Ortodoksët shqiptarë në Maqedoni, deputeti Manojlovski: Maqedonasit na quajnë “Shkreti”

Postuar në 19 Janar, 2017 15:12

Bashkimi Demokratik për Integrim ka me zgjedhjet e fundit një deputet shqiptar ortodoks. Branko Manojlovski, nga Reka, aty ku ka shqiptarë të besimit Kristian në Maqedoni të cilët po zgjohen për të deklaruar identitetin e tyre. Është një nga dramat e heshtura që ka përshkruar kombin shqiptar elitat e të cilit jo rrallë kanë kushtëzuar këto shkëputje identitare. Në një intervistë për “Faktor 24”, Manojlovksi shpjegon se ka ardhur nga SHBA dhe do të dëshironte të ishte në seancën e parë konstituive të Parlamentit.

Branko Manojloski është nga Reka e Epërme nga fshati Kisiliçe dhe me prejardhje është shqiptar ortodoks, por është i sllavizuar dhe është rritur si maqedon. Sigurisht Ali Ahmetit iu ka dukur interesante të dijë se ka edhe shqiptarë ortodoksë në Maqedoni, sepse ajo ishte një temë që nuk ishte e njohur në atë kohë, por në Rekan e Epërme dhe në fshatin tim është folur shqip me mijëra vjet dhe mua më erdhi që të paraqitem dhe të tregoj se janë aty, dhe njëri nga ato jam edhe unë. Ka me qinda shqiptarë që janë sllavizuar ose janë maqedonizuar. Si ashtu, unë deri në moshën 9 vjeçare kam folur shqip, pastaj kam shkuar në një shkollë maqedonase, kisha maqedonase, kam pasur shokë maqedonas, dhe gradualisht kam filluar ta ndjej veten si maqedonas”, ka deklaruar Manojlovski, duke shtuar se Branko Sindinovski, shkrimtar, është nipi i tij dhe nënat i kanë shqiptare.

I ardhur nga një vend me kulturë tjetër politike, ku bashkëjetesa mes etnive është normalitet, Manojlovski thotë se Platforma e shqiptarëve në vendet demokratike “do të ishte diçka shumë normale”

Këtu me nacionalizmin është humbur logjika. Mendoj se nuk duhet të ketë frikë. Duhet të hiqen paragjykimet se ai është maqedonas apo shqiptar, ne të gjithë jemi të njëjtë. Të gjithë marrim frymë të njëjtë dhe pijmë ujë të njëjtë. Blejmë në të njëjtin pazar dhe paragjykime nuk duhet të ketë. Jam detyruar të kthehem nga Amerika në Maqedoni sepse sikur humbej identiteti i shqiptarëve dhe kjo shumë më ka munduar, sepse e dija se në Maqedoni ka shume shqiptar dhe sot e kësaj ditë në Rekën e Epërme flitet shqip dhe erdha që ta tregoj të vërtetën, kjo është një e dhënë historike, por është interesante se kjo e dhënë historike është trajtuar nga maqedonasit si tradhti, unë habitesha se pse tradhti, që jam shqiptar dhe se foli shqip gjithë jetën, unë këtu nuk shoh tradhti. Në Rekën e Epërme maqedonasit na quajnë “shkreti”, sepse ishin pjesë e tyre ndërsa flasim gjuhën shqipe”, ka përfunduar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski, raporton “Koha Ditore”.

Comments

Submitted by Gezim lumaj (not verified) on

Te lumte branko qe erdhe ti shpetosh shqiptaret ortodoks qe po shuheshim ne ngjasimin ne maqedoni edhe Skender Beu gjergji erdhi ti shpetoj shqiptaret prej ngjasimit ne turq edhe ti je hero rrofte shqiperia e tre feve Katolik Mesliman dhe ortodoks te lumt o Bac Branko

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.