Dëshpërimisht Fullani
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3381_fullani_konf_shtypi_1106_0.jpg?itok=y7Vy8xpz)
Kur italianët projektuan godinën e bankës sonë qendrore, kishin planifikuar brenda saj një apartament ku duhej të jetonte guvernatori. Kishte lidhje me autonominë, diskrecionin, sovranitetin që gëzonte në raport me shoqërinë dhe godinën ku mbretëronte. Kjo është simbolika. Në konceptin e shtetit modern, guvernatori është mbret i financave. Duke ditur ngasjen e politikës të ndërhyjë në sistemin bankar, emetimin e parasë, normat e interesit dhe të tjerë mekanizma ekonomikë, i është dhënë autonomi e pakontrollueshme; si njeri që jeton me ekonomi për ekonominë; kombinimi i Papës, murgut dhe qenit roje të financës kombëtare; me presupozimin e pasjes së integritetit moral, prejardhjen nga financa e lartë, arsim solid, të shkuar të spikatur.
Ligji shqiptar, ka parashikuar të njëjtat prerogativa. Në 78 nene që ka, lexon se guvernatori i bankës mund të bëjë atë që nuk e bën dot as qeveria: diellin e furtunën; të emetojë para, të ulë a rritë normën e interesit, të lidhë marrëveshje, të emërojë dhe çemërojë pa i dhënë llogari kurrkujt, përfshirë ligjin; t’i caktojë rroga vetes e të tjerëve, të menaxhojë paranë në dispozicion të tij e të të tjerëve. Influenca shkon edhe më tej, duke ditur se bankat e nivelit të dytë, varen ekskluzivisht nga ajo qendrore.
A mund të kontrollohet? Zgjedhja e tij parashikohet me votim të thjeshtë si propozim i presidentit. Pas kësaj, penalitetet që mund të bien mbi të, janë inekzistente në praktikë. Maksimumi i kompetencës që ka kryeministri është pezullimi për 30 ditë. Pas kësaj, nëse Kuvendi nuk e shkarkon (presupozohet votim, megjithëse ligji nuk e specifikon, çka lë shteg të mendosh se Kryetari i Kuvendit nëse nuk do, nuk e fut as në rend të ditës), atëherë guvernatori kthehet në detyrë.
Aktualisht BSH është në syrin e ciklonit. Një punonjës i rëndomtë, ka lehtësuar kavonë e saj me 7 milionë dollarë. Është qershia mbi tortë; vazhdim i skandaleve që ndodhin në bankat e nivelit të dytë, ku nuk kalon muaj pa u raportuar për punonjës që plaçkisin llogaritë e klientëve. Kemi paaftësi dhe mungesë të protokolleve të sigurimit nga maja e deri në bazë. Ngjan se sistemi bankar shqiptar vepron me psikologjinë e një sekti, ku paraja nuk është idhulli për t’u ruajtur, por ai që duhet ta rrjepin të parët.
Skandali i ndodhur në fund të 300-ditëshit të parë të qeverisjes “Rama”, ishte pa dyshim darovitje e hidhur. Pas një fushate elektorale të socialistëve ku objektivi kryesor ishte korrupsioni, dhe të celebrimit të 300 ditëve qeverisje ku lajtmotivi ishte lufta ndaj tij, qeveria ndodhet përballë megaskandalit që tregon nivelin banal të sigurisë dhe keqqeverisjes së sistemit bankar, ku pak ose aspak ka mundësi të ndërhyjë. Ka tri rrugë. E para, forcimi i kontrollit qeveritar mbi bankat nëpërmjet ndryshimeve ligjore. Në kushtet kur partnerët e huaj janë xhelozë ndaj prekjes së sistemit, do të ulej simpatia e qeverisë në sytë e të huajve që pompojnë para në venat e ekonomisë së sfilitur shqiptare. E dyta, shkarkimi në parlament i guvernatorit. Ngjan i largët, pasi sinjalet që vijnë nga spektri politik janë të qarta: Fullani gëzon ende mbështetjen e dy forcave politike që e zgjodhën. E treta, është ndërhyrja e prokurorisë për shkarkimin e guvernatorit. Por në kushtet kur gjyqësori është në kaos, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, një ndër personazhet më pa ngjyrë e pa gjak të historisë së drejtësisë, atëherë mund të thuhet se, sa ndodhi, nuk ishte asgjë më shumë se një kronikë e zezë për faqet e shtypit.
Brejtja e ndërgjegjes do të ishte një rrugë tjetër që Fullani të largohej dhe t’u hapej rruga reformave në sistemin bankar. Por këtë askush nuk e mendon.
Ndaj, më e mira që urohet, është të mos budallepsemi e të fillojmë të besojmë se çka ndodhi ishte shenjë e funksionimit të sistemit. Pasi në botë, kur sistemi jep shenja të tilla, e thyejnë dhe e bëjnë sërish nga e para; fusin në burg përgjegjësit dhe forcojnë rregullat.
Ngjan se rruga e reformës shqiptare në banka do të jetë e gjatë dhe me kompromise. Hapi i parë do të jetë që, pasi Fullani të mbarojë mandatin, përzgjedhja e pasardhësit të tij, të jetë më e përgjegjshme. Dhe kur mendon se hapi i parë do të ndërmerret pas pesë vjetësh, do të thotë që duhet durim. Dëshpërimisht durim.
P.S. Një sugjerim: Pas gjithë këtyre vjedhjeve në banka, mos vallë do të jetë e udhës që Bitrin ta punësojmë si këshilltar? Derisa gjithë ata djem e vajza me doktoratura nuk po qullosin gjë, mbase ky del më i zoti e ngre sisteme që do të jetë e vështirë të thyhen.
"Gazeta Shqiptare"
Comments
Ma vattela a pia n'derculo!!!

Ma vattela a pia n'derculo!!!

Parazit politik!!

Qënie frymore që mbijeton falë bythëlëpirjes! E njëjta cilësi që të bëri rrogëtar të Min. së Punëve të Jashtëme në kohën e socialistëve të parë me diplomë ekonomiku (se diplomatë nuk je) dhe zv.ministër mbrojtjeje sot!

Në çfarë cilësie e shkruajte këtë “kryevepër”?!

Si zv.ministër leshi apo si anal-ist leshi?! Apo thjeshtë për të justifikuar mospasjen e asnjë qëndrimi zyrtar mbi skandalin?!

Se ashtu duket! Ndërsa nga era që lëshon duket tjetër gjë!

Një nga «ata djem e vajza me doktoratura nuk po qullosin gjë»

E di cfare Dritan, me mire ta

E di cfare Dritan, me mire ta kishit titulluar "Deshperimisht Rilindja". Shkrimi eshte nje monument i impotences qeverisëse. Nderkohe vazhdoni firmosni ne bordero, pasi keni bere goxha pune tek na thoni perdite qe nuk beni dot asgje.

Je krejtesisht i pakujdesshem

Je krejtesisht i pakujdesshem e pa stil ne te shkruar o Hila, le gjurme gishtash gjithandej. Gjurme servili partiak, gjurme sherbetori e matrapazi. Nuk e kuptoj(ose me mire, eshte e vetekuptueshme) perse Respublica lejon te publikoje te tilla shkrime qe rregullisht irritojne lexuesit. Do te na edukoje opinionin publik me sa duket. Me rrena qe askush nuk i beson me, shyqyr zotit.

Hej, hej, Anonim, Vinny

Hej, hej, Anonim, Vinny dhe Bard!

Nuk po e kuptoj cfare ju a ka shkaktuar terbimin dhe humbjen e llogjikes dhe etikes.

Keto nonsense qe keni shkruar, i keni nga emri i autorit apo nga shkrimi i tij.

Shkrimi i Dritan Hiles, eshte nje nga shkrimet me te mira , ne mos me i miri, qe kam ndeshur une personalisht deri me tash, per skandalin e Bankes se Shqiperise dhe per rolin, figuren dhe pergjegjesine e Guvernatorit te saj , perkatesisht Fullanit, ne kete skandal dhe, ne pergjithsi, ne sistemin e piramides financiare te vendit.

Ne kete shkrim, Hila nuk merret me jeten personale te Fullanit dhe femijeve te tij, as me koleksionet e oreve te shtrnjta apo koleksionet e vilave dhe pronave te patundshme te tij.

Ne kete shkrim, Hila nuk cbirilon transaksionet financiare te Fullanit, shitblerjet me kesh apo me letra qe ka bere, me restorantet ku ushqehet ai dhe familja e tij e te tjera, e te tjera.

Ne kete shkrim, ne fakt, Hila u ka sjelle lexuesve profane si dhe atyre lehtesisht te manipulueshem, disa nga faktet ligjore qe rregullojne sistemet e drejtimit dhe financimit ne nje shtet bashkohor , nje sistem qe eshte projektuar te ruaje financat e nje shteti nga arbitrariteti i pushteteve te tjera te tij.

Hila nuk ka marre ne mbrojtje, dhe as ka atakuar Ramen, Berishen, Meten, Bashen madje, as vete Fullanin.

Ai, duke pershkruar realitetet, eshte me kembe ne toke, dhe ne ndihme te nje opinioni publik real, te pa anshem dhe te pergjegjshem.

Vetem nje opinion i tille, eshte i afte te beje presionin e duhur ndaj legjislativit dhe ekzekutivit te vendit, per tju pergjigjur imediatisht dhe ne perspektive, sfidave dhe skandaleve financiarete tille, dhe jo vetem.

Nese alergjine e kini thjesht me Hilen, nese emri i tij, si demin coha e kuqe, ju ndjell nje terbim patologjik, bejini nje sherbim publikut dhe thjesht, mos i lexoni dhe komentoni shkrimet e tij.

Eshte nje sugjerim i imi shume i ssinqerte dhe miredashes.

Dmth zotrote thua qe gazetare

Dmth zotrote thua qe gazetare te mire jane ata qe na perserisin ate qe thote Kushtetuta dhe Ligjet e tjera qe dihen boterisht, jane publike dhe kushdo i ka ne dispozicion kudo dhe kurdohere, por nuk duhet te permende tamam ato qe mund te mos i dine pikerisht ata qe nuk interesohen per jeten personale te guvernatorit te bankes dhe pjellave te tij?

Eshte e vertete qe jeta personale e kujtdoqofte eshte pikerisht jete personale, por kur me deshire behet publike neper rrjetet sociale, duke shitur mender pordhe e duke ia perplasur ne surrat nerezve te thjeshte arrogancen qe te jep pasuria (e cfare pasurie) e pamerituar, c'thua ti perseri duhet te lihen te qete te defrejne ne kurrizin e rreckosur te ketij mileti.

Ku rron ti or zoteri (a zonje), apo mos je edhe ti ndonje kocke-lepires i klanit Fullani?

E di qe je shume i dhene pas etikes dhe nuk ofendon kurre komentuesit e tjere, por edhe qe e ke per zakon te tallesh menderen edhe kjo dihet.

Dhe, aman, mjaft bere mesuesin ketu ne forum, komento per vehte dhe mos u jep mend te tjereve, jo per gje po ben fiuren e por.dhos.

Marvixhian, Hila nuk duhet

Marvixhian,

Hila nuk duhet te shkruaj me dhe pike. Eshte zv. minister tashme dhe ne konflikt te qarte interesi. Per aq kohe sa shkrimet nuk jane pasqyrime te aktivitetit te institucionit ku punon, eshte kulmi i mungeses se profesionalizmit qe zv. ministri i mbrojtjes eshte ne te njejten kohe opinionist gjithollog i prerjes shqiptare.

I nderuar Mavixhan, une nuk

I nderuar Mavixhan, une nuk kam asgje personale me Hilen, une e kam me ate kategori opinionistesh qe jane rigorozisht te njeanshem, genjeshtare, manipulative. Keta jane qe nga perkufizimi te urryeshem, te neveritshem. Ti mund te te pelqeje ky shkrim, por mua jo, dhe une kam argumente per kete. Po i specifikoj:

1. Shkrimi ne thelb thote qe mazhoranca dhe Edi Rama nuk ka ça i ben Fullanit, se eshte institucion i pavarur, me mandat e i mbrojtur nga kushtetuta. Po mire more zoti Shkrimtaruc, por a nuk ka ne dore mazhoranca te dale e te thote qe ne e neverisim kete vjedhje skandaloze, qe mazhoranca mendon qe guvernatori duhet te jape te doreheqjen per kete skandal? A ka ne dore mazhoranca te ngreje nje komision parlamentar per te hetuar kete vjedhje, per te hetuar emerimet skandaloze farefisnore, per te hetuar pasurine e Fullanit, e ta beje kete per ta diskredituar, e t'ia lere Fullanit e publikut hapat e metejshem? Sipas Hiles, jo, dhe ketu genjen.

2. Ne krye te nje paragrafi, Hila me nje zell qe nuk mund te mos vihet re, thote qe keqberesi ishte nje hajdut i rendomte. Sa me i rendomte hajduti, aq me i pafajshem Kurvenatori. Po kjo eshte nje rrene e madhe. Une punoj prej 8 vitesh ekonomist ne firma nderkombetare, dhe ne ansje prej tyre, nuk ekziston as edhe mundesia me e vogel per te vjedhur as edhe nje qindarke. Duhet te korruptohet i gjithe sistemi, qe te behet nje gje e tille, nje gje qe eshte praktikisht e pamundur. Le pastaj te flasim per Banken e Shqiperise. Vjedhja eshte e sofistikuar, dhe sa me shume i meshon Hila te kundertes, aq me te peshtire e ben shkrimin e tij.

Eshte e kote dhe humbje e pafalshme kohe te debatosh mbi shkrimet e Hiles; ato perhere jane te ceketa, te njeanshme, budallaqe dhe kete mund ta provosh lehte nese lexon poshte tyre efektin ndaj lexuesit.

KUSHTETUTA Neni 1591. Banka

KUSHTETUTA

Neni 159
1. Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore tëRepublikës së Shqipërisë.
2. Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori.Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Nr.8269, DATE 23.12.1997 "PER BANKEN E SHQIPERISE"

Neni 1

3. Banka e Shqipërisë, brenda kompetencave të përcaktuara në këtë ligj, është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara.

Neni 3

1. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve.

KAQ ESHTE E PAVARUR BANKA E SHQIPERISE, ASPAK ME SHUME.AKSIONET JANE 100% TE SHTETIT, PRA TE SOVRANIT.

Perse psh ne Nenin 76 "Përjashtohet Banka e Shqipërisë si subjekt i dispozitave të ligjit "Për prokurimet publike", të ligjit "Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë", si dhe të akteve nënligjore në fuqi për zbatimin e këtyre dispozitave."

C' lidhje ka kjo me arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit te cmimeve ?????

Sipas Hiles, sovrani votonka kot ne demokraci. "LOJEN FINANCIARE" e benka jo sovrani, por GUVERNATORI I BANKES se sovranit

(pak a shume loja qe ben Federal Reserve System me USD -ne

Thene pak me thjeshte e kuptueshem,perse nuk shkarkohet me ligj anetari i keshillit mbikqyres (perfshire Guvernatorin) kur vidhet ne Banke ,por shkarkohet kur ka munguar për dy ose më shumë herë në vazhdimësi në mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pa shkak të arsyeshëm ????, apo hajde e gjeje, citoj "është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar"

Per zotin Hila, nje pergjigje

Per zotin Hila, nje pergjigje e denje nga Pali NITO ne gazeten SOT:

Një avion sportive u ul në Divjakë me pak, ose aspak drogë dhe u bë gjithë ajo zhurmë. Zallamahi edhe potere politike e mediatike, sa që gati hapi rrugën për ulërimë e destabilitet politik. Ndërsa kur vidhen lekët e popullit fukara e të pensionistëve, paratë e të cilëve nuk mjaftojnë as për ilaçe, heshtje varri.

Mendoj se është pak madje shumë pak, që ti thuash këtij qëndrimi papërgjegjshmëri dhe po kaq mungesë totale përgjegjësie. Ndërsa guvernatori Fullani që është i krimbur e që noton në pasuri përrallore, që do ta kishin zili edhe sheikët del e na bën ca deklarata të pabesueshme e më shumë për shou mediatik se gjoja vjedhja na qenka ordinere, kur ajo në fakt është e sofistikuar, apo kur na thotë pa pikën e përgjegjësive se personat e ndalur apo edhe të tjerë nuk qenkan njohur me rregulloren e Bankës së Shtetit! Se kujt ia thotë këto ky sheik shqiptar që minimumi edhe për këtë mos veprim, përgjegjësia bie direkt mbi të e që minimumi duhet të kishte dhënë dorëheqjen e më pas të ndiqej edhe penalisht.

Më e keqja është se organi i prokurorisë bën sikur heton dhe i vjen rrotull problemit. Dhe a e dini përse? Sepse në institucionin e Bankës së Shtetit janë të punësuar familjarët dhe të afërmit e politikanëve si gruaja, vajza, dhëndri, tezja, halla, mbesa, nipi, kushërinj e kushërira, kunata e kunetër, baxhanakër, fis, soj e sorollop. Është vërtet paradoksale që dënohet një qytetar që vjedh energji e skrap për hekur apo edhe një hajdut xhepash dhe vjedhësit kryesorë ose më saktë deshët me këmborë të Bankës së Shtetit livadhisin të lirë. Kjo është një situatë alarmante. Qytetarët janë tejet të revoltuar.

Prandaj Parlamenti të mbledhë urgjentisht e të përcaktojë masa efektive. Ndërkohë, duhet të lëvizin ekzekutivi dhe gjyqësori.

ps:

Privat ishte avioni sportiv e priovatisht kultivuar droga, por ne e kemi ne natyre: NUK MERREMI ME LOPEN TONE, POR ME LOPEN E TALJONIT

PS: "Respublica" eshte nickname i zgjedhur nga komentuesi qe ka postuar komentin. (Respublica)
Add new comment