Ikën nga kjo botë Ennio Morricone

Postuar në 06 Korrik, 2020 14:04

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Ennio Morricone, kompozitor i mirënjohur italian dhe autor i kolonave zanore të famshme.

Morricone ndërroi jetë në një klinikë në Romë, ku ishte shtruar pas një aksidenti në shtëpi ku ishte rrëzuar dhe thyer femurin.

I kthjellët deri në fund, ka deklaruar e shoqja, Maria.

Ikën kështu nga kjo botë një prej muzikantëve dhe artristëve më të mirë, një njeri që ë dha kujtesë filmave të Segio Leones, Spaghetti Western, me të cilin lidhet suksesi, fama, por edhe një lloj brerjeje vogël.

Kam bërë mbi 500 pjesë, por të gjithë më kujtojnë për Spaghetti Western, shprehej mjeshtri.

Me Leonen është realizuar edhe kolona e filmit tjetër, Ka ndodhur në Amerikë, një lloj Ëesterni i kohëve moderne, një metaforë e Amerikës si tokë e mundësive vetëm për ata që luftojnë deri në fund dhe me çdo çmim.

Muzika e Morricones duket sikur përputhet me vizionin skenografik dhe regjizorial të Leones: një lloj meditimi dhe melankolie për jetën ku dhuna nuk është qëllim, por një pasojë që gërryen të gjitha karakteret. Kjo mund të pikaset edhe te kolona zanore e “Oktapodit”, ku heroi është pikërisht një arketip i këtillë: që detyrohet të bashkëjetojë me dhunën.  Apo te “Profesionisti”, muzika e të cilit është ndoshta ndër më të njohurat në botë. Më poshtë pjesa mbyllëse e filmit "Për një dollar më tepër", titulluar: Lamtumirë kolonel! 

Janë të mirënjohura përpjekjet e kompozitorit për realizimin e muzikës së Leones, ndërkohë që bashkëpunimi me regjizorë të tjerë si Fellini, erdhi kur ai ishte afirmuar tashmë.

Ai do të dallohet për një larminë muzikore, pasi nga një zhanër në tjetrin, ti dyshon se është Morricone vetëm për nga bukuria, por jo për nga ngjashmëria e stilit. Pak kompozitorë e kanë këtë cilësi që të jenë pjesë e një prodhimi kinematografik sa Morricone, ku filmi nuk mund të kuptohet pa muzikën.

Dy Oscar për mjeshtrin, një në vitin 2007 dhe një në vitin 2016, ishin afirmimi formal i një karriere të gjatë, me shumë arritje dhe me gjurmë. Gjurmë që nuk shlyhen nga kujtesa e atyre që e duan filmin, ashtu si dikur, jo vetëm për argëtim, por edhe për si një medium që të bën të mendosh.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ai ka shpetuar, lus Zotin nuk ringjallet shqiptar sepse do te uaj cdo sec, min, ore dhe djte.dite

Submitted by Anonymous (not verified) on

Iken trupi i tij, por shpirti i qendron ketu mes nesh edhe per shekuj me radhe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.