“Rilindja” e Enver Hoxhës në tekstet e historisë

Postuar në 24 Shtator, 2014 07:47
Mark Marku

Imazhi viziv më mbresëlënës i vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri qe pa dyshim ekspozimi i figurave të klerikëve të martirizuar përgjatë regjimit komunist. Shqiptarët dhe mediat ndërkombëtare u kujtuan befas për tragjedinë që kishte ndodhur në Shqipëri. Dhe ishin vetëm 40 prej tyre. Në shesh nuk ishin vendosur figurat e klerikëve të tjerë të burgosur dhe të përndjekur, nuk ishin vendosur figurat e shqiptarëve të tjerë besimtarë dhe jo besimtarë të vrarë nga regjimi komunist. Nëse do të bëhej një gjë e tillë, me siguri nuk do të mjaftonin rrugët e Shqipërisë. Dhe mirë që nuk e bëjmë një gjë të tillë, se do t’i terrorizonim fëmijët tanë. Dhe do ta kishim vështirë t’u shpjegonim se të gjithë ata i kishte vrarë një shqiptar dhe ky e kishte emrin Enver Hoxha. I kishte vrarë sepse kishin besuar, sepse kishin menduar ndryshe, se e kishin dashur Shqipërinë, se ishin të shkolluar, se kishin qenë të pasur, se kishin qenë të shquar, se kishin qenë komunistë, se kishin qenë antikomunistë, se kishin qenë miq dhe shokë të Enverit, se kishin qenë armiq të Enverit. Do ta kishin të vështirë të kuptonin se në këtë kasaphanë masive Enverit i kishin shërbyer me mijëra shqiptarë të tjerë si ai, komunistë, intelektualë, mijëra funksionarë të zellshëm të sigurimit të shtetit të shërbyer me zell nga mijëra spiunë, shqiptarë të frikësuar, të trembur, egoistë. U gjendëm ngushtë para fëmijëve tanë dhe ajo që më ka shkuar ndërmend më shumë gjatë këtyre ditëve, ka qenë pikërisht kjo: o Zot, si do t’ua shpjegojmë atyre gjithë këtë që ka ndodhur?! Dhe gjithë këto ditë më është kujtuar rasti i Gjermanisë ose, më saktë, rasti i dehitlerizimit të shoqërisë gjermane. Jo më larg se para një viti, fondacioni gjerman “Konrad Adenauer” na krijoi mundësinë për një vizitë dhjetëditëshe në institucionet e kujtesës në Gjermani. Aty të krijohej mundësia të shikoje se me çfarë përgjegjësie shembullore i dëshmonin para vetes dhe botës krimet e nazizmit dhe komunizmit. Me një metodikë të shkëlqyer që vetëm gjermanët mund ta kenë, ata e kishin bërë të shkuarën e tyre ekspozitë të hapur për qytetarët e tyre dhe botës. Asgjë e fshehur, asgjë e trukuar, gjithçka e ekspozuar në mënyrë të qartë dhe totale, dhe me të vetmin qëllim: që fëmijët e tyre të mos binin më viktima të ideologjive dhe regjimeve vrastare. Rasti i Shqipërisë të ofron një tjetër model, por këtë radhë në kuptimin negativ. Krimet e komunizmit jo vetëm që nuk janë ekspozuar para shqiptarëve dhe botës, por tashmë ato po synohen të fshihen. Madje, diktatura dhe Enver Hoxha po u kthehen si triumfatorë bash aty ku nuk duhet të jenë kurrë si të tillë: te tekstet shkollore. Prej kohësh është krijuar një komision për rishikimin e teksteve të historisë, në krye të të cilit është vënë historiani Paskal Milo. Nga gjithë historianët shqiptarë z. Paskal Milo është shfaqur më hapur dhe publikisht disa herë me shqetësimin se shqiptarët i kanë rënë shumë në qafë Enver Hoxhës dhe regjimit të tij, se janë treguar “jo objektivë” ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit që ai ngriti, se kanë nxjerrë në pah vetëm krimet e jo edhe “arritjet” që paska pasur regjimi i Enver Hoxhës. Dhe pikërisht për ta korrigjuar këtë mungesë “objektiviteti”, është krijuar një komision që drejtohet nga një historian i Enver Hoxhës për t’i bërë tekstet shkollore “objektive”, një historian i cili një nga librat mbi të cilin ka ngritur karrierën profesionale është pamfleti i shëmtuar politik antieuropian me titull “Bashkimi Europian, projekte dhe dështime”. Që në nisje kuptohet se sa objektive do të jenë tekstet e historisë dhe sa të besueshme. Është e kotë të themi se që në fillim projekt është i komprometuar dhe i rrezikshëm, një provokim i rëndë i kujtesës dhe vetëdijes kolektive të shoqërisë shqiptare. Që ky projekt të vazhdojë të ketë ndonjë rezultat, duhet që së pari zoti Paskal Milo të largohet nga komisioni. Nëse ai nuk largohet, tekstet “objektive” që ai do të krijojë, do të jenë një rrezik për fëmijët tanë. Madje, qysh tani dihet përmbajtja e tyre, se e ka thënë me mijëra herë Paskal Milo dhe historianë të tjerë të shqetësuar për “mosobjektivitetin” e trajtimit të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist dhe unë vetëm sa po e përmbledh për lexuesit: “Enver Hoxha bëri disa gabime dhe regjimi ishte i keq në disa drejtime, por ama Enver Hoxha udhëhoqi Lëvizjen Nacionalçlirimtare, thau kënetat, hapi shkolla, ndërtoi rrugë, uzina, fabrika, kombinate, emancipoi gratë etj. etj”. Ndërkohë nuk do të shkruhet se Enver Hoxha vrau më shumë shqiptarë se italianët apo gjermanët dhe më shumë shqiptarë se italianë dhe gjermanë; më shumë njerëz të pafajshëm se kriminelë dhe hajdutë; se shkollat mund të hapeshin shumë më të mira se ato që u hapën edhe pa një regjim gjakatar si ai; se shkollat më të mira janë në vendet demokratike; se edhe uzinat, fabrikat, rrugët, bujqësia, qytetet gjithçka do të ishin qindfish më të mira; sepse nga gjithë vendet e zhvilluara në botë në fund të viteve ’90, kur ra regjimi komunist, asnjëri prej tyre nuk ishte vend diktatorial…  Ne pra e dimë si do të rishkruhet historia në tekstet shkollore të Paskal Milos dhe është irrituese. Por edhe më irrituese do të jetë nëse shqiptarët do të pranojnë ta lejojnë një gjë të tillë. Nëse qeveria nuk e heq Paskal Milon dhe historianë të tjerë enveristë nga komisionet e teksteve, unë propozoj një akt refuzues dhe akti refuzues është ky: të gjitha ata që refuzojnë që fëmijët e tyre ta njohin njeriun më gjakatar të Shqipërisë si një gjysh “që bëri disa të mira dhe disa të këqija”,  tekstet e librave të historisë së Paskal Milos, t’i grumbullojmë te sheshi para Kryeministrisë, dhe t’ia lënë “në derë” Kryeministrit të vendit. Me siguri do të shohim se mali me tekste do të jetë trefish më i lartë se ndërtesa e Kryeministrisë. Që rasti i teksteve ka një prapavijë ideologjike, kjo shihet edhe me shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës në aktivitetet zyrtare të qeverisë shqiptare. Në mënyrë të përsëritur, ministrat shqiptarë kanë marrë pjesë në aktivitete ku janë shfaqur portretet e Enver Hoxhës. Problemi nuk është pse ka njerëz që duan të mbajnë portretet e Enver Hoxhës, pasi të tillë ka pasur dhe do të ketë kudo dhe kurdo, por problem është pse kjo bëhet në aktivitetet zyrtare të qeverisë shqiptare. Kryeministri Rama u shpreh në një intervistë në “TV Klan” se ne nuk mund të ndalojmë individë që të mbajnë portrete të Enver Hoxhës. Gabon rëndë Kryeministri, pasi në momentin që portretet e Enver Hoxhës shfaqen pa dëshirën e organizatorëve, sipas ligjit për organizimin e aktiviteteve publike organizatorët kanë të drejtë që nëpërmjet autoriteteve policore këtë ta konsiderojnë si prishje të aktiviteteve publike dhe personat përgjegjës të shkojnë në polici. Cili prej portretmbajtësve ka shkuar në polici si prishës i një aktiviteti qeveritar, që e distancon veten nga Enver Hoxha dhe simbolika e tij? Është vërtet trishtues dhe irritues një rikthim i tillë dhe kjo nuk mund të shpjegohet as me faktin se në pushtet është një koalicion partish të majta. E majta europiane që prej fundit të shekullit të 19-të ka bërë disa distancime të rëndësishme nga përpjekjet për t’i shndërruar lëvizjet e majta në regjime totalitare dhe vëllavrasëse, mjaft të kujtojmë distancimin e socialdemokratëve nga Marksi në fund të shekullit të 19-të, të partive të majta europiane nga krimet e Stalinit dhe të regjimeve komuniste të Europës Lindore nga mesi i shekullit të kaluar, pa harruar faktin se vetë Partia Socialiste e Shqipërisë në momentin që ka marrë këtë emër, ka bërë një distancim publik nga krimet e komunizmit dhe të Enver Hoxhës. Madje, edhe më e çuditshme është se kjo ndodh pikërisht kur në krye të PS-së është Edi Rama, i cili fillimet e veta si aktivist politik i ka pikërisht si denoncues i krimeve të Enver Hoxhës. Mbaj mend se si zoti Rama, duke folur publikisht për akuzat që i ishin drejtuar atij se po hidhte baltë mbi Enver Hoxhën, u përgjigj se: “nuk po hedh baltë mbi Enver Hoxhën, por po heq baltën që Enver Hoxha ka hedhur mbi gjithë popullin shqiptar”. Është e pakuptueshme se si 24 vjet pas rënies së komunizmit kjo baltë t’u rihidhet edhe një herë në fytyrë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Dhe këtë baltë që po na hidhet në fytyrë, nuk e lajnë dot as imazhet e martirëve të vendosura në bulevard për Papën dhe botën.

"Panorama"

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

kur flet dhe ti mark marku...qe partia jote shkerdheu shqiperine ne emer te demokracise,qe nuk zbatoj gjerat me elementare te perendimit. flet per diktatorin qe beri shtet me ligje e rregulla. sa per te persekutuarit kur te hapen ato dosje qe ju sju interesojne atehere flasim.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po historia eshte histori o z. Mark. Dhe Enveri ka bere histori, me shume se cdo kush ne kete vend. Te pakten persa i perket atdhetarizmit. Duhet te gjeni nje dokument qe te vertetoje se e ka shitur ceshtjen kombetare. Jo fjale ne ere. S'kishte shtet, beri shtet. Shqiptaret s'kishin buke, ju dha buke, skishin toke, ju dha toke. Kishin keneta, i thau, edhe ne Lezhe, Kakarriqin, Talen, Torrovicen.S'kishte lumenj, e beri me lumenj, Cfare thua more, bertet Marku. Po, or po. E beri Shqiperine me lumenj. Pse? Se lumenjte e Shqiperise sa po delnin ne fushe, nuk kishin me shtrat dhe drejtim, por iknin nga u donte qejfi, duke sjelle pervit fatkeqesi per fshatrat shqiptare te fushes nga Shkodra deri ne Vlore dhe tutje ne Korce.  Ai si diktator qe ishte, i disiplinoi lumenjte, brenda argjinaturave. Ngriti shkolla e universitete qe edhe fshatari me i humbur te behej intelektual, sic jane sot shumica e politikaneve shqiptare, pervec Edi Rames. Lere pastaj gjithe ato fabrika qe punesonin njerez, rruge, ura e hekurudha. hidrocentrale, stadiume, pallate sporti, qe deri me sot nuk po shohim me te mira se ato te Enver Hoxhes. Po shendetesia, dhe rritja e jetegjatesise se populit nga 38 vjec me 1938, ne 72 vjet. Po rendi, rendi o Mark, ku gruaja, linte punen ne oren 23 te nates dhe shkonte ne shtepi e vetme.

Dhe deri ne vitet '70, perparimi i Shqiperise ka qene mbreselenes. Stopimi filloi mbas prishjes dhe me Kinen, kur politika gjithcka me forcat tona, e fundosi mireqenien e popullit shqiptar. Pra c'dua te them. Qe edhe gabimet duhet te perfshihen ne historikun e kohes se diktatures. Edhe persekutimi qe pesoi nje pjese e popullsise, duhet pasqyruar me objektivitet dhe me fakte e vertesi. Sepse ende nuk dihet numri i sakte i te denuareve politike, atyre te vertete. Nuk dihet sakte numri i te pushkatuarve, internuarve, etj. Cfare kane bere deri me sot shoqatat e te persekutuarve politik. Vetem propogande antikomuniste dhe shtim te abuzuesve qe kerkojne te demshperblehen. Sepse njerezit ne lagje e fshatra, te cilet i njohin njerezit rrenje e dhemballe, thone: Ky eshte denuar se ka qene shites dyqani dhe vodhi, ky tjetri magazinier dhe pervertesoi nga mallrat e magazines, kte tjetrin sepse vodhi ketu e atje, ai tjetri per perdhunim, tjetri ishte shofer dhe shtypi nje njeri, ai tjetri se ju shemb ndertesa qe po ngrinte, dikush tjeter per vrasje apo per rrahje, etj etj. dhe te gjithe keta sot e quajne veten te persekutuar te regjimit. Shume nga keta u denuan edhe me vdekje, por jo te gjithe te rreshtohen ne te denuar politik. Nga rregjistrat rezulton se te denuar me vdekje ne Shqiperi kane qene rreth 6 600 persona. Por ketu duhet bere ndarja e qarte dhe e sakte. Sa jane denuar per politike dhe sa per krime te tjera?  Mjafte me me manipulime te historise dhe te fakteve. Pra o z. Mark, jepi Qezarit ate qe i takon Qezarit! Dhe Enverit, jepi ate qe i takon, edhe luften, edhe njohjen e Shqiperise dhe kufijve te saj ne bote. Mos harroni Konferencen e Parisit ku Shqiperia e pas luftes se dyte boterore, rrezikonte te zhdukej nga harta. Dhe ata qe dalin me potretin e Enver Hoxhes sot, nuk mbrojne Enverin, por mbrojne veten e tyre, si pjesemarres aktiv ne aktet e medha historike te Shqiperise.

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

Pak per ty Mark,

per fatin tim te keq jetoj ne mergim per nje kohe relativisht te gjate, por me shpirt jam aty ne memedhe. Natyrisht qe ndjek rregullisht zhvillimet politike dhe shoqerore te Shqiperise. Si rrjedhoje te kam ndjekur edhe ju ne disa rubrika televizive si i ashtuquajtur analist, dhe qe te jem i sinqerte intiligjenca juaj le shume per te deshiruar. Ne rastin me te mire per mua je paraqitur vetem si kostatues. Gjithsesi ngushellohu se nuk je i vetem.

Mllefi i disa pseudo intelektualeve te majte apo te djathte per te nxire apo zbardhur historine ose figura historike spjegohet vetem me deficencen e tyre. Duam apo nuk duam periudha moderne e krijmit te shtetit Shqipetar perfaqesohet nga Princ Vidi, Noli, Zogu, Enveri, Ramizi, Saliu, Fatosi. Pra sejcili prej tyre ka vendin e tij ne histori, e cila duhet paraqitur me te gjitha ngjyrat e saj.

Persa i perket periudhes socialiste kurrsesi nuk duhen neglizhuar ata qe paten nje ideal per te permbysur fashizmin dhe punuan per ndertimin e nje jete te re. Zhgenjimi i tyre ishte rezultat i teprimit te tiparit themelor qe coi ne nje politike totalisht te gabuar deri ne perversitet.

Ne perfundim ti nuk je i afte per te bere kete histori, prandaj leri te tjeret t'a bejne ate. Ketu po te kujtoje thenjen e lashte te Demostenit se gjeja me e thjeshte ne bote eshte te korregjosh te tjeret.

Submitted by katarakti (not verified) on

Qendrimi ndaj Enver Hoxhes dhe kohes se tij eshte çeshtje opinionesh dhe bindjesh politike. Por me shume se te gjitha eshte prove e pamohueshme e deshtimit total te demokracise ne Shqiperi. Neqoftese koleget e Mark Markut nuk do te kishin shkaterruar gjithçka gjate 20 vjeteve te sundimit te tyre, neqoftese nuk do te kishin vjedhur, grabitur dhe shitur pasurite e popullit shqiptar, sot nuk do te guxonte njeri t'i permendte emrin Qoftelargut. Kjo eshte arsyeja kryesore se perse Enver Hoxha kujtohet ende. Dhe pastaj askush nuk mund t'i mohoje te gjitha ato arritje te jashtezakonshme ne te gjitha fushat e jetes qe ngjane gjate kohes se sundimit diktatorial. Mark Marku thote se ato arritje mund te ishin realizuar edhe nen ndonje sistem tjeter?! Po perse nuk i bete ju me sistemin tuaj te ndritur o Mark?! Jo vetem qe nuk i bete dot ato qe beri Enver Hoxha, por i shkaterruat, i vodhet apo i shitet edhe ato qe ishin ndertuar. Dhe krijuat nje klase banditesh oligarke qe kane sot qindra milione dollare pa prodhuar dhe shpikur asgje. Pra o Mark ngado qe ta kthesh muhabetin faji ju ngelet juve, qe merrnit vesh nga demokracia aq sa merr vesh gomari nga fillozofia. Te gjithe qe dolen ne krye te PD-se dhe shtetit te saj ishin te mbruajtur, te shkolluar, te formuar me edukaten dhe kulturen enveriane. Si nuk doli ne krye, apo si nuk late qe te dilte ne krye nje pasardhes i "inteligjences se vjeter", i "Familjeve te Medha" te dikurshme?! Por  dolen vetem ish komuniste qe e kthyen gunen per 24 ore?! Po ti o Mark a nuk je nje nga ata edhe ti?! Prandaj nuk e kane fajin njerezit qe kujtojne te mirat apo dhe te keqijat e kohes se Diktatorit, por fajin e ke ti dhe shoket e tu te "idealit". Prandaj mbylle me mire.

Submitted by Dardan (not verified) on

Po, he de, pse nuk i ekspozon edhe ti gjerat e "komunizmit" si i ka ekspozuar Gjermania?   Sepse nuk keni gje te ekspozoni ne interesin tuaj, Ne se eksopozoni 45 vite socializem populli do te shikoje te verteten. Ju keni frike te ekspozoni te verteten ndaj e keni kthyer vehten ne mekanizma te shemtuar qe prodhojne vetem balte me ere dhe urine kancerroze.

He pra Mark Marku c'dreqin ke qe rri 25 vite duke brambullitur, merri shoket dhe ekspozoje  vepren "kriminale" te Enver Hoxhes. Cilin pret ti ta ekspozoje, konfromist i ndyre!

Submitted by Dardan (not verified) on

Harrova te te thosha se ti Mark je nje vjellje e neveritshme e pjeses me injorante te rendit fashist te Sali Krakataut!

Submitted by Dardan (not verified) on

Per ju skupidhjet dhe skupidhicat e zagarit serb Berish Krakataut, opozita ka kuptimin e thjeshte qe te shkosh kunder, psh. kur une them lart, ti duhet te thuash poshte, kur une them te shkojme perpara, ti te thuash te shkojme perpara duke u kthyer prapa, kur une te them virgjereshe, ti te thuash putane, kur une perpiqem te bashkoj kombin, ti perpiqesh ta percash ate: kjo eshte menyra juaj e te berit opozite.  Ne fakt kjo eshte menyra e kundershtimit te cdo gjeje perparimtare qe ka zanafillen ne femijerine e hereshme te cdo njeriu. Ne se keto kundershtime (opozitare sipas jush) shkojen deri ne moshen e adoleshences quhen kunderpedal, ne se shkojne deri ne moshen  e rritur quhen qendrime antinjerzore dhe antikombetare, Por kur keto qendrime kunderpedalore manifestohen si nje platforme politike dhe sidomos ne moshen e plakur te zagarit tuaj serb, konsiderohet tradheti kombetare.

Une te porpozoj ty anonim qe te heqesh dore nga menyra kunderpedalore e te thenit te gjerave.  Ashtu si nuk mund te akuzohet (ligjerisht) njeriu te dilet i vjedhin shtepine per mungesen e nje muri rrethues  dhe te portes se blinduar, po ne kete menyre nuk mund te akuzohet edhe nje femer  (le ta quajme virgjereshe) pse nje zagar i felliqur e perdhunon.   E njejta gje eshte edhe me periudhen e socializmit ne Shqiperi edhe me Enver Hoxhen. Shumekush ve re se skupidhicat si puna jote dhe Mark Marku mendojne dhe gjykojne me mjetet dhe parametrat mendore, ekonomike, shoqerore, teknologjike etj te kohes se sotme. Duke perdorur ne kete menyre gjykimin tuaj skupidhor, ju arrini ne konkluzione opozitare.  Gjeja me e thjeshte qe mund te thuhet per specien tuaj te semure dhe njekohesisht te pasherueshme, eshte se ju jeni aq te dobet sa cdo kush mund tu injektoje ne mizerabilitetin e te menduarit tuaj( mendim i thenshin) cfare te doje, mjafton qe ate qe thote ta shoqeroje me nje kafe qyl apo edhe me nje grusht parash (kjo e fundit perdoret per ju kur duan qe te vidhni vota apo te dilni dhe te villni gjithe ato ndyresira qe keni vjelle per nje cerek shekulli.  S'je gje tjeter vec nje Pisburrero handikapat!

Submitted by Anonim (not verified) on

Me keto qe the or Dardan trimi nuk e hoqe eren qe vije me pare, vetem shtove jarge e peshtyme inatcore qe burojne nga truri i shpelare me kohe, gjysma e te cilit te eshte kthyer ne pure patatesh e gjysma po mundohet te mos behet kos. Me pelqen shume gjithashtu kufizimi jot per te arsyetuar, sipas te cilit po te shash idhullin tend duhet patjeter te jesh skupidh apo skupidhice e Sali Krakataut. Ja ku po ta them se per te share ate Enver Koqen, nuk duhet domosdoshmerisht te jesh pro Saliut. Pervec kesaj or truthare, Saliu nuk ishte gje tjeter vecse kelysh i Ramizit, rrjedhimisht i Enverit e per mua eshte po ai material si Enveri. Ja ku ta thashe.....tani si i bie? Skupidh i kujt jam une? I grekut apo i turkut apo i Austro-Hungarise?

PS. Per moderatorin e Respublicas, per se fjala mut e perdorur nga une ne komentin para ketij eshte me ofendues se sa skupidh apo skupidhice qe perdor ky  Dardari me kulture?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.