Guvernator, përgjegjësia të urdhëron: Ik!

Postuar në 04 Gusht, 2014 03:29
Andrea Stefani

Më kot përpiqen ta mbrojnë me heshtje ose me deklarime, si ato të Ilir Metës, që rreken ta degdisin fajin për vjedhjen e milionave sa më larg guvernatorit. Qoftë edhe moralisht, Ardian Fullani nuk i shpëton dot përgjegjësisë për krimin më të rëndë që mund t’i ndodhë një banke qendrore, grabitjen e thesarit publik, ruajtja dhe miradministrimi i të cilit është misioni, shkaku i themelimit dhe funksionimit të Bankës. Thënë shqeto, guvernatori dhe gjithë punonjësit e Bankës paguhen nga taksat e shqiptarëve që as edhe një lek të mos humbasë a shpërdorohet. E jo më të vidhet. Por brenda Bankës janë vjedhur miliona. Për vite me radhë. Dhe jo nga hajdutë me maskë që mësyjnë befasisht apo natën, por nga brenda, nga bankierë. Supervjedhja fakton dështimin e sistemit të sigurisë. Po dëshmon mjerisht, falimentimin edhe të sistemit të përgjegjësisë. Dhe kjo është një humbje shumë më e madhe për shtetin, për publikun sesa humbja e disa miliona eurove. Banka ka dështuar të mbrojë paratë, por shteti po dëshmon falimentim në mbrojtjen e interesave të publikut. Banka ka dështuar. Pra edhe guvernatori ka dështuar. Prandaj, pavarësisht përgjegjësisë penale, ai duhej të kishte dhënë me kohë dorëheqjen. Moralisht dhe përgjegjshmërisht.

Në shtete të tjera, zyrtarë të niveleve të ndryshme largohen vullnetarisht për shumë më pak se kaq. Në Francë, nja dy ministra janë larguar vetëm pse u gjetën me shpenzime të tepërta të fondeve publike për zyrat e tyre. Bëhej fjalë jo për miliona, por për disa mijëra euro. Kaq i pasur është shteti shqiptar, pra edhe publiku, sa të tolerojë me “zemërgjerësi” vjedhjen e milionave?! Diku tjetër, një kryetar bashkie largohet nga posti pas kritikave se kish parkuar makinën private në një vendparkim për automjete zyrtare. Një ministër Transporti në Spanjë, ka dhënë dorëheqjen sepse u shemb një urë duke shkaktuar viktima. Mos vallë kishte faj për cilësinë e urës? A nuk do të kish qenë e mjaftë të ndëshkohej inxhinieri apo zbatuesi teknik? Në Shqipëri ndoshta po, por jo në një shtet europian, ku nuk është zakon që përgjegjësia hidhet nga lart si një kovë me ujë që qull deri në palcë vetëm të shkretët poshtë, ata që nuk bëjnë pjesë në kupolën e pandëshkueshmërisë.

Në fakt, edhe me ligjin shqiptar përgjegjësia nuk delegohet. Titullari i një institucioni shpërndan detyra, madje edhe përgjegjësi, te vartësit dhe bashkëpunëtorët. Por kjo nuk do të thotë se e transferon përgjegjësinë, duke e larguar atë nga menderja e vet. Për dështime me rëndësi strategjike për institucionin, përgjegjësia mbetet e tij. Mund të ketë edhe përgjegjës të tjerë. Por titullari mbetet përgjegjësi kryesor. Dhe në rastin e Bankës së Shqipërisë ka ndodhur një dështim strategjik. Më e pakta që urdhëron dorëheqjen e guvernatorit është përgjegjësia e paaftësisë për të parandaluar vjedhjen shumëmilionëshe. Është njësoj si të mbytet anija dhe kapiteni të mos mbajë përgjegjësi, por të justifikohet se fajin e kishin marinarët! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Vetëm këtu shteti shembet dhe kryeministri shpallet pa faj, madje bëhet prapë kryeministër. Vetëm në Shqipëri një punishte sekrete e Ministrisë së Mbrojtjes hidhet në erë, duke shkaktuar dhjetëra viktima e rrafshuar dy fshatra dhe ministri i Mbrojtjes jo vetëm nuk ndëshkohet, por votohet si deputet e bëhet prapë ministër. Në Shqipëri vota shërben si lavatriçe e krimit. Vetëm në Shqipëri ndodh që gardistët të vrasin protestues para syve të ministrit të Rendit dhe ministri jo vetëm del pa faj, por si një yll në ngjitje, bëhet edhe kreu i opozitës dhe u shet moral shqiptarëve, duke u premtuar të ardhmen e ndritur. Ky është fundi i moralit. Raketa ngjitet lart dhe gjithë të tjerët janë si karburanti i saj. Ata digjen e sakrifikohen për lavdinë e saj. Çfarë poshtërsie dhe poshtërimi për të gjithë ne!

Në këto vite tranzicioni, në Shqipëri është krijuar një si biçim kupole e pandëshkueshmërisë. Ajo privilegjon titullarët jo vetëm në shpërblime, por edhe në ndëshkime. Ka vite që titullarët e institucioneve në rang ministri e lart zbatojnë moton: Të parët në lavdërime për arritjet apo sukseset dhe të fundit në ndëshkime për dështimet! Vetë titullarët janë të kujdesshëm të lartësojnë veten edhe më lart se institucioni që drejtojnë. Ata i atribuojnë vetes suksese që, në fakt, janë frutë i kolektivitetit institucional. Mjafton të hedhësh një shikim në website-t e disa institucioneve për të konstatuar triumfin e këtyre kulteve të pështira narciste. I gjen të përmbytura nga fotot e titullarëve. Meritë dhe medalje për gjithçka?! Atëherë pse jo dhe ndëshkim të merituar edhe për dështimet?

Heshtja e qarqeve politike të të gjithë krahëve rreth përgjegjësisë së guvernatorit na skicon një rrjetë të padukshme lakmish dhe pazaresh, ku duket sikur kanë ngecur të gjithë. Por nëse ekziston, një rrjetë e tillë mund të jetë krijuar vetëm duke abuzuar me paratë dhe postet e dhëna nga publiku. Vetëm me akraballëqe dhe me korrupsion. Vetëm me tramtën “më jep të jap”. Heshtja e politikës ne rastin “Fullani” është e frikshme, sepse të bën të dyshosh për embrionet e një oligarkie pluraliste dhe të korruptuar në kokë të politikës, e një aleance të fshehtë lakmish tinëzare që nuk ka asgjë të përbashkët me interesin publik. Ndaj atë që nuk e bëjnë dot titullarë a politikanë të ngecur në rrjetën misterioze, duhet ta bëjë publiku, shoqëria civile që në emër të moralit dhe përgjegjësisë publike duhet t’i thonë guvernatorit: Ik! Aq më tepër kur në Shqipëri nuk ka një drejtësi që ndëshkon kupolën. Shoqëria duhet të bëjë atë që dikton morali. Pastaj le të dalë edhe drejtësia kundër moralit dhe shoqërisë!

gazeta Shqip

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Shqipeia ka falimentuar. Vetem nje lufte shfarosese mund ta shpetoje ate. U nisem ne start te barabarte me 1990, po shih se ku jemi sot. Disa hane sa dhjesin e tjere nuk kane per te ngrene dhe vdesin.

Submitted by Anonim (not verified) on

Peshtirosje ne maksimum... vend i qelbur me njerez te babezitur qe vetem vjedhin dhe i hedhin rere syve popullit te mjere. Ketu nuk duhet kerkuar vete-dorezim i Fullanit... te lihet pergjegjesia ne perceptimin personal te x apo y... ketu nese ka shtet, pergjegjesia duhet te jete e kodifikuar ne ligj dhe prokuroria pa nje pa dy duhet te nise hetimet drejtperdrejt mbi gjithe institucionin, duke perfshire sidomos kreun. Uroj te kete protesta masive dhe nje reagim popullor mbi kete vjedhje skandaloze, por kane gjetur periudhen e pushimeve plehrat per ta deklaruar problemin, gjithcka e llogaritur ne imtesi te frikshme!!! Nese Rama do e lere kete pa iu futur gjemb ne kembe asnjerit, atehere eshte Rama i pari qe duhet te ike!

Submitted by ilir cami (not verified) on

anonim ...shume shume e drejte ......te lumte  ke qene kirurgjikal

Submitted by IFDC (not verified) on

Andrea,

Ky ishte momenti i proves se Edi Rames dhe jo i Fullanit. Ne vendalinjte e njohim mire Fullanin por jo teresisht Ramen se ishte me i vogel.

Ajo qeRama mungoi te bente dhe te tregonte qe eshte ai ne krye te puneve dhe jo te tjere, eshte si me poshte vijon:

"Alo Fullani. Ne oren 20:00 te gjitha mediat te presin ne Hotel Rogner per te dhene doreheqjen e pa kthyeshme per ti hapur rruge drejtesise dhe hetimit te gjere dhe te thelle per ate cka te kemi besuar. Mirupafshim"

Per mua tani me shume rendesi ka kjo sesa dorheqja e Fullanit. Fullani do ta jap dorheqjen por Rames i iku rasti per te treguar qe nuk eshte i kapur. Dhe ju siguroj qe Fullani do zevendesohet nga nje Fullan tjeter per te  vazhduar e njejta tallje me Shqiperine amatore dhe diletante.

Shpresoj ta lexosh kete post. Ne njihemi bashke prej kohesh te vjetra.

Ky vend nuk ka zot.

Submitted by E (not verified) on

Morrat e kokes jane parazite te njeriut ato ushqehen me gjak dhe jetojne gjate por kur
largohen nga lekura e kokes (2-3 dite) leshojne vezet (therrizat) dhe hapen ne 7-10 dite (nje
morr femer mund te beje deri ne 300 veze mbi koken e nje njeriu).
Larvat duan 7-13 dite qe te zhvillohen .
Vezet gjenden ne rrenjen e flokut dhe jane te lidhura me nje lende qe eshte shume e
rezistueshme dhe jane shume te vogla sa I shpetojne dhe krehrit.
Nje nga sindromet me karakteristike por jo gjithmon eshte e pranishme eshte kruatja e
lekures kjo gje eshte shkak I nje lende irrituese qe morrat lene kur thithin gjakun.
Morrat(jo therrizat) trasmetohen shume ne mjedise qe ka shume njeres (shkolla ,palestre
,sherbimet publike ,kampe,) dhe nepermjet kontaktit direk me nje njeri te infektuar o jo
direkt nepermjet mjeteve qe perdoren nga njerizit e perbashket (krehri,kapeleve )
Infektimi ska te beje fare me pastertine personale te njeriut.

SI SHIKOHET MORRATISJA
Duhet te ngresh shume ngadale floket duke i pare nje per nje dhe me kujdes ne nje vend me
shume drite.Mund te perdoret dhe nje lente zmadhuese .Duke pare me kujdes do shikoni
therrizat qe jane nje milimeter te gjata dhe dallohen nga zbokthi per formen e tyre qe kane
vezake ,dhe jane shume te shkelqueshme jane pak a shume te medha sa nje kokerr rere dhe
keto mund te hiqen vetem me dore nje per nje nga floku(kurse zbokthi iken nga floku dhe
duke i fryre ).
Vendet me te preferuara ku keto morra shkojne jane perpara kokes qafa ,tek tamlat ,mbas
vesheve .Morrat jane ngjyre gri-te erret dhe shikohen me me veshtiresi sepse zakonisht
humbin midis ngjyres se flokeve.Per ti pare me mire mund te perdoret nje balsam

KURIMI

NE KOHET PERPARA PERDOREJ LYERJA ME VAJ GURI

.Keto produkte veprojne duke vrare morrat por nuk jane po aq te fuqishem mbi vezet
o therrizat ;prandaj eshte e domosdoshme dhe e nevojshme TE HEQESH ME DORE
VEZET NGA FLOKU

Submitted by Zapbone (not verified) on

Te gjithe fajin e ka Fullani? A nuk eshte kjo nje lloj maskarade qe manipulohet nga mediat? Cfar roli bejne gazetaret me te vertete? Jane gazetaret raportues te pavarur? Editoraliste nxites qe pasurine e dinjitetin intelektual dhe jo vetem, po gati dhe hise ne shpirt i kane bere dhe dhene politikes duke e ngjyrosur e arnosur me moden e kohes per manipulim kolektiv! -Ku shpirtin cdo njeri e do per vete - Dija dinjiteti, jane pasuri qe njeriu i ve ne funksion te personalitetit dhe jane hipoteke si nje kartvizite qe i perkasin vetem atij. Po gazetaret tane jane te shitur dhe shpirtin e kane te shitur e futur ne burse aksionesh, dhe jane te gjithe nga pak Fullane. Kur nuk i del hesapi e kalkulimi manipulojne me ndergjegje dhe nxisin e i bien Pratkut qe te degjoje Dera jo vetem ngaqe jane te krimbur ne ideologji, po dhe si presion per perfitime matreale. Fuqia e manipulimit te gazetareve eshte kthyer ne nje inkuzicion mediatik dhe kur mediat luajne me manipulimin kemi te bejme dhe me nje shoqeri te manipuluar. Gazetare qe nxisin e konstruktojne “genjeshtren“ si realitet, jane manipulatore qe terheqin turma te genjyera militantesh e njerzish te urte e te budallepsur duke luajtur me ndjenjat dhe te ardhmen e tyre. Shume njerez bien pre e ketij kurthi e manipulimi mediatik. Gazetare dhe pronare mediash manipulojne dhe kane kthyer komunikimin mediatik si pronare cifligjesh mesjetare ku bashke me tokat ishin pronare dhe te fshatareve, ngaqe kane krijuar armata te deformuara militantesh mediatike dhe bejne pengmarrje te fuqise se katert dhe kjo eshte hajdutllik dhe te jesh Fullan. Si shoqeri jemi akoma ne krizen e besimit e te cdo gjeje pamvarsisht autoporlandeve mediatike, te gjithe e kemi te qarte si drita e diellit se problemi nuk eshte fullani po sistemi. Ky sistem i degjeneruar ku jane mbledhur te gjithe qelbesirat per te rrezuar nje pale qelbesira te tjera. Ja do te iki i degjeneruari Fullani dhe do te vij nje tjeter Fullan qe, do ta fshije bythem me 500 €. Eshte ky sistem qe nje pale e amplifikojne dhe nje pale e sulmojne, vetem per perfitime dhe, te gjithe bejne sikur i digjet zemra per kete popull e poshterimin e tij. Mesazhi eshte vetem per qeverine qe te hiqet Fullani dhe ketyre idiotave te blogut do ti serviret tjeter meny me dekoracion e efekte te tjera populiste duke e droguar e asfiksuar dhe fituesit do te jene te fortet e mediave qe do te marrin peng e do te kene fitimin e tyre. Fullani po luan me ekipin e rilindjes ne njemedhjetshe ne fushe, dhe ketu i kerkohet tifozeve te revoltohen dhe rrebelohen qe, Fullani te mos luaj. Vetem tifozet qe dashurojne e nuk jane realiste e bejne kete; pra militantet. Cdo njeri me mend ne koke do te shkonte te protestonte aty ku i kane zyrat keto pjella manipuluese e te degjeneruara qe quhen media dhe perpara tranierit te kombetares qe ben formacionin e ekipt – Kryeministrit. Dhe protesta duhet te kete; por jo te banka. eshte poshteruese qe rinia jone ta haje manipulimin qe i bejn gazetaret qe i hoqen breket para Sali Berishes dhe tani i ka humb ushkuri me Edi Ramen dhe nuk po i dalin hesapet djallezore. Po,Ti o Gazetar po shantazhon e po manipulon dhe kete pune e ke bere rruge. Ti o Gazetar manipulon ne menyre brutale dhe je nje autoporland i fuqishem ne duart e politikes. Politika eshte e mpire jo vetem nga paaftesia po dhe nga skandalet dhe Ti, e kur them Ti qe trupezon e je simbol i gjithe atyre gazetareve te shitur ben ne menyre te papergjegjshme manipulimin  e intepretimin e genjeshtrave per te verteta. Ne kete kohe krizash dhe energjie negative mediat shfrytezojne politiken e politika mediat e bejne biznes dhe trushplaret ulerasin ne batalione trushplaresh sipas partive politike. Nuk eshte e veshtire po dhe ashiqare eshte se si mediat kane nje peshe te madhe ne manipulimin dhe kjo eshte ana negative se jane gjithmone nen trysnine e mbijeteses e ekzistetnces dhe kjo i ben qe te sajojne skandale aty ku nuk ka dhe te shuajne skandale aty ku jane dhe niveli i shoqerise kthehet ne nivelin e banalitetit se eshte vrare shpresa dhe modeli i heroit. Kohe qensh gjithe mjaullima me lehje dhe kafshime. Kohe pushtash, kohe Fullanesh. Koha e qelbesirave ku roje te moralit jane pushtat dhe manipulimi deformon shoqerine.

Submitted by Albi (not verified) on

Po c'ke mo i uruar, a the ti qe te bashkohen gjithe qelbesirat qe te rrezojne Saliun. Ja Saliu u rrezua, ja dhe qelbesirat po mbijetojne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.