Pak Papë do ta kemi. Po Zotin?!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3743_artur-zheji4.jpg?itok=n4Yslhyg)
Ndoshta ndodh kudo kështu. Në vendet e vogla dhe në vendet me histori zymtake si e jona. Vizita e një Pape, apo e një Merkeli nesër, apo e Bushit ca kohë më parë, apo e Hrushovit dhe e Cu En Lait, në shekullin e kaluar, përjetohet si një emocion tronditës. Dhe ndërmerren gjithkund masa drithëruese, mbarëkombëtare.
Sot në Shqipëri, nga ateizmi kemi brofur në papizëm. Porse vende-vende edhe nga enverizmi, në jihadizëm. Por ja, nuk ka dyshim. Shqipëria do të zgjohet dhe do të jetojë ca ditë e “papizuar”.
Vetëm në formë, sigurisht. Vetëm në formë. Sepse, pjesa më e madhe e të përzgjedhurve për të thithur të njëjtin ajër me Papën dhe pranë Papës, dyshoj se e ka lexuar ndonjëherë Dhjatën e Re, apo Ungjillin. Dyshoj se do të jetë përqendruar ndonjëherë te “Përseja” e thellë e kryqëzimit të Krishtit dhe te brendia e Testamentit të Ri.
Sigurisht aty do të ketë rrotull, edhe ca portrete të dhimbsura, që do të qarkojnë Hirësinë e Tij. Por logjika e do se shumica do të jenë ateistë të konvertuar simbas kohës. Me kostume të shtrenjta. Me buzëqeshje të porositura. Dhe me përdëllim të marrë borxh nga filmat.
Por sidoqoftë, unë personalisht shpresoj shumë te mesazhet që vetë Papa Françesku do të japë këtë të diel nga Tirana.
Uroj që ardhja e Tij, të përforcojë origjinën e thellë dhe të lashtë e të krishterë të të parëve të shqiptarëve. Dhe kjo është e rëndësishme. Historikisht e rëndësishme. Edhe gjeopolitikisht e rëndësishme.
Sëpaku për konceptin e asaj që do të quaja, simbas stilit të babait tim, Petro Zhejit, Shqipërija Teorike. Shqipëria që sot nuk është, por që dikur ish. Dhe që ndoshta nesër do të mund të jetë. Një Shqipëri pa banditë me frak, pa klane dhe pa bejlerë të lyrshëm orientalë, pa kapitalistë primitivë në gjendje gjysmë kafshërore, pa mjerim të thellë dhe të mbuluar me dy-tri gjethe fiku aty këtu… Por sëpaku me një Shqipëri, që ka diku në një kënd, edhe Zotin, apo e thënë ndryshe, një Referencë Morale, që përcakton kufirin midis së Mirës dhe së Keqes. Që dikur, kur ishim europianë, deri në Mesjetë, thuhet e shkruhet në mënyrë të besueshme, të parët tanë e nderonin në mënyrë fisnike Zotin dhe kodet e tij. I druheshin dhe i kërkonin ndihmë, simbas ritualeve të krishtera.
1300 gazetarë të huaj janë akredituar për këtë vizitë. Bota do të shohë Shqipërinë e bëmave të sotme “pagane”dhe heterogjene, me kryebariun katolik që pritet të mbarështrojë edhe njëherë kopenë e përhumbur të shpirtrave shqiptarë.
Tani çështja që më shqetëson, ndoshta fare kot, është marrëdhënia e shqiptarëve me Zotin. Sepse marrëdhëniet teatrale dhe shtiranake me të fuqishmit e kësaj bote, përfshirë këtu edhe Papën, ne i kemi të përkryera.
Sepse ne shqiptarët, në artin e shtirjes dhe në këngët false që burojnë nga zemra false, kemi dëshmuar një talent të parrëfyer.
I kam parë vetë me sy bashkombësit e mi, të qajnë mbi kryet e vdekur të Enverit me një “oi oi”, vërtet tronditëse të cilat, për pak e ngjallën së vdekuri. Të tjerë kanë parë brohorima për të gjithë diktatorët apo gjysmë-diktatorët që ky vend ka prodhuar. Kanë parë mikpritje me zell të parrëfyer, për shumë përbindësha që kanë rrugëtuar këtej nga ne. Kemi thurur qilima me lule, këputur me dashuri të rreme, nga të gjitha bahçet e Shqipërisë.
Dhe, pikërisht ndërsa kemi kujtuar se këto dredhira mjeshtërore do të na sillnin begati dhe përfitime, kemi pësuar disfata të panumërta kombëtare. Sepse përveç të tjerash, si kampionë të shtirjes, kemi dalë të fundit në çdo garë, ku morali dhe shëndeti shpirtëror i kombeve, besnikëria ndaj një Besimi të Vërtetë, qoftë ky Deist apo Ateist, është një cilësi e domosdoshme.
Dhe kështu kemi humbur apo ndrruar simbas rastit identitetet, siç ndrrohen teshat e trupit. Duke tradhtuar të tjerët dhe së fundi edhe veten.
Papa mund të sjellë shumëçka në Shqipëri, por jo Zotin.
Zotin e tyre të Vërtetë, shtegun drejt Besimit, shqiptarët duhet ta rizbulojnë brenda vetes. Ashtu si edhe ndizen zjarret. Pak e nga pak, me shkarpa tonat dhe si edhe i fryhet zjarrit, kur drutë janë të njoma, t’i fryjmë, me Frymë, Frymë Shpirtërore, nga e jona.
Përndryshe, mbas largimit të Papa Françeskut, me shkepjen dhe zhbërjen e tribunave, do të shkepen dhe do të zhbëhen edhe maskat e shtirjeve.
Dhe kështu, në vend që të jemi një Hap më afër Zotit, do vijojmë të largohemi prej tij.
Dhe kjo, koha ka provuar, nuk është aspak një gjë e mirë.
"Mapo"
Comments
ti je i pari bythelepires i
<p>ti je i pari bythelepires i te gjitha sistemeve e personave. ti je i fundit qe duhet te flasesh.
Zoti Zheji ka thene aq sa ja
<p> Zoti Zheji ka thene aq sa ja lejon momenti kur ai po shkruan. Thote disa te verteta qe duhen perforcuar me konluzionin ku ka dale antropologja e njohur angleze Clarisa Deval, e cila thote se shqiptaret jane indeferente ndaj fese. Ata nuk jane besimtare. Per pasoja nuk mund te flitet as per tolerance, as per harmoni fetare. Thjesht indeferente, sepse nuk lindin interesa nga nje perkatesi fetare. A, nga perkatesia partiake, po. Ka interesa. Nuk ka tolerance. Bile as ne sport shqiptaret nuk jane tolerante. Per ca interesa te vockela.</p><p> Sic thote Zheji, arrin kulmin hipokrizia e atyre qe marin pjese ne pritjen e Papes, ku shumica ne mos te gjithe jane atesite. Perjashto prelatet e fese. Bile ndonje politikan prej tyre, ne vitin 1967 ka mare pjese me kazem ne dore per prishjen e kishave dhe xhamive, se bashku me organizaten e rinise te fakultetit.</p>
Shkrimi do te ishte i
<p>Shkrimi do te ishte i perkryer vetem po te mos ishte shkruar nga Zheji. Shpresoj qe Artur Zheji t'i lexoje dhe degjoje komentet ne adresen te tij. Une nuk do te kisha marre mundimin te lija nje mesazh ketu nese nuk do te me pelqente shkrimi. Madje me pelqen shume. Jam shume dakord me idete dhe frymen qe sjelli Zheji ne kete artikull. Ka nje problem te hatashem ama ky diskutim. Keto te verteta absolute i thote vete Zheji, nje prej personezheve reale 'klasik' qe ka nderruar kostumin 360 here per t'i pelqyer 'Zoterve' ne toke qe mbikqyrin punet e Shqiperise. (lexo ketu 'Zotin e fundit te Zheji' - Signore Meten & co.) Artur Zheji e ke pershkruar mrekullisht veten tende. Me mahnit fakti se ku e gjen kurajon te kerkosh moral kur ti shquan ne banden e te pamoralshme. Eshte shume e bukur Shqiperia teorike e babait tend, por duhet te jesh ndergjeshem qe ti, biri i tij, ke bere krejt te kunderten. Ke kontribuar bindshem ne ngritjen e pamoralitetit ne kult dhe je nje perfaqesues i denje i klases se pamoralshme te ketij vendi. Shpresoj qe Zoti te te hape syte dhe mendjen dhe te mberrije dita te njohesh pak edhe veten. Amin. </p>
221....respecte
<p>221....respecte</p>
Add new comment