Fashizmi dhe terrorizmi si dështim i (neo)liberalizmit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1781_g.php_.jpg?itok=S77bqxVn)
Do të ishte e padrejtë po të thoshim se Italia njihet në botë për mafien dhe për politikanët e korruptuar pa shtyllë kurrizore. Por në kohët kur si Komedia Hyjnore ashtu edhe Shkretëtira e Tartarëve shërbejnë më shumë për të zbukuruar mobiliet e kur edukimi më gjerësisht se kurrë është mision i marrë përsipër nga mediat-tabloid dhe nga filmatblockbusters – kjo mund të bëjë vaki.
Qeverisja italiane bashkë me ndihmën e pandërprerë të aleatëve të saj të fuqishëm, ndër të cilët SHBA, pareshtur ka ndërmarrë aksione për çrrënjosjen e mafies, duke arrestuar herë pas here krerët e saj, megjithatë zhvillimi i organizatave të tilla kurrë s’është ndërprerë, përkundrazi është shtrirë edhe ndërkombëtarisht, ndërkohë që ruan sensin e fortë të origjinës e të përkatësisë identitare.
Çështja e mafies përbën një nyje gordiane për shumëkënd – por një nga shpjegimet interesante për të i ka dhënë Antonio Gramshi. Në një ese të tijën mbi bashkimin kombëtar të Italisë Gramshi përshkruan dy forcat që u vunë në ballë të këtij procesi në mes të shekullit XIX. Nga një anë ishin industrialistët liberalë, të përqendruar kryesisht në Torino e në Milano, dhe nga ana tjetër ishin revolucionarët Mazzini e Garibaldi, të cilët gjetën mbështetje kryesisht në ishuj dhe në jugun ende feudal të Italisë. Premtimet e të dyja palëve u bënë tërheqëse për popullsinë, industrialistët liberalë premtonin zhvillim teknologjik e industrial të pjesëve të tjera të Italisë nën shembullin e dy qyteteve të sipërpërmendura; ndërsa garibaldinët premtonin themelimin e një komuniteti të ri, më të madh e më funksional, ku bujqit e varfëruar të jugut e të ishujve do të merrnin pjesë si të barabartë. Pra komunitetin e një shteti-komb, sipas shembullit francez. Por pas realizimit të bashkimit të Italisë dhe zhdukjes së pesë a gjashtë shteteve që më përpara e përbënin atë – premtimi u harrua. Industrialistët veriorë e përdorën jugun thjesht si një treg të shtuar dhe si një burim të pashtershëm të krahut të punës – ndërsa për ta qeverisur bënë menjëherë marrëveshje me elitën e mëparshme të atyre viseve, me feudalë, klerikë dhe udhëheqës të opinionit.
Ky qark i shkurtër që anashkalonte popullin – sipas Gramshit – përgatiti themelin për lulëzimin e mafies, kësaj organizate të mbështetur fort në këto tri shtylla: në vasalizmin (klientelizmin) feudal; në përdorimin politik të religjionit; dhe në drejtimin (apo kontrollin) e opinionit publik përmes shtënies në dorë të intelektualëve lokalë (Gramshi bën dallimin mes intelektualit të qytetit të industrializuar dhe intelektualit të qytetit feudal – ku i dyti në mënyrë tepër direkte është i varur prej pushtetit). Populli – i zhgënjyer prej qeverisjes qendrore e cila tashmë ka hequr tërësisht dorë prej premtimit për zhvillim (industrial ose jo) – nuk beson më te komuniteti i ri politik i propaganduar nga Garibaldi, dhe është rikthyer te lokalizmat dhe identitarizmat krahinorë (jo më kot Italia quhet “atdheu” i dialekteve). Të braktisur në këtë situatë të mjerë, nuk janë pak ata të rinj që me dëshirën e tyre bëhen rekrutë për mafien e versionet e saj lokale apo ndërkombëtare. Por gjithsesi nuk janë aq shumë sa t’u japin të drejtë bigotëve idiotë e racistë që përgjithësojnë çdo italian me një mafioz, madje as atyre që përgjithësojnë sicilianin a kalabrezin me mafiozin.
Tash le të bëjmë një kapërcim, duke ruajtur aparatin analitik të Gramshit, por duke e përdorur atë në një situatë krejt tjetër, dhe të flasim për shqiptarët në Ballkan – të cilët aktualisht jetojnë në katër shtete. Premtimet e tradhtuara në rastin e shqiptarëve në Ballkan janë disi të ndryshme nga ato të rastit të Italisë. Premtimi i bashkimit në një komunitet të ri në këtë rast i përket më shumë Shqipërisë dhe Kosovës – si vende me popullsi mbi 93% shqiptare. Mirëpo ky premtim i ndërtuar dhe i trashëguar në mbi një shekull jo vetëm që u braktis – por edhe u luftua, sidomos në Kosovë, përmes sponsorizimit të identiteteve lokale. Një premtim tjetër që i prek përmes zhgënjimit shqiptarët e sotëm bashkë me shumë popuj të tjerë – është premtimi europian gjysmë i braktisur – për demokratizim apo zhvillim ekonomik. Ky premtim ushqeu shpresat e popujve të lindjes europiane sidomos në fillim të viteve ’90, por tashmë është e qartë se plani ekonomik i Europës për vendet e lindjes nuk ka se si të jetë ndryshe nga ai që pati për vendet e jugut të saj, Greqinë, Italinë apo vendet iberike.
Shqiptarët, të tronditur nga e shkuara nën regjimin enverist në Shqipëri, apo të traumatizuar prej racizmit dhe aparteidit thuajse njëshekullor nën Jugosllavi – dolën optimistë prej këtyre zgjedhave (të parët në ’93 e të dytët në ’99). Por optimizmi nuk mundi t’u mbijetojë brutaliteteve të atyre që morën përsipër të qeverisin për të shuar premtimet e përmendura – respektivisht demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën pas pavarësimit të kësaj të fundit. Optimizmi u shndërrua ngadalë në cinizëm – dhe njëjtë si në Italinë e Jugut, shqiptarët në masë sot ndihen të pashpresë. Të flakur në “kulturën” e individualizmit ekstrem ata përbëjnë një terren të mirë rekrutimi si për organizatat mafioze që operojnë në Perëndim, ashtu edhe për disa fashizma religjiozë të shfaqura së fundmi në Lindjen e Mesme. Pushteti qeverisës në Shqipëri e Kosovë – po të ndjekim analizën gramshiane – ndahet në këta vektorë: tribalizmi dhe klientelizmi lokalist i oligarkëve të politikës dhe të ekonomisë (paralel dhe tepër i ngjashëm me vasalitetin feudal e me tarafet e qëmotit); kontrolli thuajse tërësor i opinionit publik përmes mediave private që funksionojnë si armë ideologjike në dorë të të njëjtëve oligarkë; dhe shfaqja së fundmi e së djathtës religjioze, së cilës po i kushtojmë një paragraf të veçantë.
E djathta religjioze shtrihet në spektrin politik midis konservatorizmit dhe fashizmit. Partitë konservatore shqiptare (dhe s’po flas vetëm për parti të vogla) jo rrallë e kanë përfshirë fenë apo Zotin në sloganet e tyre elektorale, duke e renditur bashkë me kombin, familjen dhe shtetin. Duket si simbolike, por në fakt këto slogane janë thjesht çelja e derës për të djathtën religjioze. Në të njëjtën kohë, nuk dihet për ç’arsye, nën hundë të shtetit dhe në sytë e të gjithëve në Shqipëri e Kosovë për vite me radhë janë lejuar të operojnë fondacione me burime të njohura e të panjohura, ndër të cilat edhe ato të selefistëve apo vehabistëve, ideologjia e të cilëve është ngushtësisht e lidhur me fashizmin religjioz të shfaqur së fundmi nga SHI (Shteti Islamik). Origjina e kësaj ideologjie është klasa sunduese e Arabisë Saudite, një prej diktaturave më të rënda e më të errëta në globin e sotëm – paçka se sot Saudët i bashkohen Iranit (një tjetër diktaturë e rëndë religjioze), Assadit, SHBA-së dhe Rusisë në aleancën taktike kundër SHI-së. Arsyet se pse dhjetëra shqiptarë janë bërë pjesë e kësaj ideologjie janë disa – nga një anë zhgënjimi prej shteteve disfunksionale, falimentimit moral të politikës dhe drejtësisë shekullare, dhe doemos varfëria; nga ana tjetër indoktrinimi prej një predikuesi që ta kanë sjellë “te dera”. Edhe të rinjtë e popujve të tjerë që kanë rënë pre e së njëjtës ideologji kanë shkaqet e tyre (shkaqe që nuk përbëjnë arsyetim të vlefshëm, gjithsesi) – sirianët për shkak të mizorive të Assad-it, irakianët për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të Malikit (i cili detyroi Kushtetuesen t’i jepte të drejtën e mandatit të parë, edhe pse përballë kishte një koalicion plurireligjioz të moderuar që mbante shumicën e mandateve – duke çuar kështu Irakun në kaosin që favorizoi SHI-në).
Dhjetëra shqiptarët e përfshirë në këtë punë nuk mund të legjitimojnë etiketimin e shqiptarëve si fashistë apo terroristë. As sirianët nuk mund të etiketohen si të tillë, as irakianët dhe as arabët. Etiketat si islamo-fashizëm apo ekstremizëm islamist janë të gabuara, sepse përfshijnë një popull ku e ku më të gjerë sesa aktorët e fajshëm për fashizëm apo ekstremizëm. Janë po aq të gabuara, ta zëmë, sa etiketat që flasin për egërsinë shqiptare, lobin çifut, kriminalitetin zezak, apo brishtësinë femërore.
Por, për të ardhur në përfundim të shkrimit, duhet theksuar se si mafia, ashtu edhe përfshirja në organizata ekstremiste apo fashiste religjioze janë fenomene shqetësuese. Përshtypja ime është se asnjëri prej fenomeneve nuk do të ndalet dot thjesht përmes arrestimeve të të përfshirëve, pasi ata janë veç simptomat. Shkaqet që duhen eliminuar janë më thellë – kanë të bëjnë me nevojën e njerëzve për shpresë, për përfshirje, për drejtësi e për shoqëri funksionale ku ata të mund të jenë subjekt, e jo veç objekt i dëshirës së tjetërkujt. Pra të ndërtohet një alternativë ndaj mafies dhe ndaj fashizmit – kjo duhet të jetë detyra e shtetit modern. Mirëpo në dritën e liberalizmit cinik që sulmon çdo lloj komuniteti në emër të individualizmit kjo duhet të jetë diçka shumë e vështirë, siç tregojnë dhe zgjedhjet e fundit në Europë e gjetiu. Pamundësia për të ndalur shkaqet që prodhojnë fashizmin prodhon spektaklin mediatik me fshesë në dorë për të fshehur mbeturinat poshtë qilimit një herë në kushedi sa vjet.
"Shqip"
Comments
Shkrim interesat, edhe pse

Shkrim interesat, edhe pse kuadii konceptues (modeli i Gramshit) mund të ketë vlera thjesht orientuese.

Ne rastin e Shqiperisë, zhgenjimit te komuniteteve nuk i ka sherbyer vetem paaftesia e klaneve politike qe kane qeverisur, por edhe ndikimi i faktoreve te tjere plotesues, shpesh relevante.

Nje perpjekje interesante e

Nje perpjekje interesante e autorit per te shpieguar situaten e veshtire ne te cilen ndodhet Shqiperia. Mendimi im eshte se referimi te A. Gramshi jo vetem eshte i panevojshem, por edhe disi i papershtatshem. Pozicionet politike te Gramshit, si komunist, dhe gjithe filozofia e tij si Marksist nuk mund t'i shpetojne paragjykimeve ndaj (neo)liberalizmit, per pasoje berjen e tij fajtor per fashizmin dhe terrorizmin.

Liberalizmi ne vetvehte, ne princip, nuk mund te ushqeje fashizmin, apo akoma me keq terrorizmin, aq me teper duke i kundervene komunitetin si zgjidhje. Dihet mire qe komunitetet lulezojne vetem kur ka mireqenie materiale dhe shpirterore, dhe historia deri tani ka treguar se mireqenia materiale dhe shpirterore arrihet vetem ne sisteme liberale, sigurisht e kombinuar kjo me humanizmin perkates. Pra si parakusht per komunitete te fuqishme kemi mireqenie dhe liri politike, ndryshe "komunitetet" prodhojne kooperativa bujqesore, maksimumi kooperativa bujqesore te tipit te larte (a i mbani mend?). Iu refereova ketyre se ne pergjithesi shqiptaret, mbi nje fare moshe i njohin mire dhe i dine se c'jane. Me fjale te tjera, mireqenia con ne komunitete te lulezuara dhe te forta, kurse krijimi i komuniteteve me detyrim dhe ne varferi nuk eshte gje tjeter vecse degradim i shoqerise dhe edhe ajo qe pershkruhet nga autori si:

Por optimizmi nuk mundi t’u mbijetojë brutaliteteve të atyre që morën përsipër të qeverisin për të shuar premtimet e përmendura – respektivisht demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën pas pavarësimit të kësaj të fundit. Optimizmi u shndërrua ngadalë në cinizëm – dhe njëjtë si në Italinë e Jugut, shqiptarët në masë sot ndihen të pashpresë. Të flakur në “kulturën” e individualizmit ekstrem ata përbëjnë një terren të mirë rekrutimi si për organizatat mafioze që operojnë në Perëndim, ashtu edhe për disa fashizma religjiozë të shfaqura së fundmi në Lindjen e Mesme.

nuk eshte gje tjeter vecse pasoje e drejtperdrejte e abuzimit te regjimeve te meparshme me epersine e "te pergjithshmes" mbi "personalen", zhveshjen e plote nga cdo lloj prone dhe sigurie per te ardhmen etj., me fjale te tjera menjehere pas ketij clirimi njerezit nuk mund te kishin vecse alergji ndaj komunitetit si koncept dhe mezi prisnin te pasuroheshin me cdo mjet, per te pasur me ne fund mireqenie dhe siguri personale, qe nuk e kishin njohur ndonjehere.

Me logjiken e Gramshit (perkatesisht Marksiste) nuk mund te dilet kurre nga rrethi vicioz. Varferi - Komunitet artificial - Revolte - individualizem - varferi e shumices - Revolte - Komunitet artificial e keshtu me rradhe ne nje qerrthull te pafund. Shpetimi eshte pikerisht liberalizmi ekonomik, qe pasi te kalohet faza e pare duke absorbuar traumat perkatese, brenda 50 - 100 vjetesh mund te krijoje shoqeri te stabilizuara ekonomikisht me komunitete te lulezuar dhe reale. Shembuj: Britani e Madhe, Kanada, SHBA, Australi, Zelande e Re.....

Sa per "fashizmin religjioz" ai shfaqet vetem ne shoqerite e prapambetura shpirterisht dhe fatkeqesisht e tille eshte shoqeria shqiptare, per faj te historise a te vete shqiptareve, kjo eshte per t'u diskutuar. Gjithesesi kjo nuk ka te beje me liberalizmin ekonomik, perkundrazi shoqerite e perparuara ekonomike-shpirterore jane edhe ato me tolerantet ndaj diversitetit fetar. Si shembuj mund te sherbejne ato me siper perseri. Toleranca fetare ne Shqiperi eshte nje mit qe mbeshtetet kryesisht ne faktin qe ende muslimane e te krishtere nuk kane filluar te vriten me njeri tjetrin, se O nene, po te shikosh te shkruarat ne shtyp, dhe anatemat qe i hedhin njeri tjetrit te mbushet mendja qe fucite me barut e gazoline jane plot e perplot e sa te duash, vetem njeri qe te ndezi fitilin duhet.

@Xhuxhmaxhuxhi dhe ndonje

@Xhuxhmaxhuxhi dhe ndonje tjeter qe ndajne te njejtat mendime, me shume respekt:

Liberalizmi dhe globalizmi kane sjelle thjesh pasoja negative, dhe kjo edhe ne vende me ekonomi te forta, jo me pastaj ne vende qe varen ekonomikish nga te huajt si Shqiperia. Nje ceshtje e dites ketu ne US eshte goditja e shtreses se mesme, dhe thellimi i distances se te pasurve ndaj gjithe te tjereve. Idelizmi i politikave liberale ka shkelqyer ne rradhe te pare midis shtresave te larta, kryesisht tragtare apo multifunksionale. Qe nga ky cast nuk mund te pritet qe te te zgjidhe problemet e shtresave me te uleta, sepse nuk ka lindur si i tille. Nqs flasim per demokraci ekonomile dhe politike, kjo eshte dicka tjeter dhe nuk duhet ngaterrur me liberalizmin.

Shembull i lulezimit nuk mund te merren vendet me liberalizem ekstrem, thjesht sepse faktet tregojne se nuk jane nje shembull i tille, por vendet Nordike, apo pse jo dhe Gjermania dhe Zvicra, vende me shtet kontrollues, nacionalizem te forte ekonomik dhe politika rregulluese te brendshme.

Te mendosh se me thellim te liberalizmit do zbuten pasojat e vete liberalizmit eshte si te presesh boren ne Gusht. Megjithate nen presionin dhe manipulimin e gjithashem me baze mediat "e pavarura nga bizneset", njerezit shpresojne se po duke perseritur te njejten rruge veprimi rezultat kesaj here do jene ndryshe, cka nuk ben vaki. Po mendja e njeriut prodhon dhe farsa te tilla.

@Doktori.....Nqs nickun tim e

@Doktori.....Nqs nickun tim e ke lexuar Xhuxhmaxhuxhi, me vjen keq te them, por ke treguar se nuk je i vemendshem deri ne fund sepse nicku eshte Xhuxhumaku, pra me gjithe respektin nuk po te pergjigjem se ke per te kuptuar vetem gjysmen e pare, kurse te dyten do ta marresh sic te vjen per mbare.

Nqs nickun e ke lexuar tamam, por ke dashur te tallesh pak su.men, perseri me gjithe respektin, me vjen keq te them por nuk po te pergjigjem, vetem nese me lejon te te therres DoKari..... Te lutem me bej me dije.

akoma botohen shkrimet e

akoma botohen shkrimet e ketij trutharit?

fashistet ishin shoket e eterve te tu mor zaim... stataliste te marrosur...

truthar!

Add new comment