Kur do të ndodhë në Tiranë rasti i Parisit?
Atentati që ndodhi në mes të Parisit i ka të gjitha gjasat që të ndodhë dhe në Tiranë. Madje, dhe shumë më i rëndë. Arsyeja e vetme pse nuk ndodh është që tek ne ka një hipokrizi shtetërtore e mediatike ku askush nuk ka në plan të diskutojë problemet e islamit radikal, e aq më keq, të islamit politik. Një zonjë doli në Kosovë kundër shamive dhe e linçuan në rrjetet sociale ata struktura e mendimit të të cilëve nuk ndryshon shumë nga ajo e atyre burrave me maska që ekzekutuan një njeri të plagosur në tokë, me të cilin nuk kishin asnjë lidhje hakmarrjeje. Një artist shprehu një opinion të vetin për muslimanët para ca kohësh në Tiranë, dhe e sulmuan të gjithë, dhe jo vetëm në rrjete sociale, por dhe njerëz me akses në media.
Hipokrizia e mediave dhe e politikës
Tek ne mund të ndodhë fare mirë ajo që ndodh në Francë, vetëm se te ne nuk ka liri e as hapësira mediatike për debat. Të tërë, media e qeveri, opozitë e artistë luajnë hipokrizinë e tolerancës fetare. Fotoja më sipër është një nga faqet e shumta të internetit ku mblidhen radiklatë islamistë shqiptarë dhe duartrokasin makabritetet.
Ndërsa media raporton të plota, duke i lexuar rresht për rresht telegramet pa vlerë të Kryeministrit e Presidentit (qëkur telegramet e “qokës” janë bërë lajme?), askush nuk ngre një pyetje serioze: sa thellë ka depërtuar islami radikal në Shqipëri? Në sa shkolla private përçohet kjo ideologji? Në sa shkolla shtetërore bëhet kjo propagandë? Kush rekruton njerëz për në luftë? Nga vinë fondet? Kush mban me para aradhën e blogaxhinjve që ndërsa ne të tjerëve na bie bretku në punë për të fituar jetesën, kanë kohë të mjaftueshme për të ndenjur online e për të bërë luftën e tyre fetare në blogje, forume e faqe gazetash?
Radikalët dhe të tjerët
Krimet në emër të Zotit i turpërojnë myslimanët që preferoj t’i konsideroj si myslimanët e vërtetë (edhe pse radikalët kanë të njëjtin mendim për veten, se janë ata “myslimanët e vërtetë”), por një fakt mbetet, ato bëhen në emër të Allahut.
Problemi nuk është më se disa njerëz janë budallenj, ose të ligj, ose të keqinformuar, ose të keqtrainuar, ose u është bërë “lavazh truri”. Problemi është kur një fe krijon bazat që njerëzit të shndrrohen në kriminelë në shërbim të një ideje që ata që quajnë “të shenjtë”.
Ajo që ndodhi në Paris, i dha shenjat që kur gjithë bota myslimane u ngrit kundër një filmi kontrovers për Profetin Muhamet dhe kërkonin autorin për ta vrarë. Në Tiranë pati deri dhe profesorë fakulteti (të punësuar në Universitetin laik shtetëror) që u pozicionuan kundër filmit (pa e parë) sepse sulmonte atë që është e “shenjtë” për një komunitet.
Ja ku jemi sot, ku ekzektohen njerëz për një karikaturë. Ndryshimi nga rasti i parë tek rasti i dytë, nga dënimi i filmit tek dënimi i karikaturës, mua më duket shumë i vogël.
Fillon e gjitha duke sulmuar një film, duke ndezur ndjenjën e fyerjes fetare tek një shumicë, dhe përfundon duke hedhur në erë një redaksi në emër të asaj përkatësie fetare. Problemi pra, nuk është as tek një piktor që bën një karikaturë, as një artist që hedh fraza mbi rolin e myslimanëve, e as një regjisor që bën një film (pa shije). Problemi është kur feja e një komuniteti kërkon të imponohet në vend të shtetit (çka vlen dhe për modelin e “Kishës në funksion të pushtetit të Putinit”).
Problemi, është që myslimanët, ata të vërtetët sipas meje, duhet të bëjnë ndarjen e qartë me ata të “vërtetët” sipas vetes së tyre, që armiku i vërtetë i qytetërimit lindor, perëndimor e shqiptar sot është islami politik.
Islami politik
Islami politik, është kjo që po ndodh. Janë këta njerëz që fenë nuk e kanë për veten e tyre, por duan ta imponojnë për të gjithë. Ata që “të shenjtën” nuk e kanë veç për veten e tyre, por duan t’ia detyrojnë kujtdo që jeton ndryshe. Ata që rregullat e zotit nuk i kuptojnë si rregulla për veten e tyre, por si ligj që duhet bërë i detyrueshëm për të tërë. Ky është Islami politik.
Ky është thelbi që nëse çdo mysliman do e kuptonte kështu siç është, nuk do flisnim për terrorizëm islamik, për ISIS e për #jesuischarlie.
Në një koment në një faqe mediatike, para 1 viti e ca dikush më shkroi që “islami politik është këtu, e do jetë gjithmonë. Por, keni për ta parë shumë shpejt”. Nofka që ky komentues përdorte ishte emrin i një kryeqyteti europian. Më bëri përshtypje, sepse nuk doja ta besoja që ka njerëz në Perëndim që e marrin seriozisht islamin politik, por, një njohje e terrenit shqiptar më bën të kuptoj që ai komentues është pjesë e një komuniteti gjithnjë në rritje.
Nuk bëjnë atentate, se s’kanë kundër kujt t’i bëjnë, se askush nuk flet. Qameti dalin i fusin një dru Maks Velos që e tepron në intervista. Intoleranca e atyre që punojnë, organizojnë, mësojnë e propagandojnë islamin politik është thuajse e pakthyeshme. Është e pamundur që t’u shpjegosh që droga, prostitucioni, sionizmi, racizmi nuk luftohen me një gjë më të keqe. Sikurse fruthi nuk shërohet duke injektuar në trup murtajën. Thjesht trupi vdes.
Ata që punojnë për “islamin politik” sot nuk e kuptojnë që kjo nuk është më fe, as islam, as rregull. Është thjesht dëshira për pushtet e një grupi njerëzish (shpesh dhe të keqshkolluar) që përdorin islamin si ideologji për të lëvizur ushtrinë e skllevërve të terrorizmit.
Islamin politik mund ta luftonë vetëm shteti laik i mbështetur nga ata që unë i quaj myslimanët e vërtetë.
Dhe, mos na gënjejë mendja se janë pak. Futuni e shikoni faqet, blogjet, forumet dhe liket në FB e video në youtube. Vëreni sa radikalizëm ka aty. Janë qindra xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman. Pakkush nuk e di ç’ushqim ideologjik gatuhet aty brenda. Murtaja, sikurse ISIS dëshmoi ka vetinë që ushqehet me të keqen, bëhet më e madhe. Radikalizmi ushqehet me injorancë e intolerancë, por ç’rëndësi ka kjo pasi të na ketë mbërthyer komplet.
Një fjalë Kryeministrit
Islami politik është në të vërtetë një çështje madhore. I takon Kryeministrit që ndërsa luan për PR lojën e hipokrizisë së “tolerancës fetare” të marrë masa që grupimet që kërcënojnë rendin tonë kushtetues, të marrin përgjigjen jotolerante që u takon.
Islami politik nuk rrezikon 2 tendera, 2 miq e ca pallate. Islami politik kërcënon sistemin tonë perëndimor të të menduarit e jetuarit. Përndryshe, Zahoja i vogël do detyrohet ta veshë të shoqen me shami kur të rritet, edhe në s’do ai. Dhe jo vetëm kaq.
Comments
Shume shkrim i dobet
Shume shkrim i dobet Koloreto, aspak ne nivelin tend.
Disa pyetje per ty: cfare eshte islami politik dhe si e barazon aq kollaj me radikalizmin islamik? A nuk e di ti se edhe brenda Islamit politik ka lloj lloj rrymash e degesh ku vetem disa prej tyre jane te dhunshem?
Islamistet e moderuar ne Tunizi psh marrin pjese ne zgjedhje te lira e nuk e kane problem ti humbasin ato. A jane keta njesoj me ISIS sic duket se po thua? A eshte njesoj AK Parti e Turqise me frymezim islamik njesoj me Al Kaiden?
Ti fusesh te gjithe islamistet paqesore e radikale ne nje thes nuk ndihmon ne debatin qe kerkon te besh. Vetem sa huton e ngaterron edhe me shume.
Dhe sa per keta blogeret islamike qe paskan pushtuar interneti ne pyet se kush I paguan, po ata anti-islamike kush I paguan? A i ke pare si ziejne faqet e komenteve apo dhe faqe te dedikuara interneti si zemra shqiptare.net me shkrime anti islame e madje dhe thirrje per gjenocid ndaj muslimaneve shqiptare?
Ndoshta ka hipokrizi kur flitet per tolerance fetare por kjo nuk eshte pse nuk flitet per radikalizmin islamik shqiptar qe deri tani ka qene margjinal dhe inshallah mbetet i tille, por sepse heshtet rreth islamofobise shqiptare qe eshte gati kurdohere ta ngreje koken e te kerkoje Kurban sa here ndodhin gjera te tilla te urryera ne emer te Islamit.
Barbar dhe Injorant-kafshe

Barbar dhe Injorant-kafshe mesjetare te zhytur ne padije e ligesi.

Toleranca me keta te marre duhet te marre fund sot dhe perngahere. Keta duhen tallur dhe percmuar publikisht. Vertiten rreth nje llogjike te absurdit per te gjetur faje te te tjeret, jo cifutet, jo Amerika, jo islamofobia, jo varferia, jo papunesia.

Shut the fuck up-eshte shekulli i 21, bota nuk eshte e rrafshet dhe ajo rrotullohet, grate jane njerez nuk jane placke dhe objekt seksi, feja juaj eshte po aq absurde sa ajo e te tjereve.

Shkoni ne shkolle dhe ne pune perdite, mbase bota do ju duket me e mire.

ore, a i moderoni keto

ore, a i moderoni keto komente, apo thjesht i botoni per rritje shikueshmerie. ky tipi ketu mbjell urrejtje, sikur media ka dhe pergjegjesi sociale?!

ku e sheh urrejtjen ti more

ku e sheh urrejtjen ti more kokeqyp?

te vret syte drita dhe do te rrish ne erresire

Islami politik eshte nje rend

Islami politik eshte nje rend qe kerkon shkrirjen e shtetit me xhamine, dhe vendosjen e ligjit fetar. Dmth, shamia e detyruar, jo martesa midis fesh, mishi i derrit i ndaluar per tere, jo alkool, universitet fetar, e premtja dhe jo e diela pushim etj etj. Nuk ka me kushtetute por ka Kuran pak a shume. Keshtu funksionojne gjithe shtetet arabe, qe nga Irani deri tek Siria dhe Afrika Veriore. Edhe vete muslimanet e moderuar nuk e duan me Islamin politik, dhe i druhen. Nje shkrimtar egjiptian shkruante para pak ditesh per kete gje, miq te mi arabe me kane folur per kete gje, por nqs je arab dhe ankohesh per Islamin, nuk merresh per islamofob, nqs sje arab, dhe ben nje arsyetim te logjikshem per mospranim te imponimit te fese, prapseprape je islamofob. Ky eshte problemi i europes sot, dhe shqiperise. Libri, kopertina e te cilit u publikua pak para masakres ne Paris, fliste per kete gje. Qe vete neglizhenca dhe hipokrizia per te qene politikisht korrekt gjithnje do ti lejoje Islamit politik mesymjen ne Europe. Ca daneze me thane qe se fundmi i qe ndaluar ne kopshtin e femijeve te tyre ngrenia e mishit, se sqe hallall. Fillimisht emigrantet i kerkuan qe te vendosnin menu dhe pa mish per femijet e tyre, dhe kopshti e beri nje gje te tille, por su mjaftuan me kaq, kerkuan qe te mos gatuhej ne kuzhine mish qe per ta qe mekat. Keshtu qe dhe femijet daneze smund te hane me mish ne kopsht. Shembull tipik i abuzimit me "lirine e besimit fetar" duke e cuar ate ne imponim. Dicka e ngjashme ndodhi dhe ne Suedi, ku u kerkua te hiqet flamuri suedez nga shkollat, se fyen emigrantet. Nuk e mohoj qe ka islamofobe, njerez qe shohin shtrember arabet kur hipin ne tram e autobuz, ka, ka sa te duash. Por ka dhe nje shumice derrmuese qe eshte e lodhur nga imponimi qe sa vjen dhe rritet, dhe jo per gje, por se e dine qe nqs vazhdojne kesisoj, do vije nje dite, qe pikerisht "respektimi" qe po i behet islamit, do ti shkaterroje cdo vlere per te cilat e respektuan. Feja eshte mendim, ideologji, menyre jetese, politike, quaje cfare te duash, ama mund te diskutohet, eshte ide, qe mua s'me pelqen, dhe kam te drejten time ta them pse, s'po sulmoj ndoke personalisht, po them pse s'perkrah nje ide. Europa vazhdon te jete e krishtere, si dhe Amerika, ama ka qindra artiste, piktore, gazetare qe e zhveshin cdo dite, e analizojne, e kundershtoje, e tallin etj etj. Vete gazeta satirike, sqe antiislamike, qe me se shumti anti cdo gjeje, hapni twitter dhe shiheni, tall Krishtin cdo muaj me rubriken "historia e vertete e jezusit" me nje vizatim te tij foshnje prane shen merise me kembe te hapura. S'ishte sulmuar per shkak te fese deri me sot nga katoliket, qe te themi ate qe eshte, franca i ka me kunjtale, dhe mjaft radikale madje. Pse, sepse Europa e arriti nje tip standarti lirie shprehjeje, te cilen sduan ta humbin.

Ne shqiperi tolerojeni, neglizhojeni, beni dhe komente dhe media madje te dizinformoje (sic po ben) per ngjarjen ne paris. Varferia, padija, blerja e dhjetra kompanive nga turqit, fonde nga katari etj etj, te gjitha behen per nje gje. "shqiperia eshte vendi yne ne europe" mesojne ne shkolle arabet. Nderkohe qe ju beni teori konspirative qe qenka Izraeli dhe Shba pas sulmit, shqiperia po gerryhet nga brenda nga islami radikal. Dhe shume shpejt do te shohim ....

Një shkrim me vend dhe bënë

Një shkrim me vend dhe bënë mirë që thotë që ky është vetëm fillimi dhe fundit nuk i dihet me këtë kallo që kemi në kokë nuk është e largët dita që të ndollë kjo prandaj të gjithë si shoqëria civile dhe medjat e shkruara dhe TV duhet ta thonë me shkronja të mëdhaja për rezikun që na kanoset dhe një kërkesë e drejtë ndaj kryeministrit

Shkrim i sakte

Shkrim i sakte

Add new comment