Edi Rama ka gjetur shesh të bëjë përshesh

Postuar në 08 Janar, 2015 05:59
Armand Shkullaku

Një varg ngjarjesh të rënda kanë tronditur opinionin në Shqipëri, por edhe më i rëndë ka qenë qëndrimi arrogant ndaj tyre. Asnjë marrje përgjegjësie nga zyrtarët dhe qeveritarët, asnjë dorëheqje, asnjë ndjesë publike. Përkundrazi, mospërfillje ndaj publikut, akuza për kundërshtarët e madje kërcënime me burg për ata që ngrenë zërin dhe kërkojnë të drejtën e tyre.

Rastet fatkeqësisht kanë qenë të shumta. Dy vetëvrasje në burg, njëra prej të cilave e provokuar nga shkelja flagrante e ligjit dhe antihumanizmi. Dy marinarë të moshuar të anijes “Iliria” që humbën jetën për të shpëtuar pasagjerët e tragetit grek, me të cilët shteti lau duart sepse nuk ishin pjesë e strukturave të tij. Dy trupa peshkatarësh pa jetë dhe dy të tjerë të humbur në det, për të cilët askush nuk ka thënë një fjalë. Disa aksidente tragjike, të shkaktuara pjesërisht edhe nga papërgjegjshmëria e autoriteteve që kontrollojnë ndërhyrjet në infrastrukturë. Një videoskandal që nxjerr zbuluar gjendjen e pasigurisë dhe mjerimit në spitalet shqiptare. Një përleshje me armë në qendër të Tiranës ala siçiliana, me gjak, të vrarë e të plagosur dhe të dyshuar që ikin në drejtim të paditur apo lirohen për mungesë provash. Ka dhe shumë të tjera, por problemi nuk është thjesht me shkaqet që çojnë në këto ngjarje. Problemi është me qëndrimin arrogant që mbahet ndaj tyre.

Pas një viti e gjysmë në pushtet, arroganca e Edi Ramës mund të thuhet se u është përcjellë me sukses të gjitha strukturave poshtë tij. Nuk mund të shpjegohet ndryshe se si ka mundësi që për dy vetëvrasje rresht në burg, ku presupozohet të jetë siguria më e lartë, nuk jep dorëheqjen jo ministri, jo drejtori i përgjithshëm, por as drejtori i njësisë ku kanë ndodhur vdekjet. Thjesht nuk duan t’ia dinë për ndjenjat e qytetarëve dhe janë të sigurt se kanë kryeministrin e gjatë që u bën hije mbi krye. Nuk jep dorëheqjen jo se jo drejtoresha e spitalit, as kur i ndodh skandali, as kur gënjen me zë dhe figurë, sepse mendon se e hedh lumin duke bërë si kryeministri: akuzon Berishën. Futen në burg inxhinierë dhe ndërtues të njohur sikur të jenë lecka dhe nuk jep dorëheqjen asnjë drejtor për gjendjen vdekjeprurëse të rrugëve. Arrestohen fukarenj që kanë ngritur ndonjë tendë pa leje dhe nuk mban përgjegjësi askush për tolerimin që po u bëhet njerëzve të afërt me qeverinë. Shembujt e arrogancës nuk mbarojnë…

Është e qartë se kur vetë kryeministri nuk shfaq minimumin e një ndjenje përulësie apo ndjese, por përkundrazi akuzon, tallet apo argëtohet në mesin e këtyre skandaleve, nuk mund të presësh diçka tjetër nga vartësit e tij. Pyetja shtrohet se nga buron gjithë kjo sjellje e papërgjegjshme, ky trajtim i shqiptarëve sikur të jenë qenie inferiore, kjo tallje me ta dhe kjo nëpërkëmbje e tyre. Mund të jetë arroganca e 1 milion votave, mund të jetë siguria e numrave në parlament, mund të jetë opozita ende e trullosur, por me siguri që ka edhe një arsye tjetër më të madhe dhe që e bën Edi Ramën të ndihet i sigurt në sjelljen e tij.

Kjo arsye ka të bëjë me reagimin e dobët, inekzistent e gati qaraman të shqiptarëve ndaj padrejtësive dhe abuzimit që bëhet me ta. Edi Ramës nuk i pëlqejnë vetëm fotografitë e Enverit, por edhe filozofia e tij që bazohet tek frika e kërcënimit me burg dhe kompensimi me ndëshkimin e “armikut” në emër të popullit. Kryeministri, si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, ka shpallur fushata arrestimesh e ndëshkimesh dhe qytetarët i kanë pranuar ato kokulur, ndonëse janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Kanë frikë të ngrenë zërin dhe të kundërshtojnë. Ndoshta Rama beson tek thënia se “shqiptarit duhet t’i bësh nënën që të të thotë baba” dhe po e provon në praktikë. Dhe nuk ka si mos të bëhet çdo ditë e më shumë arrogant kur sheh se si u shkel e u shemb pronat njerëzve dhe askush nuk ngrihet për ta kundërshtuar. Kur sheh familjarët e viktimës që u vetëvra në burg për lidhje të paligjshme të energjisë, që qajnë para kamerave dhe nuk i zënë rrugën kur del nga vila e tij në Surrel. Kur ngre taksat dhe gjobat dhe qytetarët nuk bllokojnë rrugët me makinat e tyre. Kur, po ashtu si Enver Hoxha, shemb e ndërton me vullnetin e tij qendrat e qyteteve dhe njerëzit si pulat ulin kokën dhe pranojnë tekat e kryeministrit. E pranoi edhe Korça, ashtu si dikur Hoxhën që u shkatërroi kishën e vjetër, edhe Edi Ramën që u ngriti një palo kullë për t’u tallur me ta, dhe nuk del asnjë ta hedhë në erë natën si një turp publik që i bëhet qytetit. Si mos bëhet arrogant një kryeministër që fyen hapur duke u shpërndarë tapitë ca fukarenjve dhe nuk ka asnjë burrë që të paktën, jo me këpucë si Xhorxh Bushit, por me ndonjë kokërr domate apo vezë t’i tregojë se ku e ka kufirin. Në asnjë vend tjetër të qytetëruar një kryeministër nuk mund të gjente këtë shesh për të bërë përshesh.

Edi Rama e ka kuptuar mungesën e reagimit qytetar në këtë vend, prandaj edhe nuk e fsheh më arrogancën. Bën selfie, ndërkohë që të pafajshëm vuajnë në burg. Bën gallatë, ndërkohë që njerëzit vuajnë varfërinë dhe taksat e larta. Tregon papagallin kur duhet të tregojë përgjegjësit për ata që humbin jetën në burg, në rrugë apo në det. Dhe pas kësaj a duhet kërkuar përgjegjësi dhe reagim dinjitoz nga ministrat apo drejtorët e tij? Jo, sepse ata kanë model kryeministrin dhe nuk kanë ndjenjë llogarie ndaj qytetarëve. Ky model shpjegon gjithë arrogancën me të cilën u përcollën e po përcillen ngjarjet e rënda që tronditën këto ditë shqiptarët. E njëkohësisht nxjerr në pah edhe nënshtrimin si gjenerues të kësaj arrogance.
"Mapo"

Comments

Submitted by deux ex :human ... (not verified) on

Edi Rama po bon me shqiptaret si do vete.Ai i klasifikon qytetaret shqiptare sipas  deshires se tij  si edhe njohjeve dhe lidhjeve miqesore  te tij personale (miqve te tij i del ne mbrojtje demonstrative sic beri ne rastin e kriminelit Xhuvan).Edi Rama eshte nje arrogant i papergjegjshem dhe kete e ka cfaqur ne shume raste .Edi Rama nje megalloman i dashuruar me vetveten,psikopat qe duket qe nga ngerdheshjet e fytyres dhe pozat qe merr(shpesh duket i ngrehur si kaposhi maje plehrave),Mjere shqipetaret qe shpetuan mga shiu berishian dhe rane ne  bresherin e Rames!

Submitted by Arta. H (not verified) on

ky eshte nje artikull shume i njeanshem dhe i shkruar ne laboratoret e PD. e gjithe evidenca dhe rastet e perdorura ketu jane te vecuara dhe perfaqesojne raste qe nuk flasim per reformat sistemike dhe gjithashtu cfare eshte arritur te ndryshohet nga shteti copa copa qe ishte ne funsion te Fazliqit deri nje vit me pare.

Submitted by Sulmues (not verified) on

Shkullak ti po flet o zi!! Dhe pa u marre fare me shkrimin qe eshte nje nga propagandat me idiote qe shkruar... je shume me i mrie se kaq! Por ajo qe me ngacmoi eshte kur shoh qe ti flet per krimin...TI...Po ke goje ti o HORR  te flasesh per krimin kur ne 21 janar pervec 5 te vrareve(dajli i Faik Myrtajt u vetevra) tu plagos gazetari dhe bere c'mos per ta fsheur? Vetem percmim per qeniet e ulta si ti,asgje tjeter.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po ti Shkulak,ku hyn, tek sheshi apo tek persheshi? Te pakten sot Edi Rama te ka bere te mendosh, sepse kur ishte Berisha nuk te funksiononte truri, e kishe te shpelare.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Pritni, pritni se s'keni pare akoma gjë. Sa te jete kryeminister palloshi Edvin Kristo Rama persheshi s'ka per te munguar. Pa tjeter qe edhe "shteti" sic e quan palloshi do te behet posi, me burgje, me 100 shkopinj kurrizit kush nuk paguan dritat (justifikim i mrekullueshem per te kenaqur sadizmin e Edvin Palloshit), cmim energjie ne qiell, e cfare te duash tjeter. Lum si ILIRET, suluesit, Artat e te tjere papagaj te Edvinit. Poshte Sali Berisha bashke me Edvin Ramen dhe Ilir Meten, pergjegjesit e mizerjes se popullit te dhjere, por krenar shqiptar.

Submitted by Sulmues (not verified) on

Po te them nje sekret,une e di se si mos ti marresh ato "100 shkopinjt" kurrizit! Mos... vidh energjine,kaq e thjeshte eshte!

Nuk ke faj ti,tu prish rrumpalla e s'di te  jetosh tani,si do ja besh o derzi.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Hej Sulmo, sa per rrumpalle une kam nja 20 vjet qe bej palle (jo rrumpalle) nja 10000 milje larg rrumpalles, keshtuqe mos ma qaj ate hall fare. Une punoj, paguhem, paguaj dhe jam ne rregull me qeverine e ketushme. Ato 100 shkopinjt e Edvin Kristos, si shprehje e sadizmit arrogant te ish-cunit te Bllokut (se nje mut eshte cun Tirone ai, pa lere c'thote, cunat e Tirones kane qene te tjere, kur Edvini i kishte buzet me qumesht akoma dhe ia fshinte mami kaken) shif se mos i hash ti ne ndonje qoshe atehere kur nuk e pret e te dalin xixa nga syte. Po nejse kjo ka per te nxjerre gjumin e ka per te bere esëll. Hajt, lal...prit, prit se edhe ti s'ke pare gje akoma....do t'ju vije rradha edhe juve "shokeve" te Edvin Kristaq Rythes....

Submitted by Sulmues (not verified) on

Je shume inteligjent,me vjen keq kur mendje te tilla ikin nga vendi,shendet Torrollako.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Qeke dhe hipokrit zotrote. Ty nuk te rruhet as per baben tat, tu rruka per mendjet qe ikin nga vendi. Rrenacak!

Submitted by TR (not verified) on

Varferia materiale ka derman...por ajo mentalja ... s'ka zot qe e sheron o shkop ;) .

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

E konfirmoj perseri qe une nuk jam TR, eshte thjesht nje koincidence, apo jo TR? Duhet ta konfirmosh edhe ti qe te besohet.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Pse kaq brutal mor burre i dheut, inicialet i kemi njelloj, une vetem desha te bindeshin edhe te tjeret qe nuk jemi i njejti njeri. Une nuk te ofendova, por mesa duket edhe ti nuk je me i pasur menderisht se une, po une te pakten e them vete qe jam Torollak, po Rilindas ama. Ti cfare fsheh pas T dhe R eh? Brutal, brutal dhe i paedukuar.

Submitted by Real (not verified) on

Ju lutem ndaluni dhe merrini me radhe argumentat qe nxjerr ky tipi. Per te cilin kam respekt kur shkruan realisht, dhe me humbet i gjithe ky respekt kur behet kaps dhe  shkruan vetem per hir te te shgarraviturit dicka. Shikojini me radhe argumentat qe jep dhe shihni me vemendje provat. I ka te gjithe genjeshtra

Submitted by Albi_I (not verified) on

Gati ne deflacion ekonomia dje! E gjitha efekt konsum i ulet.

Shkullaku e te tjeret genjejne se ne fakt nuk e dine se sa keq po ecen ne te vertete gjendja ekonomike ne kete vend, se jetojne ne zyrat e rehatshme te Tiranes. Rilindja jeton ne endrrat e atij qe ka ik te bej nja nje muaj pushime me sa duket.

Submitted by Turyfyl Rilindasi (not verified) on

Edi Rama eshte njeri per se mbari, i Korruptuar vetem pak fare ka per ta bere Shqiperine nje kopesht me lule, bletet e tatimore e doganore do e pasurojne shtetin e shoqerine, e c'tu them tjeter o shoke partizane, ngjishni luget ne brez se shpejt do te kete boll per te ngrene per te gjithe. Lume ne, lum,Shqiperia qe e ka kete Rilindas te oreve te gazepit..

Submitted by I Papuni (not verified) on

O ti Tarallak , Tyryfyl , a Trap, TR, qe shkruan here pas here edhe me pseudonimin "Pellazget"! Te paska lane pa pune 23 qershori. He ç'ta ka ba mire! As leke per me pagu dritat nuk paske, ë? E po drejtoje kurrizin ose ate gjane tjeter si puna e atij Altin Goxhajt. Kenke tarallak si puna e tij.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

O i Papuni, para se gjithash, po si ia ben per te ngrene mor ditezi, apo te paguan Partia nga fondi i posacem. Nuk eshte mire te jesh i Papune. Po kalamajve si ia ben or ti, apo te eshte thare fara nga uria dhe as kalamaj nuk ben dot. Nje gabim te madh ke! Tyryfyli, Torollaku dhe TR jane persona te ndryshem, qe te tre me te mencur sec je ti dhe qe punojne vazhdimisht per te miren e ketij kombi te dhjere, por krenar. Edhe Pellazget jane tjeter gje, jane paraardhesit e ILIREVE. Po te mos kishin qene Pellazget, nuk do te kishin qene ILIRET.

Submitted by Bato (not verified) on

Iliret jane pasardhes te Pellazgeve dhe shqiptaret te ilireve,por ti Torollak je i gomereve.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Bato, ti ruhu prej gomereve se ta pastrojne oxhakun, apo ta kane pastruar me pare keta te Rilindjes?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.