Jeni vetëm…
Pasanikë dhe të marrë
Vazhdimisht shoh një njeri që flet me vete me zë të lartë rrugëve të Tiranës. Një, që nuk e kisha parë më parë. Janë dy kategori që shtohen me shpejtësi në kohë krizash, të pasurit brenda natës dhe ata që dalin mendsh. Ky i fundit, bërtiste me të madhe si të ishte duke dhënë një edicion lajmesh. “Çfarë përshypjesh keni për Lazaratin” pyeste veten. Dhe, po vetë përgjigjej. M’u duk një metaforë e qëlluar për gjendjen e Shqipërisë. Dhe për gazetarinë e Shqipërisë. Dhe për propagandën e Shqipërisë, merreni si të doni.
Prej kohësh, më duket vetja që edhe shkrimet e mia janë si muhabeti i këtij të marrit. Britma nëpër rrugë ku nuk dëgjon njeri. Për më tepër, edhe pse nuk na kanë lënë shumë mundësi se çfarë të mund të bëjmë për këtë vend, veçse të flasim me vete. Nganjëherë, na i botrojnë dhe në gazetë.
Kam nja 4 fjalime verore për të bërë. I pari është një rezyme e 300 ditëve.
300 ditët, por jo 300 spartanët
300 ditët e qeverisë së re u kryen, por sigurisht jo në mënyrë spartane. Nuk më duket që ndokush të ketë vuajtur në qeverinë e re, përveçse stresit të krijuar nga publikimi herë pas here i emrave të të sapo-punësuarve (me ngut) me precedentë penalë.
Qeveria para-ardhëse la pas një sistem të gatshëm për të vjedhur e abuzuar dhe një praktikë klienteliste me grepat gati për peshkim. Shpresa, ndoshta dhe e fundit ishte që “këta” që vijnë do e shpërbënin atë sistem dhe do këpusnin fijet e gatshme të klientelizmit. Kontaktet në terren në çdo rast do ju japin histori që tregojnë se si “këta”, po e bëjnë si “ata”. Njësoj. Fare njësoj.
Krejt sistemi është kthyer në shërbim e në funksionim të atij që ka shumë para. Sistemi zgjedhor, Drejtësia, media, legjislativi, administrata. Çdo gjë. Të gjitha sistemet punojnë vetëm për të pasurit.
Kjo do të thotë që përfundimisht, askush, nuk ka në plan të punojë për juve. ASKUSH.
Jeni vetëm
Kjo është shumë e rëndësishme. Të dish që je vetëm. As media, as opozita e as brezi i ri qeverisës nuk janë me ju. Ju kanë lënë vetëm. Heronjtë e djeshëm jnaë kthyer në sekserët e sotëm. Por, këtë nuk jua japin në lajme.
Nga të gjitha kauzat e mëdha të 300 ditëve, opozita merret me ato që “nuk i prishin punë”. Nuk flet asnjë fjalë për draftin e ri arsimor (të pregatitur nga privatët) e as për pensionet e as për monopolet e as për asgjë. Bën zhurmë për të dëmtuar qeverinë, por nuk ka kauza qytetare për të fituar. Opozita lufton për privilegjet e humbura.
Sa për mediat, mjafton t’jua bëjnë transparencën e pasurive të gazetarëve me emër (që s’ka kush t’jua bëjë publikisht) për të kuptuar që nuk ka pse interesat tuaja t’i mbrojnë njerëz që kanë nga 2-3 vila në resortet më luksoze. Media i shërbejnë të pasurve, jo juve.
Nëse kishit shpresë te Rilindja, mjafton të shihni nga dalin kur nisen për në punë rilindësit, dhe me çfarë makinash ikin në plazh. Brenda 300 ditësh, arritja e tyre më e madhe ishte të merrnin shtëpinë e parë në një rezidencë luksoze. Janë djem e vajza të reja që jepnin shpresë se mund të sillen ndryshe.
Kur pata pyetur një doganier të vjetër se si është e mundur që kushdo, edhe njerëz me integritet nuk i rezistojnë dot parasë, m’u pat përgjigjur: “Kur vjen dikush e të fut një zarf në zhep është e pamundur t’i thuash jo. Madje, të mbushet mendja se i ke merituar, se ke të drejtë t’i marrësh ato para”. E pra, duket se pak kush i ka rezistuar atij zarfit në 300 ditë (aty ku ka zarfe). Pas 4 vjetësh, do u duket dhe se i kanë merituar.
Ç’do të thotë “Të jesh vetëm”
Është verë, dhe ju shkohet në plazh. Normal, jeta vazhdon, pavarësisht trishtimit shoqëror. Vetëm një gjë është mirë të mos e harroni: jeni vetëm. Nuk ka nevojë të tregoj se kujt i drejtohem. Ju e dini vetë. Të jesh vetëm nuk është një lajm i mirë, por, të bën mirë.
Jeni vetëm, pa median, pa opozitën, pa brezin e ri të politikës. Jeni, fare vetëm. Në momentin që njeriu e kupton këtë e kap trishtimi, por është më mirë se shpresat e rreme. ËShtë mirë të dish kush është vërtet me ty e kush jo. Në momentin që je vetëm, do të duhet të bësh luftën tënde, i vetëm. Prandaj, sa më parë që ta kuptoni, aq më mirë do të jetë.
Jeni vetëm.
Dita
Comments
Gjithecka qe shkruan me siper

Gjithecka qe shkruan me siper eshte tmerresit e vertete.

Allelluja! Me ne fund e mori

Allelluja! Me ne fund e mori vesh edhe Koloja qe keta qe erdhen nuk jane me te mire se ata qe iken.

rrofsh, koloreto,

rrofsh,

koloreto, rrofsh...

Mos mendojne se eshte e tere shqiperia e tyre...

apo qe te tere jane me ta!

Jeni vetëm. Kjo nuk eshte

Jeni vetëm.

Kjo nuk eshte aspak e vertete. Nese te shtypyrit jane aq shume sa c'thote Koloreto atehere i bie qe mund te jene vetem "pa shushunjat" por jane shumica. Dhe kur te shtypyrit behen shumica atehere kija friken. E keqja ne Shqiperi (dhe ne vende te ngjashme me Shqiperine) eshte qe gjithkush arrin te behet nje "shushunj" i dikujt tjetri dhe nuk i duket vetja "vetem" asnjehere (prandaj dhe politikanet nuk duan te luftojne nje sistem ku vjedh nga ministri deri tek roja - sepse kane frike se mbeten vetem). Ata qe nuk kane kujt t'ja hypin mbeten pakica dhe shumica ka gjithmone frike se e humb pozicionin prej "shushunji" (sado i vogel qofte ky pozicion).

cudi si ta paska botuar Dita

cudi si ta paska botuar Dita (e cudi qe dikush qe shkruan monologje te tilla, vere, boton tek Dita!). Ndoshta nga qe nuk ke permendur emra te pervecem, se perndryshe do e kishe pesuar edhe ti si Muc Nanoja. Po, pas artikullit tend po kuptoj qe edhe MNja ka ndonje vile apo ja ka vene syrin ndonje vile, se perndryshe, perndryshe nuk do na kishte lene vetem, e do kishte pasur guximin te denonconte Diten per censurim, per nje artikull kushtuar ditelindjes se Ilir Metes (qe ishte artikull komplet i pafajshem, nje pickim i lehte etik).

Shpresojme te mos e harrosh aq shpejt qe je vetem. Ne. E dime. Kemi qene vetem. Jemi vetem.

Anonim, te lutem, prano

Anonim,

te lutem, prano komplimentin e plote!

Ne komentin e mbrame, per kete shkrim, teksa e nisje bukur, e mbyllje ne menyre brilante:

"...Shpresojme te mos e harrosh aq shpejt qe je vetem. Ne. E dime. Kemi qene vetem. Jemi vetem...."

Kjo eshte "morali i fabules"...

Se, ja qe ndodh qe, edhe autore te tjere, artikulohen ndonjehere kendshem e mencur e virtytshem...

Por...s'kalojne shume dite dhe, sikur s'e kane shkruar ata ate cfare meritoi levdime...dhe e shtrojne serish

muhabetin me ndonjerin nga "shushunjat"!

Anonim ofron kujtese paraprake: Ne vetem jemi! Ne e dime kete, por a e dini ju (autore rastesore)?!

Gjigand K.Cukali...sic

Gjigand K.Cukali...sic permend dikush me siper , tmerresisht i vertete !

Gjigand K.Cukali...sic

Gjigand K.Cukali...sic permend dikush me siper , tmerresisht i vertete ! Aq i vertete sa dhe historia e jetuar qe vijon : Mesova se nje miku im qe ka nje resort turistik ne bregdet , ishte pajisur me pullen e vleresimit.... nga drejtoria e turizmit, po them . Sidoqe me vonese, kishin kaluar disa dite , e urova , sepse sipas meje ishte nje vleresim i merituar ... Miku im me degjoi, jo qe nuk tha ate faleminderit te zakonshme, por i pezmatuar dhe me nje ze qe mezi i dilte gryka , shkurt me tregoi ..." Cfare thua ....me ke tallen keta rilindas qe mbeten ekraneve per te reklamuar punen e tyre . .. E provova ne kurrizin tim seriozitetin e tyre , apo me mire se sa ndryshojne keta nga ata qe iken. Ishte nje komision apo shpure prej te pakten 10 vete , qe kishin vendosur ne kohen e sezonit turistik, te benin nje lloj promovimi apo vleresimi ; erdhen edhe tek une , kishin informacion per firmen time, bene edhe pyetje te te gjitha natyrave ... kryesorja ato qe kishin te benim me performancen fiskale ...etj.etj.etj. benin edhe pyetje me spec , gje qe tregonte se e njihnin mire gjendjen dhe dinin cfare kerkonin ; shkurt me levduan dhe me pajisen me pullen e vleresimit ....U ndjeva mire, sepse ne kushtet e nje konkurrence gjithfarlloj, te pakten , i thashe vetes , u vleresova per performancen korrekte ...Por c`te te them une dhe per cfare te me urosh ti, kur mesova para disa diteve qe kete pulle vleresimi ua kishin dhene gjithe bizneseve te zones ...performanca e te cileve ndaj performances time qendron ne raportin 1 : 10... Do thuash ti , mos e bej si ai qe i falen lopen dhe kerkoi qe t`ia hiqnin tjetrit ...Po jo or mik, por te pakten , ne kete fare kapitalizmi apo xhungle ku jetojme , qeveritaret apo nepunesit qe caktohen prej tyre ,te pakten te tregohen paksa korrekt ... Cfare ti them une asaj ministres qe flet cdo dite ne ekran per turizmin ... me e pakta te mbyll televizorin..." ...!

brilant.edhe nje here

brilant.edhe nje here komplimente per saktesine.....aime jemi vetem

Po Eranda mua me kendon

Po Eranda mua me kendon "Vetem nuk jam"!

Me genjen mua Eranda Libohova?!

Kemi qene, jemi, e do te

Kemi qene, jemi, e do te mbtemi VETEM. Vetem te marret paten shpresuar rilindje...besoj.

Add new comment