Krimi më i madh i Enverit është kufoma e lirisë në trurin e shqiptarëve

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 05:59
Andrea Stefani

Duhet kritikuar Ilir Hoxha jo se ka dalë në mbrojtje të babait të tij, por se ka dalë në mbrojtje të diktatorit dhe diktaturës. Duhet kritikuar pikëpamja e tij, sepse grish për rikthimin e diktaturës, të cilën e shpall si një sistem më të mirë, pa të metat e gjendjes së sotme, e shpall si liri! Duhet kritikuar, por jo të bëhet të heshtë, sikundër rëndom sugjerohet. Sepse është e rrezikshme për demokracinë dhe lirinë t’i mbyllësh gojën edhe djalit të ish-diktatorit. Por është po aq e rrezikshme, ta lësh pa kritikë një pikëpamje që nuk mund të mos jetë e urryer për këdo që aspiron liri. Sepse Ilir Hoxha na thotë që një kritikë e ambasadorit amerikan Arvizu për rishfaqjen në ceremoni zyrtare të portreteve të Enver Hoxhës, nuk i paska lënë shije të mirë “Shqiptarëve, që e dinë se ç’është liria dhe pavarësia e vërtetë, pasi e kanë jetuar atë për gati 50 vjet…!” Pra 50 vjet nën diktaturën e proletariatit paskan qenë liri?! Kjo nuk është, as më shumë dhe as më pak, veçse dogma enveriste se diktatura mund të jetë njëherazi edhe demokraci, se diktatura e proletariatit është e vetmja demokraci e vërtetë. Shfaqen si identike, në atë deklarim të Ilir Hoxhës, edhe konceptet e lirisë dhe pavarësisë. Në thelb ato nuk janë e njëjta gjë. Një shtet mund të jetë i pavarur por njerëzit e tij mund të jenë të skllavëruar. Dhe e kundërta, shteti mund të jetë i varur nga Bota por qytetarët e tij, të lirë. Barazimi i lirisë dhe pavarësisë, është produkt i mendësisë izolacioniste që armikun e lirisë së njeriut e shikon vetëm jashtë, te Bota dhe jo aty ku ai gjendet më shpesh, te sundimtarët e vendit madje, edhe kur ata fshihen pas apelacioneve demokratike. Të pranosh dokrra të tilla, do të thotë të pranosh se përmbysja e diktaturës komuniste paska qenë akt regresiv dhe se përparimi dhe liria mund t’u vijnë shqiptarëve, vetëm duke bërë praptazi për t’u rikthyer në një diktaturë të tipit enverist ku ata mund të gjejnë lirinë e vërtetë që paskan gëzuar për 50 vjet.

Duke lënë mënjanë shumë krime të kryera nën diktaturën komuniste mund të themi se një nga gjymtimet më të rënda që ai regjim u ka shkaktuar brezave që ju nënshtruan, është mpirja e aftësisë së tyre për të arsyetuar, për të menduar në mënyrë kritike. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe nën një regjim që të diktonte si duhet të ushqehesh, si duhet të sillesh, si duhet të vishesh, si duhet t’i qethësh flokët, që kontrollonte, si në Tabir Saraj, deri edhe ëndrrat e njerëzve. Nuk kish si të ndodhte ndryshe me një komunitet njerëzish të izoluar nga bota, nga filozofia dhe praktika e lirisë që privoheshin të kontaktonin me to qoftë edhe virtualisht me anë të valëve televizive. Censura e librave dhe e mendimit ndryshe bëhej pikërisht që të mpihej aftësia kritike ndaj dogmës zyrtare, ndaj teorisë dhe praktikës së PPSH dhe veprave të diktatorit Enver Hoxha. Për rreth 5 dekada, censura dhe terrori (si ndalim, si kërcënim me burg apo deri edhe pushkatim) kanë imponuar konformimin e shqiptarëve me dogmën apo pikëpamjet e pushtetit, kanë nxitur autocensurën si vetëvrasje nga njeriu e lirisë së mendimit të vet. Dhe kjo paaftësi e njeriut për t’i menduar në mënyrë kritike punët e kësaj bote, mjerisht, është shpesh e pakorrigjueshme si edhe aftësia për ta bërë një gjë të tillë.

Deri edhe këngët e muzika perëndimore u ndaluan për të bërë të mundur që “truri” i brezave të shqiptarëve të merrte atë formë që dëshironte regjimi. Diktatura enveriste e deformoi mendimin e njerëzve ashtu si kompraçikosët deformonin pakthyeshëm, në Anglinë e Guimplenit, trupat e fëmijëve duke i futur në kallëpe. Një shtrembërim i tmerrshëm, në fakt një gjymtim, që shfaqet edhe sot e kësaj dite në paaftësinë e brezave të tërë për të kuptuar se ç’është liria dhe për ta dashuruar atë. Një dashuri që nuk mund të mos lindë paralel me urrejtjen për diktaturën. Dhe fakti që ka ende jo pak nostalgjikë të diktaturës provon këtë gjymtim, provon edhe thënien e Rusoit se nën robëri, skllevërit humbasin deri dhe dëshirën për të ikur prej prangave.

Në fakt, Ilir Hoxha, ndërsa e shpall diktaturën e babait të tij Enver Hoxha si liri të vërtetë, nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të shfrytëzojë pikërisht këtë gjymtim mendor nga i cili vuajnë jo pak shqiptarë që e jetuan thuajse tërë jetën e tyre në diktaturë dhe ju përshtatën asaj, bënë atë që u kërkonte ajo pikërisht që të mund të jetonin dhe të mos asgjësoheshin prej saj. Ky mekanizëm i përshtatjes me rrethanën, ky konformizëm tipik për çdo qenie të gjallë që kërkon të mbijetojë, ka sjellë edhe një “mutacion” në mënyrën si funksionon të menduarit e jo pak prej atyre që jetuan nën diktaturë. Të atyre që braktisën lirinë e mendimit individual, si shumë të rrezikshëm për mbijetesën, dhe përqafuan mendimin direktiv, atë që vinte nga partia dhe lideri. Dhe unifikimi me liderin, me këtë superego, ishte shpesh aq i thellë sa ata vetë nuk e kuptonin që ato nuk ishin mendimet e tyre.

Për një sërë faktorësh historikë e qytetërimorë, shqiptarët nuk kanë pasur tradicionalisht lidhje me lirinë e individit. Prandaj liria për ta ka qenë më së shumti diçka që ka të bëjë me kolektivin, kombin për shembull. Jo më kot, Faik Konica, gërmushej se donte t’ju hapte kokën me shpatë gomarëve (lexo shqiptarëve) që t’ju këllaste në tru se ç’është liria. Diktatura enveriste konsolidoi traditën patriarkale të vartësisë së individit por, këtej e tutje, jo nga urdhri, gjykimi i të parit të fisit apo familjes patriarkale, por nga i pari i partisë. Aftësia për të gjykuar vetë në mënyrë kritike për botën dhe jetën, degradoi edhe më keq. Dhe ja 23 vjet pas rënies së diktaturës, Ilir Hoxha, del dhe përpiqet të shfrytëzojë gjymtimin e diktaturës, vartësinë fatale që jo pak nga gjeneratat e vjetra, ruajnë ende për dogmën e babait diktator. Dhe, tashmë nga pozitat e një dinastie, përsërit gënjeshtrën që ata për dekada e kanë besuar për të vërtetë. Ju thotë se diktatura ka qenë demokraci, se skllavëria paska qenë liri dhe se ambasadori amerikan Arvizu, ndërsa e denoncon si turp shfaqjen e portreteve të diktatorit në një ceremoni zyrtare, nuk bën gjë tjetër veçse vazhdon luftën e padrejtë të imperializmit amerikan kundër Enver Hoxhës!***
Tendenca për t’u rikthyer tek e djeshmja është një formë e arratisjes nga e sotmja. Erih From e ka quajtur arratisje nga liria. Por From jetonte në Perëndim. Në Shqipëri nuk është ky rasti. Sepse liria nuk ka ardhur akoma te ne. Se liria ecën paralel me sundimin e ligjeve të mira që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njerëzve. Liria ecën paralel me drejtësinë që sikundër, thoshte Burke, është një emër i dytë për lirinë. Nuk mund të ketë liri pa drejtësi. Dhe në Shqipëri nuk ka drejtësi. Prandaj nuk ka edhe liri.

Po çfarë ka në Shqipëri 23 vjet pas rënies së komunizmit? Ka vetëm një demokraci të bastarduar, kaotike, të përdhunuar nga mafia e trazuar me politikën, një shtet pa shtet, ku ligji dhe e drejta mbeten vetëm në letër dhe në realitet bëjnë kërdinë, padrejtësia dhe antiligji si korrupsion dhe dhunë mbi të pambrojturit. Është një gjendje kaosi, një gjendje thuajse e natyrës e maskuar butaforikisht me institucione për të cilat zbatimi i ligjit, mbetet preokupimi më i fundit. Ky është shteti që kanë krijuar liderët e lavdishëm “demokratë” gjatë këtyre 23 viteve. Dhe ankthin, dhe pakënaqësinë të lindur nga kjo gjendje kaotike e shtetit, mungesën e sigurisë që vjen prej një imoraliteti, kriminaliteti dhe korrupsioni në rritje, për shkak të mungesës së drejtësisë, shfrytëzon Ilir Hoxha për t’u treguar shqiptarëve “avantazhet” e diktaturës mbi “demokracinë”. Duket sikur i pyet me tallje retorikisht: A nuk qemë më mirë atëherë kur ishim keq?!
"Gazeta Shqip"

Comments

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Megjithese historikisht, Andrea Stefani eshte nje opinionist i majte, ka disa kohe qe ai po çfaqet ne diskursin publik si nje antienverist i thekur.

Me disa shkrime rradhazi,  Stefani eshte perpjekur ti vere baza llogjike, madje edhe filozofike,  antienverizmit te tij.

Ne qender te ketyre perpjekjeve te tij eshte qasja ndaj LIRISE, si nje koncept dhe praktike qe fillon brenda njeriut dhe mbaron tek aplikimi dhe konsumi i saj ne jeten reale te njerzve.

Por, bie menjehere ne sy se Stefani, ne gjithe analizen e tij, ka anashkaluar në definicion, në permbajtje dhe në aplikimet rrjedhese, karakterin historik, ideor, klasor, juridik dhe politik te konceptit te lirise.

Ne raport me lirine, Stefani i ndan shqiptaret ne dy grupe.

Grupi i pare eshte grupi i antienveristeve (ku ben pjese edhe Stefani), te cilet, per disa arsye qe ai nuk na i thote, i kane shpetuar "kompraçikimit"-ndrydhjes- deformuese te diktatures enveriane dhe kane mbetur te lirë ne shpirt dhe, prandaj, edhe te afte qe ta perceptojne,  ta shijojne dhe ta kerkojne  lirine e tyre dhe, njekohesisht, te revoltohen, te terbohen dhe te jene kunder lirise se atyre qe demonstrojne apo parakalojne me pankartat e Enverit.

Ne kete grup te vecante te njerzve te lire antienver,  te definuar nga Stefani, me siguri, pervec vete zotit Stefani, e ndjejne veten krenarisht  te perfshire dhe personazhe shume te njohura te politikes dhe te publikut shqiptar si, Berisha me Topallin,  Genc Pollo me Arben Imami ,  Lulzim Basha me Mesila Dodën, Uran Butka me Arben Ristanin,  Gjin Gjoni me Rustem Gjatën, Fahri Balliu me Aleksander Frangajn,  Blendi Fevziu me Pricncin Zogollian, Ndrea Prendi dhe Agron Kuliçi, Vehbi Alimuçaj dhe Sudja, Arvizu-ja dhe Rajersoni, Plaku Xhxhumaku me plaken e vet dhe, po keshtu, e kane pas ndjere veten te perfshire Azem Hajdari, Bashkim Gazidede dhe gjeneral Agim Shehu.

Kete liste piktoreske, mund te na e plotsoje sipas deshires dhe shijes se tij antienveriste vete zoti Stefani, ne ndonje shkrim te mundshem replike ne te ardhmen e afert.

Perkundrejt ketij grupimi epik, si alpet, qendron nje grupim tjeter mekataresh dhe gjyhnaqaresh,  si nje ultesire kenetore perballe vargmalesh, i perbere nga shpirtra te ndrydhura dhe te deformuara pakthyeshmerisht  nga diktaturam me nje liri te cunguar dhe te ngurosur brenda tyre, qe vazhdojne akoma ta shohin lirine, veten e tyre, Shqiperine dhe historine e saj, sikurse te gjithe boten me luftrat dhe problemet e saj, me syte e lirise nen diktaturen enveriste te proletariatit.

Nuk dihet mire se kush perfshihet nominalisht ne kete grup, sipas Stefanit, por qe me siguri jane ata me pankartat e Enverit, komandantit te tyre te luftes qe, po sipas Stefanit, vertet e çliroi Shqiperine, por nuk i solli asaj lirine, madje, e vrau kete liri duke bere keshtu krimin me te madh te tij ndaj shqiptareve (jo ndaj Stefanit dhe grupimit te tij antienverist, por ndaj ati grupit tjeter te pareformuar, per te cilen merakoset aq shume edhe Stefani yne). Dhe pa dyshim, ne grupin e dyte stefanian, nekuptohen edhe toleruesit e ketyre pankartave, qe perbejne edhe rrezikun real të të konvertuarve antienveriste.

Deri ketu, Stefani eshte brenda linjes se zgjedhur, brenda trendit apo modes se kohes, ne perputhje me konjukturat postkomuniste, qe sikurse triskat e frontit te pasçlirimit të cilat , atebotë,  vertetonin se ishe i yni,  sot vertetojne se je antienverist, politikisht i paster per te ngjitur piramiden e pushtetit apo te biznesit dhe kocensioneve.

Deri ketu, pra, Stefani yne duket i pakritikueshem.

Por, ne pjesen e dyte te shkrimit, ai na sjell nje tabllo 25 vjeçare te Shqiperise postkomuniste te udhehequr nga grupi i pare i siperpermendur i shqiptareve fatlume dhe mendjendritur qe kane ne shpirt lirine e padeformuar, por qe per çudine dhe fatin e keq te Stefanit, pikerisht kjo liri, nuk funksionon më, nuk sjell më drejtesi dhe prosperitet, perkundrazi, sjell nje skllaveri te re ekonomike, sociale dhe shpirterore.

Dhe kjo ndodh edhe pse cdokush eshte i lire te flase, te jape ide, te kritikoje dhe te shaje, te propozoje dhe te provoje cfardo i thote mendja, ne liri te plote.

Cdokush qe ka nje mendje, plot, pergjysem apo bosh, te ndritur e origjinale apo trushplare dhe pa ide, cdo horr a kodosh, cdo kopuk apo mafioz, cdo sharlatan apo dendi ne politike, ka LIRINE te shkruaj artikuj e opinione, te mbaje fjalime ne parlament apo mitingje, te formoje parti politike apo shoqata civile per te zhgrrabur fonde apo poste, te botoje gazeta apo te ngreje studio televizive ne sherbim te mafias politike dhe te asaj ekonomike.

Pasi na jep kete tabllo jo edhe aq te ndritur te lirise, Staefani deshton te na spjegoje psene e ketij nonsensi, pasojen e kesaj lirie qe, ne vend te çliroje progres dhe moral te larte njerzish te lire,  prangos shoqerine dhe qe, nuk ja perton te shese edhe Shqiperine me gjithe ato pako recka qe i kane mbetur qe nga koha e diktatures se Enverit.

Deshtimi per te spjeguar kete nonsens eshte se, majtisti antienverist Stefani, LIRINE e sheh si nje koncept abstrakt, te shkeputur nga rrethanat historike,  gjeopolitike dhe vecorite e vendit  ne ate kohe kur Enveri ngriti ushtrine partizane, ju bashkua levizjes dhe aleances me perparimtare te kohes, e rreshtoi vendin me fituesit e luftes dhe, më pas, pasi e çliroi vendin nga pushtuesit, filloi betejen tjeter epike te clirimit nga varferia, analfabetizmi erresira, feudalizmi mesjetar si dhe nga prapambetja ekonomike, sociale arsimore si dhe nga neperkembja nga fuqite e huaja.

Kjo ishte dhe mbetet nje betejë titanike, e pashembullt ne historine tone, nga permasat dhe thellesia, nje beteje qe ndrroi pergjithmone statusin e shtetit shqiptar si dhe siguroi me kete konsolidim, mbijetesen e nje Kosove shqiptare, si e vetmja premise per shkeputjen e saj nga Serbia ne rrethana te pershtatshme.

Antienveristi Stefani eshte shume i vogel dhe shume qumeshtor qe te na beje sofizma me "çlirim dhe me liri", eshte shume injorant ose intrigant, sado te citoje Fromin per te na spjeguar se çfare eshte liria per nje popull, i vene ne mengenenë dhe ne pazaret e botes, historikisht i lënë si në mesjete dhe analfabet edhe kur bota, jo larg nesh, zhvillonte shkencen dhe revolucionet teknologjike dhe industriale, me fqinj gati ta shqyenin dhe me fuqi te medha qe komplotonin dite e nate per ta permbysur ose per ta fshire nga harta.

Më kot, Stefani me shoke, i vijne rrotull figures se Enverit, si xhuxhat nje gjigandi qe nuk e rrokin dot.

Me kot disa te tjere, duan te thone se Enverit i takojne vetem meritat e luftes, si komandant i partizaneve fitimtare.

Figura e Enverit eshte një e terë, me luften dhe pasluften, me betejen per clirim dhe me betejen per modernizimin dhe emancipimin e vendit, per ruajtjen e tërësisë tokësore, te pavarësisë si dhe te zhvillimit të të gjithe bazes albanologjike te historise, shkences, artit, kultures dhe inteligjencies kombetare.

Diktaturen  e proletariatit dhe shtetin socialist nuk e shpiku Enveri. Ato ishin nje sistem ne fuqi dhe ne veprim në më shume se gjysmen e botes dhe, si çdo sistem i ri progresiv, solli ndryshime te pashembullta ne mbare boten, emancipoi, çliroi nga kolonializmi dhe futi ne rrugen e zhvillimit kombetar me dhjetra kombe dhe vende si dhe ushtroi nje presion te madh mbi kapitalizmin, duke e detyruar kete qe te reviziononte ne themel fytyren sociale te shtetit kapitalist dhe te zhvillonte te drejtat e njeriut ne nivele te papara me pare.

Komunizmi dhe shteti i tij,  u bene endra e masave qindramilioneshe ne mbare boten, ashtu sikurse ishin endra dhe lufta e inteligjencies me perparimtare evropiane.

Sigurisht qe, ne kete lufte titanike, pati dhe viktima te shumta dhe padrejtesi te pafundme, por kjo eshte kostoja e zhvillimit dhe e përparimit qe cdo sistem ka paguar ne rrugen e ndryshimit revolucionar te njerëzimit.

Por te vjen per te qeshur me ca deklarime klishe te ca idiokrateve, më së shumti plehra te mbetura nga kolaboracionistet dhe elitat tradhetare që, historikisht e kishin nxjerre vendin ne pazar, qe thone se diktatura ne Shqiperi ishte më e tmerrshmja, e paparë ne ndonjë vend tjetër.

Keta lolo kujtojne se historia botërore eshte qorre, eshte shurdhe dhe pa kujtesë.

Besoj se Stefani nuk eshte i paditur me historite e diktaturave jokomuniste ne bote, te shekullit te kaluar kur jetonte Enveri, por edhe te ditëve të sotme.

Besoj se Stefani nuk eshte i painformuar per grushtet e shtetit apo regjimet gjakatare kukulla te instaluara ne shume e shumë vende të botës, ne emër të LIRISE që na teorizon Stefani.

Per te mos u hallakatur shume mjafton te kujtojme ketu Egjyptin, Mubarakun, revolucionin kunder tij dhe grushtin e sponsorizuar te shtetit nga ana e ushtrise, per te vendosur nje Mubarak te ri po aq gjakatar dhe diktator sa ai i pari, per tju sherbyer po atyre padroneve dhe po atyre interesave qe u sherbente Mubaraku i rrezuar dhe se fundmi, i shkarkuar nga te gjitha akuzat per fytyren e tij gjaksore.

Kjo ishte edhe tallja me LIRINË dhe me DEMOKRACINË e Stefanit, qe me siguri sipas tij, ka qene e deformuar ne shpirtin e egjyptianeve nga diktatura e gjate e Mubarakut.

Besoj se Stefanit i mberrijnë ne vesh luftrat e sotme ne Lindjen e Mesme dhe ne Lindjen e Larget, ku tmerri, vrasjet, masakrat, shkatërrimet dhe shpërbërjet e shteteve qe u jane shkatuar popujve te këtyre vëndeve, i bejne krimet e Enverit te duken si lodra çiliminjsh.

Këto, na thuhet, se janë bërë në emër të LIRISË, apo DEMOKRACISË, po te duash, i dashur Stefani.

Pra, edhe LIRIA tende paska kosto te renda kudo dhe kurdo, edhe kur promovohet nga aleate xhentëlmenë dhe elokuentë,  popujt e te cileve e paskan te deformuar konceptin e lirise ose, ndofta, per te permendur Fromin tend, nuk jane ata qe jane arratisur nga liria, por eshte vete LIRIA qe i ka braktisur ata,  eshte vete LIRIA qe eshte arratisur larg e me larg nga ata, te verbuarit, te shurdhuarit dhe trushplarët nga mediat e korporatave, nga kjo makine gjigande trungrënëse,  nje vidë e vogël e së cilës, pretendon te jesh edhe ti, zoti Stefani,  ne kete cep te humbur te perandorise globale te tyre.

Dhe, nese reagimet e djalit te Enverit, edhe te padrejta qofshin, futen tek reagimet emocionale, sikurse mund te futen si te tilla edhe reagimet e te pervujtunve politike Ngjela dhe Lubonja,  pinjollëve surrogato te etërve të tyre komunistë, refleksionet e tua antienveriste  zoti Stefani, jane vetem poza trendi, si te shume pseudointelektualeve te ngjashem e te pangjashem me ty, qe kane dale, per pak aspra, te shesin pordhe aty,  tek tregu çam apo ne trotuaret e Tiranes.

Dhe, sa me shume kalon koha, sa me shume hapen arkivat e huaja, sa me shume plotsohet tablloja e 25 vjeçare e Shqiperise postkomuniste, sa me shume kontraston  liria e vërtetë mbi moralin e semure te shoqerise shqiptare postkomuniste,  sa me shume korrupsioni behet fytyra e vertete e elitave drejtuese te vendit te kthyer ne nje republike bananesh, aq me shume lartesohet dhe spikat figura e Enver Hoxhes,  burreshtetit shqiptar qe i vuri vulen shtetit kombetar dhe  progresit,  ne Shqiperine se Shekullit te 20-te.

Pasojat e hidhura luftes se klasave ne Shqiperi dhe varferia tragjike qe shkaktoi izolimi i vendit ne 10 vjecarin e fundit te diktatures komuniste, nuk mund te erresojne revolucionin epokal  dhe Enver Hoxhen si drejtuesin e tij , ate revolucion qe nxorri gjenerata te tera shqiptare nga erresira mesjetare ne driten e nje shteti modern me transformime gjigante ne te gjitha fushat e jetes se nje vendi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk me habit....eshte gjitheçka mund te pritet nga nje mendje mar(ksisti) demode e kryqezuar me (Patli)xhanin. Ne ate tru ka edhe plot pure zarzavatesh te tjera po mesa duket Patlixhani dominon dhe del deri ne siperfaqe.

Falemnderit qe me ke rradhitur mes personalitetesh te njohura, qe do s'do zotrote, mire ose keq, ndonese jo te gjithe ata (psh Sudja, Xhaferri etj. te ketij kallepi jane nje perpjekje foshnjore per te bere te tjeret te vene buzen ne gaz, por nga ana tjeter ulin edhe seriozitetin, pra vleren e pacmuar te kesaj analize patlixhaneske) qene aktive dhe shenjuan 25 vjet te historise kombetare. A qene te gjithe antienveriste, sic thua ti, kete nuk mund ta themi, sidomos po te shohim kontributin e disave prej tyre, per ti dhene shkak patlixhaneve te nxjerrin ne pah mender meritat e Revolucionit Enverian (huh!).

Ca si puna jote, e kane kollaj qe duke perdorur llogjike te manget, ta quajne qe po qe antienverist, ose ke qene me Saliun e Topallin, o me Suden e Xhaferrin, o me nje prej atyre te tjereve qe permend ti, ose, pa shih pak, me Plakun Xhuxhumakun, madje me gjithe plaken e vet.

Kush te doje t'i vije prapa Plakut Xhuxhumakut, eshte i mirepritur po duhet ta dije qe s'ka per te nxjerre gje nga kjo. PXH, megjithate po ta ben me dije ty edhe ndonje tjetri, se te qenet antienverist eshte e vetmja alternative per t'u ndjere ne rregull me vehten dhe sa me afer qenies njerzore, dhe te pakten per mua jo nje send qe mund te perdoret per te nxjerre perfitim. Une te pakten keshtu e kuptoj dhe nuk me kris fare per ata antienveristet e tjere qe rradhit ti, se sic te thashe me duket se ca nga ata nuk jane antienveriste po ashtu ua do puna te hiqen, kurse ty ta do puna t'i permendesh. Une jam antienverist, kam qene antienverist dhe them shyqyr qe erdhi dita, jo per ndonje merite timen, qe kete pordhe ta leshoj ku te dua, kur te dua, sa te dua dhe me ere sa me te keqe per tru-zarzavatet.

Pjesa ku na tregon pastaj per shkelqimin e Enverit si burre shteti qe i vuri vulen kudi une se cfare, me beri te ndrroj breket se mu qullen nga gazi (plak njeri une tashti, aksidentet ndodhin), pra kujdes kur perdor humorin z.Patlixhani, mund t'u shkaktosh deme njerzve paqesore dhe te pafajeshem, paçka se antienveriste. Ja tani nje karakterizim serioz (pra jo per te qeshur) i Enver Qoftelarg Hoxhes:

"Banditi kasap Enver Hoxha qe per shkop kishte "Revolucionin" ishte fatkqesia me e madhe qe mund t'i binte popullit shqiptar ne shekullin e XX. Ai shkelqeu ne zanatin e tij per ta kthyer te gjithe vendin ne nje thertore gjigande ku ne vend te bagetise therreshin qenie njerezore. Sa me shume kalon koha aq me shume behet e pakuptueshme se si eshte e mundur qe nje palo perversi mundi te dilte ne krye te nje vendi evropian, ndonese me i prapambeturi. Akoma me i pakuptueshem mbetet fakti qe ne Shqiperi ende ka njerez qe kujtojen se Enveri qe burre shteti, madje nga ata qe pretendojne te rehabilitojne figuren e tij. Fundi i tij u shenua atehere kur i pshurren shtatoren e rrezuar dhe i dhjene varrin. Sado tru-zarazavatet te mundohen me llafollogjine e tyre, era e qelbur qe eshte inkorporuar ne kete mender figure nuk ka per t'u zhdukur me."

Submitted by Dardan (not verified) on

Nderroi breke o xhuxhumak, mire e ben kete por beje perpara se te ulesh para kompjuterit!

Submitted by Tarabosh Liqeni (not verified) on

Ai klyshi i diktatorit, qe merr persiper mbrojtjen e ' kulshedres shqiptare'  qenkerka edhe me i poshter se i ati| Turp ti vije!  Sistemi demokratik u tregua teper, teper tolerant ndaj familjes se diktatorit, pra ndaj ketij pushti dhe ai perseri propogandon ne favor te krimeve te pafundme qe mbajne firmen e perbindeshit Enver Hoxha!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.