Një apel kolegëve: Miq, mjaft më me Berishën! Është e lodhshme e gjitha kjo!

Postuar në 06 Shkurt, 2015 06:19
Mustafa Nano

Në parlamentin e djeshëm pati një debat mes palëve lidhur me situatën që është krijuar për shkak të përmbytjeve në jug e në pjesë të tjera të vendit, dhe aty, siç pritet në rrethana të tilla, shkëlqeu Sali Berisha me përroin e vet të ndërgjegjes. Dhe kështu ai u bë sërish, për herë të n-të, një lajm nacional. Mediat televizive e transmetuan live, dhe e ritransmetuan pa pushim gjatë gjithë ditës, ndërsa mediat në versionin print dhe online ia zbardhën të gjitha fjalët që tha, dhe ia publikuan të pacensuruara.

Ai ka bërë bash këtë gjë qysh prej 23 qershorit. Me synimin për të qenë i pranishëm në skenë, nuk ka lënë ditë pa publikuar në profilin e tij në facebook mesazhe të njëjta me ato që lëshoi në seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ju ka shkuar në mendje se çfarë mund të dalë po të mbledhësh çfarë ai ka shkruar në facebook (është e kollajtë të merren, sepse aty janë)? Ka për të dalë një libër i rrallë, madje unik, që nuk turpëron vetëm atë. Na turpëron të gjithëve, pasi këtë njeri e kemi patur President për pesë vjet, Kryeministër për tetë vjet, e kryetar edhe sot e kësaj dite të njërës prej dy partive më të rëndësishme të vendit.

Unë doja t’u bëja një apel kolegëve të mij, që të merren sa më pak të jetë e mundur me të, t’i kushtojnë vëmendje veç në rastet kur ai është zëri ekskluziv i PD-së për një çështje të caktuar, dhe ta injorojnë e censurojnë në të gjitha momentet e tjera të çoroditjes e të çakërdisjes.

Nuk është e drejtë të merremi pa fund me të. Nuk i shërben askujt, me përjashtim të atij vetë, kjo vëmendje.  E prandaj, qoftë edhe për të mos bërë lojën e tij, do ishte mirë ta injoronim. Nuk mendoni edhe ju kështu?

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ajo qe thote Muci eshte pjeserisht e vertete.

Berisha behet qesharak me vetedije, pikerisht ne menyre qe te jete ai ne lajme e per rrjedhoje tu le te kuptoje te gjitheve se ai eshte ende e sot PD-ja. Any news is good news thone amerikanet, dhe Berisha e praktikon ne menyre perfekte. E kuptohet qe dora me e madhe qe mund ti jepet dhe Bashes eshte pikerisht injorimi i Berishes.

Ama ana tjeter eshte qe Berisha u intereson shume edhe kundershtareve te tij qe jo rastesisht i kane lejuar tere ate hapesire ne parlament. Ne media dihet refreni, "fajin e ka Saliu" ne cdo debat, perballje, apo emision televiziv dhe opinion te shkruar.

Berisha eshte shendoshe e gjalle jo vetem nga lufta e tij me mish e me shpirt per te ruajtur pushtetin personal, po edhe sepse u sherben si alibi kundershtareve te tij per te ruajtur pushtetin e tyre. Jo me kot o Muc, Rama merr kot sa here i del ndonje artikull neper portalet e shumta te pavarura qe jane hapur tani. Jo me kot u sulen te gjithe te ulin efektin e Syrizas. Berisha eshte kundershtari komod, "tragjedia politike" per keta do ishte vertete nje force e re me te cilin nuk do dinin nga te perballeshin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Albi, nuk e di ne c'pjese te Amerikes thone "Any news is good news". Zakonisht thuhet "No news is good news". Nga kuptimi qe do te perçosh ti eshte me e pershtatshme nje tjeter qe thone ne Amerike "There is no such thing as bad publicity". Any way no hard feelings.

Submitted by Maks Lela (not verified) on

Po ta leme rehat! Le te mos e shqetesojme hajdutin, vrasesin, shkaterruesin e Shqiperise! Madje as kryeministrit, qe me aq depute sa ka mund te ndryshoje cdo gje, le mos ti kerkojme llogari se perse ky njeri qe ka bere kaq te zeza eshte i lire dhe jo ne burg. Madje une them qe mos te flasim as per Narvinat, ato qe ta japin kuren 2 jave me vonese, po nuk i paguajte 5000 euroshin, apo po nuk kishe "miq te fuqishem",  le te mos flasim as per korrupsionin me tenderat 120 milioneshe te shendetesise.

Submitted by gingi (not verified) on

Nano u drejtohet gazetareve .ka ne Shqiperi nga kjo rrace !?

Hiq Marin Memen e Artan Hoxhen... te tjeret jane si plakat e lagjes qe mblidhen ne darke per me bo thashetheme.

Berisha duhej te ishte tjetrkund tani, qofte edhe per arsyen e vetme...qeverisje e papergjegjshme. Kush e njeh sado pak mafien kur hedh syte mbi politikanet shqiptar...tmerrohet.Kur Berisha te jet pas hekurash dhe LSI te vdese si organizate, ndoshta, do jete rilindje.Mos pushoni se foluri per Berishen , Sipas meje ka bere shume krime, me dhe pa dashje, dhe krimi i shkerdhimit te egzistences sone nuk  bie ne parashkrim.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ja pra Muc, prandaj duhet Berisha.  Shife sa bukur arsyeton djali (nga te kemi mo xhan? Nga Tepelena?) Fajin e ka ai, e ka LSI, e kane fenomenet gjeohapsinore, e ka ngrohje globale etj etj na thote djali.

Po mire mo andej nga PS-ja ka ndonje faj? Tenderat e energjise, te shendetesise, reklamat e Vilajet Qyrkut, monopolet e naftes, te gjitha keto ke kane pergjigjes? Prap Like Floririn dhe Berishen? Apo cunat e rilindjes?

Pikerisht se e dine mire cfare llumi perfaqesojne, aspak me ndryshe se dy partite e tjera, prandaj ju duhet me forte se kurre gogoli Berisha.

Submitted by Mato (not verified) on

I dashur Muc me duket se te ardhur ty koha te largohesh nga medja se ke nje urrejtje paranojake per Berishen. Te duket sa here qe flet Berisha te karikon EDI  me Kocon te flasesh. Nuk ke asnje dinjtet gazetari te pavarur. Je produkt i PS dhe do perfundosh si i tille.

Mos u mundo te fshehesh futyren tende te vertete.

Submitted by Caji Mai (not verified) on

Muci,

Mos u bej nervoz sepse nese ka nje gazetar qe eshte marre gjithe jeten me Berishen je ti dhe vetem ti. Me kujtohet fare mire mbas 1997-es ti nuk rrije asnje dite pa shkruar kunder Berishes, edhe pse Berisha ishte me kembe nga qielli. Vazhdove keshtu cdo dite qe ka fale Zoti deri ne 2005-en. Pastaj Berisha erdhi ne pushtet dhe ti vazhdove te njejten loje, por te pakten kesaj radhe ishe i justifikuar, se ai ishte ne pushtet. Qe kur Berisha na la shenden ne zgjedhje e fundit ti me Bazen nuk pushoni cdo dite te merreni me Berishen. Qe te jem i sinqerte dhe i drejte me ty, Merua ta kalon ne kalerimin kunder Berishes, se helbete ai ka shume hesape me Berishen, te vjetra dhe te reja. Tani nuk e di pse te ka hip ky nervozizem duke u bere thirrje gjithe kolegeve gazetare duke u kerkuar nje "SHUJ" totale ndaj Berishes. Te siguroje qe Berisha nuk do hesht. E ka thene troc, nuk do shuj dhe ndaloje sa kohe i Plotefuqishmi do i jap ymer. Jo se jam dakord me kete rruge qe ndjek Berisha, por sic duket ai do vazhdoje te jete nga ata lloji politikanesh si Papandreu dhe Micotaqis, te cilet vetem kur u larguan nga kjo bote u shujten edhe ne politike. Kam frike se keshtu do ndodh me Berishen. Vetem se nervozizmi yt me duket krej jashte kohes, non sense. Shpresoj ta botosh kete koment.

Submitted by Anonimgagaci (not verified) on

Po  pse  o  Muci, ku  e  pe  ti  vulgaritetin  e  berishes  apo, pse  i  tha  ministrit  tend  te  dashur  rrugac? Po  ai  ashtu  eshte  rrugac  e  kaluar  rrugacit  o  Muc. Po  shiko  edhe  njehere  dhe  fol  edhe  per  kete  qeveri  dhe  ministrat  e  ndritur  te  saj  se  cfare  nuk  po  bejne  dhe  jo  pasi  kane  kaluar  nje  mandat  por  per  gati  nje  vit  e  gjysem, gjithe  keto  skandale  qe  nje  komentues  i  ka  thene  me  siper, po  fol  njehere  edhe  per  rritjen  e  taksave, te  energjise  dhe  te  gjithe  babezine  qe  keta  ministra  qe  vetem  te  tille  smund  te  jene ,  po  fol  njehere  per  skandalet  e  shumta  fol  muco  fol  sa  ste  ka  zene  paraliza  faciale  dhe  te  ka  shkuar  buza  shtrember. Fooooool   Muciiiiiii

Submitted by Anonimgagaci (not verified) on

Me  fal  se  harrova  o  Muc, ne  qoftese  ka  njerez  ketu  tek  ne  qe  jane  bere  te  merzitshmen  te  vetmit  je  Ti, Merua  e  Andrea, formoni  vertet  nje  trio  te  merzitshme.

Submitted by Vezhgues (not verified) on

Shqetesim nuk ben Berisha o Muc,shqetesim bejne gomeret qe vazhdojne dhe e ndjekin. Lexo komentet me larte,sapo tu prekesh perandorin te  hidhen si kamikaze...dhe s'ke c'ben,tribale hesapi.

Submitted by Anonimgagaci (not verified) on

Me  duket  se  te  pelqekan  gomeret  o  veshgues? Do  kene  dicka  speciale , si  thua  te  pelqen  mo?

Submitted by Vezhgues (not verified) on

Kapaciteti mendor ne PD nuk ja kalon shume  atij te gomarit,keshtu qe nuk pres qe elektoratin ta kete ne nivel me te larte...yshhhh

Submitted by PELLAZGET (not verified) on

E po te qifte gomari atehere.....

Submitted by Albi_I (not verified) on

Absolutisht qe problem i madh jane gomeret qe i shkojne pas edhe sot, po ata si cdo gomar i shkojne pas me idene se do kene perseri perfitime personale. Per ata Berisha perfaqeson pushtetin e shkuar dhe mbase ate te ardhshem.

Doni t'ia hiqni kete pushtet. Shume kollaj, mos e mbuloni mediatikisht. Problemi qendron qe po aq sa Berisha perfaqeson pushtet per keta gomeret, po ashtu perfaqeson ikjen e pushtetit per gomeret e majte. Dhe keshtu, grusht bashkuar te dy palet e gomereve luftojne me njeri tjetrin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.