Brenda (mos)marrëveshjes së Mukjes
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2167_pellumb_kulla_1_3.jpg?itok=nQbaKijC)
Zotërinj Elton Koka dhe Paskal Milo, në krye fare, ju falenderoj për vëmendjen ndaj shkrimit tim.
Nuk e di, zoti Koka se sa u takon juve të përgjigjeni për një frazë në faqen e parë të gazetës DITA, dt. 15 nëntor, ku, edhepse miqësisht thuhet se “nëse zotit Kulla nuk i pëlqejnë ‘enveristët’ nuk ka përse t’i pëlqejnë ‘kuislingët’!..
Nuk kam thënë kurrë as mbyllur, as fshehur, që më pëlqejnë kuislingët! Gazeta Dita dhe gazetarët e saj, që edhe unë i vlerësoj mjaft si miq, le të mos mundohen të marrin me mend se ç’pëlqej unë dhe le të më lenë t’i them vetë preferencat.
Mbetem me mendimin se Balli Kombëtar ka përgjegjësi historike të rëndë për fatet e shqiptarëve dhe nuk kam marrrë kurrë ndonjëherë anën e tyre.
Kurse ju, Paskal, mik i “kohës së Enverit,” presupozoni se unë i mohoj komedijzat e shkurtra me ballistët gjatë luftës, dhe vazhdoni, për fat të keq në nivele të opinionit ordiner, të presupozoni sikur mua ato më venë në pozitë të vështirë?! Absolutisht jo! Disa prej tyre i quaj më të bukurat faqe skenike të krijimtarisë sime dhe lumturohem sa herë shfaqen. Të ishte ndryshe unë do t’i kisha hequr nga qarkullimi, siç kanë bërë me dhjetra krijues të tjerë të skenës, ekranit, letërsisë dhe historiografisë, dhe ju nuk ka se si të mos e dini për cilët autorë e kam fjalën. Dhe nuk kam ndalur shfaqjen e tyre në tërë kanalet televizivë, sepse më mbështet edhe bindja e pandryshuar që përmenda më lart në lidhje me mëkatet historike të Ballit.
Unë mendoj se, që të dy ju, nuk interpretoni drejt artikullin tim. Unë kap figurën e Mukjes, sepse mendoj që ajo simbolizon diçka më shumë së një marrëveshje. Më shumë se aq, ajo është një mosmarrëveshje! Dhe nuk e them për herë të parë këtë gjë. Po në këto gazeta nja dy muaj më parë (3 shtator, saktësisht!) jam shprehur se “dy forcat rivale, Balli dhe komunistët, e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kish filluar… Hileqarët shqiptarë u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë "çlirimtare" deri atëherë… Vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile.” Kështu kam shkruar.
E nuk është aspak e vërtetë, zoti Koka, që unë i shtyj historianët drejt analizës së pasluftës kur ata duan të flasin vetëm për luftën. Mua më duket që jemi në temën e Luftës Nac Clirimtare, kur unë bëj pyetjet për asgjësimin e komandantëve të kësaj lufte, Shehut, Ballukut, Dali Ndreut, Hazbiut, Çakos, Dumes e dhjetra e dhjetra të tjerëve. Bile nxitoj të them se është turp që nuk mjaftuan 24 vjet për të zgjidhur këtë lëmsh stalinian të KQPPSH-së! Dhe është hipokrizi totale e festuesve, (të përzjerët me politikanët e rinj të ditëve tona me shalla të kuq!), që tundin portretet e Enver Hoxhës pa e pleqëruar, siç ua do mosha, nëse ishin tradhëtarë dhe agjentë të kinezëve, rusëve dhe amerikanëve ata komandantët e brigadave sulmuese, apo është tradhëtar ai që ngremë dhe tundim përmbi kokat tona?
Të festosh pa i dhënë shqiptarëve këtë përgjigje është të futësh kokën në rërë si struci!
Dhe nuk e fsheh se kam kënaqësi tek ve re pozitën e pavolitshme të historianëve enveristë, kur ata vetë detyrohen të pranojnë se qënkërka e mundur, një herë në njëmijë vjet të ngjasë ajo, që edhe ujqërit të ngopen edhe delet të mos pësojnë gjë! Le, pastaj kur ca nga ju, profesionistët e historisë, miku im Paskal, nuk flisni në mënyrë të qartë, apo nuk i prekni fare temat djegëse të ekonomisë, izolimit, gojëkyçjes dhe diplomacisë, që vijuan pas luftës.
Por le të mbetemi tek lufta, meqë e preferoni!
Kur ju flisni për rrezikun e humbjeve territoriale që kishim ne po të mos ishim rreshtuar me fituesit duhet të na tregoni se cilët territore humbën shtetet e turpëruara të Boshtit, Gjermania, Italia dhe Japonia, që ishin kryehumbësit? Dhe a kanë humbur ata ndonjë entitet si Kosova, që e humbi një vend i rreshtuar me nder, me koalicionin fitimtar? Se po të flasim për ëndrrat greke, dhe demaskimin e tyre në Konferencën e Paqes, ato vazhdojnë edhe do të vazhdojnë pa përfillur qënien tonë në NATO dhe në BE!
Miku im i kohës së Enverit, për asnjë çast nuk ta mora skeptrin e profesionistit. Atë ta gëzosh dhe ta mbash! Por, me nder ama! Se, të jem i sinqertë atë skeptër, deri tani…. Dhe le të jetë ky gjykim i një “amatori” të shkencës tuaj, por edhe i një intelektuali që pretendon se njeh fort mirë të tashmen dhe rolin negativ që i vjen kësaj nga e kaluara!
Dhe veçanërisht i disgustuar jam me keqkuptimin tonë mbi mesazhin e artikullit tim mbi Mukjen, i cili përfundonte me një thirrje që mund ta bëjë çdokush, pa qenë nevoja të jetë profesionist historie!
Por unë e kuptoj që u kam shkelur në një kallo të mallkuar historike fituesve të luftës, kur u prek të vetmen kollonë që u ka mbetur. Se sikur, për illustrim, në faqe të parë, në vend të Komandantit dhe shokëve të tij me lule në duar në Tiranën e çliruar, të vendoseshin dy tre nga tragetet e 1991, që përfaqësojnë një çlirim tjetër të shqiptarëve, atëhere përshtypja do të ishte më kuptimplotë. Sillni pak ndërmend tragetet e ngarkuar me kuverta të mbipopulluara dhe njerëz që vareshin jashtëparmakëve e mureve të anijeve, si vile rrushi! A thua atë mizëri e përbënin vetëm të persekutuarit e kohës?
Ata që mbajnë ende në gjoks, medaljonin e komandantit e kanë vështirë të mbrojnë pasluftën dhe shtrëngojnë fort në gjoks luftën. Nderim atyre që i hynë asaj lufte me pastërti dhe pa djallëzira politike! Nderim dëshmorëve dhe jetëve të tyre të prera në mes!
Përsa i përket ecurisë time në fushën e letrave dhe të artit, ky
është ilustrimi më hipokrit e më gënjeshtar i Luftës së Klasave! Sepse nuk mund të lihet pa një shpjegim kur unë i sjell ngjarjet në terrenin familjar. Unë flas për persekutime, ekzekutime, burgime dhe internime, por, sado të padrejta, unë i quaj pasoja logjike të përplasjes së madhe. Mua më duken qesharake akuzat ndaj atyre që u pushkatuan (dhe më besoni, kam hulumtuar mjaft në arkivat gjyqësore). Por po aq qesharake më duken dëmshpërblimet e tyre, pa një gjyq të ri pafajësie, qoftë edhe po aq të manipuluar sa ai që u dha vdekje, në vitit 1945!
Këtu është në lojë mëndësia e shoqërisë shqiptare. Nëse unë qahem për Luftën e Klasave dhe lukunia e komentatorëve kërkon të mbyllet goja, se pikërisht unë nuk u dashka ta prek atë tel drithërues, nuk e kuptojnë se unë nuk jam aspak i vuajturi në atë luftë klasash, (siç thua që paske qenë ti, i dashur Paskal!). Jo,jo, ke të drejtë: ti më gjete në Fier, si veshkën në mes të dhjamit! Dhe mbase është vënë re që, sinqerisht, nuk jam ankuar kurrë. Do të ankohesha për tërë fëmijët e talentuar dhe të etur për dije të të deklasuarve, për gjithë jetët e sakatuara të njerëzve pa faje, për tërë fëmijët që nuk lindën kurrë ngaqë mijëra vajza të asaj shtrese nuk u martuan dot kurrë. Unë e kam për dëmet që Lufta e Klasave i ka sjellë shoqërisë shqiptare, daç fitimtarëve e daç humbësve. Dhe po u sjell ende edhe sot, se Lufta e Klasave nuk bën pushim mbi truallin arbëror.
Kur unë flas për Mukjen, unë flas për një qetësim gjakrash dhe bëj një apel që nuk lidhet ngushtësisht me mua.
Shumë njerëz i revolton shkrimi im dhe unë e ndjej se këto ditë nuk po na ndahet “provokacija”. I pres reagimet e tyre, veçse meraku për higjenën e gazetave duhet të jetë më i madh nga kujdestarët e saj. Komente bëhen dhe në shtypin e huaj por kurrë atje nuk sheh shkrime si në muret e tualeteve publike. Muret, janë mure…
Megjithatë, për të shuar edhe kureshtjen e atyre që shkrimi im i revolton dhe lëshojnë nga goja të lara dhe të palara, lejomëni zoti Koka dhe zoti Milo, që në replikën për ju, t’u bëj pak vend dhe atyre e t’u them se për shkollimin tim, paradoksalisht, ka meritë vetë ai, Enver Hoxha, të cilit ia shfaqa kërkesën gojarisht tek e ndalova një ditë në repartin e Uzinës ku punoja. Pra në një farë mase, në planin strikt personal unë i jam përjestësisht mirënjohës atij. Dhe po të mos ndodhte kjo rastësi, sinqerisht, nuk do të dihej fati im.
Por pa cënuar mirënjohjen, ia lejoj vetes të them se atë burrin e portreteve tuaj, në planin shoqëror, unë e quaj, një figurë nga më të zezat e historisë kombëtare. Pra, or anomimë të mureve, që ju skandalizon lëshimi i Enverit, nuk e kam fituar të drejtën e shkollimit nga bashkëpunimi me Sigurimin, siç do ta dëshironit ju që të ishte… (Le që në atdheun tonë, këtë mëkat të gjithë e mohojnë! Të dëgjosh mohimet e shqiptarëve Sigurimi ynë vigjilent vetëm paska “punuar”, pa “bashkëpunuar” me kërkënd!)
Unë kërkova disa shpjegime. Dhe këto nuk u panë as në replikat e as në komentet e revoltuara. Ato shpjegime ishin të nevojshme jo për ata që shkruajnë por për ata që vetëm lexojnë. Jo për mua, “frikacakun”, “gaztorin”, “estradaxhiun” “ballistin”, “sahanlëpirësin e tërë regjimeve”, “amatorin”, “sigurimsin” “ndihmësin e partisë për formim njerëzish të rinj.”
A mos është pa vend ajo thirrja ime për një “zjarr ndalo!”, jo kundër meje me tërë ato nofka që përmenda më lart, por për qitjet indirekte përmbi pasardhësit pa faj të ballistëve, të puçistëve, të bllokmenëve?
Zoti Koka, faleminderit për respektin e nënkuptuar në replikën tuaj ndaj meje.
Miku im Paskal, unë dua të jem me ty mik jo vetëm në një “kohë të përcaktuar”. Dihet që njerëzit ndryshojnë në varësi nga veprimet dhe qëndrimet. Të falenderoj që premtove të ma japësh librin tënd të fundit, (siç ta kam dhënë edhe unë timin, tani vonë, në këtë kohën tjetër!) dhe sinqerisht uroj të më pëlqejë.
Por, ta them hapur, do të lumturohesha në rast se nuk do të të shihja në krye të atyre që shkruajnë historinë! Dhe Zoti të ndihmoftë edhe ty, se nuk është për Të mundim i madh të na ndihmojë të dyve!
Comments
Problemi qe diskutohet sot

Problemi qe diskutohet sot eshte Qoftelargu, Enveri Ine.

A eshte Yni apo...i Kujt?!

I "klasave te permbysura" nuk eshte. As i Amerikes (!) si gjoja Aleate e Tij gjate Luftes (se ambasadori amerikan, e beri distancimin, qe mbase edhe Milo, si historian e priste!

Pellumb Kulla nuk i ka censuruar skecet e humoret e tij, se ato duken sikur jane shkruar per keta te PD-se dhe per keta rilindasit e PS-LSI-se! (Pa, per ballistet e komunistet e sorem!)

Pellumbi, personalisht, prape dmth edhe sot e kesaj dite, i eshte Fale-mender-it shokut Enver (se ai i bekuari i kishte te gjitha ne Dore e ne Xhepin e tij, ku tjeter do t'i gjenim bursat ne te gjoret?!), ca te sotem i kerkojne Kulles qe t'i jete Mirenjohes e Falemenderues edhe Sali Berishes (se ky i kishte ne dore te mirat dhe emertimet e pasdiktatures, kush tjeter?!).

Paskali kerkon qe te mbetet miku yt i ...Kohes se Neverit!

Kjo, me ngjan se eshte gabim, zoti Milo.

Asokohe, edhe Kadarea ishte mik me Nashon, por erdhi kohe tjeter dhe ...tashme nuk jane miq. perkundrazi.

Ca biografizinje te asaj kohe nuk kishin nge t'i zgjidhnin miqte e tyre, se tjeterkush zgjidhte, apo jo?! Nuk besoj se Pellumbi t'i thoshte dot te gjitha gjerat qe mendonte asokohe, se se paku origjinen e kishit te ndryshme.

Ti i thua sot: pse nuk me thua ato qe me thoshje asokohe per Enver Hoxhen?!

Edhe Sali Berishes, Pellumb Kulla nuk ia ka thene te verteten, qe nuk e donte shokun Enver prej qekuri, se, kush e di, Berisha kthente mendje dhe nuk e linte te hipte ne allopran per amabasador te tij ne Amerike!

Se, ne kohe te ndryshme, njerezit mendojne ndryshe.

Jemi dakord ketu, te gjithe shqiptaret!

Por del "si diversant" ai, Qoftelargu, blute e Sajmirit nuk i shikojne, ose u shfaqet Shamia e Kuqe e ....Ben Blushit dhe e Balles, dhe ne ia nisim luftrave per te!

Pellumbi ka shkruar liber per Enver Hoxhen, ku e nxjerre te vdekur, gjithe kohen rri ne skenen e romanit pa fryme. Mbase duke mbajtur frymen te na degjoj ne!

Nuk di, a e ke thene qarte edhe ti, Paskal, a e ke thene shkoqur qe shoku Enver ka dekur? Po shkoqur ama, si Paskal Milo, jo si historian, te lutem...

Historiane kishte edhe Hitleri, edhe Stalini, por ua le dot ti atyre te (ri)shkruajne historine e kohes se Tyre?!

E lexove profesor doktor Puton sot? I radhit aq gjera te mrekullueshme Mustafa Krujes sa jo vetem presidentet e Pluhuraalizmit, por edhe Haxhi Lleshi

i shokut Emver, do duhej ta dekoronin si Hero te Popullit....

Por, ngaqe eshte historian i Rruges se Partise, edhe pas te dhenave qe vete i sjelle, prape e quana Koliqin dhe Krujen dhe tere Kokat e Zemrat e asaj

kohe te turbullt per tere Europen, Putoja i quan ende, colaboracioniste!!!

Add new comment