Sejdini zhgënjeu më shumë me shpjegimet që bëri
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5365_image_5529.jpg?itok=FfyWQPAU)
Po duket se ndërhyrja sqaruese e Qazim Sejdinit, shoqëruar dhe me ndërhyrjen kryeministrore të tipit ultima ratio, e kanë mbyllur debatin që nisi pas publikimit të bisedës së përgjuar mes Sejdinit vetë e gazetarëve, në të cilën i bëhej një sintezë e shkëlqyer marrëdhënieve që ka mass-media me politikën, gazetarët me politikanët, financuesit e mediave me pushtetin apo gazetarët me profesionin e tyre. (Dhe duhet thënë se në këtë histori, gjëja më e pashijshme ka qenë një deklaratë e Unionit të Gazetarëve të Elbasanit; ishte një deklaratë që na turpëron ne gazetarëve më shumë se sa ajo që dilte në shesh prej “apelit medemek prindëror” që kreu i Bashkisë së Elbasanit u bënte sy ndër sy të njëjtëve gazetarë. Kjo çalltisje e gazetarëve të Elbasanit është prova më e qartë që vërteton se në ç’pikë është katandisur profesioni i tyre, dhe i yni.)
Ju kujtohet se çfarë tha Sejdini në atë takim me shtypin? Po e risjell në vëmendjen e të gjithë lexuesve, duke e cituar germë për germë, në mënyrë që ta rishijojmë në versionin origjinal, në stilin prej babaxhani e në zhargonin sportiv të Sejdinit: “Ju jap një këshillë, që duhet ta keni parasysh. Ju harroni se jeni në punë. Dhe ju me gojën tuaj, me kamerat tuaja, prishni interesat e pronarit. Pronari me pushtetin është i lidhur pazgjidhshmërisht dhe s’ka ku ta çojë topin. Në kohën që i prishni interesat pronarit, … ai [do të jetë] i detyruar t’ju përzërë juve…. Jo unë, por kushdo që të jetë kryetar bashkie, ka lidhje pune [me pronarin], nuk ka ku ta çojë topin. Kështu që… kështu janë këto punë. Kushdo të jetë kryetar bashkie, s’ka ku ta çojë topin.”
“Gja ma interesante nuk e ban ma nana”, do duhej të thoshim me të folmen e Sejdinit. Por në fakt ka edhe një gjë më interesante. Është sqarimi që po ky u bën mufkave të veta, nëpërmjet mufkave të tjera. Ja një përmbledhje: “Më duhet të sqaroj se biseda [ishte] e sinqertë dhe informale; [kjo bisedë] është zhvilluar në një nga takimet e mia me gazetarët vitin e kaluar, përpara se të fillonim takimin zyrtar; më vjen keq, që… ajo copëz bisede po shfrytëzohet politikisht dhe [është nxjerrë] nga konteksti real i deklaruar në atë takim. Ndiej keqardhje për keqkuptimet e krijuara në mediat qendrore, …ndiej keqardhje, që janë mediat tashmë, që nëpërmjet asaj copëze bisede të shkëputur nga konteksti i saj i vërtetë, po përdoren për qëllime politike, duke ndërhyrë ditën e fundit në fushatën zgjedhore.” Dhe më tej, ai flet që këtë debat po e mban gjallë media e opozitës, dhe kandidati rival i tij.
Ka dy mufka të mëdha në këtë mes. Njëra është kjo e fundit, në të cilën Sejdini na flet për një komplot të organizuar nga opozita e nga rivali i tij në Elbasan. Dhe as që i shkon në mendje se në këtë mes nuk ka fare rëndësi se kush e ka përgjuar bisedën, kush e ka publikuar e kush përfiton prej kësaj ngjarjeje. Nuk është se Sejdinin e kanë përgjuar në jetën e tij private, apo e kanë cenuar në nderin personal apo familjar me fyerje, shpifje, sharje, etj. Jo, atë e kanë përgjuar gjatë një veprimtarie publike, në të cilën ai ka marrë pjesë në funksionin e kreut të bashkisë, e në këtë kuptim, ai ka për detyrë të shpjegojë opinionet e qëndrimet që ka mbajtur në atë rast. Kjo ka rëndësi. Të tjerat janë një mënyrë për t’i ikur thelbit të çështjes. Dhe thelbi i çështjes është Sejdini, të cilin ne patëm mundësi ta ndjekim me zë e figurë në këtë film. Thelbi i çështjes janë fjalët e Sejdinit, që prej cilitdo kontekst të nxirren, mbeten një tekst autentik. Ky është nga ato tekste që nuk ka kontekst që ta zhbëjë.
E prandaj, Sejdini mund të na e kursente këtë reagim të dytë. Do ishte më mirë ta shoqëronte këtë ngjarje të vetën me heshtje, edhe pse heshtja do të ishte më vetëdenoncuese se biseda që ai ka bërë me gazetarët, se sa të thoshte këto që tha. E dini? Reagimi i Sejdinit më futi në një botë supozimesh empatike. Përfytyrova pra sikur isha në vend të Sejdinit; në vend të Sejdinit, por si Sejdini, me mendjen e tij, me mënyrën se si ai e koncepton politikën, pushtetin, median, gazetarët, dhe – ky është kulmi i empatisë – me këmbënguljen apo interesin për t’u kapur fort pas pushtetit. Veçse me një ndryshim: me inteligjencën për të kuptuar se me atë bisedën me gazetarët e ka katranosur punën fare. Nuk është puna se ka thënë gjëra që nuk dihen. Nuk është puna gjithashtu se ne nuk e dimë që Sejdini ato mund t’i kish thënë. Puna është se Sejdini do duhej të kuptonte se, nga momenti që kjo bisedë bëhet publike, gjërat nuk janë më si më parë. Kur opinioni publik merr me mend se një praktikë korruptive ekziston, është një gjë, por kur opinioni publik ka prova se e njëjta praktikë korruptive ekziston, është një gjë tjetër. Në rastin e parë mund ta injorosh opinionin publik, me idenë se ngrihet mbi supozime, hamendje, deduksione, spekulime, por në rastin e dytë, kur opinioni publik ngrihet mbi prova, duhen dhënë se s’bën shpjegime. Nëse jo, gjithçka bëhet nonsens, dhe me gjithçka kam parasysh gjithçka, zgjedhjet, mediat, opinionin publik, demokracinë, llogaridhënien, etj. Po ta kish kuptuar këtë gjë, reagimi i tij do të ishte ndryshe.
Dhe unë po vijoj me supozimin e mësipërm, po supozoj pra se do më duhej të bëja shpjegime pas publikimit të materialit të përgjuar. Në vend të Sejdinit. Por si Sejdini që – ky është atributi pra që po i shtoj atij – ka vetëdijen se me publikimin e kësaj videoje puna është djallosur. Nuk do të jepja dorëheqjen, afërmendsh. Sejdinët tanë nuk dinë të japin dorëheqje. Përveç kësaj, Sejdini nuk është se është më i mbrapshtë e më skandaloz se kolegët e tij në këtë drejtim; Sejdini thjesht ka pasur fatin e keq që është përgjuar. Të tjerët, po të përgjoheshin në diskutime të këtij lloji, do të thoshin gjëra edhe më të rënda e me tone arrogante. Për më tepër, Sejdini “nuk është budalla” që të tërhiqet nga një garë, ku fitoren e ka të sigurt. E ka të sigurt, ngaqë ka mbështetje absolute në Elbasan (këtë e thonë sondazhet, apo jo?). Në këto rrethana, unë në vend të Sejdinit e me mendjen e Sejdinit, do dilja e do të thoja:
“Miq, materiali i përgjuar e i publikuar më ka bërë të ndihem ligsht. Ky është një moment i vështirë në jetën e në karrierën time politike. Por unë dua ta shndërroj të gjithë këtë në një arsye për të reflektuar. Ftoj dhe kolegët e mi politikanë, madje dhe gazetarët e të gjitha sërëve e niveleve, që të bëjnë të njëjtën gjë pasi problemet që dalin nga kjo bisedë na përkasin të gjithëve, madje të tjerëve shumë më shumë se sa mua. Çfarë unë them në atë video është e rëndë, por situata reale është edhe më e rëndë, dhe nuk do të ishte hiç e drejtë që unë të bëhesha kurban i kësaj situate të rëndë. Por unë jam dakord që kjo video e publikuar të na shërbejë si arsye për të iniciuar një debat të thellë e të vërtetë lidhur me marrëdhëniet mes klasës politike e shtypit, mes politikanëve e gazetarëve, mes biznesmenëve që financojnë median e pushtetit, etj, etj. Unë jam i gatshëm të marr pjesë në këtë debat me të gjitha përgjegjësitë e fajet e mia. Bëj një mea culpa të fortë pas kësaj që ndodhi. Por nga dorëheqja ime nuk ka qar askush, e aq më pak qytetarët e Elbasanit. Madje, këta të fundit vetëm qeder do të kenë. E për më tepër, dorëheqja ime nuk do ta zgjidhte problemin që ekziston në marrëdhëniet media-politikë.”
Përsëris e saktësoj që ky nuk është reagimi normal që do duhej të bëhej. Ky është reagimi që do mund të bënte një njeri si Sejdini për të mos dalë fare faqezi nga kjo histori. E për të mbajtur pushtetin. Që Sejdinët nuk dinë ta lëshojnë.
"Shqip"
Comments
...“Miq, materiali i përgjuar

...“Miq, materiali i përgjuar e i publikuar më ka bërë të ndihem ligsht. Ky është një moment i vështirë në jetën e në karrierën time politike. Por unë dua ta shndërroj të gjithë këtë në një arsye për të reflektuar. Ftoj dhe kolegët e mi politikanë, madje dhe gazetarët e të gjitha sërëve e niveleve, që të bëjnë të njëjtën gjë pasi problemet që dalin nga kjo bisedë na përkasin të gjithëve, madje të tjerëve shumë më shumë se sa mua. Çfarë unë them në atë video është e rëndë, por situata reale është edhe më e rëndë, dhe nuk do të ishte hiç e drejtë që unë të bëhesha kurban i kësaj situate të rëndë. Por unë jam dakord që kjo video e publikuar të na shërbejë si arsye për të iniciuar një debat të thellë e të vërtetë lidhur me marrëdhëniet mes klasës politike e shtypit, mes politikanëve e gazetarëve, mes biznesmenëve që financojnë median e pushtetit, etj, etj. Unë jam i gatshëm të marr pjesë në këtë debat me të gjitha përgjegjësitë e fajet e mia. Bëj një mea culpa të fortë pas kësaj që ndodhi. Por nga dorëheqja ime nuk ka qar askush, e aq më pak qytetarët e Elbasanit. Madje, këta të fundit vetëm qeder do të kenë. E për më tepër, dorëheqja ime nuk do ta zgjidhte problemin që ekziston në marrëdhëniet media-politikë.”

E lexova shkrimin. Dhe jo pak here mermerita: vari hebet; Mashtrues. Po pyes veten: cfar kritike ben ky njeri; dhe ceshte kritika apo shkrimi per kete njeri? Kjo eshte cilesia morale e te menduarit te ky njeri? Ky eshte ndricimi qe do ti jape lexuesit? Ky eshte oksigjen e hapsire qe i jep Qazimit duke ja marre qytetarit. Ky, genjen veten e na zhgenjen ne me shgarravina te tilla qe vetem kritike nuk quhen dhe jo qe mund te parandaloje te keqen e padrejtesite apo te ndricoje te tjeret, po keto jane shkrime, jo qe nuk jane te moralshem; po jane banalitet. Keto jane arratisje, jane fluturime nga pergjegjsia qytetare dhe jane model i keq i nenshtrimite pajtimit me te keqen; dhe jane si thyse ne zinxhirin e politikes dhe i sherbejne autorit vetem per statusin e tij ne mardhenje me pushtetin: per perfitime personale. Jane qendrime e shkrime banale dhe ne jetojme cmendurine dhe inflacionin e llogjeve qe po na cmend, po na paralizon zemren, po na vjedh mendimin e kuptimin e jane bllokim energjie, jane triumf te pallavrave te tjetersimit e sprucature e llak i manipulimit. Sna thua asnje fjale per sistemin, sna thua asnje fjale per arkitekturen e profilin e krimit, Sna thua asnje fjale per fabriken e genjeshtrave e gjuhen e diktatit, kete vertikale qe ndricohet e mbrohet nga Zeusi, sna thua asnje fjale per faktet tmerruese; po na thua banalitet si nje e keqe qe sprucon helmin, si nje paralize e pajtimin me te keqen, duke i meshuar nje kapitullimi e impotence si e jona –Qazimi i ka zgjedhjet e fituara- dhe duke u bere ortak me pjellorine e manipulimit te kamufluar me gjuhen e Qazimit si meshiruese. Dhe pa u vene re; shoqeria nuk ka me bateri: jeton ne mjegull, jeton ne tym, nuk ka me dinamizem, nuk ka pozitivitet; po ka depresion e negativitet, ka infarkt te shkatuar nga banaliteti i se keqes si kjo e jotja, e politika qe po i ze frymen – se shoqerise sone i mungojne intelektualet, qytetaret. Mero baze ka shume me profil e ndershmeri kur thote qe une jam i rrjeshtuar. Parfumi i jot Mustafa Nano mban ere Elbasoni.
Lexo ish diplomat dhe tani gazetar gjuhen e nje diplomati qe ndricon me fjalen e tij:
“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,”
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu

Duke e konsideruar zotin Nano

Duke e konsideruar zotin Nano si nje gazetar realist, u zhgenjeva tersisht nga shkrimi i tij moralist.

Zoti Mustafa! Sejdini jashte kamerave ka thene nje te vertete te madhe, qe askush nuk guxon ta thote ne mikrofon. Gjendja nuk eshte aq e rende sa thote Sejdini. Ajo eshte 13 here me e rende. Prandaj zoti Nano, vetem per hipokrit nuk te kisha njohur. Te mbulosh gjendjen shume te rende, por edhe shume me te rende, te marredhenieve te gazetareve me pronaret, nuk eshte vetem nje hipokrizi, por nje pune e lige.

Qazimi thote te verteten. Kush guxon te vertetoje te kunderten. Kush provon se nje gazetar nuk eshte nje lecke me te cilin pastron duart pronari dhe pastaj e vertit, as ne kosh te plehrave nuk e vertit, ku mund te riciklohet, por mbasi fshin edhe b..hen, e hedh ne gropen e halese.

Po gazetaret femra, jane edhe me te poshteruarat. Apo jo zoti Muc? Pse i mban ne pune pronari, pervecse per bukurine e tyre dhe per sherbimet seksuale? Sigurisht jo te gjitha, sepse ka edhe te tilla qe e ruajne integritetin e tyre. Por shumica neperkemben mjaft poshtersisht.

Zoti Mustafa! Sa gazetare jane te siguruar ne punen e tyre? Sa prej tyre punojne ne te zeze? Ja pra, se ti duhet te heqesh masken e hipokritit dhe te thuash ate qe eshte e vertete ne gazetarine tone.

E keqja nr. 1 , ne gazetarine shqiptare sot, nuk eshte pushteti. Jo, o Mustafa jo. Pushteti po e lejon gazetarin te flase cfare te doje ai. Pushteti nuk perben me rrezik per punonjesin e thjeshte te medias.

Rreziku dhe poshterimi gazetareve ju vjen nga pronaret, jo nga pushteti. Edhe kur dikush nga pushteti, del dhe thote te verteten, ju e merni per shantazh ndaj medias. Rrini atehere te poshteruar e te abuzuar seksualisht dhe moralisht, te fyer e te perbuzur nga paraja e pronarit te medias. Askush nuk ju mbron, po nuk e pranuat se nga ju vjen e keqja. Nga pronaret e mediave apo nga pushteti. Dhe mos me sill argumenta per media kameleoniane qe ndryshojne ngjyren sipas pushtetit. Por ke sa te duash edhe ne Shqiperi media qe i rezistojne pushtetit te radhes. Por nuk ka gazetar qe i reziston pronarit te radhes. Ate askush nuk e mbron. As sindikata, as shoqata, as gjykata.

Shkruani ju lutem, hiqeni hipokrizine, thoni te verteten qe jua tha Qazimi, te cilit nuk duhet ti vij fare zor per ato qe tha jashte kamerave, dhe qe mendoj se jashte kamerave e thote prape e prape, por duke qene se ne jetojme ne nje shoqeri hipokrite, detyrohet edhe Sejdini te beje hipokritin.

Faj per keto gjera keni edhe

Faj per keto gjera keni edhe ju z.Mustafa Nano! Jane disa figura publike si ju qe me analizat e tyre propagandistike keni krijuar kultin e PS qe ky popull ta shohe ate si parti shenjtore .. duke mos vene theksin tek fenomenet negative te shoqerise por vetem te Saliu! Sikur vetem nje Saliu i takon barra e te gjithe negativiteteve dhe keni larguar nga shenjestra te tjeret jashte koalicionit qe kryesonte Saliu! Pse cuditeni tani qe nuk eshte Saliu? Tani duhet te jetonim ne parajse?? Apo jane pasojat e Saliut edhe keto?! Ju dhe shume te tjere si ju z.Nano qe per interesa qe i dini vete keni debilizuar nje popull te tere duke kamufluar te keqen dhe duke mos u kapur me rrenjesoren .. por vetem me nje figure .. i cili pervec nje antipatie qe ka si imazh .. nuk mund te mbaje peshen e gjithckaje .. sepse nuk mund te kete aq vlere!!!! Tani PS&LSI kane kaluar ne qiellin e 7 dhe tallen me gjithcka...! Pse jo! Ju ja keni shtruar rrugen! Ne menyren me te neveritshme perserisin ambicien per fitoren e 61 bashkive dhe perdhosin kundershtarin! Kuptohet qe jane superiore pse duhet te jene edhe perdhoses! Edhe opozita , cilado qofte ajo eshte pjese me vlere e shoqerise shqiptare dhe duhet te respektohet .. je te baltoset (shume here me te padrejte nga mediat) sepse nuk mund te kemi Mesian ne pushtet she Satanin ne opozite! Vetem behen edhe me arrogante keta te pushtetit... Dhe tani po cuditeni nga Sejdini??? Ky eshte teper zoteri ne raport me disa te tjere nga kampi i Mesias..! Ky artikull i juaji eshte i mire por duhet te beni edhe fajesimin e vehtes per krijimin e ketij realitet te hidhur monopartiak dhe sistem vlerash ..pa vlere .. te cilin do te duhen ndoshta edhe dekada per ta zhbere...!!!!!

Mustafa Nano duket se ka bere
Mustafa Nano duket se ka bere mire qe e ka dorezuar ResPublika-n. Shkrimi i tij refleksiv nuk e ka nervin e kurajon e Respublikas se tanishme!
Duket se eshte me lehte per te te rrefej se (edhe) profetet puth-iten, se sa qe Sejdinet dhe tere Qelbesirat jo vetem kuterbojne por edhe kercenojne, tashme.
Shkrimi niste mire, pritej nje qasje prej pene te njohur, por kjo nuk ndodh.
Mustafa, sikur te kishte pare edhe pornovimin e figures se Ervinit per Ervinin ne Kavaje, them se do kishte marre me shume ritm e nerv...
Pikerisht doreheqjen duhet te
<Ti je blere ne menyren me te piste dhe nuk ka burre nene qe te me kundershtoje se e verteton me kete pacavure qe shkruan kur i del ne mbrojtje nje anadollaku ne korrupsionin e tij piramidal, kreu i te cilit eshte kreu i "Aleances se qelbesirave" qe eshte, pa dyshim slogani yt, inovacioni yt.

Pikerisht doreheqjen duhet te bente palacoja Sejdin. Pikerisht kete duhej t'ia kerkoje ti si gazetar. Gjithmone ne se je gazetar. Por ti nuk je gazetar me. Ti ndoshta ke qene. Sa i takon te tjerave, historise tende se si u bere gazetar, per keto do te flas nje here tjeter.

Te te vije turp Nano. Ti i peshtyve gazetaret. Ti qe ben kete , nuk e ke per gje perdhosesh edhe ata gazetare qe vriten ne Irak, a ne rruget e Moskes kur shkruajne te verteten. Ti nuk ke asgje te perbashket me te verteten.>
Zoterinj te

Zoterinj te nderuar te Respublices,

E keni shkurtuar reagimin tim. Keni hequr ca pjese ku une kam qene shume i ashper dhe kam perdorur gjuhe te ashper ndaj Nanos. Shkurtimi juaj ne thelb nuk e prek idene qe kam dashur une te shpreh dhe per kete ju falenderoj. Une nuk jam nga ata qe perdor gjuhe te ashper,por ndonjehere gjuha e ashper tregon nivelin e tmerrshem ku ka mberritur gjendja e shtypit dhe e sherbetoreve mediatike te qeverise ne Shqiperi. Here tjeter i lutem Zotit, qe edhe kete nivel stilistik ta kuptoni dhe te tregoni po ate kujdes qe keni treguar kur e keni shkurtuar reagimin. Qe t'ju ndihmoj,( jo per t'ju shitur mend,) ju lutem rilexojeni reagimin e ashper te Ambasadorit Amerikan ndaj partive politike te cilat kandiduan edhe persona me te kaluar kriminale, megjithse Ambasada Amerikane dhe miqte e vertete te Shqiperise i keshilluan partite te mos i kandidonin ata. Ju e kuptoni, te nderuar botues te Respublices, se diplomati Amerikan ne Tirane i ka mundesite te perdore nje gjuhe "diplomatike" dhe, thene shqip, edhe me te bute. Por, ai, me te drejte, ka zgjedhur te perdore nje gjuhe te ashper. E dini pse? Sepse Ambasadori Amerikan tashme e di shume mire edhe Shqipen , pra ai e di shume mire ate shprehjen popullore shqiptare, ose " Albanian slang" qe thote se " KESHTU I DO MUSHKA DRUTE..." Cka do te thote se ai e di shume mire se ne cfar gjendjeje te mjerueshme eshte vota e lire ne Shqiperi. Dhe ai e di shume mire se Qeveria ne rastin konkret fshiu b... me keshillat shume te vlefshme te tij.

Per ta mbyllur, ju falenderoj edhe nje here qe nuk i keni prekur thelbin ideor reagimit tim dhe po ju them me pergjegjesi se une nuk do t'i kisha prekur asnje presje nje reagimi te ngjajshem po te ishim ne pozita te kunderta, domethene une te isha botuesi dhe ju te ishit ata qe reagonit ndaj shkrimit te peshtire te Mustafa Nanos...

Pyes veten nese ne vend te

Pyes veten nese ne vend te Sejdinit, ne ate video te ishte nje kandidat i opozites! Pyes veten, ne vend te Sejdinit te ishte Ilir Meta! Sepse edhe ai mund te ishte! Sa kurioz jam te kuptoj se cfare teksti do te shkruante analisti i lavdishem Mustafa Nano!

Por ska gje, pasi ne Shqiperi kane kaluar si pa te keq perdhunime (lexo vjedhje dhe vrasje) me te renda se biseda e sinqerte dhe informale e Sejdinit babaxhan, sic eshte 21 Janari! Pas kesaj, qelbesirat u bene se bashku, kunder qelbesirave te tjera, per te luftura ne luften e qelbur qe ka mberthyer vendin. Ndersa Mustafa Nano shkruan keshilla te shpifura se si mund te lahet muti me shurre, kur shperthen ne zyrat me te larta te shtetit, nga vet goja hale e ketyre "shtetareve"! Bravo Mustafa Nano! Per kete arsye, sepse ka "analist" te tille si ju, ne jemi ne kete far llumi, me droge, nepotizem, prostitucion, vrasje, gjak, grabitje, percudnim dhe deformim te moralit njerezor. Urraaaaa!

Sa per median, lexoni ketu se ku e keni katandisur...

https://prenom777.wordpress.com/2014/05/25/media-dhe-mafia/

Add new comment