LSI nis zëvendësimin e drejtorëve në Lezhë si përgjegjës për humbjen e Viktor Tushajt. Edhe Mimi Kodheli u kërkon drejtorëve të PS të japin dorëheqjen
Pas rezultatit zhgënjyes në bashkinë e Lezhës kanë nisur dorëheqjet e detyruara të funksionarëve të LSI-së në administratën publike. Tv Klan raporton se humbja në 21 qershor në këtë bashki u ka kushtuar karriget disa drejtorëve të LSI-së. Mesjavën e kaluar atyre u është kërkuar të japin dorëheqjen dhe të largohen pas performancës zhgënjyese që mori kandidati i majtë në bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj. Kërkesa u është drejtuar të enjten dhe të premten ka ardhur reagimi i parë nga drejtori i Bordit të Kullimit. Edhe fillimi i javës nuk ka qenë i qetë për drejtorët e LSI-së. Drejtori i Portit, Postës, Sigurimeve dhe Bujqësisë nuk kanë vonuar të dorëhiqen nga postet, ndërsa pritet që brenda javës të gjitha drejtoritë e Lezhës të kenë drejtues të rinj. Me shumë gjasë disa nga të besuarit e ish-kryetarit të bashkisë, Viktor Tushaj do jenë pasuesit e drejtorëve të dorëhequr. Në fakt dorëheqje pritet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste, kërkesë që atyre u ka shkuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ishte e deleguar në Lezhë për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Kjo situatë ndodh për herë të parë me ndryshime masive të drejtorëve lokalë dhe gjithçka për shkak të humbjes që pësoi një kandidat për kryetar bashkie.
l.m
Comments
Kerma e keqe.
<p>Kerma e keqe.</p>
Me duhet te shpreh bindjen
<p>Me duhet te shpreh bindjen time te verifikuar ne 5-6 raste se shumica e drejtoreve te Lezhes te vene nga LSI kane qene njerez pa kurrfare personaliteti ( duke perfshire ketu edhe ate te elektrikut ) dhe pavlefshmeria e tyre ka qene njeri nga shkaqet kryesore te rezultatit qe mori e majta ne Lezhe. Nese ata te qeverise dhe LSI-se nuk jane te bindur, le te bejne nje sondazh ne popull per te njohur mendimin popullor per ta. Nese ata qe do te vihen ne vend te tyre nuk do te kene kulture dhe integritet me te larte, kjo do te thote te mihesh ne uje dhe ne fund ( 2017 ) te marresh asgje.</p>
Add new comment