Nacionalizmi i blogjeve e ka bishtin mbrapa
Me kalimin e reformës territoriale dhe veçanërisht të hartës së Himarës, ashtu sikurse e kishte skicuar në kokën e tij, pa dëgjuar mirë pjesëtarët e këtij komuniteti, shqiptarë apo grekë qofshin, pa u përkulur përpara apeleve të vazhdueshme të liderëve politikë të minoritetit, indiferent ndaj shqetësimeve jo vetëm të Athinës, i verbër ndaj konventave ndërkombëtare për minoritetet, moskokëçarës edhe ndaj shqetësimeve të LSI-së për këtë çështje, Kryeministri Rama hapi një epokë të re pas 300 ditësh qeverisjeje. Hapi epokën e nacionalizmit. Ai ndezi një shkrepëse që mund të ngrohë përkohësisht të ashtuquajturat zemra patriotike të shumicës së shqiptarëve të rëndomtë, që nuk e ndjekin politikën me lupë dhe blogistët e facebookeve, që duan të tërheqin vëmendjen me shprehje nacionaliste, por ngriti lart një flakë që mund ta djegë Shqipërinë aq lehtë sa ç’u dogj më 1997-n. Dhe për çfarë? Për asgjë që cenon dinjitetin qoftë edhe të një shqiptari të vetëm, në raport me grekët. Dobinë e këtij akti nuk e argumenton dot sot e kësaj dite, qoftë dhe pjesërisht, askush nga zyrtarët apo specialistët e reformës territoriale. Ndaj, personalisht, mendoj se e gjitha kjo është kronikë e mirëmenduar e një nacionalizmi të paralajmëruar, që do ta kishte zili dhe Gruevski. Fatkeqësisht, e ndoshta qëllimisht, që në fillim debati për hartën territoriale u pozicionua si debat shqiptaro-grek, duke u ngarkuar me emocione të kota historike. Madje, në lojë u fut dhe një deputet i majtë si Koço Kokëdhima, që për hir të së vërtetës e ka luajtur me kohë dhe mund ta meritojë etiketën e patriotit të atyre zonave. (Ndaj, ndryshe nga shumica e analistëve apo politikanëve që mendojnë se është Kokëdhima që po përdor Ramën, unë mendoj se këtë herë është Rama që po përdor Kokëdhimën.) I gjithë ky sfond u ngrit sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që askush nuk ishte në gjendje të shpjegonte thelbin e ngjarjes: pse u bashkua Himara me Vranishtin dhe jo me Lukovën, që ishte minimumi një vazhdim gjeografik linear i pandërprerë. Pothuajse nuk pati fare debate mbi thelbin, po debati përfundoi sa hap e mbyll sytë në llogore: O je me Dulen dhe Greqinë, o me Koçon dhe Shqipërinë! Për ta bërë edhe më të thellë këtë ndarje, i plotësohen brenda disa sekondave, pa u menduar apo pa gjykuar fare, të gjitha dëshirat një force politike me profil të theksuar nacionalist si PDIU-ja apo e ashtuquajtura parti e çamëve. Dhe Rama vërtet politikisht, edhe pse i vetëm, në fakt është në pozitë fitimtari përkohësisht. Sepse duke i ditur shumë mirë sensibilitetet negative të shqiptarëve ndaj grekëve, “filogrekut” Vangjel nuk i rreshtohet dot në krah asnjë edhe nga ata që në këtë shoqëri e ka për detyrë të mendojë përtej emocioneve nacionaliste. Ai e di shumë mirë që edhe pse mund të ketë të drejtë, pro Dules nuk rreshtohet dot asnjë forcë politike shqiptare, madje ai e di shumë mirë që krah Dules këtë herë e kanë të vështirë të rreshtohen dhe të ashtuquajturit intelektualë patriotë shqiptarë apo të ashtuquajturit analistë patriotë shqiptarë. Dhe unë e di shumë mirë si fitohet lehtësisht duartrokitja e shqiptarëve në publik në kësi rastesh, por do bëj më të vështirën: Këtë herë e deklaroj publikisht se unë jam me Vangjel Dulen, sepse duke mbrojtur interesat e komunitetit të tij, ai këtë herë, me dashje a pa dashje, tashmë nuk ka rëndësi, jo vetëm thjesht mbrojti disa parime, por indirekt mbrojti dhe Shqipërinë, dhe, me dashje a pa dashje, na hapi sytë për atë kronikë të paralajmëruar nacionalizmi të stisur që materializohet, instinktivisht apo qëllimisht, për koincidencë ose jo, edhe tek emri më i ri i familjes Rama: Zaho! Ka pasur shumë raste në historinë e Shqipërisë, pas vitit 1992, që Greqia e ka tepruar në raportet me Shqipërinë, duke abuzuar me pozitën e më të fortit, duke shkelur konventat ndërkombëtare për trajtimin e emigrantëve, duke mos i lënë fëmijët e shkëlqyer shqiptarë që jetojnë atje për të ngritur flamurin shqiptar në klasë, e shumë ngjarje të ngjashme me këto, që i ka bërë shqiptarët të shprehen mbi dhjetëra herë “t’ua dhjesim një herë grekëve”, por ky nuk ishte rasti, përkundrazi. Ky ishte rasti i vetëm për një politikan mendjelehtë të një populli të varfër, me një ekonomi gati të rrënuar, për t’i bërë ata që nuk punëson dot, kilikues të kartë kreditit të tij politik. Kryeministri i këtij vendi me mijëra probleme, me një kokëfortësi boshe ndaj një çështjeje që nuk është aspak çështje, harroi shumë gjëra në emër të një etikete false dinjiteti nacionalist, që këtë herë nuk u prek aspak dhe, për më tepër, që nuk ia kërkoi qoftë dhe një shqiptar i vetëm, apo komunitet patriotik bio shqiptar. Harroi, sipas Vangjel Dules, konventat ndërkombëtare, por ajo që Dule nuk thotë, është se Greqia, pavarësisht “se i kanë rënë brekët”, siç shprehen disa deputetë afër tij, lobon më shumë se ne në Bruksel, në Uashington etj., etj. Të gjithë e dinë dhe e kanë provuar se çfarë është në gjendje të bëjë Athina. Dhe ky rikujtim nuk vlen as për t’u trembur, as për t’u mbyllur në shtëpi, por thjesht dhe vetëm për të bërë për të njëmijtën herë të vetmen pyetje racionale: Pse? Përgjigjen e dha vetë i zoti punës dje, arkitekti i këtij nacionalizmi bosh, i cili preferoi të fliste jo pa qëllim si historian e folklorist e aspak si politikan, duke cituar konstatimet e një gjuhëtari si Çabej për Himarën. Shqiptarë, duartrokisni për momentin, por ndaluni pak e mendoni: na daltë për hair, mund t’i bëjmë dëm vetes më shumëse ç’mund të na bëjnë grekët.
"Panorama"
Comments
Aferim te qofte, zoti

Aferim te qofte, zoti Bejtja! Rreshtohu "kete rradhe" me Dulen.

Dhe , mos u merzit, do te kesh edhe shume raste te tjera qe te rreshtohesh edhe me Dulen e Barken, dhe me Venizellosin e Janullatosin, dhe me Agimin e Arte e Pirro Dhimen, dhe me Bollanon e Andrea Markon madje, edhe me Mero Bazen, qe do te na spjegojne ne shqiptareve se nacionalizmi grek eshte modern dhe europian, se edhe po pati ndonje nderhyrje te vogel ne sovranitetin, dinjitetin dhe teritorin shqiptar, nuk eshte ndonje hata e madhe perpara rrezikut dhe demit qe vete nacionaliteti i drobitur shqiptar mund ti shkaktoje kesaj Shqiperie te gjore.

Do te kesh shume raste, zoti Bejtja, sepse ata nuk do te reshtin se provokuari, se fyeri, se nderhyri ne ceshtjet tona, deri sa te kene realizuar axhenden strategjike te tyre: Sjelljen ne skenen nderkombetare te problemit te Vorio Epirit dhe te mevetesise teritoriale, administrative, vendim marrese dhe qeverisese te komuniteteve greqishtfolese ose filogreke te jugut, per te shkuar tek referendumet e shkeputjes nga Shqiperia dhe bashkimit me Greqine e cila ka fuqine qe te loboje ne BE po e po, por edhe ne Washington, o te mjere.

Prandaj, rrini sus, madje, te merrni leje edhe kur te fshini gelbazat greke ne fytyre, edhe kur te lepini plaget e kafshimit helen, ato te vjetrat dhe te rejat.

Dhe, e dini zoti Bejtja, qe ju keni shume te drejte?

Ta shpif ky "Nacionalizmi i Bllogjeve" shqipfolese.

Sepse, eshte vetem nacionalizem bllogjesh, dmth, nacionalizem llogjesh.

Ndofta, qe te jete i kuptueshem per jo shqipfolesit, duhet te jete nje nacionalizem i nje forme dhe permbajtjeje tjeter.

Andush, ne vijim te realizmit
Andush, ne vijim te realizmit dhe pjekurise tate do sugjeroja qe me Borshin (pse jo me edhe me Qeparoin) te realizonin nje tip by-pass-i administrativ, se jane me ndotje te larte Laberie, madje shqiptaret e zones te regjistrohen ne Vranisht...
Ndihme me te madhe per Ramen, se kjo oponence qesharake, nuk ka. Nga kjo qe lexova kuptova qe:
-ti nuk e njeh fare zonen (gjegrafikisht e etnikisht) dhe nuk ke piken e perceptimit te hapesires sociale dhe tregtare aty;
-ke nje perceptim shume jo dinjitoz, per marrdheniet qe mund te krijojne shqiptaret (ske faj, eksperienca qe ti ke, Sali Berisha, qe ishte perhere gati te zvarritej, per arsyen e thjeshte qe nuk pati mbeshtetjen e popullit te vet ne shumicen derrmuese te viteve te pushtetit, bashkuar dhe me inatin femijeror ndaj Rames, dhe me intuiten modeste qe tregon, ketu te shpien).
E çfarë mund të presësh nga

E çfarë mund të presësh nga gazetarë të tillë niveli ..... idjotizëm

Nje gje s`kuptoj cfare ka te

Nje gje s`kuptoj cfare ka te beje reforma territoriale me komunitetet. Nqs duam te krijojme enklava artificiale per qellime elektorale te Dules me shoke pavaresisht se nuk jane efikase e te kushtueshme ne administrim atehere nuk mund te kuptoj konventat nderkombetare.

Po themi se ne baze te konventave nderkombetare Dule e Bejtja kane te drejte, te kuptohemi qe keto pakica te kene pushtetaret e tyre(deputete etj). Por mbas 10 vitesh me hyrjen ne BE do jene dakord keta banore te paguajne me shume taksa per keta pushtetare, administrate qe nga ana ekonomike jane me te kushtueshem se ne zonat e tjera? Dule me shoke duan garanci qe edhe me tutje do kene pushtet e do zgjidhen pavaresisht se nuk mund ta meritojne me preteksin e mbrojtjes se te drejtave te pakicave. Por kane pasur kohe e kane kohe te bollshme qe kete ta bejne ne vendosjen e shtetit te se drejtes e ne saksionimin e ketyre te drejtave ne kushtetute. Kjo po te marrim te mirefillte qellimin e mire te tyre. Nqs kane qellim tjeter si ushqimin e megaidhese e vorioepirin mund te themi se eshte nje enderr foshnjerake e mund te perfitojne akoma nga ata psikopate qe i kane paguar e pagojne per kete. Per kete i them bravo Dules, Bollanos, etj nqs duan vetem te perfitojne nga psikot vorioepirote por mos te guxojne te bejne gerr-verr ne media. Kur ke shtet te pjerdhur mund te perfitosh por nuk duhej lejuar nje si Dule te deklaroj ne media e parlament se ceshtja came nuk ekziston.

Sa per Greqine mund te theksojme se vete nuk njeh pakicat e me kohe do pranoje edhe borxhet e vjetra qe na ka. E verteta vonon por nuk menon.

Me lehtesine me te madhe e

Me lehtesine me te madhe e ke tregu gishtin si te ne neper blogje; ashtu dhe te Kryeministri. Them me lehtesi e gabimisht se na ke bo pergjegjes, e na ke bo dhe fajtor, si kryeministrin dhe ne. Qe ne titull kerkon e luan topin i pari me nje gjuhe populiste, te hidhur, shume cinike dhe dashakeqese. Mer e fut ne skuader llojlloj kaqoli e termi halucinant me Greqi me Minoritet, me deputet me konventa e me LSI qe po vete i rrezon nga fjala ne fjale. Nuk e fshe qellimin qe Kryeministri duhet tju perkulet Greqise! Pse? Dhe ankoheni per komentuesit! Zoti gazetar eshte bo zhul cdo gje e nuk po dini se cfar po boni e si po e boni. Jeni bo si Somnanbule qe, n‘vaktin e shurres dilni boni xhiro kuturru e boni qedere tu thy tjegllat e catise – Ishalla thyfshit xverkun e qafen. jeni te pa pergjegjshem tomom si shkrimi i jot. Asnje e ne asgje nuk ka e nuk mban pergjegjsi te arsyes, ndergjegjes e fajit - turpit e borxhit. Z. Bejtja nuk po orjentohemi dhe na ka humbur busulla si komb, si shoqeri dhe cdo gje eshte ne krize. Nuk dime se cfar morali e arsye te perdorim. Ku ta ankoroj arsyen? – Ne shkrimin tend zjarrevenes ?- Ku ta hedh spirancen; ne cilin moral dhe etike? Ku? Mbas pytjes se cfar duhet te bej une vjen gjithmone e para pyetja kush duhet te jem une - se vetem se cfar ben njeriu aty eshte pergjigjja kush eshte ai. Indititeti eshte problemi i une kryesor, statusi kush jemi dhe cfar bejme. Une nuk e di e nuk ja kam idene e ndarjes territoriale se si e ka bo kryeministri ose me sakte qeveria. Po shkrimi i jot man ere muti. Ti ke shkel n‘mut dhe thu nga vjen era. Ti qelbesh dhe je burim i qelbesires dhe tregon me gisht! Duhet me u ul e me tqit xhevap tamom po une nuk kom kohe. Po mu me behet zemra mal qe Kryeministri nuk eshte me te njejtin modus me ate te Greqise dhe shkerdhatave si Bollano e Dule. Dhe punet i ka ne rregull dhe eshte patriot ne qofte se vazhdon e na e ngre ryben si shqiptare. Nuk eshte puna vetem te dinjiteti, po puna eshte te kompozimi se nuk ka pse te kete shoqeri sterile paralele dhe aq me shume shoqeri fantazma minoritare. Shkrim qelbesire...

sa karagjoze jane keta

sa karagjoze jane keta gazetaret-cirake te saliut! ky eshte opinionberesi i sales dhe shpreh padyshim mendimet e tij. ankohet i ziu se sala nuk rreshtohet dot hapur me dulen! ah fare e keqe ,ju8 skini per ta pare me pushtetin ne shqiperi. bejtja,lubonja,nanua,mero baze,cani,e shume te tjere anal-iste,hane buken e shqiptareve dhe bejne davane e grekut. shyqyr zotit ndjenja kombetare ne shqiperi eshte ne rritje dhe kjo palo-rrace e bejtjeve do te vije ne zhdukje gradualisht ne zhdukje.

Dhe cuditerisht jane

Dhe cuditerisht jane pikerisht nacionalistet e blogjeve qe komentojne. Me artikullin mund te jesh dakort ose jo por ama te merresh me artikullshkruesin, me Janullatosin, me Vorioepirin del pak jashte kontekstit. Rendesi ka qe ne darke ndonese pa buke njerezit te flene te qete dhe me mendjen top qe ja futen grekut e serbit dhe sot. Ate qe urreni tek te tjeret mundoheni ta beni dhe vete o qyqare.

Dhe pse "cuditurisht" qirjo

Dhe pse "cuditurisht" qirjo Endri, na qenkeshin nacionalistet e bllogjeve ata qe komentuakan shkrimin e ketij Bejtjes?

Ai, Bejtja, shkroi pikerisht per nacionalistet e bllogjeve, dhe duhet te jene pikerisht ata qe do te komentojne.

Dhe nuk ka asgje per "cuditerisht" ketu!

Ashtu sikurse nuk ka asgje per tu cuditur qe nacionalistet greke dhe shqiptaret filogreke, diten per diell, i dalin per zot nacionalizmit te tyre dhe sahaneve te tyre, duke u perzjere deri ne ceshtje te brendeshme te reformeve administrarive te Shtetit Shqiptar, dhe duke ndyre bllogjet shqiptare me propoganden e Vorio Epirit.

Po te ulesh shtruar dhe te analizosh shkrimin e mesiperm te ketij Bejtjes, eshte per te vene duart ne koke dhe per te uluritur.

Me gojen e Bejtjes kane shantazhuar gjithe llumi i nacionalizmit grek dhe detashmentet e Vorio Epirit, duke kercenuar per te djegur Shqiperine si ne 97-ten, nese bashkohet ne nje komune Himara dhe Vranishti.

Me gojen e Bejtjes, i kujtojne Shqiperise se Greqia ka miq ne BE po e po, por edhe ne Washington, nga ku varen fatet e Shqiperise.

Me gojen e Bejtjes, e shpallin partine e cameve, parti ekstremisht nacionaliste dhe i kerkojne llogari kryeministrit shqiptar pse i ka vene djalit te vet, bir i Bregut, emrin shqiptar Zaho.

Me gojen e Bejtjes, qe ben te paditurin, kjo skote dhe zhgane e felliqur shoviniste, i kujtojne Shqiperise Konventen Europiane te Minoriteteve, te cilen Greqia sot e kesaj dite nuk e ka firmosur per vete, te minoriteteve qe Greqia vete i ka sakatosur e syrgjynosur, i ka cbere dhe helenizuar, me kerbac dhe me sopate, aq sa kane frike te permendin origjinen e tyre.

A thua, qirjo Endri, i keni lene ndopak dinjitet ketij Bejtjes, aq dinjtet sa, ne mos mbyllte dot gojen per keto nderhyrje te padegjuara ne punet e brendshme te Shqiperise nga politika greke dhe vasalet e saj brenda vendit, te pakten te mos jete kaq mjeran dhe sfacato ne diskreditimin e vetes sa c'eshte paraqitur ne kete shkrim vetdemaskues.

Dhe, qirjo Endri, duke permendur emrin e Bejtjes, nuk jam marre ne fakt me Bejtjen, por me permbajtjen e shkrimit te tij mjeran.

Ne fund te fundit, eshte me mire te jesh nje nacionalist anonim bllogjesh, se sa nje mercenar i deklaruar ne barkun e Kalit Grek te Trojes ne Shqiperi.

Por edhe ty, qirjo Endri, as ta ndjen fare per Bejtjen, kur pretendon se komentuesit "nacionaliste" duhete te merren me artikullin dhe jo me autorin.

Ne fakt, ti je lenduar jo se komentuesit kane goditur Bejtjen, por se ata kane denoncuar permbajtjen e shkrimit.

Dhe, qirjo Endri, nese do ti dalesh zot permbajtjes se artikullit, komento dhe argumento permbajtjen e tij, dhe mos na hidh tek autori, sic akuzon se kane bere "nacionalistet e bllogjeve"

Nuk eshte dhe aq cuditerisht

Nuk eshte dhe aq cuditerisht Endri qe perballe nje artikulli pergjithesisht serioz, ne saje te epokes se internetit, gjejne rast dhe e perdorin si valvole shkarkimi potencialin anakronik nacionalist ata njerez qe idete e tyre jane te krejt te varfera. Nje vend qe e ka gati nje te treten ne Greqi dhe si rezultat femijet e tyre ne arsimohen ne greqi e pakta qe mund te thone tepranojne se epoka e golbalizmit nuk ka vend per anti-greqizma. Sa per ndarjen terriotiriale, ka nje pasaktesi, bashkohet Himara me komunen e Lukoves dhe ate te Vranishtit (dhe jo vetem me komunene Vranishtit). Banoret e himares pergjithesisht nuk e aprovojne kete gje duke e konsideruar si artificial dhe vetem per qellime elektorale te kastes se sotme drejtuese. Dhe nje bashkim mekanik ne kundershtim me deshiren e banoreve nuk do ti rezistoje kohes. atehere pse te provokohen kot se koti konflikte kur mund te gjendej nje zgjidhje racionale. Pikerisht kete problem shtron Andi. Por pak ka te njgare te te kuptohet nga valvul-shkarkuesit logjika e Andit.

Add new comment