Fullani si simbol i babëzisë së pushtetit

Postuar në 03 Gusht, 2014 05:26
Mentor Kikia

Nëse drejtësia do të ishte me votë popullore, guvernatori i Bankës së Shtetit, Ardian Fullani, do të ishte të paktën në burg. Prej disa ditësh, kur doli në skenë vjedhja e paprecedent në historinë e bankës së një shteti, një valë zemërimi ka shpërthyer tek qytetarët. Në kafene, në rrugë, në shtëpi dhe mbi të gjitha në rrjetet sociale ku bëhet sot kuvendimi më i madh popullor, flitet me mllef, sarkazëm dhe urrejtje kundër guvernatorit- sheik dhe krejt politikës që ka qepur gojën për këtë skandal. Ka disa arsye që shkaktojnë këtë zemërim: E para, është se ato para që janë vjedhur, janë paratë e të gjithë shqiptarëve dhe kur vjen puna tek paratë, njerëzit janë shumë më të ndjeshëm se, fjala vjen, për liritë dhe të drejtat e tyre apo standardet e demokracisë. E dyta, mënyra se si është bërë vjedhja.
Për katër vjet me radhë një njeri (të paktën) ka dalë çdo ditë me thesin plot nga magazina e parave, që duhej të ishte kasaforta më e sigurt e shtetit shqiptar. Pra është dëshmi e një shkrehjeje të paimagjinueshme të shtetit, pikërisht në vendin ku duhej të ishte siguria maksimale. Shkurt, nuk ka se çfarë të ndodhë më, më shumë se kaq. E treta, heshtja e politikës që po e mbulon këtë skandal. E katërta, dhe më acaruesja, është informacionet që marrin qytetarët përmes mediave për jetën e shfrenuar të familjes Fullani. Fotot e djalit të guvernatorit që kërcen tallava me 500 euro në ballë dhe reklamimi i orëve të shtrenjta janë një tallje e madhe me tërë popullin e thjeshtë. Prokuroria nuk ka bërë të ditur deri tani nëse ka elementë të veprës penale tek guvernatori apo këshilli mbikëqyrës i bankës dhe gjasat janë që të mos rezultojë kështu kurrë. Por faktet e deritanishme tregojnë se Banka e Shtetit është drejtuar më keq se një magazinë plehu kimik në kohën e kooperative bujqësore të komunizmit.
Së fundmi, punonjësit e arrestuar thanë para gjykatës se ata nuk kishin një rregullore për vendin e punës dhe detyrat që kishin në mënyrë specifike. Kjo mund ta bëjë edhe më të rëndë situatën në bankë, ndërkohë që po forcohen dyshimet që kjo punë (në fakt për hajdutët kishte qenë realisht një punë) të jetë bërë edhe para katër vitesh, sikurse daton vjedhja që po hetohet. Duhet të pritet nëse hetimet do të shtrihen edhe më herët në kohë, por informacionet e deritanishme jozyrtare, lënë të kuptosh për një kaotizëm të begatë rregullash e procedurash, për abuzimet në këtë institucion. Edhe nëse këto dyshime nuk vërtetohen, mjafton ajo që është tashmë publike, që drejtuesi i këtij institucioni dhe këshilli mbikëqyrës të firmosin nga një copë letër, nga ato që në Perëndim quhen “Dorëheqje” dhe të ikin, nga sytë këmbët, mbuluar me turpin më të madh të karrierës së tyre zyrtare e profesionale. Në vitin 2004, Ernst Welteke, presidenti i Bankës Qendrore Gjermane, qëndroi në një hotel gjatë një samiti ndërkombëtar dhe tarifën prej 7,600 eurosh ia kishte paguar një bankë e nivelit të dytë në Gjermani. Drejtori kishte marrë edhe familjen, e cila përfitoi nga qëndrimi falas në hotel për tri ditë. Sapo kjo u mësua nga mediat, qeveria gjermane e shkarkoi menjëherë atë. Aktualisht ne jemi në kushtet kur nuk e dimë nëse Fullani ka përfituar ndonjë pako me para, por ama ne jemi në kushtet kur kasaforta e Bankës së Shtetit ishte vjedhur rregullisht për të paktën katër vjet me radhë.
Dhe këtu, përtej mllefit popullor që ka shpërthyer në rrjetet sociale, guvernatori Fullani nuk ka pse të presë rezultate të mëtejshme të hetimit. Ai duhet të largohet nga drejtimi i bankës, pasi ai është së paku përgjegjës për kaotizimin në mënyrën se si është drejtuar ajo. Fullani krijoi një mburojë njerëzore rreth vetes, duke rekrutuar në administratën e tij thuajse private, gra, motra, kunata, kunetër, vajza e djem të kastës politike që drejtoi vendin për 8 vjet, dhe për 10 vjet të mbretërimit të tij në Bankën e Shtetit, abuzoi në mënyrë të paprecedent me buxhetin e saj. Vetë opozita e djeshme socialiste ka bërë publike shpërdorimet skandaloze me dietat e udhëtimit dhe ushqimit të administratës dhe stërvitjes së ekipit të volejbollit të femrave të bankës, sikur të ishte Dinamo e viteve ’80, në kohën e Ela Tases. Mediat publikuan ditët e fundit edhe foto të familjarëve të tij që demonstrojnë luksin e shfrenuar të jetesës, që tingëllon si një tallje me popullin, të cilin e vjedhin dhe i bëjnë edhe karshillëk. Fullani personifikon racën e zyrtarëve të babëzitur.
Të atyre që nuk ngopen as me pushtet, as me para, as me prona, dhe si i tillë ai nuk mund të dorëhiqet kurrë. Opozita është këmbë e kokë brenda në kazanin e Fullanit, nga interesat private me motrat, fëmijët, kunatat e kunetërit e punësuar në “ndërmarrjen” e tij, deri tek Hotel Dajti, që është si një varr i hapur. Ndaj dhe heshtja e saj është e justifikuar. Por është detyrë e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama të ndërmarrin nismën për shkarkimin e tij, pasi, në të kundërt, mllefi kundër Fullanit sot do të jetë mllef kundër qeverisë dhe kosto politike për të nesër. Në fund të fundit, populli një vit më parë votoi në masë Edi Ramën dhe projektin e tij kundër korrupsionit; ai asnjëherë nuk ka votuar për Fullanin.

"Gazeta Shqiptare"

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

Ligj  Nr.8269, DATE 23.12.1997 "PER BANKEN E SHQIPERISE"

Neni 44

1. Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga nëntë anëtarë, si më poshtë:

- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë - kryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

- zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë - zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës;

- zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë;

- gjashtë anëtarë.

2. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi Popullor;

b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;

c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit te Republikës

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.

3. Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë:

a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;

b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;

c) kualifikime profesionale të profilit;

ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare;

d) të mos kenë pengesa të parashikura në nenin 47.

4. Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët është shtatë vjet, duke synuar që datat e mbarimit të këtij afati të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të jenë të shpërndara gjatë periudhës shtatëvjeçare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të rizgjidhen, përveçse kur shkarkohen sipas rasteve të parashikuara në nenin 47 të këtij ligji.

Neni 45

1. Këshilli Mbikëqyrës vendos për shpërblimin e anëtarëve të këtij Këshilli.

2. Këshilli Mbikëqyrës përcakton shpërblimin e guvernatorit, zëvendësguvernatorëve si dhe të personelit të Bankës së Shqipërisë. Shuma totale e shpërblimit përcaktohet duke përfshirë shpërblimin e punës (pagën), shpërblimet suplementare, si dhe kompensimet monetare ose jo monetare, përfshirë shëndetin, studimet pasuniversitare, kalimin e kohës së lirë ose përfitime për banesë.

Neni 46

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvendin Popullor apo të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

"Funksioni i anëtarit te Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë te punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese ne bankën e nivelit te dyte ose ne subjektet qe licencohen nga Banka e Shqipërisë.".

Neni 47

1. Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi Popullor, në qoftë se ai ose ajo:

a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 46;

b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;

c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;

ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;

d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.

2. Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, si dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës, mund të shkarkohen nga Kuvendi Popullor me propozim të shumicës së gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur:

a) personi i propozuar për shkarkim ka munguar për dy ose më shumë herë në vazhdimësi në mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pa shkak të arsyeshëm;

b) personi i propozuar për shkarkim është në pamundësi fizike ose mendore për të mbuluar funksionet e ngarkuara; ose

c) personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë.

3. Në rast se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, është pezulluar prej detyrës nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi Popullor nuk e ka shkarkuar brenda 30 ditëve nga pezullimi, atëherë ky pezullim shfuqizohet dhe anëtari i pezulluar rifiton të drejtat dhe detyrimet menjëherë.

4. Asnjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të largohet nga detyra për shkaqe ose procedura të tjera.

Neni 56

1. Guvernatori emëron dhe largon nëpunësit, agjentët dhe  korrespondentët e Bankës së Shqipërisë, sipas dhe brenda kufijve, në përputhje me kushtet dhe afatet e përgjithshme të punësimit dhe emërimeve, të parashikuara nga Këshilli Mbikëqyrës.

2. Asnjë pagë, shpërblim, kompensim kuotë ose e ardhur tjetër apo paradhënie e paguar nga Banka e Shqipërisë nuk do të llogaritet mbi bazën e të ardhurave neto, fitimit neto ose të ardhurave të tjera të Bankës së Shqipërisë

Neni 76

Përjashtohet Banka e Shqipërisë si subjekt i dispozitave të ligjit "Për prokurimet publike",  të ligjit "Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë", si dhe të akteve nënligjore në fuqi për zbatimin e këtyre dispozitave.

KENI KUPTUAR GJE ???????????

Submitted by Elona (not verified) on

Fullani,  minimalisht, ka shkelur ligjin per deklarimin e pasurise, mqs secila prej oreve te dores se djalit te tij e kalojne shumen 5000 Euro, qe eshte e detyrueshme ne deklarimin e pasurise per funksionaret publike (edhe kur kjo eshte thjesht nje ore dore). Mbase mund te kete dhe ndonje shkleje tjeter, si p.sh. pastrim parash, sepse fitime shume te majme, ne mungese te mundesine per t'i justifikuar, kalohen ne blerje bizhush si ato qe kemi pare te shetisin ne duart e femijeve te Fullanit. Besoj qe media duhet te filloje investigimin ne keto aspekte!

Submitted by Samir (not verified) on

Fullanin nuk e gjen gjë e keqe. Ai eshte guvernatori i Saliu dhe Metes. mos harroni se gruaja e Fullanit e nxorri Meten te pafajshem, ndonese kishte nje video autentike te pranuar si prove edhe nga CIA. Per nja dy jave, nje skandal tjeter, dhe gjithcka fashitet pa zhurme.
Eh Shqiperi! Eh mafie politike e shteterore!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.