Në 25 vjet ndryshimi është nga "piso" apo "indietro" te "zuruck". Shëtitjet e Hoffman në dogana mbaruan. BBC: Opsion, rikthimi i regjimit të vizave me Shqipërinë

Postuar në 29 Korrik, 2015 04:21

Nga 25 vite më parë ka ndryshuar vetëm fjala. Shqiptarëve nuk u thuhet më "piso" apo "indietro" por "zuruck", që do të thotë mbrapa kthehu ne gjermanisht. Riatdhesimi i 70 azikërkuesve shqiptarë mesditën e së mërkurës shënon rikthimin e Shqipërisë në vitet '90 kur shqiptarët deportoheshin si të padëshiruar nga vendet e Bashkimit Europian. Pas paralajmërimeve shëtitëse të ambasadorit Hofman që nuk la pikë doganore pa vizituar, Gjermania ndez motorrët e avionëve që do të kthejnë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm. Një mesazh ky edhe për qeverinë shqiptare që e sheh fenomenin si produkt të grupeve kriminale, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi për largimin masiv të njerëzve të saj edhe pas 25 viteve tranzicion. Gjermanët këtë radhë e kanë seriozisht dhe pikturat e kryeministrisë pavarëisht se e ngohën klimën e marrëdhënieve duket se nuk e bindën kancelaren Merkel të mbajë në prehër shqiptarët energjikë që siç thotë Edi Rama kanë nevojë për Europën aq sa Europa ka nevojë për ta.
Azilkërkuesit nga Shqipëria, Siria apo vende të tjera të Ballkanit janë lajm i mediave kryesore në Europë. Rrjeti televiziv britanik BBC bën të ditur se politika gjermane është përfshirë nga debate të shumta për mënyrën se si duhet përballuar dhe frenuar fluksi i azilkërkuesve. BBC citon një zëdhënës të Agjencisë gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, të ketë thënë se rivendosja e regjimit të vizave do t’a frenonte fluksin nga vendet e Ballkanit. Megjithatë, alternativa që po qarkullon më shumë mes klasës politike në Gjermani është shpallja si vende të sigurta për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Ky klasifikim ua bën më të lehtë autoriteteve gjermane të kthejnë mbrapa azilkërkuesit nga këto vende, pasi ata do t’a kenë më të vështirë të vërtetojnë se janë viktima të persekutimit politik, fetar apo etnik në vendet e tyre të origjinës. Ky hap u ndërmor në dhjetor të vitit të kaluar për Bosnia-Herzegovinën, Maqedoninë e Serbinë. Sipas Agjencisë gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, numri i azilkërkuesve nga këto vende, aktualisht ka një rritje me 12%. Ndërsa nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, që ende nuk janë përfshirë në këtë listë, azilkërkuesit kanë pësuar një rritje me 500%.
l.mitro

Comments

Submitted by Robi (not verified) on

<p>Shqiperia eshte vend i begate. Me lider largpames qe ka fituar votat me thase. Pse ikin kete njerez? C&#39;u prish ky milet keshtu? Ne vend te lumturohen me dritat alla disko te kryeministria apo me betonarmene neser te liqeni, ikin ne Gjemani. Turp t&#39;i vije. Te rrine ne atdhe te ripjellin kete vend. Dhe te mos harrojne te votojne shefin pas dy vitesh, se sa me shume te shtypen aq me mire eshte.&nbsp;</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Me ben pershtypje fryma ngazelluese e lajmit, sikur mezi pret te gjeje fakte per te share Ramen dhe qeverisjen e tij. Madje te tallet edhe me anen kulturore te qeverisjes, sikur ajo ta kete fajin. Po te liheshin zhyl muret e kryeminsitrise nuk do te kishte azilante! &nbsp;Por nje gje eshte e qarte: keta njerz qe ikin nuk u varferuan kete nje vit e gjysem. Prandaj jepni Cezarit ate qe i takon dhe mos u politizoni ne kulm o ju &quot;te rinjte&quot; e kesaj faqe.</p>

Submitted by GEZI (not verified) on

<p>Shyqyr qe po shohim pak media opozitare ne kete vend. Cdo gje tjeter eshte e blere nga pushteti, pak me shume se nje shtojce e zyres se Endri Fuges, nga Top Channel tek Tema, jane bere media propagande nuk shihen. Po ka pasur varferi me pare, po Rama po tregohet i pashpirte me te varferit. Normal qe do ikin. Turpi eshte i kesaj qeverie.</p>

Submitted by tekniku (not verified) on

Problemi qe ka Rama (dmth ne, populli, me Ramen) eshte qe atij i mungon respekti per njerezit; edhe konsiderata e tij per kete shoqeri eshte e paket (e shpreh shpesh edhe me ato konsideratat per perfshirje apo veshje me pushtet te "prurjeve nderkombetare" apo njerezve qe "studjojne jashte"). Nuk e kuptoj pse e ka marre me kaq zell kete detyren e ngritjes kombetare kur brumi i kombit "nuk i ngjit"- nuk dua te mendoj qe eshte nje ordiner i mberthyer nga mania per para e pushtet (pa respekt).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.