Dy shirita inaugurimi, dy fluska sapuni për drejtuesit e mazhorancës

Historia që po del në dritë me tragetin e linjës Durrës-Bari, që quhet “Rapsodi”, të lë shijen e hidhur se shqiptarët, janë të destinuar të shohin vendin e tyre si vend skrapi, apo mbetjesh të botës. Mediat raportojnë se trageti i përuruar pak ditë më parë nga vetë kryeministri, është një anije me probleme teknike dhe që dikur është menduar edhe të copërohej për skrap. Ja se çfarë shkruan “Ora-News”: “Dikur ai quhej “Napoleon Bonoparte” dhe është përplasur tre vite më parë në Marsejë. Më 29 tetor 2012, “Daily Mail” shkruan se trageti “Napoleon Bonaparte” pësoi një aksident në portin e Marsejës. Nuk pati viktima, por anija pësoi një të çarë rreth 30 metra, motorët dolën jashtë funksionit teksa fundosja u shmang për meritë të ekspertëve. Ky nuk ishte aksidenti i parë për tragetin, pasi një tjetër i shënuar në vitin 2008 i shkaktoi një tjetër të çarë 10 metra. Gjithsesi dëmet u riparuan, por për francezët kjo anije nuk ishte më e sigurtë dhe e nxorën në shitje. Kompania italiane e bleu për 7 milion euro, një çmim qesharak krahasuar me koston prej 90 milion eurosh. Sipas portalit “Pazzo per il mare”, revista e parë italiane dedikuar udhetimeve detare, kompania e siguracioneve, ku ishte siguruar trageti “Napoleon Bonaparte,” pagoi 60 milion euro për dëmet e shkaktuara, 2/3 e kostos së ndërtimit të tragetit. Për shkak të dëmeve të mëdha të pësuara, që rrezikonin seriozisht sigurinë e lundrimit të tragetit, u diskutuan një sërë mundësish për të ardhmen e tij. U mendua që ai të kthehej në restorant luksoz jo lundrues, sepse kështu evitoheshin problemet e mundshme, nëse do të vazhdonte të ishte mjet lundrues. U diskutua madje edhe mundësia të copëtohej për skrap në Indi apo Bangladesh...Tashmë është edhe e qartë se pse inxhinieri Martinoli në fjalën e rastit në ceremoninë inaguruese hyri në hollësi teknike deri te lloji i kolltuqeve të tragetit apo mënyra e prenotimit të biletave online, por nuk tha asnjë fjalë për sigurinë e lundrimit të tragetit në fjalë”. Nisur nga ky raportim, është e habitshme sesi kryeministri i Shqipërisë merr kurajën për të folur për standarde të reja në transportin detar. Madje duke përmendur me emër mjetin lundrues në fjalë. “Dua të ritheksoj edhe një herë tjetër, që ardhja e kësaj anije dhe vendosja e këtij standardit të ri të transportit detar përmes kësaj anijeje është një arsye jo për t’u ndjerë të kënaqur, a thua se kemi bërë ndonjë mrekulli, por për t’u ndjerë shumë të inkurajuar se është një provë që kërkimi me këmbëngulje i rezultateve në adresimin e objektivave çon në sukses”, tha Edi Rama. Është kërkesë minimale që kryeministri të informohet plotësisht përpara se të shkojë e të presë shirita. Përndryshe rrezikon që fjalët e thëna prej tij vetë, ta nxjerrin qesharak. Këtij rasti i shtohet rasti tjetër, ai i tragetit të linjës Shëngjin – Brindizi, për të cilin mediat raportojnë se “u zhduk”. Linjën në fjalë e përuroi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me fjalë optimiste të ngjashme. Dy shirita pra, që rezultuan dy fluska sapuni.
k.f
Comments
http://opozita.com/2015/07/18
<p>http://opozita.com/2015/07/18/investigim-a-rrezikon-jeten-e-pasagjereve-...
Po pse jeni kaq, nuk di edhe
Po pse jeni kaq, nuk di edhe si ta them qe mos tju mbetet qefi, te ceket, o njerez? Inagurimet ne fjale kane lidhje me linjen dhe jo me anijet. Keto te fundit shkojne e vijne, linja mbetet. A e kapni dot ndryshimin?
Edhe kryemimisrat vene e
Edhe kryemimisrat vene e vijne, si puna e anijeve, o XY, as kaq gje nuk ndjen ti?
Shqiperia mbetet.
R0 Ro pax RHAPSODY eshte nje
<p>R0 Ro pax RHAPSODY eshte nje nga tragetet me luksoz qe lundron sot ne linjat e shkurtra detare, ploteson kushtet dhe satndartet e BE dhe ka flamur dhe regjister Europian, pra bashke me tragetin tjeter Rigel 2, bejne ndryshimin e madh qe thote kryeministri , sepse tragetet e tjere bashke me vjetersine, u shtohet dhe korrupsioni i Administrates Detare Shqiptare qe i kontrollon sa per tu marr "qoken" dhe behen ku therret qameti pastaj!</p><p>Nqs do kete konkurence te ndershme udhetaret do ta ndiejne ndryshimin.</p><p>Persa i perket sigurise Rhapsody eshte 100% i sigurte ne lundrim, te dyja incidentet i kane ndodhur ne port si pasoje e manovrave te gabuara te kapitenit dhe pilotit te portit, dhe megjithe ate carje 30m ne bord, nuk u mbyt por ruajti lundrushmerine ne menyre te habitshme(ne linkun me poshte mund te shihni fotot). Eshte shume i gjate 172 m dhe ka shume mbistrukture, gje qe ne kohe me ere te forte e ben te veshtire per tu manovruar ne hapesira te ngushta, porti i durresit ka basen te rrumbullaket dhe bashke me ndihmen e rimorqatoreve do akostohet pa probleme mendoj, por mbetet per tu pare!</p><p> </p><p>https://www.marinetraffic.com/en/ais/details/ships/shipid:173077/mmsi:22...
Add new comment