Pas ftesës shqip, solidariteti mes të akuzuarve si më të korruptuarit në rajon
Pas mesazhit që të votojnë Milo Gjukanoviçin, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh të ri për votuesit shqiptarë: ata duhet të votojnë Listën Shqiptare që ka në fokus një aleancë strategjike me Gjukanoviçin. Zoti Rama ka folur për nevojën që Mali i Zi të ruajë kursin perëndimor dhe të shmangë ato që i quajti “intereferenca nga jashtë botës perëndimore”, duke bërë të qartë kështu investimin e Tiranës zyrtare në linjën politike të Podgoricës.
Eksperimenti elektoral shqiptar në Maqedoninë e Veriut prodhoi një sukses të madh për Ali Ahmetin, sukses i cili shitet si sukses kombëtar. Sot ftesa shkon njëjtas për shqiptarët në Mal të Zi që po udhëzohen ta kuptojnë drejt të ardhmen e tyre.
Ky pozicion i Tiranës është i pazakonshëm, pasi në një mënyrë apo tjetër luan me të njëjtën partiturë që jemi mësuar të shohim politikanët grekë në minoritetin grek në Shqipëri. Dhe me thënë të drejtën shumëkujt nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë. Pa folur këtu për faktin se ne po dëshmojmë solidaritetin ndërballkanik të të korruptuarve që sot flasin në emër të të ardhmes demokratike që e kanë minuar vazhdimisht me keqqeverisjen e tyre.
Në fund ky qëndrim i z. Rama minon edhe pozitën e OSBE-së në eventualitetin e një krize paszgjedhore në Mal të Zi, pasi kemi një konflikt të pastër interesi ndaj një vendi që përbën deri diku një sfidë për autoritetin e Perëndimit në Ballkan.
Comments
Rama thote me te madhe te
Rama thote me te madhe te votojne pro perendimit por vete e ka koken tek preheri i erdoganit.
Add new comment