KE i kthen përgjigje eurodeputetit grek. Pakti detar me Shqipërinë është çështje bilaterale, zgjidheni duke ruajtur fqinjësinë e mirë

Postuar në 14 Korrik, 2015 05:20

Komisioni Europian përmes zëdhënëses Marija Koçijançic  i ka kthyer përgjigje eurodeputetit grek, Manolis Kefalogiannis, I cili ka ërkuar nga Komisioneri I Zgjerimit Johanes Hahn  të shprehë qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen kufitare për zonën detare midis Greqisë dhe Shqipërisë  dhe efektin që mund të ketë mosdakortësia për këtë marrêveshje midis dy vendeve. Komisioni Europian kërkon që Shqipëria të mbajë zotimin për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe që çështjet bilaterale të zgjidhen sa më shpejt që të jetê e mundur me objektiv konsolidimin e këtyre marrëdhënieve. “

"Shqipëria pritet të mbajë zotimin e saj për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.  Angazhimi pozitiv në bashkëpunimin rajonal është një element thelbësor i procesit të integrimit evropian. Çështjet bilaterale duhet të zgidhen nga palët e interesuara sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo duhet të bëhet në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe me objektivin për të konsoliduar marrëdhëniet e mira fqinjësore".-shkruan zëdhënësja e KE, Marija Koçijançiç.

l.m

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Thelbi i komentit te zëdhënëses Marija Koçijançic eshte:&nbsp; &quot;Angazhimi pozitiv në bashkëpunimin rajonal është një element thelbësor i procesit të integrimit evropian&quot;. Kjo dmth qe kembana bie me shume per Shqiperine meqe&nbsp; aktualisht ajo desheron te integrohet ne Europe, pra ajo duhet te jete e interesuar per bashkepunim rajonal</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Stefano, une e di qe ti nuk ke kohe t&#39;u pergjigjesh komenteve ketu, po po deshe, aman te lutem, na i shpiego pak ate kthesen e Qiprasit. Si ka mundesi qe e lepiu mire e mire ate qe kishte peshtyre bashke me referendumin? Aman, Stefan te lutem vere doren ne zemer.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.