Unioni i Gjyqtarëve: Na jepni emra për gjyqtarët e korruptuar. Ambasada britanike përsërit: Është ngritur një klikë shumë e korruptuar

Postuar në 07 Korrik, 2015 12:52

Një ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu, përsëriti deklaratat e tij për korrupsionin në gjyqësor, kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka reaguar përmes një interviste për A1 Report. “Duke përgjithësuar, duke mos identifikuar personat konkretë, minojmë besimin e qytetarëve tek ajo pjesë e shëndoshë e sistemit të drejtësisë, që për mendimin tim është shumica”, tha ai. Ndërkohë në kuadër të konsultimeve që anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, është zhvilluar një forum në universitetin “Nehemia” në Pogradec. Aty siç raporton gazeta “Dita” ka dolur edhe i ngarkuari me punë në ambasadën britanike në Tiranë, Stephen Hickling, që ka theksuar se reformimi i gjyqësorit dhe lufta ndaj korrupsionit duhe kuptuar më së pari, si nevojë e qytetarëve shqiptarë. “Nuk duhet ta bëni atë për të mirën tonë, Shqipëria duhet ta ndërmarrë këtë reformë për veten e saj, pavarësisht faktorëve të tjerë...Në zemër të gjyqësorit është ngritur një klikë gjyqtarësh shumë të korruptuar”, tha ai. Sipas tij rryshfetet shpërndahen në disa duar dhe hallka.
s.z

Comments

Submitted by dagllas (not verified) on

<p>jo une jap emrat e atyre qe jane liruar, si P.SH vrasesi i turisteve ceke etj etj. e thjeshte fare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.