Çfarë ka ndodhur në terren mes PS-së e LSI-së?

Postuar në 25 Qershor, 2015 06:49
Mustafa Nano

Duket haptazi që ka lindur një problem mes PS-së e LSI-së. Më saktë, një qejfmbetje. Kjo gjë u hamendësua qysh në momentin e parë pas zgjedhjeve nga një numër rezultatesh, por u konfirmua më pas nga një goditje me spond e Ilir Metës dhe nga deklaratë e qartë e Luan Ramës. Metës “i shkoi mendja” të bënte një deklaratë përshëndetëse e përgëzuese në adresë të Halim Kosovës, që ish kandidati i kampit kundërshtar në Tiranë e që i humbi zgjedhjet, dhe “i doli nga mendja” se do duhej të përshëndeste edhe Erion Veliajn, që ish kandidati i koalicionit të tij e që i fitoi këto zgjedhje edhe me votat e LSI-së. Ndërsa Luan Rama foli për një pazar të Roskovecit të bërë në Pogradec, duke lënë të kuptohet se në LSI janë me idenë që socialistët ua kanë shitur votën demokratëve.

Po e fillojmë nga kjo e fundit. Ka pasur një pazar të Roskovecit? Jo, ka pasur një “pazar të Pogradecit”, me fjalë të tjera socialistët pogradecarë nuk kanë dashur t’ia japin votën kandidates së LSI-së që në këto zgjedhje do duhej të ishte dhe e tyrja. Nuk u ka ngjitur fare kandidatja e LSI-së, dhe kjo, me shumë gjasë, nuk ka të bëjë fare me personin konkret. Socialistët kanë dashur që atje të kishin një kandidat të tyrin.

Mirëpo, kjo nuk ka pse ta shfajësojë PS-në në sytë e LSI-stëve. Ç’është e vërteta, as në sytë e asaj pjese të opinionit publik, së cilës i intereson jetëgjatësia e kompaktësia e koalicionit qeverisës, e jo njëra parti apo tjetra brenda të njëjtit koalicion. E me këtë logjikë, kjo është përgjegjësi e Partisë Socialiste, duke filluar nga Edi Rama e duke përfunduar tek deputetët socialistë të zonës e forumet drejtuese të PS-së lokale, të cilët do duhej t’i kishin bindur të vetët se loja në këto zgjedhje ish një lojë në koalicion, se kjo lojë nuk ka vetëm avantazhe (të jep mazhorancën në Parlament dhe të jep në dorë frenat e qeverisjes së vendit), por ka edhe kosto për t’u paguar. Një kosto është dhe kjo, që duhet të paguajnë socialistët e Pogradecit, s’ka gjë se janë më të shumtë në numër: duhet të pranojnë të drejtohen nga një kandidat që nuk është i tyre.

Ky pra është “pazari i Pogradecit”. Dhe ky “pazar i Pogradecit” duket nga fakti që ndërsa PS-ja atje ka marrë gati 5530 vota, LSI-ja 4236 vota, dhe PD-ja 4268 vota, Diana Mile, kandidatja e dy të parave pra, ka humbur përballë kandidatit të së tretës, Eduart Kaprit. Tani, nuk përjashtohen dhe lojëra jashtë e ndërpartiake që bëhen gjithnjë në nivel lokal (ilustrime: PD-ja ka dalë në garën për këshillat bashkiakë shumë më dobët se sa në garat për kreun e bashkive; vetëm në Tiranë, PD-ja ka gati 10% të votave më pak se sa kandidati Halim Kosova; ndërsa në Elbasan, PD-ja ka dalë e katërta për numër votash në garën mes partive; hajde merre vesh këtë trill të votuesve!), por në Pogradec lojëra të tilla do të ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë fitoren kandidatit të PD-së. Është e qartë pra se socialistët ia kanë bërë me hile LSI-së. I njëjti rreng, ndonëse në përmasa të vogla, mund t’i jetë punuar LSI-së edhe në Lezhë e në Vorë. Meqë ra fjala, kjo zhurma e LSI-së për Vorën, e shoqëruar dhe me protesta “spontane” të votuesve, është një nga gjërat më të pashijshme të këtyre zgjedhjeve; e nëse e kanë seriozisht, nëse duan pra ta fusin këtë çështje në një lojë procedurash, gjykatash e rinumërimi me shpresën për të përmbysur rezultatin, do të ishte një banditizëm i pafalshëm, dhe më e madhja njollë që mund t’u vihej këtyre zgjedhjeve.

Por le të mbetemi te diskutimi i mëparshëm. Thamë se LSI-ja ka qenë viktimë e rrengjeve të socialistëve në bazë, por në të njëjtën kohë ajo është treguar e pandershme me aleatin e saj të madh. Shikoni se ç’ka ndodhur: ajo nuk ka qenë në asnjë bashki parti e parë, e megjithatë ka dalë e para pas këtyre zgjedhjeve në Përmet, Memaliaj, Skrapar, Këlcyrë, Pukë, Dropull, Delvinë, Mirditë, Klos, dhe është rritur me disa pikë, në ndonjë rast edhe dyfishuar, në Tiranë, Durrës, Tepelenë, Mallakastër, Librazhd, Cërrik, Belsh, Berat, etj. Në një numër bashkish ajo ka gërryer PD-në, por në të shumtën e rasteve i ka marrë terren PS-së. Nuk ka diskutim që ajo ka qenë në të drejtën e vet për të kërkuar sa më shumë vota, pasi gara për këshillat bashkiakë ka qenë një garë mes partive, për rrjedhojë edhe mes PS-së e LSI-së, por shenjat janë që LSI-stët në terren të kenë demonstruar një babëzi për vota, me anë të së cilës mund të kenë zemëruar jo pak socialistë. Një rritje e lehtë e saj në këtë garë për këshillat bashkiakë mund të shpjegohet me organizimin e funksionimin e mirë elektoral të kësaj partie, por në këtë mes nuk bëhet fjalë për rritje të lehtë. Bëhet fjalë për një uragan.

Është e sigurt që ky uragan nuk ka ndodhur për shkak të magjisë politike të LSI-së, apo për shkak të sex appeal-it të kreut të kësaj partie, apo për shkak të kontributit të kësaj partie në qeveri e në qeverisje. Sa më sipër, po e shpreh edhe me ndonjë pyetje të thjeshtë: Pse do duhej që mijëra socialistë të Tiranës e të Durrësit të votonin për LSI-në? Ç’arsye mund të jetë ajo që i ka bërë këta socialistë të konvertohen në LSI-stë? Kanë kuptuar këto dy vjet që Ilir Meta është më i zoti se sa Edi Rama? Kanë zbuluar se LSI-ja është një forcë politike që e mbron më mirë interesin kombëtar, interesin publik, interesin shtetëror? Kanë zbuluar që LSI-ja ka një qasje më etiko-morale në qeverisje?

Këto janë pyetje të sikletshme dhe për vetë LSI-stët, të cilët janë të parët që e dinë të vërtetën. Dhe e vërteta është se militantët e LSI-së në terren janë treguar shumë të uritur. U kanë kërkuar njerëzve votën për kandidatin për kryetar bashkie, pavarësisht nëse ky kandidat ka qenë i PS-së apo i LSI-së (dhe ky është rasti që dëshmon luajalitetin e LSI-së ndaj PS-së), por në të njëjtën kohë, me të njëjtën vendosmëri e me të njëjtat mjete, u kanë kërkuar e marrë votat për partinë e tyre. Këtë gjë e kanë bërë edhe me socialistët, dhe është për këtë arsye që ata vetë janë rritur kaq shumë. Është kjo luajale? Nuk duket. Luajale do të ishte që LSI-stët t’u kërkonin njerëzve, tok me socialistët, votën për kandidatin e përbashkët e t’i linin të vendosnin të pashqetësuar për votën e tyre për partinë.

Kjo është e gjitha pra. Pas kësaj janë dëgjuar zëra që shohin tek kjo karfosje e PS-së e LSI-së në terren fillimin e një sherri që do të marrë përmasa të mëdha. Edhe mund të jetë kështu. Nuk do kish pse të çuditeshim sikur të merrnim vesh se mes tyre plasi sherri, pasi kjo është një aleancë e ngritur, jo mbi një pakt programor të kopsitur mirë, por mbi dëshirën e të dyja palëve për të marrë e për të mbajtur pushtetin. Mirëpo, nga ana tjetër, është pikërisht kjo aleancë, e ngritur me këtë logjikë palavike, që do t’i shkurajojë sherrxhinjtë. Kështu, për fat të mirë apo të keq (në varësi të optikës së secilit), PS e LSI do të mbeten tok. Dhe frika në fakt nuk është se mos këto dy parti bëjnë sherr. Frika është që këto dy parti nuk kanë për të bërë sherr për një kohë të gjatë.
"Shqip"

Comments

Submitted by realisti (not verified) on

o much, zaloshnja ka llogaritur qe lsi-ja ka gerryer djathtas, e jo majtas: lexo shenimin e tij tek respublica.al

Submitted by qytetar (not verified) on

Nuk votohet LSI-ja ,edhe ne 2011 demokratet se votuan.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Si nuk u votoka LSI-ja? Po gjithe ato vota si i merr? Zgjohu qytetar, zgjohu nga gjumi i thelle.

Submitted by Gjarpër Panariti (not verified) on

LSI-ja sigurisht që votohet Plako... Por vendosja e kandidatëve të saj, përsëri, edhe në ato zona ku ajo ishte në koalicion më 2011-n me PD-në si në Pogradec apo Lezhë, ishte mendjelehtësi e atyre që vendosën asisoj... Në sytë e socialistëve drejtorat e LSI-së kishin hyrë në vitin e gjashtë që kapardiseshin në pushtet... (Në Berat, koalicionin e nxorri "faqebardhë", vetëm fshati,.. aty ku mungojnë drejtorat e LSI-së.)                                        ...Ata që vendosën për zonat e koalicionit, harruan, që kur ishin duke ngrënë ngjala më 1 prill para dy vjetësh, ishin vetëm ata të dy,.. dhe nuk i bashkë me ata që do të votonin më 2015 (sidomos për pushtetin lokal) ... Dhe mundësia ishte, që të shmangeshin zonat për koalicion të ri, aty ku më 2011-ën LSI-ja qe bashkë me PD-në... Ashtu si e bënë, ishte më se arrogante, fyese,.. (Rama - Meta, i llogaritën njerëzit më zi se dele apo dhi... dhe e morën xhuvapin nga votuesit e majtë...)

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Mustafa, shyqyr qe u ktheve tek ish-gazeta jote, e cila qe kur e  shite ti eshte ne disheze konstante, dhe po na con ne lexuesve me besnik te saj ne prag te braktisjes.

Shkrimi yt ne pergjithesi i sakte, ka vetem nje te mete qe ka injoruar dukurine me te thelle, por pak te dukshme te ketyre zgjedhjeve. Te sqarojme fillimisht te dukshmen

- Elektorati socialist qe shquhet si pele qe hedh shqelma (ne kete rast ne kuptim pozitiv) e ka zakon qe kur behet balte me cilesine aop me menyren e caktimit te kandidatit voton per humbjen e tij qofte ky socialist. Po qe i LSI dy here me shume. Po ti shtosh kesaj dhe ferkimet ne baze PS-LSI qe kane patur kontigjente qe kane votuar kryq ne shume zona duke filluar nga Tropoja, Kukesi e Burreli duke mbaruar ne Permet, Mallakaster e Sarande dalin rezultatet qe priten. Jam shume dakort me ty qe kjo eshte nje plage e vogel (madje e dobishme) qe do te mbyllet deri ne 2017, ku luhet tjeter muzike.

- E padukshmja eshte qe ka nje elektorat tradicional i PD, por jo besnik i PD-se, qe ka votuar perseri per  Kandidatet e PD-se, por ne Keshillat Bashkiake ku pazaret e votes jane me te shpeshta dhe vota me e identifikueshme (identifikimi i votes per partite eshte nje metodologji e gjate e shpikur nga Berisha e rafinuar me tej nga LSI),  ish-votuesit e PD-se qe duan te ruajne vendet e punes ja kane dhene LSI-se per te qene te lare me te.

Kjo e fundit tregon qe rritja e re e LSI-se eshte e gjitha e paster nga ish-elektorati i PD-se, por eshte nje rritje me lidhje te dobet.

Submitted by szaimi (not verified) on

Shenim per te gjithe: Shkrimi i Mustafa Nanos eshte publikuar ne gazeten "Shqip", pasi eshte shkruar per kete media.
Per numrin e leximeve te ResPublica-s dhe nje sere mediave te tjera qe jane prezent online, i ftojme te gjithe te interesuarit te ndjekin rubriken "Resmeter".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Vereni me kujdes fotografine, a nuk ju ben pershtypje qe si Edvin Palloshi ashtu edhe Like Floriri e kane doren me pese gishta si te gjithe ne dhe sidomos pa membrana midis gishtave?

Submitted by XY (not verified) on

Shume e thelle kjo or plak, A mund me na e elaboru pak ma shume se une per vete spo muj me e marr vesh?

Sinqerisht e kam.

Tung

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

Cudi e madhe. Po ky sikur ishte ideologu i " Aleances se qelbesirave". Si eshte mundur qe tani, qenka bere pishman, dhe nuk a caka koken per   "so called"  percarje midis pjeseve perberese "qelbesinore"?

Submitted by Nje menyre ndjese... (not verified) on

M. Nano, me xhentilence, tashme qeFusbata ka mbarhar,pranon se Perbashkimii Te Gjithe Qelepireve ishte jo aq parimore: Berjosha duhej te ikte, por jo qe t'i luteshim te kthehej perseri!
Sic duken punet, kerkohen aleanca te tjera Qel..epiresh te tjere!
Kush e di kush e thirri Idrizin?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.