Nevojë për hetim/Denoncime se qytetarët po blejnë edhe aparaturat për të sëmurët me CoVid-19
Një kronikë e TvT sot për gjendjen në spitalin “Shefqet Ndroqi” ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetet menaxhuese të epidemisë. Në kronikë paraqitet një qytetar që deklaron se ka blerë në aparaturë – që sipas tij filtron ajrin – e cila kushton 1500 euro përveç maskës 200 euro.
Nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë, por pamjet tregojnë se qytetari që ka prindin të shtruar po çon në spital një pajisje ajri. Kjo është shumë e rëndë.
Ankesa ka edhe për shërbimin infermier, për ilaçet. Situata po duket se po shkon drejt standardit të zakonshëm spitalor në Shqipëri: Paguaj çdo gjë vetë.
Deri më sot ka patur denoncime sporadike dhe të pambështetura mirë. Por tani qytetarët që kanë familjarë të prekur po flasin publikisht për këto që po ndodhin dhe e gjitha kjo kërkon hetim parlamentar, në mos penal. Sepse kemi shërbim të munguar në spitalet publike që duhet të kishin marrë masat. Dhe hetimet po kryhen edhe në vende si Britania e Madhe.
Jetojmë në një vend që ndërton tunele 150 milionë euro me buxhetin e shtetit, ndërkohë që në kushte pandemie nevojat spitalore as që duhet të diskutoheshin. Ministria e Shëndetësisë mund të justifikohet me gjithçka dhe të mbrojë punën e vet, por kur merr vesh se ajo pranon edhe dy ventilatorë dhuratë, atëherë me të vërtetë që të zë frika për vendin ku jemi dhe fatin që ndajmë të gjithë.
Comments
Ca po thu? Nuk duhet ti
Ca po thu? Nuk duhet ti pranonte respiratoret? Pse ca eshte jeta e njeriut per ty statistike apo objekt analize. Njerez pa shpirt. Vetem per shou.
Ca po lexon? DUHET TI KISHTE
Ca po lexon? DUHET TI KISHTE RESPIRATORET jo te detyrojne njerezit ti blejne. Dhe ne cdo rast, futja e nje pajisjeje ne spital behet me procedure.
Add new comment