"Deutsche Welle” lexon raportin e OSBE-ODIHR: Blerja e votave ka minuar zgjedhjet demokratike

“Deutsche Welle” ka shkruar sot për raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Agjencia gjermane ka menduar të vërë si kryetitull problemin e blerjes së votave, duke lexuar kështu te raporti i misionit të vëzhguesve një konkluzion se zgjedhjet nuk kapën standardet demokratike. “Por nuk ka qenë vetëm presioni dhe parregullsitë proceduriale që kanë minuar këtë besim. Raporti paraprak flet për shqetësime lidhur me blerjen e votës, nga dy koalicionet kryesore që garuan më 21 qershor: Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga PS në pushtet dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, nga PD në opozitë. Raporti vë në dukje që të dyja palët u kanë treguar vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it se blerja e votave është bërë përmes “ dhënies së ushqimeve, pagesave financiare, marrjes nga partitë të kartave të identitetit të individëve dhe kthimi i tyre në fund të votimit”. Blerja e votave ka minuar zgjedhje demokratike edhe pse kuadri ligjor i Shqipërisë e bën të mundur zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, vihet në dukje në raport. Mungesa e vullnetit politik nga partitë kryesore politike për ta zbatuar kuadrin ligjor dhe politizimi i institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor ka penguar procesin zgjedhor. Mungesa e qartësisë ligjore solli zbatim të paqendrueshëm të legjislacionit, i cili shpesh u perceptua përgjatë linjave partiake” theksoi ambasadorja Glover”, raporton “DW”.
http://www.dw.com/sq/osbe-odhir-blerja-e-votave-ka-minuar-zg...
s.z
Comments
Nji popull qe per 500+50 vite
<p>Nji popull qe per 500+50 vite rresht doli nga Europa, nuk ka se si per 25 vjet te votoje ne formen europiane.</p>
Add new comment