Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi: opozita malazeze propozon kufirin e 1913-ës. Kosova propozon ndarjen sipas Kushtetutës së 1974-ës

Në Mal të Zi kanë lindur debate për demarkacionin e kufirit me Kosovën, “Koha Ditore” referon gazetën “Blic” të Beogradit, teksa raporton se në Këshillin për Politike të Jashtme të Malit të Zi, deputeti i partisë opozitare, Fronti Demokratik, Milan Knezheviç, ka deklaruar se do të “propozojë një rezolutë sipas së cilës kufiri mes Malit të Zi dhe Kosovës të jetë ai i vitit 1913 kur Metohia (Dukagjini) ka qenë në përbërje të Mbretërisë së Malit të Zi”. Ky reagim vjen ndërkohë që Parlamenti i Kosovës ka miratuar një rezolutë sipas së cilës demarkacioni do të bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974, që për Knezheviç përbën sulm ndaj sovranitetit të Malit të Zi. Ng ana e vet, ministri i Jashtëm, Igor Lukshiç, ka deklaruar se propozimi si ai kosovar është aplikuar edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe nuk ka nxjerrë probleme.
s.z
Comments
Jane qe jane malazezet ta
<p>Jane qe jane malazezet ta cojne nje vit me mbrapa ne 1912,ai eshte kufiri i vertete!</p>
Add new comment