Kur Edi Rama kërcënon Europën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3461_image_4955.jpg?itok=xnT1voPo)
Tashmë është kthyer në një barsoletë shprehja alla nardndoka e kryeministrit Rama: “Shqiptarët kanë nevojë për Europën njësoj siç Europa ka nevojë për shqiptarët”. Kryeministri po e përdor aq shpesh, sa edhe vetë ka harruar për çfarë ka dashur ta përdorë në fillim të herës. Së fundmi, e tha këtë perlë të mendimit të tij politik në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, si një lloj paralajmërimi për Europën, e cila duhet të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë, sepse përndryshe… Sepse përndryshe, thotë Edi Rama, ajo, Europa, “mund të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë”.
Më pas, kryeministri shqiptar e shtjellon idenë e tij duke nënkuptuar hapur se, nëse Bashkimi Europian nuk do t’i pranojë sa më parë shqiptarët brenda tij, atëherë këta do të jenë të detyruar të bashkohen “jo në funksion të Bashkimit Europian, si një proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë, por si një reagim ndaj një verbërie apo një përtacie europiane… që të triumfonte me patjetër dhe pa asnjë mundësi të dytë linja e një bashkimi… ku shqiptarët nuk do ta pranonin për një kohë të gjatë këtë historinë ‘tërhiq e mos e këput’ të Europës dhe këtë qasjen tërhiq e mos e këput me njëri-tjetrin”.
Kjo tezë e Edi Ramës do të përkthehej ndryshe si një mesazh ndaj Brukselit, i cili ose duhet t’i pranojë brenda vetes shtete problematike si Shqipëria dhe Kosova ashtu siç janë, ose këto do të provokojnë trazira, do të kërkojnë bashkim, ndryshim kufijsh, shkurt do t’i sjellin andralla gjithë Europës.
“Sot Europa ka nevojë për shqiptarët njësoj siç kanë nevojë shqiptarët për Europën dhe, në qoftë se Europa e shikon Ballkanin dhe e shikon zhvillimin në Ballkan si gjëra pa lidhje me fatet e saj dhe, në qoftë se Europa nuk arrin të kuptojë se proceseve që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon, duhet t’u bashkëngjisë vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mundet vërtet që të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë”. Ky kërcënim, ndonëse me gjuhën e vizionarit që arrin të kuptojë atë që vetë Europa nuk e kuptuakërka dot vetë, nuk është i panjohur në këto anë.
E kanë stërpërdorur shumë liderë ballkanikë, sa herë kanë dështuar të kryejnë “të famshmet detyra të shtëpisë”. Sa herë u është dashur të mbulojnë paaftësinë, korrupsionin, sundimin e një pakice, lidhjet me krimin, mungesën e shtypit të lirë, kompromentimin e shoqërisë civile, krizën ekonomike, varfërinë, papunësinë, me një fjalë dështimin për të bërë një shtet normal brenda rregullave të demokracisë europiane.
Kemi shembullin e liderëve në Maqedoni, atyre në Serbi apo edhe të paraardhësit të Edi Ramës në Shqipëri. Ish- kryeministri Berisha i shtoi dozat provokuese të “albanofobisë”, të bashkimit të shqiptarëve, të mesazheve të forta patriotike, pikërisht kur qeverisja e tij mbeti në vendnumëro. Nënteksti ishte i qartë: na pranoni siç jemi, ose përndryshe do t’u krijojmë probleme.
Kryeministri Rama i ka hyrë shumë shpejt një politike të tillë. Nëse në një vit e gjysmë qeverisje, ai nuk ka mundur t’u afrohet objektivave të veta dhe kritereve të anëtarësimit në BE, për këtë nuk ka pse fajëson Europën. Ai nuk mund të kërkojë një integrim me pahir ose në të kundërt, do të thyejë xhamat me gurë.
Nuk është përgjegjësi e Europës pse Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, me nivele të lirive në zonat e kuqe, me kriminelë në Parlament dhe të korruptuar në qeveri, me mungesë të investimeve të huaja, me kriminalitet shqetësues dhe krim të organizuar. Sado që Europa të ketë nevojë për shqiptarët, ajo nuk mund të pranojë një shtet ku kryeministri i jep mend Brukselit dhe nuk ka mend të rregullojë vendin e tij.
Sofizmat e Ramës në thelb nuk janë të panjohura për shqiptarët. Është teksti i ri i një kënge të vjetër që fajin kërkon t’ua lërë të tjerëve, Europës, botës, armiqve të brendshëm e të jashtëm, ekstremistëve dhe qarqeve antishqiptare, që e kanë halë në sy vendin e shqiponjave. Është kënga e hallit sa herë që udhëheqësit tanë përballen me dështimin e tyre. Përdorimi i patriotizmave apo më keq akoma, i presioneve nacionaliste si ushqim për të mbushur barkun bosh nga paaftësia qeverisëse, është një taktikë që nuk funksionon.
Nëse shqiptarët sot janë ende larg Bashkimit Europian, kjo nuk është për shkak të përtacisë, ekstremizmave apo verbërisë europiane, por të gjendjes në të cilën ndodhen. Këtë gjendje kryeministri Rama nuk mund ta kapërcejë me kërcënimet për bashkim të shqiptarëve në një shtet, por duke bërë detyrën për të cilën është votuar. Kërcënimet e tij nuk trembin as laraskat, sepse mjaftoi një fjali e Konçijançiçit nga Brukseli dhe kryeministri e ndryshoi gjuhën me të cilën foli në Ulqin. Por përpara gjuhës duhet të ndryshojë mendjen, sepse sado që Europa të ketë nevojë për shqiptarët, përsëri rrezikojmë të mbetemi larg saj.
"Mapo"
Comments
Po c'ke a i gjore. Kur keto

Po c'ke a i gjore. Kur keto deklarata i beri Berisha, bile komplet jashte realitetit sepse, ai kerkoi bashkimin e gjashte shteteve ku ka shqiptare, ti Shkullak, beri nje artikull per te mbrojtur idene e bashkimit te shqiptareve, kunder pikpamjeve europiane. Tani qe Rama, nuk ben propozimin per bashkimin e te gjithe shqiptareve ne gjashte shtete, por vetem beshkimin e dy shteteve teresisht shqiptare, ti Shkullak, i hidhesh ne fyt Rames. Mor ti je me kta, apo me ata...???

Po pse mor qyq mos ti beje

Po pse mor qyq mos ti beje presion,Serbia e ben gjithe kohes me Rusine dhe vetem te mira po merr nga BE,pse mos ta bejme dhe ne?!

Por problemi yt nuk eshte se "Rama po i ben presion BE-se" per ty problem eshte thjesht Rama...

Sidoqofte nuk dua ta zgjas se nuk ja vlen.
Z.Shkllaku.As vete Sali

Z.Shkllaku.As vete Sali Berisha nuk e urren Edi Ramen me shume se zoteria jote.Je komplet qesharak.Jam i sigurte se nese Rama qendron gjate ne pushtet ti do pesosh infrakt.Ke nje urrejtje perverse dhe ekstreme ndaj Rames.Merre me ngadale sepse po demton shendetin.Po pellcet totalisht perbrenda.

Nuk je drejt Armando!

Nuk je drejt Armando! Politika dhe publicistika janë dy gjëra të ndryshme. Ti si publicist se ke përgjgjësinë e Ramës, kurse Rama ka përgjgjësi për t'u prononcuar për vullnetin e kombit. Politika është edhe aksion edhe fjalë. Normal që Kryeministri i Shqipërisë duhet t'i kujtojë Europës se ne kemi aletrnativa. Poashtu je i njënashëm në analizën tënde se gjendja e keqe ekonomike te ne qenka vetëm faj i yni. Nuk je ekonomist dhe mbase nuk i kupton këto gjëra, por Europa absolutisht ka përgjegjësi për moszhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po t'i jap dy arsye: e para sepse nuk ka investruar psh si në Greqi dhe vende tjera me miliarda në infrastrukturë (që është edhe interes i Europës) dhe ende nuk lejon 2 milionë shqiptarë nga Kosova të luvizin të lirë si krejt ballkanasit tjerë dhe të cilët për dijeninë tënde kanë përmbushur më shumë kushte për liberalizimin e vfizave se Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja bashkë. Duhet të rrimë shtrembërt, por të flasim drejt zotërote.

Edi Rama ka pergjegjesine te
Edi Rama ka pergjegjesine te qeverise Shqiperine. Ky eshte mandati i tij, kete kane votuar njerezit dhe kesaj ligjesie i pergjigjet edhe pakica qe e ka votuar kunder. Vullnetin e kombit, nese ekziston dicka e tille, nuk e ka ekskluzivitet kryeministri, as edhe ndonje politikan, jo vetem sepse eshte nje fraze qe ka 100 vjet qe u lejon politikejve(neologjizem i zoterise qe ti e dashke shume) te parakalojne permes demagogjise, te drejtat tona elementare, por edhe sepse meton te shpike nje unitet qe mohon natyren diverse te mendimeve dhe opinioneve te njerezve te lire. Te qeverise Shqiperine ky, ta rilinde sic tha, pastaj per bashkimin me Kosoven, kur te kete provuar sukses ketu, te na pyese.
Urdheroni beni nje

Urdheroni beni nje referendum, dhe e shihni vullnetin e popullit - meqe e dashke keshtu. Po pastaj behet fakt i kryer, pallavrat me "bashkim ne gjirin e Evropes" dalin jashte loje dhe do ndihen keq ca politikane, plus ti dhe ca te tjere, mendimet e te cileve i permledh ti me lart.

E pyti ( pyeti) njiher nje

E pyti ( pyeti) njiher nje gazetar bab Myslymin( Pezen). " Po mir o bab, atje ne Kuvend si bisedon me Enverin?" I tha baba ketij gazetarit:"

E mer cun.Care bisede mre? Ku ka koh aj me fol me mu. Un e shof me bisht t'synit. Kur e nre( ngre) doren aj me votu, e nrej ene un. Kur s'e nre , s'e nrej as un. Kshu o ( eshte) puna mre cun."

Tashti edhe ky bab Rama nuk ka tjeter gjo me bo. Kur ta nreje doren Amerika, ta nreje ene ai. Nuk e nrejti doren Amerika, te rrij rahat e ta mylle(mbylle) gojen. Kur jep nji pare e hyn n'valle, ( po dashte quje vallen NATO) edhe me dhane 500 pare nuk del ma. Prandaj i thoni atij Rames me nejte pak drejt e mos e lujte bythen sa knej anej...

Sa qesharake "Kur Edi Rama

Sa qesharake "Kur Edi Rama kërcënon Europën" !!!!

Bravo autorit.

Me të tillë gazetarë [në

Me të tillë gazetarë [në qoftëse mund ta quajmë kështu se mund të paguhesh si gazetar por kjo nuk mund të thotë se je gazetar] ska si të ndollë ndryshe por ky qënka pa cipë fare mor shka në Stalistan se atije duhet një gazetar i tillë

Add new comment