi në këto troje me imamë e me ferexhe, me infrastrukturë, shkollë, me xhami, me mënyrë jetese… dhe jo vetëm me ushtarë. Erdhi me ideologji, me gjuhë, me kulturë, me filozofë, me poetë. Me këtë rrugë të ideologjisë, të shkollës, të kulturës, të mënyrës së jetesës shkombëtarizohesh dhe asimilohesh nga pushtuesi më mirë se sa me topat dhe më shpatat e ushtarit. Kjo rrugë e pushtimit shpirtëror vazhdon edhe sot. Edhe sot i kemi xhan e shpirt otomanët.

Kadareja ka bërë luftën më të fortë ndaj otomanizmit shkombëtarizues. Ai ka luftuar otomanizmin e mbetur te shqiparët, otomanizmin pa otomanë. Ai ka ngritur kryeveprat e tij, ka rithemeluar ideologjinë rilindase me antiotomanizmin e tij. Antiotomanizmi i tij në kohën e komunizmit, ishte dhe antisovjetizëm, antikomunizëm. Antiotomanizmi i tij është halë në sy për ata që duan të asimilohen shpirtërisht dhe materialisht, që gjasme në emër të qytetarit të botës, në emër të globalizmit, në emër ë çintegrimit dhe të çoroditjes ideologjike, çoroditjes së mendimit nacionalist shqiptar, duan vdekjen asimilimin, shkombëtarizimin në globalizëm të shqiptarëve të hapur ndaj botës.
Shkolla e një vendi është prodhuesja e ideologjisë së atij vendi. Ç’mësojmë sot, ata do të jemi nesër. Ç'libra, ç'histori, ç'këngë, ç’gjuhë mësojmë sot, ata do të jemi nesër. Këtë ka bërë pas rilindasve Kadareja: me letërsinë e madhe të tij ka rithemeluar, ka vënë shtyllat e nacionalizmit, e ka rrënjosur këtë nacionalizëm shqiptar. Me artin e tij e ka përjetësuar e shpërndarë në pesë kontinente emrin shqiptar dhe Shqipërinë. N. Spahiu, H.Feraj, një vajzë te gazeta “Bota sot”, etj me argumente gjoja fetare e sulmojnë Kadarenë më kot. Nxjerrin bishtra kot. Nuk është punë feje, as punë antiosmanizmi. Këtyre nuk u pëlqen shqiptarizmi dhe kapen nga bishti.

Fenë e kanë pasur dhe le ta mbajnë si të duan shqiptarët. Le të shkojnë në atë botë dhe me flamur saudit a turk. Me prift katolik a me pop ortdodoks. Shqiptar të bën e të mban shkolla kombëtare jo feja. Shqiptarët që nuk jetojnë në gjuhën e në kulturën shqiptare janë asimiluar dhe me miliona po asimilohen edhe sot nëpër botë. Ajo që si qëmoti nën otomanët, si dje nën internacionalizëm-bashkim-vëllazërimin, si sot në kohën e modernizmit i ka zhveshur dhe i zhvesh shumë shqiptarë nga të qenit shqiptar është se nuk kanë qenë të kyçur në ideologji kombetare, në shkollë kombëtare, në shpirt, "fe" kombetare, në mënyrë jetese kombëtare.
Këtë kështjellë të rrënuar të fesë kombëtare nga internacionalizmi komunist e ngriti në këmbë edhe një herë Kadareja me artin e tij. Ndaj antinacionalistët e hapur dhe të maskuar e sulmojnë. Jo, ashtu siç e shpikin armiqtë e shqiptarisë së tij atë që ai s'e pëlqeka islamin. Ai as do t'ia dijë per fe, ai s’ka aq punë me fenë e shqiptarëve. Ai është shkolla e nacionalizmit shqiptar në epokën moderne. Të verbërit nuk e shohin. Ata që e shohin dhe verbohen nga drita e tij, e sulmojnë. Ka dhe nga ata që nuk e kanë lexuar kurrë Kadarenë po kanë lexuar çfarë shkruajnë të tjerët për të dhe e sulmojnë.

"Telegraf.al"

Comments

Submitted by Mos Monu.Mentet (not verified) on

Doktor Bejko ka te drejte: IK sic duket edhe pej emrit, eshte musliman, ska si qellon kultjuren e vete. Edhe Enveri i Dimrit te Vet.ise se Tij, ashtu ishte, mazllem.
Kadafe duke sherbier nobelit te atdheut, bind europen se iliret kane ken eurolian. Shqiptaret e sorem rilindas nisen per Jermani per tu bere eurolian, jo se braktisin Keshtjellen Soc ku tani eshte Kumandar Edi Rama, por qe ti largohen sa me shume Lsis...
Atehere, nga cfare mbrohet Kadarfea?

Submitted by Zapbone (not verified) on

A ka ardhur koha per nje diskurs te ndergjegjshem; dhe ne qofte se akoma nuk e ndjen njeri nga intelektualet- turp per kohen qe jetojme. Une nuk e di kush vendos per hartimin dhe kush i zotron hapsirat publike. ( Kryetari i bashkise qe heq e vendos cfar i do qejfi si simbol, Kryeministri po ashtu)Mjaft jemi instrumentalizuar me ideologji dhe kompozimi i kujteses duhet te orjentoje shoqerine ne vlera e simbole paqeje e shqiptarizem. Prandaj me duhet te bertas ne koment: ka ardhur koha qe kopetentet, intelektualet akademiket te keshillojne e propozojne e projektojne per figura te shquara kombetare, monumente e simbolike tjeter, si emra rrugesh apo institucionesh per legjenda e personalitet artistike. Gjalle jane ne Gjermani Uve Seeler futbollist i shquar, legjende ne futboll ku para stadiumit te Hamburgut kemba e tij eshte kthyer ne simbol monumental, artiste e kengetar te tjer apo yjet e holliwudit qe kane emra e monumente si respekt e konotocion pozitiv. Dua te them qe eshte ne nderin e shoqerise dhe eshte tregues i celivizimit social qe Kadarese legjendes se gjalle shqiptare te celebrohet me nje monument apo emer te nje institucioni prestigjoz. Do te ishte prove e gjalle ku shoqeria do te tregonte vlerat e veta qe jeton kohe dhe mijvjecarin si popujt e qyteteruar...dhe jo me gerr verre e corjentime katunareske ku primitivet terheqin ne polemika banale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.