Gazeta "Shekulli" denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së saj në ishullin e Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”
Me një shkrim të pasqyruar edhe në ballinën e saj gazeta “Shekulli” denoncon udhëtimin e deputetes Ledi Shamku dhe familjes së daj drejt ishullit të Sazanit me anijen ushtarake “Oriku”, duke përcjellë edhe reagimet e publikut, pasi si deputetja Shamku ashtu dhe bashkëshorti i saj Artan Shkreli kishin ndarë emocione dhe foto në facebook nga ky udhëtim.
Ja se çfarë shkruan Shekulli: Artan Shkreli shkroi në në orën 12.00: “Anija ushtarake "Oriku" lë brigjet e Vlorës për në Sazan. Emocion kur kujton sa i huaj dhe i joni njëkohësisht ka qenë ky ishull”. Ka mjaftuar ky status, shoqëruar me foton e anijes ushtarake si dhe fotot që më pas do të postonte bashkëshortja, deputetja e PS-së Ledi Shamku, një orë më pas shoqëruar me statuse të tipit: “Shqipëria, bukuria e fjetur! Faleminderit Zot! Je kaq i bukur o vendthi im! Kaq i bukur!”, që përdoruesit e rrjetit social Facebook t’i akuzonin se kanë përdorur pushtetin për të vënë në dispozicion të pushimeve të tyre private një anije të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë.
Me një një ekuipazh prej 15 specialistësh dhe në bashkëpunim me Qendrën Operacionale Detare Ndërinstitucionale anija e parë shqiptare është në funksion të Rojes Bregdetare për të përmbushur misionet e sigurisë së ujrave territoriale, operacionet e kërkim shpëtimit, monitorimit të rajonit dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme nëpërmjet rrugeve detare. Pikërisht për shkak të këtij funksioni, komentuesit online kanë akuzuar deputeten dhe bashkëshortin e saj arkitekt, se e kanë përdorur atë për pushimet e tyre verore, në vend që të merrnin anijet që janë të dedikuara për turizmin. I pyetur nga gazeta ‘Shekulli”, Artan Shkreli tha se ishte për të parapërgatitur punët për hapjen e ishullit të Sazanit për civilët: “Kam qenë me strukturat e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit. Bashkë me z. Auron Tare, veç tjerash, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, kemi përcaktuar dhe itineraret sipas Planit të Menaxhimit të ishullit që do miratohet së shpejti për t’u hapur për civilët”-deklaroi Shkreli. Majin e shkuar, kryeministri Rama bëri të ditur, përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebbok” se ishulli do të hapej këtë verë për turistët.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=290207
l.m
Comments
Keta miqte, jo vetem qe jane
<p>Keta miqte, jo vetem qe jane hipokrite kur flasin per te bukrin atdhé, qe e predorin si mall privat, por jane edhe te trashe nga mendja. E bejne krimin, harxhojne kushedi sa qindra lira karburant dhe e nxjerrin ne fotografi.</p>
Seshte hera e pare. Une I
Seshte hera e pare. Une I shoh shpesh qe marrin Orikun, dhe Jo vec me femije por edhe me shoqerine e femijeve te tyre. Kane shtetin dhe celsat ne dore. Te korruptuar edhe moralisht. Si nuk than nje fjale keta njerez per punimet brenda kryeministrise? Por lejun shkatrrimin!!!
Keta paskan qene te papare e padegjuar. Turpi zotit sa pa moral qenkerkan.
Shperdorja e Pushtetit, zor
Shperdorja e Pushtetit, zor se pastrohet prej erudicilnit te genjeshtres si gjini klasike e perralles se kalerimit te anijeve luftarake!
Mund te verifikohet lehte prania e Familjes si shenje e Bllokut pa Dimer Vetmie te Ardhme.
Tallja ne emer te Rilindjes eshte mekat.
Kjo Ledi te ngjeth mishte kur
Kjo Ledi te ngjeth mishte kur flet.
Ajo eshte la bella mafia
Ajo eshte la bella mafia
E do shume atdheun sa qe
E do shume atdheun sa qe abuzon me detyren duke rrenuar shtetin.
po normal qe e do atdheun, e
<p>po normal qe e do atdheun, e do per vete dhe per miqte e saj te gjithin :)</p>
Add new comment