“Detaje të padukshme” nga vizita e Papë Françeskut në Tiranë
Vizita e Papë Françeskut në Tiranë ish e natyrës politiko-pastorale, por doli të ishte edhe një operacion i shkëlqyer marketingu. Me fjalë të tjera, Shqipëria doli nga kjo histori me një imazh të përmirësuar në arenën ndërkombëtare. Mediat e botës kish kohë që flisnin për këtë ngjarje, dhe e gjithë kjo vëmendje për mirë, merret vesh, nuk vinte për merita lokale, por vinte prej ndikimit që ushtron Papa i Romës, apo edhe ky Papë në veçanti, në botën e sotme. E vetmja meritë lokale mund të lidhet me suksesin e kësaj vizite. Dhe me sukses kam parasysh që çdo gjë shkoi si në vaj. “Show’ doli për bukuri. Masat e marra ishin të frytshme, e me këtë mund të thuhet se shtrëngimet e kufizimet e imponuara ditën e djeshme prej forcave të sigurisë, duke krijuar me siguri siklete të shumta për mijëra njerëz që kanë dashur të lëvizin, ishin një mundim që nuk vajti dëm. Imazhi i vendit ka fituar edhe për këtë arsye.
Për herë të parë më kanë zënë sytë (apo e kam gabim?) një pritje shtetërore. Në ndryshim nga raste të mëparshme, kjo vizitë nuk u përdor nga krahu i mazhorancës. Nuk pamë që Kryeministri Rama të demonstronte vend e pa vend se ish ai që ish strumbullari. Po të donte mund ta bënte këtë gjë, siç kanë bërë paraardhës të tij, por nuk e bëri. Të gjithë shtetarët ishin të përfshirë, dhe secili syresh e pushtoi skenën një copë herë. Në çdo pritje shihje pranë e pranë njerëz të mazhorancës e të opozitës, krerë institucionesh që janë zgjedhur nga pushteti i sotëm e krerë institucionesh të tjera të zgjedhur nga pushteti i shkuar, kryeministra e ish-kryeministra, presidentë e ish-presidentë. Dhe si një ilustrim më konkret i këtij mentaliteti e qasjeje të re, më erdhi një deklaratë e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Pardje, ajo u dëgjua të falënderonte me zë të plotë e faqe botës Bashkinë e Tiranës, që i përket opozitës, për bashkëpunimin që kish ofruar gjatë javëve të fundit. Nuk kish ndodhur më parë një gjë e tillë. Opozita jo vetëm nuk është falënderuar për kontributin, por as nuk është lejuar të kontribuojë.
Në një raportim të një gazete ndërkombëtare që i bëhej vizitës së kreut të Vatikanit në Shqipëri thuhej që ai të kish thënë se “po e bënte këtë udhëtim në Shqipëri, ngaqë atje ia kanë dalë mbanë të ngrenë një qeveri të unitetit kombëtar midis myslimanëve, ortodoksëve e katolikëve”. Gazeta në fjalë e kish futur brenda thonjëzave këtë qëndrim të Papës, gjë që do të thotë, sipas një rregulli të pranuar nga të gjithë gazetarët e studiuesit e botës, se nuk bëhet fjalë për ndonjë perifrazim; përkundrazi, bëhet fjalë për një citim germë për germë që i bëhet atij.
U vura të kërkoja një burim të dytë mediatik që t’i bënte jehonë së njëjtës deklaratë, e kështu të verifikoja saktësinë e këtij mesazhi që, parë me sytë tanë, është disi i pakuptimtë. Nuk hoqa shumë për të gjetur shkrime të tjera, në të cilët raportohej e njëjta gjë. Dhe zbulova se bëhej fjalë për një deklaratë që Papa e kish dhënë në gusht, teksa kish folur lidhur me vizitën që kish planifikuar të bënte në vendin e shqipeve. Dhe kështu i bie që ndihmësit e tij, në përpjekje për ta përgatitur këtë vizitë, i kanë nënvizuar faktin se në përbërje të kabinetit aktual të Këshillit të Ministrave ka njerëz me fe të ndryshme, dhe se ky fakt është një gjë pa precedent, apo me precedentë të rrallë, në historinë e Shqipërisë.
Merret vesh se ia kanë dramatizuar kot më kot historinë e Shqipërisë. Kjo e fundit është dramatike sa të duash, por jo për shkak të feve. Pastaj, për sa i takon përbërjes shumëfetare të qeverisë, kjo është një dukuri e qëmotshme këtyre anëve. Një prirje e tillë është verifikuar qysh në krye të herës, qysh në krijimin e qeverisë së parë që ka përuruar historinë shtetërore të Shqipërisë. Të kuptohemi, nuk është se ministrat e qeverive tona qysh prej vitit 1912 kanë qenë mirëfilltazi myslimanë e të krishterë (ministrat besimtarë gjatë 100 viteve të fundit numërohen me gishtat e dorës). Ata kanë qenë rëndom ateistë e agnostikë, e që të gjithë, pa asnjë përjashtim, me formim laik. Kështu që fraza e Papës mbi “qeverinë e unitetit ndërfetar” ishte krejt e paqëlluar.
Vizitën e Papë Françeskut e ndoqa nga ekrani i Rai Uno-s. Pamjet ishin të njëjta me ato që përcillnin televizionet tona kombëtare, por këto të fundit nuk të bëhej t’i ndiqje, o ngaqë ishin bërë pjesë e axhendës politike të Tiranës, o ngaqë ishin bërë pjesë e axhendës pastorale të Papës. Media shqiptare, si gjithnjë në rrethana të tilla historike, ishte në pikën më të ulët të misionit të vet. Ajo ish bërë e tëra njësh me festën, dhe çdo raportim kish lidhje veç me përmasën festive të ngjarjes. Çdo gazetar ishte shndërruar në besimtar, pelegrin, tek-tuk prift, gjë që dukej, në mos tjetër, tek ekstaza, mes së cilës raportonin e te gara a zelli për ta trajtuar Papën si një emërtesë qiellore (Ati i Shenjtë, mëkëmbësi i Zotit në Tokë etj), e jo si një bartës e ushtrues të funksioneve tokësore; harruan për nja dhjetë orë të mira të thoshin se ai ishte Mario Bergoglio, Ipeshkëvi i Romës, kreu i kishës katolike, apo kreu i shtetit të Vatikanit. E të binte në sy se të gjitha televizionet e raportonin live këtë vizitë, gjë vërtet e pakuptueshme, të paktën në një vështrim komercial, që në rrethana të tjera është vështrimi i vetëm që kanë pronarët e mediave tona. Si është e mundur vallë që të gjitha televizionet bënin të njëjtën gjë dhe asnjë televizion nuk i çau kryet e veta për atë pjesë të audiencës që, për një arsye a një tjetër, donte të ndiqte ndonjë gjë tjetër? E vërteta është se Rai Uno nuk ndryshonte shumë nga televizionet shqiptare në harkun e atyre dy orëve të Meshës në sheshin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës. Por kjo ndodh ngaqë Rai është një televizion publik, dhe në këtë kuadër i ka dhënë dum punës që, në respekt të besimtarëve katolikë, të ungjillëzohet e të ungjillëzojë nja dy orë në javë. Përveç kësaj, tonet e Rai-t gjatë raportimit në raste të tilla janë më shumë gazetareske sesa fetare. E pastaj, reporterët e Rai-t në një rrethanë të tillë janë të specializuar për të bërë atë punë. Dhe e bëjnë “pa ndonjë bujë”.
Meqë jemi këtu, po e mbyll shkrimin me një anekdotë të treguar në një kronikë mbi Nënë Terezën në fund të transmetimit të Rai Uno-s nga Tirana. Në një moment kur Nënë Tereza ishte përkulur mbi një të sëmurë me lebër, dhe po i ledhatonte fytyrën e kraharorin kockë e lëkurë, një gazetar që ishte aty pranë mbetet syshqyer përballë kësaj pamjeje. Plot frikë se murgesha e famshme mund të kish marrë infeksion nga ai i sëmurë, ai i afrohet asaj duke mbajtur një distancë sigurie, dhe i thotë: “Unë nuk do ta prekja atë lebroz edhe sikur të më jepnin një milion dollarë”. Dhe përgjigjja e Nënë Terezës ishte nga ato që të mbetet në mendje: “As unë nuk do ta prekja për një milion dollarë”.
"Shqip"
Comments
Nje analize mjaft kuptimplote
Nje analize mjaft kuptimplote ndhe interesante.Me lejoni zoti Nano qe nder detajet e padukshme nga vizita historrike e Pape Franceskut te perfshij ne vijim te shkrimit tuaj pak nga jehona ne facebook e nje nder detajet e papermendur:
Ne vazhdim te komentit ne faqen tone ne facebook te mikes sone,shkrimtares se mirenjohur Adriana Lifschin:
"KUR EDHE TE DREJTAT NJEREZORE ME JETIKE SHIHEN SI PRIVILEGJE!"
I drejte komenti juaj,mikja jone Albana.Edhe mua me beri pershtypje ajo intervista me ate fshataren ne fshatin Bubq te Fushe Krujes.Ju permendet se ishte intervistuar nga nje reportere e TVSH dhe nje pyetje i ishte pergjigjur me shume ndershmeri:"Kjo vizite na gezoi te gjitheve por ne te fshatit Bubq na gezoi edhe per ate se ardhja e Papes ne fshatin tone beri te mundur ndertimin e nje rruge te asfaltuar qe sic e shihni kalon edhe para shtepise sime.Uroj qe te na vije perseri qe ne fshatin tone te vije edhe uji i pishem!"
Por mund te them se deshira u shpreh nga nje fshatare e nje fshati te varfer e te pazhvilluar.Ajo deklarate me te drejte mund te quhej kujtese dhe kritike per qeverite shqiptare.S'i mbetet tjeter te varfres vec te uroje qe Papa apo ndonje i Madh tjeter te vizitoje fshatin e saj,ndryshe per ujin e pishem mund te prese deri ne fushaten e ardhshme te zgjedhjeve!Po edhe aq deshirat dhe kerkesat e ligjshme te asaj shtepijakeje fshatare ishin,apo jo,mjaft modeste,per gjerat me esenciale te jetes.Tjeter deshire do te kish kerkuar t'i plotesohej ndokush tjeter nga odienca " aristokrate" e ulur,pra e privilegjuar edhe aty, para altarit te zotit, ku sherbeu meshe Papa.Uroj qe bashkatdhetaret tane te kene kuptuar e bere per zemer dy mesime kryesore qe u dha Papa ne meshen dhe fjalimet e tij kudo qe shkeli:forconi dashurine mes njeri-tjetrit se ajo eshte pasuria juaj me e madhe dhe jini te ndershem e duajeni punen e arsimimin,ato ju cojne perpara!
Ka nje problem se atje ne
Ka nje problem se atje ne Radhet e para ishte "Elita e hajduterise Shqiptare" : Meta,Rama,Berisha,Bode, Topalli, Majko,Pollo,Monika edhe shume "Yje te Tjera te Hajduterise Shqiptare" keshtu qe Papa i fali per Mekatet e se Kaluares dhe tashme e tutje ata jane te Paster.......
Nje aspekt qe nuk eshte
Nje aspekt qe nuk eshte prekur aspak e nuk ka nxitur asnje reflektim ne ndergjegjen tone kombetare eshte ikonografia e bulevardit Deshmoret e Kombit gjate vizites se monarkut te Vatikanit.
Fotot e 40 njerezve te pafajshem qe vuajten ne mishin e tyre egersine e regjimit ishin pothuajse te panjohur prej mases se te rinjve e me pak te rinjve.
Kujtesa tek ne nuk kultivohet!
Eshte tragjike qe mbas 24 vjetesh nga fundi i diktatures asnje e perseris ASNJE njeri nuk ka lypur ndjese per krimet qe u kryen gjate 46 vjeteve!
Ju z.Muç Nano ngjasoni në
Ju z.Muç Nano ngjasoni në një masë të konsiderueshme me F.Lubonjën, (jo nga pamja e jashtme).por nga disa veti te karakterit që shfaqni prej vitesh, përmes opinioneve tuaja rreth ngjarjeve historike e pikante që kanë ndodhur e ndodhin në Shqipëri. Natyrisht, kjo është një e drejtë e pamohueshme e juaja (dhe e Lubonjës) ,madje nuk do ishte fare e lezetëshme qe këtë rradhë ju të dy të mos rreshtoheshit kunder rrymës.Duhet nënvizuar fakti që pak më ndryshe nga Lubonja që është exentrik i pandreqshëm,ju sforcoheni në mënyrë të sofistikuar,duke nxjerrë në pah aty-këtu edhe "ndonjë fakt" pozitiv(jo më shumë), për të mjegulluar të vëtetën e fshehtë që të tundon prej vitesh.Duke qenë në rolin e nje gazetari apo (columnist) ,që mos të ulë kreditet; ju e keni përcaktuar me kohë zgjedhjen e rrugës për sukses e karrierë.Faktikisht,zgjedhja për të qenë në qendër të debatit ka qëlluar e suksesshme deri tani.Mbetet e dyshimtë se sa mund të vazhdojë ky sukses që ngop në shumë drejtime,jo vetëm egocentrizmin ,lexueshmërinë,por edhe financat tuaja ta themi këtë troç.Këto marin përmasa edhe mëdha kur futesh me "vepra apo studime" historiko-shoqërore e në tregun letrar.Kjo ,më kujton një tregim humoristk brilant të Mark Tuenit kur tregon se si veproi nje gazetar per te rritur tirazhin e gazetes ku punonte.Është për të ardhur keq që edhe ju përfunduat duke e shitur "talentin" për disa dollarë më shumë,pasi siguruat famën aq lehtësisht siç mund të sigurohet vetëm në Shqipëri.....
Dicka sikur nuk shkonte ne
Dicka sikur nuk shkonte ne ate meshe madheshtore para altarit te zotit.Vereni pamjen e sheshit para altarit te improvizuar ne kembet e shkalleve te Universitetit.Te me falin besimtaret katolike e orthodokse,myslimane e bektashinj,si dhe ata qe me shume mundim e perkushtim u moren me organizimin dhe pergatitjen e asaj meshe madheshtore,per te cilen duhen pergezuar, une si ateist nuk kam ditur e nuk kam mesuar asgje mbi liturgjite fetare as ne kishe e as ne xhami nuk jam falur,por nga feminia,kur ushtroheshin lireshem ritetet fetare si dhe dhe nga puna ne diplomaci kam mesuar se ne kishe e xhami qe te gjithe ata qe falen jane te barabarte para zotit.Pra ne faltore nuk ka protokoll.Prandaj mendoj se vendosja e perdorimi i vendit kryesor te sheshit me karrike dhe sidomos vendosja ne rradhet e para te politikaneve,ne rradhe te pare e te dyte,ishte me se i gabuar.Ne ate vend kryesor mund te ishin ulur se pari udheheqesit shpirtrore,drejtues te komuniteteve fetare shqiptare dhe te perndjekurit fetare dhe familjet e tyre,kishetare e besimtare te moshave te vjetra,te cilet ma do mendja se ishin menduar si personazhet kryesore ne ate procesion fetar.Personalitet politike mund te ishin vendosur nde ane te sheshit,ku qendronte ne kembe populli i thjeshte dhe jo para altarit.Te me falni por behej fjale per nje meshe te vecante te vete kreut te Kristianizmit Boteror,Papa Fraceskut dhe jo per nje kongres partie apo nje shfaqje "Gala" ne pallatin e Kongreseve!
Sikur protokollin ta kish marre ne dore vete Vatikani apo kisha katolike shqiptare kete do te bente,do te nderonte ne rradhe te para ata qe jane perndjekur sepse i jane falur me frike ne zemer Jezu Krishtit dhe Nene Marijes e jane denuar e perndjekur per kete,si dhe kishetaret qe shkojne cdo te djele para altarit te Krishtit,qofshin ne kisha te qyteteve apo te fshatrave.Ndryshe prania e politikaneve dhe personaliteteve ne qender te asaj meshe,do te te merrej si grumbullim i mekatareve me te medhenj shqiptare qe presin te kerkojne meshire e te falen per mekatet e gabimet e tyre te shumta,qofte para zotit e qofte para popullit te tyre.Me siguri shumica derrmuese ne ate grumbullin te privilegjuarish, edhe aty para altarit dhe Papes,mund te kene qene ateiste dhe njerez qe s'kane pare kurre as salle kishe apo xhamije.U tha se ndokush mund te jete treguar edhe hatermbetur se nuk eshte ftuar ose nuk e kane sajdisur ne balle te asaj turme!
Kam gjithashtu pershtypjen se prokolli synonte ta politizonte kete vizite historike,ndonese vete Papa dhe Vatikani kishin kemngulur se kjo vizite ishte per qellime te mirefillta fetare dhe si nderim e mirenjohje per popullin e shumevuajtur shqiptar dhe ne respekt te tolerances se tij shembullore nderfetare.Kjo,dhe vetem kjo e fundit,mund te kish nje karakter me nje kendveshtrim te qellimshem politik e social.Ne kete te fundit Papa dhe vizita e tij historike i vlejti se tepermi emrit dhe prestigjit te popullit shqiptar dhe vendit te shqiponjave ne bote dhe per kete duhet t'iu mbetemi mirenjohes dhe borxhlinj Papa Franceskut,ketij udheheqesi papal nga me populloret dhe me te perkushtuarit per te varfrit dhe te dobetit,si dhe paqes dhe drejtesise njerezore.
Live nga Tirana .
1 share
<textarea class="textInput mentionsTextarea uiTextareaAutogrow uiTextareaNoResize UFIAddCommentInput DOMControl_placeholder" data-reactid=".2.1:4.0.$right.0.0.0.0.1.0.1.0" name="add_comment_text" placeholder="Write a comment..." style="border: 0px rgb(220, 222, 227); margin: 0px; padding: 7px 3px; -webkit-appearance: none; border-top-left-radius: 0px; border-top-right-radius: 0px; border-bottom-right-radius: 0px; border-bottom-left-radius: 0px; max-width: 100%; font-family: Helvetica, Arial, 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; color: rgb(145, 151, 163); resize: none; overflow: hidden; display: block; height: 20px; line-height: 1.28; outline: 0px; width: 400.333343505859px; min-height: 30px; background: transparent;" title="Write a comment..."></textarea>
Add new comment